Gary Neville

“Sa të dëshpëruar o Zot, Ky Junajtid ta shpif! Solskajer të kopjojë… Poçetinon”
Barazimi në transfertë ndaj Hadërsfilldit të rënë nga kategoria qëlloi fatal për Mançester Junajtid. Hapi fals i dha fund shpresave për t’u renditur në vendin e katërt dhe ekipi i Solskjaer do të aktivizohet në Ligën e Europës në sezonin e ardhshëm.

Geri Nevill ka luajtur një jetë me “Djajtë e Kuq”, ekipi me të cilin ka fituar gjithçka. Sot ndjen trishtim të madh për këtë grup lojtarësh. Ish-mbrojtësi nuk kursehet aspak për lojtarët e Junajtid dhe ka një këshillë për trajnerin Solskjaer.

“Hadërsfilldi ka vuajtur shumë sivjet, nuk kanë cilësi, por më pëlqyen më shumë se ata lojtarët që ishin veshur me të kuqe. Jam i ndershëm në këtë që po them. Asgjë nuk më pëlqen nga skuadra aktuale e Solskjaer. Mjaftoni t’i shikoni, janë grupi më i dëshpëruar dhe dorëzuar që ekziston.

Këta nuk shihen me sy dhe nuk e kuptoj se çfarë mund t’i pëlqejë Ole kësaj skuadre, që nuk është skuadër. Ky Junajtid më kujton Totenhemin e Poçetinos në vitin 2014. Mauricio sapo kishte ardhur dhe në ekip kishte lojtarë si Adebajor, Kabul dhe Kapoe, lojtarë pa shpirt skuadre, por filloi ta çmontonte pak nga pak atë ekip. Ole duhet të bëjë të njëjtën gjë. Mendoj se ka nevojë për një drejtor sportiv, i cili do e ndihmonte shumë.”

Gafat, legjenda e Junajtid i jep një këshillë De Geas
Mançester Junajtid po përjeton një nga momentët më të zymta të historisë. David De Gea është ai që po e vuan më shumë presionin e kësaj situate në “Old Trafford”. Portieri këtë sezon e ka nisur me gafa dhe po e përfundon me to. Në katër ndeshjet e fundit spanjolli ka bërë tre gabime fatale që po i kushtojnë dështimin sezonal skuadrës. Leo Mesi, Leroi Sane dhe së fundmi Markos Alonso e kanë dërguar topin në rrjetë pas dështimit të tij për të pritur topa lehtësisht të evitueshëm.

Geri Nevill, një emër emblemë i Junajtid ka folur për momentin tepër negativ që po kalon De Gea. Ish-mborojtësi shprehet se e ka kaluar edhe vetë këtë situatë dhe ajo çka duhet të bëjë gardiani i “djajve të kuq”, është të shkëpusë lidhjet për disa kohë nga futbolli.

“Nuk di çfarë të them. De Gea po përjeton një makth këto kohë. Një situatë të ngjashmë e kam kaluar edhe unë në fund të sezonit 1999-2000. Ajo çka duhet të bëjë spanjolli është të largohet për disa kohë nga futbolli dhe të fshijë çdo gjë. Tani atij çdo gjë i duket e vështirë”, u shpreh Nevill.

VIDEO | Solskjaer “thumbon” Nevill: S’është e lehtë të menaxhosh
Geri Nevill dhe Ole Gunar Solskjaer kanë formuar një miqësi tepër të ngushtë falë 11 viteve që ata kaluan së bashku si lojtarë të Mançester Junajtid.

Tani, Nevill punon prej kohësh për kompaninë mediatike “Sky Sports”. Në një intervistë për bërë së fundmi, Nevill flet me trajnerin e “Djajve të Kuq” në prag të takimit të nesërm ndaj Mançester Siti.

Megjithëse situata është tepër e tensionuar, Solskjaer, tregon se është një njeri që nuk i kursen shakatë, duke “thumbuar” gjatë intervistës ish-kolegun e tij për eksperiencën katastrofike qe ai pati si trajneri i Valencias katër vite më parë, ku skuadra spanjoll rrezikoi rënien nga Primera Divizion.

“Sigurisht  që do të ketë pasoja. Kundër Sitit s’do të jetë e njëjta skuadër. Sigurisht një ndeshje e tillë bën që të ndryshosh mënyrën e të menduarit. Tani duhet një reagim, një përgjigje. Duhet që të provokosh një reagim, duhet që të frymëzosh një përgjigje nga lojtarët. Ti e di nuk është lehtë të menaxhosh një skuadër në disa raste (qesh)”.

https://twitter.com/utdxtra/status/1120740909409345538

Nevill: Lojtarët e Junajtid plehra, Solskjaer e di ç’duhet të bëjë!
Legjenda e Mançester Junajtid dhe analisti i “Sky Sport”, Geri Nevill, nuk është përmbajtur aspak pas ndeshjes së humbur 4-0 kundër Evertonit, ku ka kritikuar ashpër të gjithë lojtarët e “Djajve të Kuq”. Në një lidhje direkte nga stadiumi pas ndeshjes, Nevill tha:

“Jam gati të shpërthej dhe temperaturat e larta nuk po më ndihmojnë” tha Nevill për Sky Sports. “Unë nuk gënjehem nga këta lojtarë që ishin gjithmonë fantastikë kur filluan të fitojnë për Solskjaer në ato dy, tre muaj. Nëse mendoni për lojën që kemi bërë kundër Liverpulit disa javë më parë ku gjithçka ishte e përsosur, Ole kishte bërë që lojtarët të luajnë përsëri me dëshirë.

“Tani po shohim se çfarë po ndodh, është për të ardhur turp. Jo vetëm sot kundër Evertonit, por dhe në “Camp Nou” kundër Barcelonës. Në vend që të vrapojnë dhe të kthehen shpejt në mbrojtje, ata bëjnë sikur vrapojnë. Të gjithë plehra! Unë mendoj se ajo që ne po shohim tani është ajo që janë lojtarët në të vërtetë.

“E diela e ardhshme është koha për të reflektuar, sepse Mançester Junajtid do të kuptojë nëse do të arrijnë në Ligën e Kampionëve këtë sezon apo jo. Nëse lojtarët nuk ndryshojnë sjellje dhe të vrapojnë, minimalisht të vrapojnë për këtë fanellë legjendare, nuk mendoj se do të jenë këtu për shumë kohë”, përfundoi legjenda e Mançester Junajtid.

VIDEO | Tri pyetjet e Geri Nevill, intervista që po bën xhiron e botës
Ole Gunar Solskjaer është kthyer në një hero për Mançester Junajtid. Norvegjezi që mori “OK”-in nga Molde për të drejtuar gjigantët e Premier League, po bën mirë me “Djajtë e Kuq” dhe eliminimi i PSG nga Champions League ka bërë që të gjithë të marrosen pas tij.

Ai ka kthyer harmoninë në ekip, ndërkohë që i eliminoi francezët me një ekip të cunguar. Mungesa të shumta, teksa nuk ishin emra si Pogba e Lingard. Pas ndeshjes, Solskajer foli për “BeIn Sports” dhe gazetarin e bëntë Geri Nevill, një legjendë e Mançesterit.

“Tre pyetje të shpejta për ty Ole. Sa të gjatë e do kontratën? Sa e do rrogën? Ku e do statujën?”, ishin pyetjet e Nevill, i cili në këtë mënyrë jep edhe mendimin e tij që klubi anglez duhet menjëherë t’i japë një kontratë norvegjezit.

Gary Neville interviewing Ole Gunnar Solskjaer [bein sports] #MUFCpic.twitter.com/dRsz7e38li

— Manchester United (@MUFCScoop) March 6, 2019

“Natë fantastike. Do të bej më të mirën deri në verë dhe të shohim se çfarë do të vendosë klubi. Do vazhdoj deri sa të më thonë të vazhdoj. Fantastike që bosi (Ferguson) ishte në stadium dhe na takoi pas ndeshjes”, tha ish-sulmuesi, i cili më tej thekson se besonte në kualifikimin e skuadrës së tij. Gjithsesi nuk ka kohë për shumë festë.

“Besoja realisht, kisha besim te djemtë. U thashë qe duhej të mbronin si kurrë ndonjëherë, të vraponin si kurrë ndonjëherë. Deri ku mund të shkojë ky Mançester? Në fundjavë Arsenali, ajo është ndeshja më e madhe, sepse vendi i katërt është tepër i rëndësishëm”, u shpreh tekniku i Mançesterit.

“Liverpuli ka vetëm një mënyrë për të fituar titullin!”, një këshillë që gëzon… bavarezët!
Barazimi në derbin kundër Evertonit i kushtoi vendin e parë Liverpulit. Ekipi i Klopit u parakalua nga Mançester Siti, që kryeson tashmë me një pikë më shumë. “The Reds” nuk po arrijnë të mbajnë presionin e madh dhe kanë humbur shumë pikë gjatë javëve të fundit. Gara për titullin kampion në ishull nuk është mbyllur akoma, është shumë e fortë dhe kanë mbetur 9 ndeshje deri në fund të sezonit.

Geri Nejvill, ish-mbrojtësi I Mançester Junajtid dhe kombëtares angleze, ka një këshillë për Liverpulin në prononcimin e tij për “Sky Sports”. Nëse duan të rikthejnë titullin kampion në qytet pas 29 vitesh, ata duhet të sakrifikojnë diçka…

“E kam thënë gjithmonë që Liverpuli ka nevojë për një seri ndeshjesh të mirë pëecaktuara për të fituar titullin kampion. Ata duhet të eliminohen me Bajernin dhe të dalin nga Champions Liga. Nuk po them që të humbasin vetë ndeshjen dhe të bëjnë një figurë të keqe, por mendoj se eliminimi do të ishte diçka shumë e mirë për Liverpulin. Ata do të jenë më të freskët fizikisht dhe do I përgatisin më mirë ndeshjet e fundit në kampionat. Për momentin ata dhe Siti kanë nga 50% mundësi për t’u shpallur kampionë, por kanë humbur një avantazh të madh dhe u duhet të jenë në formën më të mirë për të vazhduar garën për fitimin e Premier Ligës”, përfundon Geri Nejvill.