Gabriel Batistuta

Fiorentina tenton rikthimin e madh, Batistuta: Kam vetëm një kusht!
Blerja e Fiorentinës nga manjati Roko Komiso ka rikthyer shpresat në Firence. Tifozët kanë nisur të ëndërrojnë sërish. Flitet edhe për një interesim për Gabriel Batistutën, i cili është një idhull absolut i popullit viola.

Ish-sulmuesi legjendar ka folur për “Sky Sport”, në lidhje me mundësinë e rikthimit te ekipi i tij i zemrës, por tani në rolin e drejtuesit. Ideja e tundon, por varet se çfarë detyre do t’i propozojë presidenti i ri.

“Ndërrimi i pronarëve i ka rikthyer entuziazmin ambientit dhe tifozëve. Mendoj se Komiso dëshiron me të vërtetë të bëjë diçka për Fiorentinën. Tifozët e pranuan dhe tani i takon atij të tregojë se çfarë është në gjendje të bëjë. Jam përshëndetur me të dhe biseduam së bashku.

Kaq për momentin, por varet se çfarë do që të bëj unë. Jetoj në Argjentinë dhe do më duhej të spostohesha në Firence. Të shohim, unë po monitoroj situatën. Nëse më thërret Komiso për të më ofruar ndonjë rol, dua të jem i dobishëm për Fiorentinën. Përndryshe, rrimë kështu siç jemi”, përfundon Batigol.

Rekordi dhe urimi i veçantë, Kualjarela: Dridhem vetëm kur dëgjoj emrin e Batistutës!
Fabio Kualjarela është njeriu i momentit në Serie A. Sulmuesi i Sampdorias shënoi një dygolësh në fitoren 4-0 kundër Udinezes, ndërsa ekipi dorian është vetëm dy pikë larg zonës Champions. Ai është ngjitur në krye të renditjes së golashënuesve me 16 gola duke lënë pas Ronaldon, Zapatën dhe Piatek.

36-vjeçari (i mbush të premten) shënoi gol për të 11-ën ndeshje rresht në kampionat duke barazuar rekordin e vendosur përpara 24 vitesh nga një “kanibal” goli si Gabriel Batistuta. Batigol shënonte në 11-të ndeshjet e para të sezonit 1994/1995 me Fiorentinën dhe e mbyllte sezonin me 26 gola të shënuar.

Kualjarela është shfaqur i emocionuar pas ndeshjes dhe ka thënë fjalët e para pas rekordit të barazuar. Krenari dhe modesti, por kapiteni i Sampdorias nuk e beson akoma se çfarë ka bërë. Njerëzit dëshirojnë që ai të rikthehet në kombëtaren e Mançinit dhe lojtari ka një përgjigje të bukur për këtë.

Ndeshja e radhës është përballë Napolit të tij në transfertë. Bomberi do të tentojë të mos ndalet dhe ta kthejë në të paharrueshme pasditen e dy shkurtit. Mjafton vetëm një gol dhe më pas të gjithë do të ëndërrojnë të barazojnë rekordin e Fabio Kualjarelës…

“Është një emocion i papërshkrueshëm. Vetëm ta imagjinosh diçka të tillë të jep ndjesi të bukura. Batistuta? Dridhem vetëm kur e dëgjoj një emër të tillë… Pas golit të parë mendova vetëm të shijoja mbrëmjen me tifozët e mi. Kam mbetur pa fjalë. Të barazosh këtë rekord në moshën 36-vjeçare është krenari. E kaluara ime dhe sakrificat e mia shërbyen për diçka. Kombëtarja? Trajneri duhet të përqendrohet te të rinjtë, përndryshe nuk do të rriten kurrë. Është e drejtë e Mançinit për të bërë zgjedhjet e tij. Unë luaj futboll për t’u zbavitur dhe kënaqem njësoj si kur shënoj, ashtu dhe kur nxjerr shokët e skuadrës përpara portës”, flet Kualjarela.

Urimet për sulmuesin kanë qenë të shumta, por njëri ka qenë më i veçantë se të tjerët. “Armiqtë” e Xhenoas kanë uruar sulmuesin rival, duke zgjedhur fjalë të bukura për rekordin e tij. “Krenarë që jemi xhenoanë dhe që kemi në qytet një rival kaq të fortë sa ti. Komplimente Fabio Kualjarela”, shkruan klubi i Xhenoas në rrjetet sociale.

11 ndeshjet rresht ku Kualjarela ka shënuar

Milan

Torino

Genoa

Bologna

Lazio

Parma

Empoli

Chievo

Juventus

Fiorentina

Udinese

?? Orgogliosi di essere genoani e di avere in città un rivale forte come te. ?? Complimenti, @FQuagliarella27! pic.twitter.com/JK8hm6yA4g

— Genoa CFC (@GenoaCFC) January 26, 2019

Koha për ndryshim, Batistuta: Radha e Ikardit, Higuain i pati shanset e tij
Argjentina është një kombëtare, që ka patur gjithmonë emra të mëdhenj në repartin e sulmit. Të gjithë nuk mund të luajnë, ose të grumbullohen, kështu që gjithmonë ka patur sulmues të fortë, të cilët kanë mbetur jashtë kombëtares. Mauro Ikardi në Botërorin e fundit, sa për të përmendur një emër.

Gabriel Batistuta, golashënuesi i dytë më i mirë i historisë së Argjentinës me 54 gola në 77 ndeshje, i cili u kalua në vitin 2016 nga Leo Mesi, ka folur për “Sky Sport mbi situatën e repartit ofensiv të kombëtares “Albiceleste”.

Batigol ka një respekt të madh për Gonzalo Higuain, por sulmuesi i Milanit e ka mbyllur epokën e tij tek Argjentina dhe e ardhmja janë: Ikardi, Dibala dhe Simeone.

“E kam të vështirë të zgjedh. Higuain ka qenë gjithmonë i preferuari im, por ka luajtur 3 Kupa Bote me Argjentinën dhe i ka patur shanset e tij. Tani mendoj se është radha e Ikardit, i cili mund të përmirësohet ende. Mauro, Dibala, Simeone janë djem seriozë me dëshirë për t’u përmirësuar dhe besoj se janë e ardhmja e kombëtares. Pipita e ka dhënë çfarë kishte për të dhënë”, përfundon legjenda e Fiorentinës.

Nga Fiorentina, te problemet me gjunjët, Batigol: Më pëlqente… disavantazhi!
Gabriel Omar Batistuta është një emër simbol i futbollit botëror dhe një frymëzim për miliona tifozë. Sulmuesi i famshëm i Fiorentinës ishte një “përbindësh” goli. Lider, forcë, potencë, grintë, pasion dhe një tmerr për portierët kundërshtarë.

Argjentinasi luajti për 9 sezone me ekipin nga Firence, aty ku vazhdon të jetë një idhull absolut. Refuzime të shumta, për t’u larguar drejt Romës në moshën 31-vjeçare. Vështirësitë financiare të Fiorentinës detyruan klubin të shesë yllin dhe kapitenin e saj dhe Batistuta kaloi në kryeqytet, duke fituar titullin e tij të parë kampion në Itali.

Batigol ka folur në emisionin “Domenica Sportiva”, duke komentuar Federiko Kiezën dhe vdekjen e befasishme të Davide Astorit. Ish-bomberi i famshëm zbulon një detaj të rëndësishëm si dhe golin më të bukur të shënuar me bluzën vjollcë, si dhe komenton shkurt golin e shënuar në gjysmëfinalen e Kupës së Kupave në “Camp Nou” përballë Barcelonës. Tifozët po e provokonin gjatë gjithë ndeshjes, Batigol priti momentin e tij, lëshon një predhë drejt portës kundërshtare dhe hesht stadiumin me eurogolin e tij dhe gjestin e gishtit.

Në fund pengjet e karrierës dhe fakti që nuk refuzonte kurrë të luante. Zero rotacion dhe pasojat i ka vuajtur më vonë. Për një farë periudhe kishte probleme me gjunjët dhe të ecurën. Falë zotit tani është më mirë dhe në formë.

KIEZA – “Kieza është i fortë, por nuk mjafton. Kam mësuar që të rinjtë duhet të përsërisin veten në kohë, kështu që varet nga ai, e ardhmja e tij dhe koka e lojtarit. Më kanë thënë që është një djalë shumë i mirë dhe punon shumë.”

ASTORI – “Vdekja e tij goditi gjithë botën futbollistike, sepse ishte kapiteni i Fiorentinës, edhe pse nuk ishte një lojtar i njohur në nivelin botëror. U zbulua që ishte një njeri i mirë, i cili kujdesej shumë për ekipin dhe kjo bëri që të ishte një humbje e madhe në aspektin njerëzor.”

FIORENTINA – “Kam patur shumë oferta nga skuadra të mëdha, por mua më pëlqente ta nisja ndeshjen në disavantazh. Kur e mendon duket një arsyetim idiot, por mua më pëlqenin sfidat. Goli që më lidh më shumë me tifozët e Fiorentinës është ai që shënova në ‘Wembley’ kundër Arsenalit. Të gjithë na cilësuan të mbaruar, por arritëm të mposhtim Arsenalin. Heshtja në ‘Camp Nou’? Ishte një javë e vështirë me një provokim të vazhdueshëm nga tifozët e Barcelonës.”

PENGU – “Mund të fitoja një tjetër titull me Romën, ishim një ekip pothuajse i pamposhtur. Në kombëtare kam luajtur me Maradonën, Kanixhian, por në 3 Botërorë nuk bëmë asgjë. Gjunjët? Tani jam më mirë dhe arrij të eci. Nuk pushoja kurrë kur luaja, do të kisha preferuar të luaja ndonjë ndeshje më pak.”