Gaz Demi

Dekorohet Gaz Demi, tifozët kërkojnë… trajnerin
Gazment Demi, presidenti i Partizanit, është vlerësuar në Kosovë, ku presidenti Hashim Thaçi e ka dekoruar me dekoratën “Urdhri i Pavarësisë”, më e larta që mund të jepet. Klubi i kuq e ka bërë me dija diçka të tillë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me motivacionin “Për kontributin e dhënë për Pavarësinë e Kosovës”, Presidenti i FK Partizanit, ka qënë sot i ftuari special i Presidentit të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, i cili i ka akorduar “Medaljen” përkatëse dhe “Urdhrin e Pavarësisë”. Kjo është dekorata më e lartë presidenciale që dorëzohet në Republikën e Kosovës. Familja e FK Partizanit ndihet krenare dhe uron Presidentin Demi për këtë vlerësim të çmuar dhe kuptimplotë…”, shkruhen në postimin e Partizanit.

REAGIMET – Tifozët sigurisht që kanë uruar presidentin për vlerësimin e marrë në Kosovë, por janë të shumtë ata që kërkojnë të dinë të tjera gjëra dhe që lidhen me ekipin e sezonit të ri. Momentalisht Partizani zyrtarisht nuk e ka një trajner, ndaj edh tifozët kërkojnë informacion në lidhje me këtë çështje, por edhe me afrimet e largimet nga skuadra.

E ardhmja e Gegës dhe festa për Skënderbeun, ju flet Gaz Demi
Partizani arriti të siguronte titullin kampion pas plot 26 vitesh pritje, me në krye të “Demave të Kuq”, presidentin Gaz Demi. Pikërisht ky i fundit, ka folur për “ABC  News”, ku ka prekur disa tema.

TITULLI DHE LOJA E PARTIZANIT – “Është titull i pa përfolur, ne kemi bërë lojë të ndershme çdo vit që kur kam ardhur. Është në karakterin tim kjo. Nuk mund të them më i pa përfoluri, këtë nuk e di.”

TRAJNERI GEGA – “Për Gegën dua të them diçka. Nuk bëj garë mes trajnerëve që kam pasur, por është një djalë me karakter shumë të fortë, i ndershëm. Qëndrimin e di ai. Ai ka të drejtë të nënshkruajë vetë. Ka firmosur për 2-3 vite me drejtorin, nuk e di tamam.”

TIFOZËT – “Tifozët janë të mrekullueshëm. Ua vonuam titullin gjatë kohës së qëndrimit tim, por ia dolëm. Do mundohemi që të kemi mbaruar fushat stërvitore deri në shtator.”

DERBI – “Fati ka qenë me ne këto pesë vite që jam në krye të klubit. Derbi është gjëja më e bukur. Do i ketë të tria rezultatet gjithmonë si ndeshje. Fati ka qenë me ne që nuk kemi humbur dhe shpresoj të vazhdojmë kështu.”

DËNIMI I SKËNDERBEUT – “Sinqerisht do isha shumë i lumtur, madje do bëja festë nëse Skënderbeu do dalë i pastër dhe të mos ketë asnjë sanksion nga UEFA. Është një klub që i ka dhënë shumë futbollit shqiptar vitet e fundit.”

PARTIZANI – “Partizani i butë? Këto janë si muhabete kafenesh. Nuk kemi ngacmuar, kemi bashkëpunuar për diçka të mirë. Ne kemi diskutuar gjithmonë për gjëra më të mira. Kemi qenë korrekt me mbarëvajtjen e ekipit, por edhe duke parë gjithë garën për të qenë sa më e ndershme dhe sa më korrekte.”

Demi: Pa polici gafë, s’jemi aq të kulturuar ne. Ligji i Sportit, një turp!
Gaz Demi, siç e thërrasin të gjithë, është nga ata presidentë që flet pak. Gjithsesi është i drejtpërdrejtë në ato që deklaron dhe nuk kursehet. Së fundmi ai ka folur për shumë çështje dhe fillimisht vëmendjen e ka marrë ndalimi i kampionatit.

“Çdo ndërprerje nuk është e mirë. Të jemi të qartë, jam kundër dhunës dhe e kritikoj ashpër atë që ndodhi në Kamzë. Duhet që Federata të kishte një plan rezervë, pasi krijohet një precedent. Çdo presidenti mund të bojkotojë për një parregullsi. Nuk është pozitive për kampionatin”, tha Demi mes të tjerash për RTSH Sport.

RIKTHIMI I POLICISË – “Këtu federata ka të drejtë, të gjithë jemi të jetë në stadium policia. Problemi është që federata duhet të bojkonte që në fillim. Ajo mbron interesat tona dhe duhet ta kishte kundërshtuar në komisionin e ligjeve që kur u vendos. Nuk jemi aq të qytetëruar sa të mos kemi polici në stadiume. Duhet që federata të bënte presion për ligjin që në fillim. Bojkotonim të gjithë. Kjo ndoshta nuk ndodhte sot”.

PRESIDENTËT NËN AKUZË – “Nuk jam dakord, presidentët janë më të mirët dhe po mbajnë futbollin shqiptar në këmbë. E dimë të gjithë që futbolli nuk është rentabël. Pavarësisht kësaj që ndodhi me Qarrin, të cilin e kemi kritikuar të gjithë, duhet parë edhe gjykimi. Edhe jam unë nxehur, por jam tip më i qetë dhe nuk kam arritur deri në atë pikë. Federata dhe komisionit e arbitrimit duhet të marrin masa të ashpra. Presidentët duhen vlerësuar sepse japin para duke ua hequr familjeve të tyre. E kuptoj kur ka gjykime pa dashje, por ka edhe nga ato me dashje”.

TAKIMI  – Të hënën FSHF dhe kryeministri Rama do të ulen në një tryezë të përbashkët edhe me presidentët e klubeve. “Më pëlqen iniciativa e federatës që takohet me qeverinë. Ligji për sportin është një turp i madh. Duhen ca lehtësira. Është turp të paguhet TVSH për sponsorizimet. Bëjmë fatura të vogla për këtë arsye. Do mundohem të jem aty, nëse nuk do të jem, do ketë nga stafi ynë”.

KAMPIONATI  – “Jemi të parët, por gara nuk është mbyllur. Nuk jam tip mediatik. Partizani ka qenë me mediat i hapur. Unë kam këtë karakter, që besoj te stafi im dhe besoj se kam një staf të mirë. A është ky kampionati më i drejtë? Nuk jam gjyqtar të them është më i drejtë apo jo. Është një kampionat që shpresoj që nga viti në vit të përmirësohet. Edhe kampionati është si vendi ynë. Jemi të parët, mund të kem shumë gjëra për të thëna, por fituesi nuk gjykohet. Jemi drejt titullit, shpresojmë të ecim mirë. Do kem kohë të flas më shumë herë tjetër”.

RAPORTI ME FEDERATËN – “Partizani ka një sjellje njëlloj. Nuk kemi punë personale as me federatën, as me kolegët. Të gjithë shpenzojnë dhe flasin si duan. Ne shohim punën tonë dhe nuk gjykojmë. Ka pakënaqësi në ndonjë moment. Kur ka gjëra me paragjykim do të flasim. Nuk mund të mbajmë ne rregullin, e ka federata atë punë”.

Pano: Qenka e shkruar, Tirana nuk fiton derbi sa të jetë Gaz Demi
Ish-futbollisti i Partizanit Ledio Pano ka bërë një analizë të derbit të kryeqytetit në emisionin “Sport News Plus”. Ish-lojtari vlerësoi atmosferën e krijuar nga dy tifozeritë që kishin mbushur plot stadiumin, ndërsa nuk munguan kritikat për disa lojtarë të Partizanit.

“Për të ndjerë që futbolli luhet më tifozë duhet pritur derbi. Jemi mësuar sivjet t’i shohim ndeshjet pa tifozë. Ishte atmosferë elektrizuese dhe bravo të dyja grupimeve. Kur nuk ka incidente, flakadane dhe tymuese janë bukuri. Nuk është ndonjë gjë e madhe se ndërpritet ndeshja 3-4 minuta. Në ndjemë se është një ndeshje mes dy ekipeve më historike në vendin tonë”.

“Nuk buzëqesh sepse nuk më pëlqeu pjesa e parë e Partizanit. Rëndësi ka që ekipi nuk humbi dhe ka rëndësi për vazhdimësinë. Tirana luajti mirë në 45 minutat e para dhe rrezikoi shumë më Ngo. Kishte raste të pastra shënimi dhe meritë ka Alban Hoxha. Tirana kishte hyrë me mendimin për të  fituar. Qenka e thënë që Tirana të mos fitojë sa të jetë Gaz Demi, sikur e ka thënë ai. Pjesë e dytë Gega bëri ndryshime dhe ndryshoi ritmi. Mensah e Duka ishin jashtë manovrës së ekipit. Jorgji nuk i dha një penallti Partizanit, e kishte para syve”, tha Pano.

Demi “qan” shtyllën e Telushit: Derbi i bukur dhe rezultat i drejtë. Titulli? Kukësi, rivali kryesor
Partizani ia doli sërish të mos humbiste derbin e kryeqytetit. Ndeshja e 16-të radhazi që “Demat” nuk humbasin përballë ekipit bardheblu, duke vazhduar dominimin e viteve të fundit. Gaz Demi, presidenti i “Demave”, njihet për deklaratat e tij të shkurtra dhe kështu ka ndodhur dhe këtë herë.

DUELI – “Ishte një ndeshje e bukur dhe kjo është e rëndësishme. Mposhtje, jo mposhtje janë për muhabet. Dëshira ime është të fitonim, por nuk u fut ajo shtylla. Tirana na dominoi? Pyesni specialistët. Me çfarë pashë unë në fushën e lojës, ishte një ndeshje shumë e bukur. Rivalë ka sa të duash dhe Kukësi është rival kryesor. Ka ende ndeshje, por sot mund të luanim edhe më mirë.”

REZULTATI – “Duhet të fitonim në fakt, për të ecur sa më mirë, por dhe barazimi është rezultat i pranuar dhe i duhuri. Ishalla të dyja ekipet e qytetit përforcohen sa me shumë. Unë e kam tipin që mërzitem shumë vështirë. Ka dhe shumë ndeshje sa i takon titullit. Janë dhe 12 ndeshje. Matematika nuk na lejon të themi nëse jemi as pranë titullit, as larg.”

Demi: Nuk luajmë për dhurata, ekipi po shkon ku unë dua
Gazment Demi doli sërish i fituar nga derbi me Tiranën dhe pas ndeshjes u shpreh se nuk ishte aspak i merakosur edhe kur ekipi i tij po humbiste. “Po jo, pse të shqetësohem. Nuk është çudi e madhe të fitojë Tirana. Kemi qëlluar njëherë që kemi barazuar në fund. Sot e përmbysëm. Kishte kohë loja”, shtoi Demi, kur u pyet se si ndihej kur fitoi me përmbysje.

“Fitore karakteri? Partizani e ka pasur gjithmonë, edhe këtë herë e tregoi. Nuk mund të them se këtë hera ka më shumë karakter. Janë grup serioz dhe po bëjnë mirë. Them se do të shkojmë përpara”.

“Partizan sulmues? Mendoj se po shkon aty ku më kënaq, ende nuk më kënaqur. Titulli? Të mbarojë faza e dytë njëherë. Jemi të parët për momentin”.

Demi foli edhe për merkaton dhe kryefjala është afrimi i një sulmuesi. Si gjithmonë ai e ka pasuar topin te stafi teknik. “Sulmuesi i ri? E di stafi teknik. Kam premtuar që në dhjetor marrim çfarë u duhet. Dhurata për ekipin? Ekipi ynë nuk lufton për dhurata, por për fitore. Pastaj të shohim. Dhuratat merren“, përfundon kreu i demave të kuq.