gary lineker

Propozimi i Lineker: Ta heqim këtë rregull, pa të do shijojmë futboll më të bukur
Rregulli i golit jashtë fushe u fut për herë të parë në vitet ’60. Diçka e tillë u bë për të frenuar dominimin e disa ekipeve të mëdha, që fitonin lehtësisht dhe me diferencë golash në fushën e tyre.

Në ditët e sotme ky rregull po jep efekte të tjera. Ekipet po bëhen gjithnjë e më të kujdesshme në ndeshjet me eliminim direkt. Ata që luajnë në shtëpi ndeshjen e parë preferojnë më shumë që të mos pësojnë sesa të fitojnë ndeshjen.

Spektakli dhe loja e bukur ofensive janë reduktuar dhe të gjithë luajnë më shumë taktikisht se teknikisht. Geri Lineker ka bërë një propozim interesant për UEFA-n. Ish-goleadori i famshëm anglez insiston në heqjen e rregullit të golit jashtë fushe, të paktën për një vit. Nëse diçka e tillë ndodh, ai mendon se spektakli do të rritej dhe skuadrat do të tentonin më shumë drejt lojës sulmuese.

“Nuk e di se çfarë mendojnë njerëzit, por jam për heqjen e rregullit të golit jashtë fushe. Do të më pëlqente të shihja një eksperiment, të paktën për një sezon. Ekipet që luajnë ndeshjen e parë në shtëpi janë të gjitha shumë të kujdesshme. I frikësohen shumë pësimit të golit, pasi diçka e tillë do i sillte disavantazhe të mëdha për ndeshjen e kthimit. Nëse UEFA e eliminon këtë rregull, ekipet shtëpiake do të luanin më hapur dhe do dhuronin një futboll më sulmues dhe të bukur”, shprehet Geri Lineker.

Të gjithë kundër Ronaldos, zhdukja e Salës shkakton polemika për portugezin
Kristiano Ronaldo jeton sigurisht në një botë tjetër. Në një planet ku nuk merr asnjë informacion nga çfarë po ndodh. Këtë e themi, pasi nuk ka mënyrë tjetër për të shpjeguar foton e postuar mbrëmjen e së mërkurës nga portugezi.

Bëhet fjalë për një foto “selfie”, që CR7 e ka shkrepur në bordin e një avioni. Gjithçka do të ishte krejt normale, por në situatën e ditëve të sotme, ku vëmendja kryesore e botës së futbollit i është kushtuar zhdukjes së avionit që mbante në bord sulmuesin argjentinas Emiliano Sala.

??? pic.twitter.com/zC80kfMES8

— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) January 22, 2019

Fotoja e portugezit ka sjellë reagime dhe nga figura të sportit, një ndër to Geri Lineker. Ish-futbollisti anglez iu përgjigj pesë herë fituesit të Topit të Artë në rrjetin social “Tëitter”, duke i shkruar: “Nuk është dita për këtë postim,  me të vërtetë nuk është”.

Not the day for this tweet. It really isn’t. https://t.co/61y6cgEzm0

— Gary Lineker (@GaryLineker) January 22, 2019

Më pas anglezi shpjegoi se është i bindur se Ronaldo nuk ka qenë në dijeni të lajmit kur është postuar foto, por të paktën dikush i afërt duhet ta kishte informuar.