Gatuzo

Gatuzo në treg, fillojnë bisedimet me klubin italian
Xhenaro Gatuzo nuk mundi të rikthente Milanin në Champions League gjatë dy sezoneve që kalabrezi u vu në krye të bankinës së “djallit”. Megjithatë, 41-vjeçari ka dalë në një farë mënyre i fituar nga kjo eksperiencë pasi vlera e tij në tregun e trajnerëve ka pësuar një rritje të konsiderueshme.

Ofertat për ish-mesfushorin s’kanë si të mungojnë dhe e para ka ardhur nga Lacio. E ardhmja e Simone Inzagit duket gjithmonë e më larg Lacios me Juventusin dhe Milanin që po tentojnë të joshin trajnerin italian.

Sipas “Sky Sports”, dyshja Tare-Lotito kanë filluar bisedimet me Gatuzon, ndërsa interes më të pakët për ka dhe nga skuadra tjetër kryeqytetase, Roma. Verdhekuqtë po shqyrtojnë një listë me disa trajnerë, ku është dhe emri i Gatuzos.

Zyrtare: Dorëhiqet Gatuzo, Gazidis jep deklaratën befasuese
Tashmë gjithçka është zyrtare: Xhenaro Gatuzo nuk do të jetë më trajner i Milanit. Strategu italian është larguar nga drejtuesit e “Djallit” dhe dështimi për t’u kualifikuar në Champions League këtë sezon, duket se i ka kushtuar pankinën trajnerit italian. Vetë faqja zyrtare e klubit kuqezi konfirmoi se bashkëpunimi me Gatuzon ka mbaruar dhe kanë vazhduar kërkimet për një trajner të ri për sezonin e ardhshëm, ku janë projektuar dhe shumë ndryshime të tjera.

Siç raporton dhe faqja zyrtare e klubit, dy palët kanë prishur kontratën me marrëveshje. Gatuzo ka hequr dorë dhe nga 2 vite pagë, duke treguar dhe njëherë tjetër se klubi i Milanit është mbi interesa personalë.

“Kam pasur privilegjin që të njoh Rino Gatuzon në gjashtë muajt e fundit. Ai ka dhënë gjithçka për klubin këtë sezon, ka punuar pa u lodhur, ka marrë gjithmonë përgjegjësitë mbi supet e tij, ka vënë klubin mbi interesat personal. Dua t’i them se e falënderoj nga thellësia e zemrës”, u shpreh Gazidis për Gatuzon.

Gatuzo konfirmon largimin e parë, ka një mesazh për Juventusin
Xhenaro Gatuzo ka folur para gazetarëve në prag të takimit të nesërm ndaj Frozinones. Trajneri i Milanit ka prekur temën e të ardhmes së tij te zikaltrit dhe ka zbuluar largimin e mbrojtësit Ignacio Abate.

“Kanë mbetur dhe dy ndeshje deri në fund, jemi ende në luftë për objektivat tanë. Alegri? Trofetë që ai ka fituar flasin vetë. Kam pasur një marrëdhënie të veçantë me të, shumë përqafime, shumë zënka dhe shumë të qeshura. Është ndër më të mirët. Të nesërmen meriton lojtarët dhe tifozët do t’i tregojnë mirënjohje. Gjithsesi, tani duhet të mendojmë vetëm për veten. Juventusi e ka treguar në fushë se çfarë janë të aftë të bëjnë dhe çfarë mentaliteti kanë”.

E ARDHMJA – “Klubi dhe unë i kemi lënë mënjanë bisedimet për të ardhmen, tani jemi të përqendruar te arritja e objektivit tonë. Më pas do të kemi kohë për të diskutuar mbi të ardhmen”.

SUSO – “Është një lojtari i rëndësishëm për ne. Ju gazetarët keni shkruar se unë e kam lënë jashtë dhe ai kishte humbur krejtësisht besimin. Është normale që të ketë ulje dhe ngritje. Milani nuk pasur një lojtar që ka regjistruar mbi 10 asiste në kampionat në 10 vitet e fundit”.

LARGIM I ABATES – “Abate ka qenë pjesë e këtij klubi që fëmijë. E kam rritur me shpulla (qesh). Ndjej keqardhje për të, na ka thënë shumë. Ka pasur një prani të rëndësishme në dhomat e zhveshjes”.

“Vendi i pestë nuk do të ishte aspak një dështim. Nuk e them për këtë për t’i thënë vlera vetes. Po Lacio e Roma ç‘duhet të thonë. Normalisht që në mendjet tona kemi pendesë pasi në dy muajt e fundit e kishin në duart tona fatin. Gjithsesi nuk mund të quhet dështim. Tani do bëjmë të pamundurën për të fituar dy ndeshjet e fundit, më pas të shohim”.

Gatuzo paralajmëron: Kur të mbyllemi në një dhomë, të provojë të më çojë në të sëmës!
Xhenaro Gatuzo ka sqaruar në intervistën pas ndeshjes me Bolonjën dinamikën e konflikti me Bakajokon. Për “Sky Sports”, teknik i “djallit” shpjegoi çfarë ndodhi dhe si do të punojë për të zgjidhur këtë situatë.

“Janë tri pikë shumë të rëndësishme. Në këto pesë ditët e fundit pashë zemërim në sytë e lojtarëve ndaj meje dhe u kërkova që këtë zemërim ta tregojnë në fushë. I falënderoj të gjithë. Nuk ishim të shkëlqyer, por fitorja na gëzon”.

“I thashë Bakajokos të fillonte nxehjen dhe u vonua, prandaj vendosa të zgjidhja Maurin. Prioriteti është që t’i bëjmë gjërat siç duhet dhe jo egoja e Gatuzos. E prita shtatë minuta, nuk vendosi as mbrojtëset e këmbëve, më pas zgjodha Maurin. Qëllimi  im është që t’i marr më të mirën lojtarëve”.

“Lojtarët mund të më thonë çdo gjë, e rëndësishme është që në dhomat e zhveshjes të mos mungojë respekti. Polemikat patëm dhe pas ndeshjes derbi, por u rikthyem duke dhënë më të mirën në fushë. Notat për çdo lojtarë do i vendosim në fund të sezonit, atëherë do të shohim kush u soll mirë dhe kush u soll keq. Kur të mbyllemi në një dhomë, të provojë të më çojë në të sëmës, ai dhe kushdo tjetër! Nuk dua të flas më shumë dua ta mbyll në dhomat e zhveshjes, me mënyrën që di unë”.

KARTONI I KUQ I PAKETËS – “Më bezdisi, por është shumë i ri. Vuri duart te arbitri pa vetëdije, por kjo është pjesë  e të qenit i papjekur akoma. Na duhet të përmirësohemi. Sot 7 lojtarë luajtën me probleme s’po kalojmë një moment të mirë. Falenderoj tifozët që nuk na vërshëllyen”.

Gatuzo habit me formacionin, Piatek lihet në stol
Xhenaro Gatuzo ka befasuar të gjithë me formacionin e përgatitur për takimin e sotëm ndaj Torinos.

Sulmuesi polak Kristof Piatek është ulur në stol dhe “çelësat” e sulmit janë besuar Patrik Kutrones, i cili mbështet nga të përhershmit Suso dhe Çalhanoglu.

Në krahun tjetër skuadra e Maxarrit qëndron e njëjta pa ndryshime dhe skemën e përhershme të ekipit granata: 3-4-3.

Milan: Donaruma,  Konti, Romanjoli, Musakio, Rodrigez, Bakajoko, Kesie, Paketa, Çalhanoglu,  Suso, Kutrone

Torino: Sirigu, De Silvestri, Izo, Nkulu, Moreti, Ansaldi, Aina, Rinkon, Meite, Lukiç, Beloti, Berenger, Beloti

Gatuzo: Jemi të lodhur, Paketa luan titullar kundër Lacios
Xhenaro Gatuzo foli për Milan TV para ndeshjes kundër Lacios, gjysmëfinale e Kupës së Italisë. Në fjalën e tij, trajneri i Milanit tha:

HISTORIKU – “Viti i shkuar ka ikur, duhet të shikojmë të tashmen. Kundër Lacios luajmë gjithmonë të barabartë, fillojmë 0-0. Të arrijmë finalen e Kupës është shumë e rëndësishme për ne, por duhet të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer”.

NDESHJA – “Jemi shumë të lodhur, kampionati na ka lodhur. Nesër luajmë në shtëpi, do të kemi shumë tifozë. Para dy javësh, kishte shumë polemika, por nesër, do të fokusohem vetëm brenda fushës së lojës”.

INZAGI – “E njohim njëri-tjetrin prej shumë vitesh. Do të bëjmë më të mirën për skuadrat tona, duhet të mendojmë vetëm për marrëdhënien tonë brenda fushave”.

PAKETA – “Dua lojtarë në fushë që më japin garanci. Ai sapo është rikthyer nga një dëmtim, por ka shanse që të startojë si titullar nesër. Ne e vlerësojmë shumë dhe kemi besim te aftësitë e tij”, përfundoi Gatuzo.

Gatuzo: Nuk është tragjedi, pashë një skuadër pa grintë
“Skuadër pa shpirt luftarak”, këto ishin fjalët e para të Xhenaro Gatuzos në përfundim të sfidës ndaj Parmës, ku skuadra e tij u ndal në një barazim 1 – 1.

Kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje para fundit, Milani ka pësuar një rënie të dukshme në lojë, por për trajnerin e “djallit”, kjo nuk është një çështje fizike.

“Pash shumë pak shpirt luftarak. Në pjesën e parë vuajtëm. Ishim me fat që gjetëm të parët avantazhin, më pas u treguam shumë naiv. Prisja shumë më shumë nga pjesa e parë”.

“Kishim qasjen  e gabuar. Kur luan futboll do të ndodhin dhe ditë si këto. Duhet t’i japim merita dhe Parmës që na vuri në shumë vështirësi.

CHAMPIONS DREJT DËSHTIMIT ? – “Po filloj të shqetësohem, por nuk është nevoja për të qenë i dëshpëruar

“Nuk është një problem fizik. Pashë në fushë një skuadër bosh. U dukëm të befasuar. Nuk po flasim për një tragjedi, do të analizojmë se çfarë shkoi keq”.

Kutrone: Milani më ka dhënë gjithçka, me Piatek jemi perfekt
Sulmuesi i talentuar i Milanit, Patrik Kutrone, ka folur për “SkySport” para ndeshjes kundër Parmës, ku foli për ndeshjet e mbetura të kuqezinjve, marrëdhëniet me Gatuzon dhe me Piatek, si dhe për minutat e munguara këtë sezon. Në fjalën e tij, Kutrone tha:

“Parma? Një ndeshje shumë e rëndësishme sa i takon vendit të katërt, që është objektivi ynë. Ne duam të kualifikohemi në Champions League me të gjitha mënyrat. Janë edhe gjashtë ndeshje deri në fund të sezonit dhe për ne, janë të gjitha finale. Fitorja kundër Lacios na ndihmoi shumë, si nga pikët, ashtu dhe nga ana morale, pasi mposhtëm një skuadër shumë të fortë.

Piatek? Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të, si brenda, ashtu dhe jashtë fushave. E kemi treguar që mund të luajmë së bashku. Është normale që dhe unë dua të luaj, çdo lojtar preferon ta nisë takimin nga minuta e parë. Megjithatë, unë duhet të bind fillimisht trajnerin. Jam i fokusuar në maksimum që të jap gjithçka për Milanin dhe kjo ka qenë gjithmonë ajo që kam menduar: Milani në fillim, unë në plan të dytë. Kjo skuadër më ka dhënë shumë mundësi të arta dhe unë do jap gjithçka për t’ia shpërblyer”, përfundoi Kutrone.

Inzagi: Milani e meriton Champions-in, ja ku ndryshon Piatek me Kutronen
Legjenda e Milanit, Filipo Inzagi është ndalur të flasë për mediat italiane. Ish-trajneri i Bolonjës ka folur për luftën e një vendi në Champions mes Milanit të Gatuzos, shokut të tij dhe Lacios së Simone Inzagit, vëllait. Ai tregohet i paanshëm duke thënë se të dy e meritojnë një vend në katër më të mirat. Foli edhe rreth periudhës “shterpë” disavjeçare të Milanit dhe në fund u ndal te sozia e tij në lojë, Piatek dhe i pakënaquri Kutrone.

Lufta për Champions- “Ëndërroj t’i shoh të dy në Champions League. Lacio e meritonte vitin e kaluar, por janë rikthyer në garë edhe këtë vit. Mes Milanit dhe Lacios do të jetë një ndeshje që më gëzon pavarësisht rezultatit”.

Periudha e vështirë në Milano- “Ne jemi mësuar ta shohim Milanin të fitojë Championsin e trofe të tjerë, por ka edhe periudha të vështira. Do të ngrihet përsëri siç ka bërë më parë”.

Piatek dhe Kutrone- “I dija cilësitë e Piatek. I pëlqen të luajë brenda zonës. Di mjaft mirë të pozicionohet. Është një transferim shumë i mirë. Kutrone luan pak. Mendoj se mund të bëjë më mirë. E kam trajnuar tek të rinjtë dhe e njoh mirë. Ai është numri 9-të i ekipit dhe s’duhet të largohet”, përfundoi Inzagi.

Gatuzo: S’më plas për kritikat! U kërkoj vetëm një gjë tifozëve
Xhenaro Gatuzo vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij në Torino ndaj Juventusit. Në daljen për shtyp në përfundim të takimit, trajneri i Milanit tha se humbja erdhi si rezultat i gabimeve në minutat e fundit të takimit.

“Ishte paraqitja më e mirë që kemi bërë gjatë 2019-ës. E humbëm në 18 minutat e fundit. Kjo jo përse Juventusi luajti mirë, por për shkak të gabimeve tona. Këto gjëra mund të ndodhin kur praktikon stilin e lojës që bëjmë ne. Ndaj Juventusit nuk mund të qëndronim mbrapa, por duhet të dilnim përpara e të tregoheshim agresiv”.

Kritikat? S’më plas fare se çfarë thonë njerëzit. Ndoshta problemi është se kam fituar shumë dhe kam qëndruar gjatë në klub si lojtar, dhe tani njerëzit presin diçka ndryshe prej meje. Dua të gjykohem vetëm për atë që kam bërë si trajner”.

“Fansat shikojnë vetëm Gatuzon që është gjithë grinte e pasion, vetëm këtë kujtojnë. Nuk dua dashurinë e tyre, thjesht dua të gjykohem për atë që jam dhe se çfarë po bëj në këtë rol”.

“Ndoshta sekreti se përse jam kaq i qetësuar është sepse unë nuk lexoj gazeta, prej kësaj gjëje nuk ia kam idenë se kush po më lavdëron e kush më kritikon”.

Gatuzo: Mbrojtja super, por në sulm nuk bëmë asgjë
Xhenaro Gatuzo e cilësoi si një hap mbrapa paraqitjen e dobët të skuadrës së tij në përballjen kundër Lacios. Para mikrofonit të “RAI SPORTS”, tekniku i Milanit analizoi çfarë nuk shkoi te skuadra e tij në këtë takim.

“Ishte një hap mbrapa përsa i përket nivelit të lojës që kemi shfaqur gjatë ndeshjeve të fundit. Kishim kundër një skuadër shumë fizike, por mbrojtjta jonë bëri shumë mirë.  Fatkeqësisht në fazën sulmuese lamë për të dëshiruar, nuk i dhamë asnjë top Piatekut”.

“Mund të kishim bërë mirë, por duhet të merren parasysh karakteristikat e lojtarëve. Për shembull Laksalt nuk është aq i mirë me topin sa Rodrigez, ai preferon të bëjë sprinte në sulm. Borini nuk është Çalhanoglu, por ata duhet të pushojnë ndonjëherë dhe gjëja e duhur ishte të provonim diçka ndryshe”.

“Gjithë merita u takon djemve të mi. Kam qenë shumë me fat që besojnë tek idetë e mia. Tani jam i fokusuar që ti marr maksimumin atyre”, përfundoi Gatuzo.

Gatuzo bën shaka me Romanjolin: S’ka çmim, po i vura do të na e marrin
Alesio Romanjoli po përjeton një formë të shkëlqyer që prej rikthimit pas dëmtimit në muajin dhjetor. Kapiteni i Milanit ka qenë deçiziv në çdo takim të “djallit” dhe kjo gjë është vlerësuar nga trajneri Xhenaro Gatuzo.

Tekniku i Milanit u pyet pas fitores së djeshme kundër Empolit mbi vlerën e kartonit të lojtarit të tij. Gatuzo zgjodhi të përgjigjej me një shaka: “Nuk jap çmim për të, pasi po bëra këtë gjë dikush do të na trokasë në derë dhe do të na marrë. Romanjoli do të qëndrojë me ne. Shiriti i kapitenit e ka bërë më të përgjegjshëm, është një lojtar me të ardhme”.

Kontrata e 24-vjeçarit me skuadrën e Milanit zgjat deri në vitin 2022, çka e bën të sigurt se e ardhmja e qendërmbrojtësit do të jetë me “djallin”.

Gatuzo: Penalltia e padhënë? S’ka problem, sa ndryshe sulmojmë me Piatek
Xhenaro Gatuzo u shpreh se Milani zhvilloi dy pjesë krejtësisht të kundërta në ndeshjen që përfundoi në barazim 1 – 1 ndaj Romës. Trajneri kalabrez u tregua i sinqertë, duke e pranuar se skuadra vendase u tregua superiore dhe mund të meritonte diçka më shumë.

“Mendoj se luajtëm shumë mirë. Roma meritonte më shumë gjatë pjesës parë, pasi ne mbajtëm topin në mënyrë të shterpët, por mendoj se ishim skuadra më e mirë gjatë pjesës së dytë”

“Ndoshta Roma mund të meritonte më shumë pikë ditën e sotme. Ata janë një skuadër me talent të pamasë dhe e dija që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë”.

PIATEK – “Piatek është një lojtari që i frikëson kundërshtarët. Ai i lodh shumë mbrojtësit kundërshtarët dhe kjo na krijon shumë hapësira në sulm. Është në formë të mirë dhe po na jep një dorë të mirë në këtë moment”.

“Mendoj se pjesa e parë ishte shumë e dobët, ndërsa në pjesën e dytë ne shpërdoruam shumë raste të mira, pasi bëmë gabim në pasime. Hapësirat ishin aty, por ne nuk po i përdornim”

“Roma është një ekip cilësor dhe shumë i fortë në aspektin fizik, është normale që do të vuanim. Siç e thashë më parë e pranoj se Roma nuk meritonte diçka më shumë, por më ka lënë mbresa paraqitja e skuadrës gjatë pjesës së dytë”.

PENALLTIA E PADHËNË – “S’ka problem. Ndodhi çfarë ndodhi. Nëse nuk e dha penalltinë, atëherë nuk ishte faull”, përfundoi Gatuzo.

Qui il VAR non si poteva consultare?? #RomaMilan pic.twitter.com/4zsj7bN8ok

— Haris Mrkonja N1 (@harismrkonjan1) February 3, 2019

Ndeshja e fundit e Higuain? Fjalët e Gatuzos të bëjnë të dyshosh
Xhenaro Gatuzo nuk u tregua kritik ndaj skuadrës së tij pas finales së humbur ndaj Juventusit. Trajneri i Milanit komplimentoi djemtë e tij, ndërsa më pas foli për çështjen me delikate te “djalli”: të ardhmen e Gonzalo Higuain.

“Më duhet t’i bëj komplimente skuadrës, pasi siç e thashë edhe më parë na duhej të ngjitnim një mal dhe u përpoqëm ta bënim këtë gjë”, tha Gatuzo fillimisht.

“Nuk më takon mua të gjykoj mbi rastet e dyshimta. E pranoj se kartoni i kuq i Kesies ishte i merituar. I vetmi shqetësim që unë kam është mënyra e përdorimit të teknologjisë. Skuadra tregoi karakter sot, duke luftuar fort ndaj një kundërshtari të madh. Tani mbetemi pa dy lojtarë ndaj Xhenoas (Kesie dhe Kalabria të pezulluar për shkak kartonësh). Pavarësisht paraqitjes, ka gjithmonë pendesë kur humbet një finale”.

“Higuain ka qejnë i pafat. Atë e kapi një e ftohur ditën e djeshme dhe në bëmë gjithçka për ta përmirësuar gjendjen e tij, por në fund vendosa të aktivizoj një lojtar më të freskët. Mund të duket sikur po tallem, por sinqerisht, kjo është e vërteta”.

Më pas Gatuzo u pyet nëse kjo ishte ndeshja e fundit e Higuanit me fanellën e Milanit, pyetje të cilës kalabrezi iu përgjigj me një mënyrë të çuditshme duke thënë: “Tani na duhet të kujdesemi për plagët tona, nesër të shikojmë çdo të ndodhi”, përfundoi trajneri i Milanit.

VIDEO | Gatuzo i futet në sparkatë Romanjolit, Higuain merr hak
Milani do të ndeshjet nesër me Juventusin në Xhehah të Arabisë Saudite ndaj Juventusit. Takimi i nesërm do të përcaktojë skuadrën fituese të Superkupës së Italisë.

Atmosfera te skuadra nga Milano duket shumë optimale. Në një video që shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, dallohet qartë që raporti midis trajnerit dhe lojtarëve është shumë i afërt.

Tutti che parlano della scivolata di #Higuain, ma vi focalizzate sull'intervento sbagliato!#Rino su #Romagnoli è la vera entrata !

? pic.twitter.com/a9KN27JinO

— Pietro Balzano Prota (@PBPcalcio) January 14, 2019

Gjatë një ushtrimi në kuadrat, Xhenaro Gatuzo vendosi të bëhej pjesë e lojës dhe në përpjekje për të kapur topin iu fut në spërkatë kapitenit Alesio Romanjoli. Gjithsesi pak minuta më vonë, Gatuzo e pësoi, pasi argjentinasi Gonzalo Higuain i dha atij të njëjtin trajtim që ai i bëri qendërmbrojtësit.

https://twitter.com/TheMilanBible/status/1084873532415320064

Gatuzo: Paketa më habit për diçka, na lehtësoi Kutrone! Higuain? Flas troç me të!
“Kampionati që më pëlqen më shumë është Championship, e regjistroj sepse mua më zë gjumi. Ishte një ndeshje sikur më pëlqen mua. Patrik nuk shënonte jashtë shtëpie prej më shumë se një vitit dhe jemi të kënaqur. Reina është një portier që e njohin të gjithë, nuk e zbuloj unë. Jemi të kënaqur me paraqitjen që kemi bërë”, kështu u shpreh fillimisht Xhenaro Gatuzo në konferencën për shtyp pas ndeshjes që Milani fitoi në shtesë kundër Sampdorias. Kuqezinjtë janë tashmë në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Për Milan TV Gatuzo u shpreh: “Djemtë janë të mirë, ka shumë momente të vështira. Sot Kutrone dhe Konti na dhanë kualitet. E dinim, nuk do të ishte e lehtë të luaje kundër Sampdorias. Më pëlqeu mbrojtja. Ishte një ndeshje e mirë, jam i lumtur për mënyrën se si djemtë ndihmonin veten. Ishte një paraqitje pozitive”.

PAKETA – “Më pëlqeu në pjesën e dytë kur arriti të bënte disa depërtime. Ai di si të lëvize, është një brazilian jo tipik. Kjo pasi ai është i mirë në vendosje. Jam i kënaqur për të”.

SULMUESI ARGJENTINAS – “Higuain e pashë të gjallë, mori pjesë në manovrat e skuadrës dhe gaboi pak. I mungoi goli, por më pëlqyen të gjithë. Këto ditë, nëse nuk do e kisha në gjendje për të luajtur, nuk do e kisha aktivizuar. Me të kam një raport të tillë që i themi gjërat hapur. Ka ndershmëri të madhe. Kur një lojtar bën zgjedhjet, gjithashtu është e vështirë për t’u bindur. Njëri provon. Tani ai është lojtar i Milanit dhe ne e mbajmë fort atë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Ne do t’i themi gjërat troç dhe dua të njëjtin qëndrim edhe prej tij, gjë që për momentin nuk mungon”.

SUPERKUPA – “Duhet të rikuperojmë energjitë, kemi një avion privat në dispozicion dhe shpresojmë të rikuperojmë. Ndeshja do jetë e rëndësishme, përtej trofeut. Kjo mund të na ndihmojnë në aspektin e karakterit,  katër ditë mund të na ndryshojnë mendërisht”.

Gatuzo pranon realitetin, Higuain shumë pranë largimit
Milani do të ndeshet nesër me Sampdorian, në një takim në kuadër të Kupës së Italisë. Trajneri i kuqezinjve, Xhenaro Gatuzo, për mediet në daljen për shtyp që i paraprin ndeshjes së nesërme. Vëmendjen kryesore e mori Gonzalo Higuain, i cili është shumë pranë largimit nga skuadra italiane, pasi për të interesohet Çelsi.

Higuain – “Tani po qarkullojnë shumë thashetheme në lidhje me të, por duke parë mënyrën se si ai stërvitet dhe sjelljen prej profesionisti që tregon ndaj meje, nuk e kupton fare këtë gjë.  Pjesa tjetër i takon agjentit të tij dhe Leonardos. Shpresoj që ai të rrijë me ne për sa më shumë të jetë e mundur, por nëse kjo nuk ndodh, do shohim ç’mund të bëjmë. Gjithesesi për mua ka rëndësi që ai të sillet si profesionist, po ndodhi kjo atëherë nuk ka asnjë problem nga ana ime”

PAKETA – “Ai është një lojtar i zgjuar. Më duket më shumë evropian se sa brazilian, pasi është një futbollist i plotësuar me aftësi si në lojën me top, por edhe në aspektin e forcës. Kemi bërë një transferim të goditur”.

Gatuzo pranon krizën: Mos fajësoni vetëm Higuain, ja kush më zhgënjeu sot
Pozitat e Xhenaro Gatuzos në krye të pankinës së Milanit janë lëkundur ndjeshëm më humbjen e sotme ndaj Fiorentinës. Në gjashtë ndeshjet e fundit, kuqezinjtë kanë fituar vetëm një herë, dhe Gatuzo nuk fshihet duke pranuar krizën.

“Sigurisht që jemi në një moment të vështirë. Statistikat thonë që jemi në krizë. Kemi hasur shumë probleme në fazën sulmuese gjatë tre javëve të fundit. Por, në takimin e sotëm ishim në gjendje emergjence për shkak të dëmtimeve dhe pezullimeve. Mu desh ta ndërtoja mesfushën nga e para”.

MUNGESË GRINTE  ? – “Nuk mendoj se ky është problemi. Po vuajmë nga ana teknike. Impenjimi dhe djersa e lojtarëve për fanellën nuk është vënë kurrë në dyshim nga unë”.

HIGUAIN – “Duhet të rikthehet te goli. Gjatë të gjithë karrierës sime si lojtar dhe trajner, nuk kam parrë kurrë një sulmues të gëzuar kur nuk shënon. Duhet t’i krijojmë raste për shënim, ndërsa të njëjtën gjë duhet të bëjë ai për ne”.

KRITIKAT – “Kastijeho dhe Laksalt nuk m’i plotësuan pritshmëritë. Na mungonin lojtarët të cilët kanë  kualitetin për të dhënë topin final. Prandaj them se është e gabuar që t’ia vini fajin vetëm Higuainit”, përfundoi Gatuzo.

Shfryn Agjenti i Montolivos: Gatuzo nuk po logjikon
Rikardo Montolivo nuk luajti qoftë dhe një minutë në ndeshjen midis Milanit dhe Fiorentinës. Gatuzo vendosi t’i besonte të rinjve Hoze Mauri dhe mbrojtësit Kalabria, i cili u spostua në mesfushë. Agjenti i ish-kapitenit të Milanit, Xhovani Brankini, ka folur për “Radio Deejay” për situatën e keqe në të cilën ndodhet lojtari tij.

“Vendimi i trajnerit për të mos e marrë në konsideratë lojtarin tim duhet respektuar, edhe pse është përtej kufirit të logjikës. Nuk dua të flas për një “skenar” hakmarrjeje, por është e vështirë që unë ta besoj se papritmas, Montolivo është bërë lojtari më i dobët i skuadrës, përsa i përket cilësisë dhe besueshmërisë”.

“Mos mendojnë se ka ndonjë mundësi ngjitëse? Ai nuk luan që prej 13 majit. Flitet se ka interes nga Xhenoa, por unë nuk di gjë për këtë. Ajo që mund të them unë është se Montolivo kurrë nuk ka refuzuar ndonjë transfertë”, tha agjenti i mesfushorit.

Gatuzo i prek të gjitha: Merkato, “thatësia” e Higuain dhe Paketa
Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, ka përgenjështruar lajmet për një marrëveshje shkëmbimi mes Çelsit dhe Milanit për dyshen e sulmuesve Gonzalo Higuain dhe Alvaro Morata. Në daljen për shtyp para takimit me Fiorentinën, Gatuzo foli dhe për planet e merkatos së “djallit”.

Lajmet për ndërrimin Higuain-Morata? – “Nuk e kuptoj nga mbijnë këto lajme. Ai nuk po kalon një moment të mirë, por mbetemi në vend të katërt dhe nuk kemi se si të na shkojë në mendje kjo gjë”.

Higuain është akoma i huazuar. A do ishte një stimul plus po të blihej përfundimisht? – “Gonzalo (Higuain) po vuan pasi nuk po shënon. Nuk kam folur me të për çështjet e kontratës. Ai po e përjeton keq këtë moment dhe kjo nuk është ideale. Me të po flas për këtë çështje dhe s’më ka bërë të ditur deri më tani këtë lloj problematike që po më pyesni.

Milanit aktual i duhen më shumë lojtarë të rinj apo ato me eskperiencë? – “Milanit i duhen lojtar që kanë dëshirë të vrapojnë dhe kanë kualitet. Mosha për mua nuk përbën problem. Në fund ka rëndësi se sa pasion kanë lojtarët dhe çfarë tregojnë kur futen në fushë. Vetëm kjo më bën të pëlqej një lojtar, jo fakti se a është i ri në moshë apo i vjetër”.

A po ju bëjnë më shumë presion se ç’duhet?

“Nuk e di. Nuk dua të bëj viktimën. Ne përfaqësojmë Milanin, të tjerët janë të lirë të gjykojnë nëse jemi të fortë apo dobët. Skuadra mund të bëjë shumë më mirë se kaq dhe them se do t’ia dalim”.

Ardhja e Paketës – “Mesfushori është vetëm 21 vjeç dhe ka kualitet të madh, por mos mendoni se ai do të jetë shpëtimtari ynë dhe do ta na fitojë ndeshjet. Kështu rrezikon të na krijohet një problem i një natyre tjetër. Do të provojë veten në një kampionat shumë më ndryshe, por ka kualitet dhe forcë fizike. Do i duhet pak kohë”.

Blerje të tjera ? – “Besoj se do të bëjmë një ose dy blerje. Na duhet medoemos një sulmues i aftë të luajë në qendër, por edhe në krah. Do të shikojmë nëse mund të bëjmë diçka për mesfushën”.

“Shterpësia” e sulmuesve dhe incidenti me Kutronen, Gatuzo merr fjalën
Filipo Inzagi arriti ta neutralizonte më së miri Milanin e drejtuar nga miku i tij i ngushtë Xhenaro Gatuzo. Mbrojtja e Bolonjës rezultoi mëse e përgatitur për sulmet e kuqezinjve dhe kjo gjë nuk u la pa përmendur nga trajneri i Milanit në intervistën në fund të takimit. Gatuzo foli dhe për incidentin e vogël me Kutronen pas zëvendësimit të këtij të fundit.

NDESHJA – “Mbajtëm kontrollin e topit, por më kot. Nëse i hedhim një së të shkuarës, Interi fitoi këtu me një strategji të ngjashme, ndërsa Roma u mund. Bëmë gjithçka mirë, përveç topit të fundit dhe finalizimit. Ishte një paraqitje mediokër. Vetëm sa e gudulisëm mbrojtjen e Bolonës, kur duhet ta kishim shqyer. Ndaj një skuadre që rrin me 10 veta në mbrojtje duhet të tregohemi më të saktë”.

Zemërimi i Kutrones pas zëvendësimit me Kastijehon  ? – “Futa Kastijehon për t’i dhënë lojës një ritëm tjetër, pasi ai është një lojtar i aftë në driblim një kundër një.  Gjëja më e rëndësishme është të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin. Në ditë në vazhdim, sigurisht që do kem një bisedë me Patrikun (Kutronen). Kemi luajtur më së shumti me formacionin 4-3-3. Nëse kam më shumë sulmues në zonë, nuk do të thotë se do jemi më efikas. Mendoj se kur luajmë 4-4-2 bëhemi të parashikueshëm për disa kundërshtarë.

Përshëndetja me grusht ndaj Inzagit ?

“Sa më shumë qëlloj më dikë me grusht, aq më shumë e dua atë. Nëse nuk të godas aq fort, atëherë do të thotë se nuk ju vlerësoj shumë. Më pëlqen puna ime, pasi më bën të ndihem gjallë, por ky profesion mund të të plakë shumë shpejt”, përfundoi Gatuzo me batutat e tij të përhershme.

Gatuzo: Nuk ka ndeshje të lehta, vërshëllimat ndaj Bertolaçit? Për të ardhur keq…
Xhenaro Gatuzo nuk është çuditur aspak kur ka parë skuadrën e tij, teksa vuante ndaj Dudenlazhit. Në përfundim të takimit, trajneri italian u shpreh se në futboll nuk ka ndeshje të lehtë dhe se djemtë e tij reaguan siç duhej për të përmbysur takimin.

“Mbas golit të barazimit, skuadrën e kapi frika. Por, deri në atë moment skuadra po e interpretonte shumë mirë lojën. Nuk ka ndeshje të lehta. Dudelanzh është një skuadër që di s’i ta qarkullojë topin, por ata nuk shumë frymë, kjo gjë dallohet lehtë në numrin e madh të golave që pësojnë në minutat e fundit”.

“Është e vështirë që skuadra të ketë një lojë të rrjedhshme kur bën kaq shumë ndryshime. Për shembull Bakajoko po haste vështirësi në fillim të sezonit, pasi nuk po luante rregullisht, e njëjta gjë po u ndodh lojtarëve të tjerë”.

“Ishte e rëndësishme që fituam sot, skuadra reagoi mirë pasi loja shkoi 2 – 1 për kundërshtarët. E dija që s’do ta kishim të lehtë sot”.

Vërshëllimat ndaj Bertolaçit- “ Është për të ardhur keq që tifozët vërshëllyen Bertolaçin, Milanit i duhet çdo lojtar”, përfundoi Gatuzo.

Biseda me Salvinin dhe “përvjetori” me Milanin, Gatuzo i prek të gjitha
Milano do të presë nesër në “San Siro” luksemburgasit e Dudelanzh. Në daljen për shtyp në prag të kësaj ndeshje, trajneri i kuqezinjve Xhenaro Gatuzo bëri thirrje për vlerësim ndaj kundërshtarit, si dhe foli për disa çështje të tjera të klubit që ai drejton.

DUDELANZH – “Ata janë një ekip i bashkuar. Në ndeshjen e parë në vuajtëm jo pak. Duhet të kujtojmë se sa shumë u lodhëm për të siguruar tri pikët në përballjen në Luksemburg. Do t’ia vështirësonim shumë gjërat vetes nëse nuk arrijmë të fitojmë

HIGUAIN – “Ai ka një dhunti të veçantë. Gonzalo e di që është një lojtar me emër të madh, por në dhomat e zhveshjes sillet si të gjithë të tjerët. Atij nuk i mungon entuziazmi, por kur gjërat nuk shkojnë si ç’duhet, ai fillon të nervozohet. Duhet të bëjë më shumë kujdes për këtë aspekt, pasi lojtarët më të rinj në moshë mund të marrin këtë “huq” të tij”.

NJË VIT NË STOLIN E MILANIT – “Kemi kaluar shumë vështirësi dhe meritë që jam akoma trajneri i Milanit pas një viti kanë lojtarët e mi. Ata kanë krijuar atmosferë të jashtëzakonshme. Flasim për gjithçka me njëri-tjetrin duke filluar nga futbolli e biseda personale dhe familjare. Kam akoma shumë për t’u përmirësuar sidomos në menaxhimin e ju gazetarëve”.

BONAVENTURA – “Xhek do qëndrojë një muaj në SHBA.  Ai shtrëngoi dhëmbët për pesë muaj dhe më pas u detyrua të bënte operacionin. Na mbetet vetëm ta falënderojmë. Ndoshta rolin e tij mund ta zëvendësojë Çalhanoglu, pasi kanë karakteristika të ngjashme. Musakio pritet të rikthehet për një javë, ndërsa Romanjolit do i duhen 2 ose 3 javë”.

SALVINI – “Sqaruam gjithçka me anë të celularit. Tani gjithçka është në rregull. Ai ka problemet tij, unë kam të mijat”, përfundoi Gatuzo.

VIDEO | Salvini kritikon Gatuzon, nuk vonon përgjigja e trajnerit të Milanit
Zëvendëskryeministri i Italisë Mateo Salvini ishte i pranishëm në tribunën “VIP” në stadiumin “Olimpico”. Politikani nuk e fshehur asnjëherë se është një milanist i thekur dhe sonte kishte në qaf një shall të skuadrës se zemrës. Në dalje të stadiumit, Salvini lëshoi një mori kritikash për vendimet e trajnerin të skuadrës se zemrës.

“Gatuzo është shumë kokëfortë. Duhet të kishte kryer zëvendësimet menjëherë pas golit. Çfarë po priste kohën shtesë? Lojtarët ishin të rraskapitur. Në dhjetë minutat e fundit duhej dikush si Kastijeho, Borini po vraponte sikur të ishte gjyshja ime. Kur pashë që po luanim me tre mbrojtës fillova të lutem”.

“Ai i patë se çfarë kundërsulmesh po bënin Kutrone dhe Suso, ata të shkretët s’kishin fuqi. Po të kishim në fushë lojtarë të freskët do ta kontrollonim më mirë situatën. Çdo tifoz mund ta kuptojë këtë gjë e jo më një trajner me eksperiencë”, ishin fjalët e politikanit, që dukshëm ishte mërzitur shumë nga goli i Korreas në minutën e fundit të takimit.

Pak minuta më vonë erdhi dhe përgjigja e Gatuzos, pasi u vu në dijeni nga gazetarët për deklaratat e qeveritarit: “I këshilloj Salvinin të mendojë më shumë për politikë se sa për futboll, pasi kemi probleme të mëdha në Itali. Më inatos shumë fakti se midis të gjitha këtyre halleve që kemi, Salvini gjen kohë për të diskutuar për Milanin”.

“Nuk është hera e parë që i dëgjoj këto prej tij. Në fillim kritikonte Higuanin, tani po kapet me zëvendësimet që bëj unë. Si një qytetar i Italisë, kam shumë gjëra për të thënë për atë çka ka bërë Salvini deri më tani”.

Gatuzo: Milani s’ka pasur kurrë kaq të dëmtuar, diçka nuk shkon
Xhenaro Gatuzo dhe skuadra e tij kanë përpara një transfertë të vështirë. “Jemi entuziastë, skuadra është e motivuar. Më pëlqen mënyra se si djemtë po ndihen para kësaj ndeshje”, tha tekniku i Milanit në fillim të daljes për shtyp në prag të takimit ndaj Lacios.

DËMTIMET – “Kemi shumë lojtarë të dëmtuar, por këtë nuk mund ta përdorim si justifikim. Duhet të japim më shumë. E gjitha skuadra duhet të shtrëngojë dhëmbët. Romanjoli dhe Musakio mund të na kthehen mbas tri javësh. Duhet të kuptojmë se çfarë po shkon keq, pasi Milani kurrë nuk ka pasur kaq shumë dëmtime në sezonet e shkuara”.

LACIO – “Ata janë një skuadër që luajnë me shumë lojtarë në sulm. Kanë bërë shumë pak ndryshime nga sezoni i shkuar dhe kanë një sulmues zone të rrallë si Çiro Imobile”.

Leonardo gati të befasojë, dalin dy emra të rinj në skenë
Champions League është bërë një “mollë e ndaluar” për skuadrën e Milanit prej pesë sezonesh. Pritja e gjatë ka qenë e dhimbshme për shumë tifozë, por ky sezon i ri ka ndezur sërish shpresat e kuqezinjve. Momentalisht skuadra e Gatuzos ndodhet në vendin e katërt, por nuk kemi mbërritur ende as në gjysmën e kampionatit.

Për të siguruar “biletën” për në Champions, duhet që skuadra nga Milano të sigurojë disa përforcime nga merkato e janarit dhe drejtori brazilian Leonardo e di mjaft mirë këtë gjë. Krahas Lukas Paketës së Flamengos emra të rinj kanë dalë në skenë. Sipas “Sky Sports” dy objektivat e Milanit në merkaton e dimrit janë Doni Van de Bik dhe Uisam Ben Jeder.

Mesfushori i Ajaksit, Van de Bik nuk është një emër i ri për Milanin, pasi interesi për të ka qenë i hershëm. Kriza e dëmtimeve që ka kapur repartin e mesfushës e bën ata një domosdoshmëri për Gatuzon, ndërsa Ben Jeder është një objektiv shumë herë më i vështirë, por me pak sforco financiare sulmuesi francez mund të lëshohet nga klubi i Sevijës.

Vazhdon “mallkimi” i dëmtimeve te Milani, mesfushori mbyll sezonin
Vazhdon makthi i dëmtimeve te Milani. “Fatkeqi” i radhës është Xhek Bonaventura. Mesfushori pësoi një dëmtim në ligamentet e gjurit në fund të muajit tetor dhe pritej të qëndronte larg fushave për pak më shumë se një muaj. Por, analizat e mëtejshme kanë zbuluar shkallën e vërtetë të dëmtimit.

Italiani ka pësuar një mikrotraumë në kartilag dhe për këtë do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sezoni i 29-vjeçarit mund të quhet i mbyllur, pasi periudha riaftësimit pritet të zgjasë 7 ose 8 muaj.

Pas kësaj goditje tepër të fortë bëhet e domosdoshme një ndërhyrje tjetër në merkaton e janarit për të shtuar kontingjentin në repartin e mesfushës, krahas brazilianit Lukas Paketa, marrëveshja për të cilin u mbyll gjatë muajit të kaluar.

Gatuzo: Na duhet guxim nesër, Higuain mund të jetë gati kundër Juves
Milani do të luajë nesër ndaj skuadrës së Real Betis, e cila një javë më parë i mori pikë të plota kuqezinjve në Itali. Ekipi i Gatuzos po kalon një moment të mirë në kampionat, pasi po merr pikë dhe ndodhet në vendin e katërt po aq sa dhe Lacio, por tani duhet të mendojë vetëm për ndeshjen e Europa League-s. Numri një stolit kuqezi kërkon nga skuadra e tij një fytyrë tjetër nga ajo që u paraqit një javë më parë.

“Dy javë më parë Betis na vuri në vështirësi të mëdha, ndaj këtë herë dua që të shoh një ekip shumë të guximshëm dhe që prodhon futboll. Jam i bindur se mund të bëjmë një paraqitje më të mirë, por duhet të tregojmë shpirt gare, sakrificë dhe karakter. Natyrisht që do të kërkojmë fitoren nesër dhe nuk mendojmë asgjë tjetër. Kur fiton edhe në stërvitje është më e lehtë. Them se grupi po kalon një moment mjaft të mirë. të gjithë japin më të mirën nga vetja e tyre dhe kemi një klimë pozitive. kjo gjë ma bën dhe më të lehtë punën”.

“Higuain po punon shumë, por nuk e dimë në do të jetë gati për ndeshjen me Juventusin, edhe pse po përpiqemi shumë. Duhet të presim dhe të shohim. Vendin e tij do ta zërë Kutrone. Ai është rritur shumë dhe lëviz ndryshe në fushë nga disa muaj më parë. Ka një mundësi të mirë për të mësuar nga Gonzalo, Suso dhe Hakan”.

VIDEO | Sulmi shpëton Gatuzon, por ky Milan nuk ka mbrojtje
Milani ka fituar në një takim “me zemër në dorë”, duke triumfuar 3-2 ndaj Sampdorias. Të besuarit e Gatuzos edhe pse kaluan në avantazh që në minutën e 17-të, me anë të Kutrones, e panë veten në disavantazh, pak pasi ishte mbushur gjysmë ore lojë. Ishte fillimisht Saponara që vuri ekuilibrin, ndërsa Kualjarela kaloi miqtë në avantazh.

Gëzimi i Sampdorias zgjati vetëm 4 minuta, pasi Gonzalo Higuain riktheu baraspeshën, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes në barazim. Në fraksionin e dytë Suso mendoi për të entuziazmuar të pranishmit në “San Siro” duke i rikthyer avantazhin kuqezinjve.

Milani rikthehet te fitorja pas humbjes me Interin në kampionat dhe Betisin në Europa League. Skuadra e Gatuzos shkon në kuotën e 15 pikëve, po aq sa Sampdoria dhe Fiorentina që ndodhen në zonën e Europa League-s. Një fitore me shumë vlerë sa i përket anës morale, kjo për faktin se Milani do të zbresë në fushë sërish në mesjavë për të luajtur ndaj Xhenoas, sfidë kjo e prapambetur.

Gatuzo: Nuk e përzumë Andre Silvën, thjesht i plotësuam dëshirën
Trajneri i Milanit Xhenaro Gatuzo ka shpjeguar përsëri prapaskenat e huazimi të Andre Silvës te Sevijla gjatë mërkatos së verës. Trajneri i Milanit tha se vendimi ishte tërësisht i lojtarit dhe se ai nuk kishte mundësi ta bllokonte atë transferim.

“Andre Silva vendosi që të largohej. Askush nuk e përzuri atë nga ky ekip. Tani ai është duke kaluar një moment shumë të mirë në Spanjë. Por, ne si klub nuk kemi pse të pendohemi, pasi bërë gjithçka që ai qëndronte, situata ishte e ngjashme me atë të Karlos Bakës, që u largua për t’iu bashkuar Vijarealit”, tha Gatuzo për medien  spanjolle “ABC”.

Gjatë këtij edicioni të La Ligës, Andre Silva ka gjetur shtatë herë rrugën e rrjetës, duke qenë dhe golashënuesi aktual i kampionatit, një ecuri krejt e kundërt me atë të sezonit të kaluar në Serie A, ku në 24 aktivizime shënoi vetëm dy gola.

Gatuzo me sytë nga infermieria, dilema për tre lojtarë
Milani do të përballet nesër në transfertë me Empolin. Fitorja është detyrim për skuadrën Gatuzos, që me barazimin ndaj Atalantës ia kanë vështirusuar shumë vetes punën drejt objektivit mardhor: Renditjen në katërshen e parë.

Sipas asaj që raporton “Sky Sports”, ka shumë gjasa që për takimin e nesërm të jetë i gatshëm dhe sulmuesi Patrik Kutrone, i cili nuk ishte i gatshëm në dy takimet e fundit pas një dëmtimi në kavilje.

Një tjetër dilemë ekziston edhe për mbrojtësin Davide Kalabria, i cili ka kaluar një gjendje virale.

Qendërmbrojtësi, Matia Kaldara është dilema e fundit për Gatuzon. 24-vjeçari ka disa shfaqur disa probleme muskulore dhe te Milani nuk duan të tregohen të nxituar me rikthimin e tij në fushë.

Gatuzo: Skuadra pëson “fikje” të shpeshta, ja pse e ndërrova Bonaventurën
Barazimi ndaj Atalantës ka shkaktuar shumë pakënaqësi te skuadra e Milanit. Në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit, trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, diskutoi mbi problemet e skuadrës së tij dhe për objektivin Champions.

Golat e pësuar – “Skuadra është shumë konfuze në fazën mbrojtëse. Nuk pësojmë gola që vijnë nga hiçi dhe kjo më shqetëson shumë. Kemi shumë probleme në topat që vijnë nga krahët, por edhe topat në qendër na vënë shumë në vështirësi”

Bonavetura – “Futa në lojë Bakajokon për të balancuar mesfushën. Ndoshta gabova, por ashtu e mendova, pasi pashë rrjedhën që po merrte loja gjatë pjesës së dytë”

Objektivi Champions-i ? – “Champions-i është objektivi ynë dhe duhet të besojmë deri në fund. Duhet të ndreqim gabimet tona, skuadra pësoi një fikje totale. Ndoshta është më mirë që të luajmë pak më keq, por të paktën të fitojmë”, tha Gatuzo duke e shfaqur qartazi trishtim për tri pikët e humbura në minutën e fundit të takimit.

Milani në ankth për Kutronen, sulmuesi dëmtohet ndaj Shqipërisë
Sulmuesi i Milanit, Patrik Kutrone, ka pësuar një dëmtim në miqësoren e Italisë U21 ndaj Shqipërisë. Sulmuesi 20-vjeçar la takimin në minutën e 35-të pas dhimbjeve në kyçin e këmbës. Fillimisht sulmuesi e refuzoi disa herë zëvendësimin, por trajneri Di Biaxhio vendosi që të mos rrezikonte më tej dhe e nxorri nga fusha e lojës.

Tani priten analizat mjekësoret për të përcaktuar kohën e rikuperimit të të riut.  Me largimin e Andre Silvës dhe Nikola Kaliniç, Kutrone është sulmuesi i vetëm rezervë i skuadrës së drejtuar nga Xhenaro Gatuzo.

Të dielën Milani do të luajë në transfertën ndaj Kaljarit, në të njëjtin stadium ku Kutrone luajti sot. Në mungesë të Kutrones, opsionet e Gatuzos në stolin e rezervave pësojnë një ulje të konsiderueshme në cilësi.

Gatuzo: Higuain duhet shërbyer, na duhet pak kohë
Xhenaro Gatuzo është rikthyer para mikrofonit të “Milan TV”, për humbjen ndaj Napolit dhe për sfidën e vështirë që i pret kuqezinjtë fundjavën e ardhshme përballë Romës. Tekniku italian ka vlerësuar pikat e forta të skuadrës, si dhe përmendi se do t’i duhet pak kohë për të rregulluar pjesën ku çalon loja e ekipit të tij.

DIFEKTET – “Ishim zotër të fushës për 60 minutat e para, pastaj goli i parë na çoroditi dhe nuk u dukëm më në fushë dhe këtu kam pendesën më të madhe. Jemi të fortë, na duhet të korrigjojmë disa gabime, kjo kërkon kohë, megjithëse e di shumë mirë se nuk kemi shumë në dispozicion”.

HIGUAIN – “Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tij. Tani do të na duhet që lojtarët e tjerë të bëjnë pjesën e tyre dhe të fillojnë që t’i shërbejnë më shumë raste”.

SFIDA NDAJ ROMËS – “Do të na duhet të përgatitemi mirë, pasi bëhet fjalë për një kundërshtar tepër të fortë. Do të përpiqemi të mbajmë të njëjtat gjëra pozitive që shfaqëm ndaj Napolit, pasi nuk është e lehtë të luash ashtu në “San Paulo”, si dhe do të punojmë fort për të eliminuar problemet që shfaqëm.

Bonuçi nervozohet me tifozin, Gatuzo: Të presim, varet prej tij
Milani ka kaluar pengesën UEFA dhe është kthyer në Europa League, ndërsa Leonardo Bonuçi në Twitter shfryu dufin: “Na kthyen atë që fituam në fushë”.

Megjithatë, e ardhmja e Bonuçit te Milani nuk është aspak e qartë dhe duke gjykuar nga zhvillimet e sotme, transferimi te PSG duket punë ditësh.

Kjo për faktin se trajneri i Milanit Xhenaro Gatuzo ka komentuar me disa fraza domethënëse situatën në të cilët ndodhet kapiteni i skuadrës së tij Leonardo Bonuçi, i cili duket se kërkon të shkojë në Francë. Fill mbas fitores në testin e parë përgatitor, tekniku i kuqezinjve i është përgjigjur pyetje të gazetarëve në lidhje me këtë situatë delikate të lojtarit të tij.

“Leo është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë. Një profesionist i vërtetë që ka dhënë gjithçka në fushën e lojës dhe unë shpresoj që ai të vazhdoj të kontribojë për Milanin. Megjithatë, unë i dëgjoj dhe kërkesat e lojtarëve dhe kam për detyrë t’i respektoj në çfarëdo lloj rasti.”

“Ai dëshiron të fitojë, po kështu duam dhe ne. Askujt nuk i pëlqen që të humbasë. Gjëja më e rëndësishme për mua në këtë situatë është se ai po tregohet një profesionist i vërtetë. Duam që ai të qëndrojë deri në fund, por varet edhe nga vendimi i tij, duhet respektuar dëshira e lojtarëve. Kam folur me të, klubi ka folur me të, le të presim”.

BONUÇI – Vetë kapiteni kuqezi është nervoz, shumë nervoz. Gjatë miqësores së sotme një tifoz iu drejtua “Qëndro me ne, kapiten!”, por përgjigja e Bonuçit ishte shumë e ftohtë, “E di unë çfarë duhet të bëj, nuk duhet të ma thuash ti”. Shenjë se mbrojtësi nuk është i qetë dhe diçka nuk shkon: dëshiron aj të largohet, apo Milani po i bën presion pasi i duhet ta shesë patjetër?