Gashi

Gashi me ekip të ri, por milionat nga Amerika i shtyjnë rikthimin
E ardhmja e Shkëlzen Gashit është në Zvicër. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare është prej gati 6 muajsh pa ekip pasi ndërpreu bashkëpunimin  me amerikanët e Colorado Rapids. Mediet zvicerane përflisnin për një rikthim të shqiptarit te klubi i Grasshopers, por së fundmi një tjetër burim e largon 30-vjeçarin nga qyteti i Zyrihut.

Sipas “Aargauer  Zeitung”, Gashi do të vijojë futbollin profesionist me skuadrën  e Araut, klub ky që militon në “Challenge League”, divizionin e dytë për nga rëndësia. Ky do të jetë një rikthim për mëngjarashin, i cili ka qenë pjesë e këtij klubi gjatë periudhës 2010-2012.

Megjithatë, transferimi ka një detaj shumë të veçantë. Gashit i duhet të presë deri në janar për t’u regjistruar me skuadrën e re. Shkak për këtë është fakti se futbollisti vazhdon të paguhet nga klubi amerikan. Paga vjetore e Gashit është 1.4 milionë euro në sezon.

Largimi i Gashit nga Colorado Rapids ishte njëanshëm dhe për këtë arsye futbollistit i lind e drejta të paguhet deri në fund të kontratës që mbaron në dhjetor të këtij viti.

Gashi gati t’i rikthehet futbollit, në Zvicër e duan me çdo kusht
Viti 2019 nuk ka nisur siç duhet për Shkëlzen Gashi. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare ka mbetur pa ekip që prej muajit shkurt, pasi klubi Colorado Rapids vendosi të ndërpriste në mënyrë të njëanshme kontratën me mëngjarashin.

Një rikthim në Zvicër është hapi më logjik për karrierën e 30-vjeçarit. Gjatë ditëve të fundit në mediet e zvicerane kanë filluar të qarkullojnë lajme për një interes të klubit të Grasshopers.

Klubi më i titulluar në Zvicër po kalon një ndër momentet më të errëta të historisë së tij, pasi sezonin tjetër do të rikthehen në kategorinë e dytë zvicerane pas 70 vitesh qëndrim të vazhdueshëm në elitën e futbollit zviceran.

Gashi kur ishte pjesë e Grasshopers

Drejtuesit e klubit kanë një plan ambicioz, ku synohet që investimet të qëndrojnë në nivele të larta dhe në klub të afrohen lojtarë me një të shkuar me klub të suksesshme te klubi nga qyteti i Zyrihut.

Te Grasshopers, Gashi kaloi dy ndër sezonet më të mira të karrierës së tij, ku në njërin prej tyre ishte golashënuesi i kampionatit zviceran me 19 gola, paraqitje kjo që i siguroi një transferim te “gjigantët” e Bazelit.

Senad Gashi: Kam mësuar nga gabimet, e mund Çizorën
Boksieri shqiptar Senad Gashi do të ndeshet më datë 20 prill me një emër të njohur të botës së boksit si Derek Çizora.

28-vjeçari nga Peja ka një rekord prej 17 fitoresh dhe dy humbjesh. Është për t’u vlerësuar fakti se të 17-ta fitoret e Gashit kanë ardhur me nokaut. Në një intervistë për portalin gjerman “Boxen1.com”, ai shpjegoi arsyet e humbjes ndaj Karlos Takam, ndërsa premtoi se kësaj radhe është i përgatitur për të mundur një emër të madh si Derek Çizora.

Four weeks to go. We. Are. Coming. #WARCHISORA https://t.co/pRSYBWpHOI pic.twitter.com/JjKfyPk4Co

— Hayemaker Boxing (@HayemakerBoxing) March 23, 2019

“Kisha vetëm tri ditë kohë për t’u përballur me Karlos Takam. Nëse do kisha rreth 6 javë kohë për t’u përgatitur, jam i bindur se do fitoja. Luftova thjesht me anë të instinktit, në fund më mungoi gjendja e duhur fizike për një duel me 10 raunde. Një strategji e gabuar ishte dhe fakti që udhëtova pa trajnerin tim”.

“Çizora është një boksier me eksperiencë që i ka parë të gjitha. Këtë lloj kundërshtari nuk ke se si ta surprizosh. Në dy duelet e fundit ka treguar një formë të shkëlqyer. Jam i sigurt se shikuesit do të dëfrehen nga kjo përballje”.

“Jam i bindur se mund të fitoj. Kësaj radhe i kam bërë “detyrat e shtëpisë”. E kam parë disa herë raundin e 11-të të duelit të tij me Uajt. Jam i bindur se dhe unë mund ta nxjerr nokaut atë”, përfundoi Gashi.

Shans i artë për Senad Gashin, në ring e pret ish-kampioni i botës
Boksier i peshave të rënda Senad Gashi do të rikthehet në ring më datë 20 prill në “O2 Arena” në Londër. Sportisti me origjinë shqiptare do të ndeshet me boksierin anglez Derek Çizora, një emër ky mjaft i njohur në botën e boksit,, pasi më parë ka qenë mbajtësi i titullit kampion bote.

“O2 ARENA”

Gashi do të përpiqet të rikthehet te fitorja, pas në duelin e fundit u mund me nokaut nga boksier franko-kamerunas, Karlos Takam.

Ndërkohë nga një situatë e ngjashme vjen edhe 35-vjeçari Çizora. Ish-kampioni i botës vjen gjithashtu nga një humbje nokaut ndaj Dillian Uajt.

Dereck Chisora vs. Senad Gashi on April 20 on Sky pic.twitter.com/ngmxbDrh9J

— ????????????? (@boxingP4Pnews) March 11, 2019

VIDEO | Gashi i papërmbajtshëm, dopietë për sulmuesin kuqezi
Shkëlzen Gashi ka shkëlqyer në miqësoren e Colorado Rapids kundër Las Vegas. Ekipi i sulmuesit mëngjarash ka fituar me rezultatin 3 – 0 në një të takim ku dy prej golave erdhën nga këmbët e Gashit.

Gashi goal 2??#Rapids96 | #LVvCOL pic.twitter.com/PiymLfvZJL

— Colorado Rapids (@ColoradoRapids) February 16, 2019

Kampionati amerikan i futbollit, “MLS”, fillon në muajin mars dhe periudha e shkurtit i gjen të gjitha ekipet pjesëmarrëse në fazë parapërgatitore.

Shkëlzen Gashi i mungon kombëtares shqiptare që prej ndeshjes kundër Maqedonisë më 6 shtator të 2016-ës. Gjasat që 30-vjeçari të rikthehet pjesë e kombëtares kuqezi janë shumë të pakta.

Ibra jo më në hijen e Gashit, 37-vjeçari merr kontratën rekord
Pak kohë më parë bëri bujë lajmi se Zllatan Ibrahimoviç paguhej vetëm 1.2 milionë euro nga klubi i La Galakxy. Sulmuesi suedez paguhej më pak se lojtari i kombëtares shqiptare Shkëlzen Gashi, i cili aktivizohet në po të njëjtin kampionat.

Arsyeja pagën relativisht të vogël ishte një marrëveshje midis tij dhe klubit për të ardhurat nga të drejtat e përdorimit të emrit të lojtarit. Së fundmi ky ngërç ka marrë fund, kjo falë rinovimit të pak ditëve më parë.

Me kontratën e e re sulmuesi 37-vjeçar është bërë lojtari më i paguar në kampionatin amerikan “MLS”, me një pagë sezonale preh 7.5 milionë dollarësh në sezon mbas taksave. Ibrahimoviç “parakalon” italianin Sebastian Xhovinko, i cili kryesonte listën e më të paguarve prej tre sezonesh me pagën e tij prej 7 milionë dollarësh në sezon.

VIDEO | Gashi dhe goli “pa mendje”, vjen vlerësimi në “tokën e premtuar”
Shkëlzen Gashi kishte plot 5 muaj që nuk takohej me golin. Ç’është e vërteta, sulmuesi nuk është se ka shkëlqyer këtë edicion në “tokën e premtuar”, pasi ka shënuar vetëm 2 gola dhe është shumë larg paraqitjeve që ka bërë në kohën kur luante në Zvicër apo dhe edicionit të parë me Kolorado Rapids.

30-vjeçari gjeti golin në ndeshjen e fundit me Kolumbus Kru. Gashi bëri paksa me “hile” pasi shfrytëzoi momentin që kundërshtari nuk e kishte mendjen për të ekzekutuar një goditje dënimi nga një distancë e konsiderueshme.

Goli ishte i rregullt, pasi gjyqtari kishte sinjalizuar nisjen e lojës, por nuk mjaftoi pasi në fund skuadra e tij u mund. Gjithsesi, kjo nuk e zbeh bukurinë, nëse mund ta quajmë kështu, të atij goli.

Siç bëhet me dije dhe nga faqja e klubit ai gol është shpallur dhe më “Goditja e muajit”. Diçituara është mjaft interesante, pasi shkruhet: “Shkëlzen Gashi të bën të paguash nëse nuk e ke mendjen”. E veçantë për sulmuesin, i cili mund të motivohet dhe të “zgjohet” për të treguar vlerat e tij.

https://www.facebook.com/coloradorapids/videos/vb.11106436090/910042945853085/?type=2&theater

HykaÇu rinis fluturimin, San Hoze triumfon ndaj kryesuesve
Jahmir Hyka është kthyer në formën e vet më të mirë dhe sot në orët e para të mëngjesit me orën tonë ka qenë vendimtar në fitoren e papritur 3-1 që San Hoze arriti në Dallas, kundër ekipit më të mirë të kampionatit amerikan deri tani.

Një sezon i zi për San Hozenë, që deri më sot kishte fituar vetëm 2 ndeshje, e fundit në muajin maj. Vetë Hyka kishte shënuar një gol në prill dhe që atëherë kishte pasur shumë luhatje, duke mos luajtur rregullisht.

?????????????????? #Hykachu GOAL! 2-1. #WeAreSanJose | #DALvSJ pic.twitter.com/Elvd5kNcTI

— San Jose Earthquakes (@SJEarthquakes) August 5, 2018

Goli në Dallas, ai që i dha avantazhin 2-1 San Hozesë në fillim të pjesës së dytë, duket si një çlirim për 30-vjeçarin shqiptar, i cili shpreson të rinovojë me San Hoze, ose të qëndrojë në MLS.

Ndërkaq, Kolorado Rapids mundi 2-1 Los Anxheles Galaksi, por Shkëlzen Gashi mungoi sërish për dëmtim, ndërsa Zllatan Ibrahimoviç nuk luajti për shkak se ishte lënë pushim nga Galaksi.

“Gashi dhe Xhaka kërcënuan me largim që para Francës”
Një zbulim i bujshëm nga Xhani De Biazi, i cili me sa duket pak nga pak do të fillojë të flasë hapur në lidhje me kombëtaren kuqezi, pas largimit nga stoli i Shqipërisë.

Në një intervistë ekskluzive për Supersportin, De Biazi ka zbuluar edhe një prapaskenë nga Europiani i Francës, me dy lojtarë të rëndësishëm si Shkëlzen Gashi e Taulant Xhaka që i bënë presion para ndeshjes, për të luajtur në formacion.

De Biazi tregon për herë të parë se Gashi dhe Xhaka kërcënuan të braktisnin kombëtaren gjatë Europianit, kur morën vesh se nuk ishin titullarë ndaj Francës.

”Unë jam një njëri që përpiqem t’i mbroj lojtarët e mi i menaxhoj siç besoj se është e drejtë. Nëse me duhet të ndërhyj, t’i masakroj, e bëj. Nëse duhet t’i mbroj publikisht, e bëj, duke marrë unë fajin.  Gashi dhe Xhaka erdhën një apo dy ditë para ndeshjes me Francën kur panë se nuk kishin fanellat e titullarëve. Erdhën të dy, menduan se ishin më të fortë të dy, do të më trembnin ndoshta, më thanë kemi parë që s’ke ndër mend të na bësh të luajmë, ne duam të shkojmë në shtëpi.”

“Këtu ju thashë, prit, prit, prit pak ndalu, nuk është se shkoni ju në shtëpi , ju dërgoj unë në shtëpi. Pastaj ju thashë edhe shumë gjëra të tjera, dhe që nga ai moment nuk ikën në shtëpi. Ulën armët dhe ikën të flinin. Unë ju thashë ju dërgoj unë në shtëpi dhe qëndruan.”

Gashi krijon, Kolorado fiton
Pas dy humbjesh rresht, Kolorado Rapids kthehet te fitorja dhe Shkëlzen Gashi ka dhënë një kontribut të madh.

Sulmuesi shqiptar dha krosin vendimtar për golin e shënuar nga Ford në minutën e 11-të, në fitoren 1-0 kundër Sporting Kansas Sitit.

Një fitore e çmuar për Rapids, që e ka nisur keq këtë sezon dhe ka vetëm 10 pikë në 12 ndeshje, shumë larg rendimentit fantastik të sezonit të shkuar. Gjithsesi, është vetëm fillimi i sezonit dhe zona play-off është vetëm 5 pikë larg, ndaj gjithçka mund të rregullohet me disa rezultate pozitive rresht.

Gashi ka luajtur 8 ndeshje këtë sezon e ka shënuar 2 gola për Rapids.