Gabigol

E ardhmja e Gabigol, Flamengo i bën “presion” me para Interit
Zëvendëspresidenti i Flamengos, Ualim Vaskonselos, ka lëshuar një mesazh të qartë për të ardhmen e sulmuesit brazilian, Gabriel “Gabigol” Barbosa. Sipas numrit 2 të klubit brazilian, Flamengo ka kapacitetin financiar për të nënshkruar përfundimisht me Gabigol, nëse vetë lojtari dëshiron të qëndrojë.

“Ne kemi gjithnjë e më shumë para, por gjithçka varet nga lojtari. Është e drejta e tij që të vendosë nëse dëshiron të qëndrojë me ne, apo do të rikthehet te Interi. Unë mund të them që tani kemi paratë i kemi gati, të mos keni asnjë dyshim për këtë.

Kemi financat e duhura për të ndërtuar një skuadër të nivelit më të lartë. Flamengo ka një të ardhme të ndritur përapar”, u shpreh Vaskonselos. Gabigol aktualisht është në huazim te Flamengo deri në fund të dhjetorit të këtij viti.

VIDEO | Gabigol i pandalshëm, finalizon aksionin e pabesueshëm të Flamengos!
Gabriel Barbosa, ose ndryshe i njohur si Gabigol, nuk arriti kurrë të shpërthente me fanellën e Interit. Prej kohësh, braziliani “endet” i huazuar, me klubin e radhës që ëshët Flamengo.

Forma e 22-vjeçari aktualisht është e shkëlqyer, teksa është kryegolashënues i Serie A në Brazil. Një natë më parë, në ndeshjen Flamengo-Fortaleza, sulmuesi shënoi të dy golat e ekipit të tij, duke i dhënë fitoren dhe vendin e dytë Flamengos.

Gjithsesi, goli i parë ishte ai që ra më së shumti në sy, jo për finalizimin e Gabigol, por për aksionin e pabesueshëm. Spektakël i vërtetë nga lojtarët e Flamengos, që kombinojnë në mënyrë perfekte, duke shënuar një gol për kornizë.

Huazimi i radhës për Gabigol, prezantohet te “gjiganti” brazilian
Gabigol do të vazhdojë të qëndrojë larg Interit, të paktën për gjashtë muajt e parë të vitit 2019-të. Sulmuesi brazilian do vazhdojë të luajë në kampionatin brazilian, kësaj radhe te ekipi i Flamengos, që do ta marrë 22-vjeçarin në huazim.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe në orët në vazhdim pritet që klubet të zyrtarizojnë transferimin e përkohshëm të Gabigol. Për të marrë shërbimet e ish-sulmuesit të Santosit, Flamengo do të paguajë rrogën prej 2.3 milionë eurosh.

https://twitter.com/cahemota/status/1082785154681032704

Së fundmi në internet ka dalë një video ku  Gabigol përshëndet fansat e Flamengos, duke mbajtur veshën fanellën e klubit nga Sao Paolo. Në sezonin që lamë pas të kampionatit brazilian, 22-vjeçari shënoi 18 gola me skuadrën e Santosit, duke kryesuar listën e golashënuesve.

Gabigol mbetet i Interit, bie pista angleze
Rikthimi në vendlindje u duk se i bëri mirë sulmuesit të Interit Gabriel Barbosa, i njohur ndryshe i Gabigol. 22-vjeçari  u shpall golashënuesi i kampionatit brazilian me 18 golat dhe kjo bëri që shumë ekipe evropiane të interesoheshin për të.

Uest Hemi ishte ekipi më i përfolur i javëve të fundit. Skuadra londineze kërkonte ta huazonte për 6 muaj sulmuesin dhe për këtë kishte marrë miratimin e Interit, por negociatat nuk kanë shkuar aq vaj me lojtarin.

Sipas “fcinternews.it”, lojtari i ka kërkuar agjentit të tij të ndalojë menjëherë negociatat me palën angleze. Ndoshta sulmuesi brazilian kërkon të provojë se ai është i aftë të marrë minuta dhe me zikaltrit, të cilët dy vite më parë paguan 30 milionë euro për kartonin e tij.

Gabigol elozhe për Interin: Kthehem në një ekip të shkëlqyer!
Gabriel Barbosa, ose siç njihet nga të gjithë në botën e futbollit, Gabigol, ka përfunduar me sukses periudhën e huazimit te Santos, ku ishte një ndër më të mirët për ekipin brazilian, madje ishte dhe pjesë e formacionit të vitit në Serinë A braziliane.

Tashmë, 22-vjeçari do të rikthehet tek Interi, aty ku nuk ka arritur të jetë thuajse asnjëherë protagonist, që në kohën që u ble nga klubi zikaltër në vitin 2016. Gjithsesi, sulmuesi ka folur për mediat në lidhje me rikthimin e tij dhe është shprehur mjaft i lumtur që po rikthehet dhe që ndodhet në një ekip të shkëlqyer.

“Jam i lumtur që po fliten fjalë të mira për mua. Jam i lidhur shumë me klubin e Santosit, por nuk ia mbyll derën asnjë klubi. Po kthehem tek Interi dhe dua të jem i lumtur dhe të luaj, nuk ka rëndësi se ku. Ndihem i lumtur, që jam një lojtar i Interit. Përfundimisht ata janë një ekip i shkëlqyer”, përfundoi fjalët e tij 22-vjeçari brazilian.

Gabigol i paqartë: Rikthehem tek Interi, por nuk e di se ç’do të ndodhë
Janarin e këtij viti Gabriel Barbosa, ose siç njihet nga të gjithë Gabigol, u huazua te Santosi, pasi tek Inter nuk arriti pothuajse kurrë të bëhej protagonist. Periudha e huazimit në Brazil ka shkuar mjaft mirë për sulmuesin, i cili tashmë përgatitet për rikthimin në Milano, pasi në janar do të kthehet te zikaltrit.

Sulmuesi 22-vjeçar ka folur pas përfundimit të kampionatit brazilian, duke thënë se ende është i paqartë për të ardhmen e tij. Braziliani pranoi se do të rikthehet në janar tek Interi, por si fillim do të diskutojë me drejtuesit.

“Ende nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time. Do të rikthehem tek Interi në janar dhe do të flas me drejtuesit. Tani kam nevojë për pak pushim, agjentët e mi do të mendojnë për pjesën tjetër. Jam i qetë, pasi e kam treguar se çfarë mund të bëj”.

VIDEO: Makthi Inter është harruar, Gabigol magjeps në Brazil
Tifozët e Interit me shumë gjasa do të buzëqeshin, por duket se Gabriel Barbosa, i njohur ndryshe si Gabigol, edhe aq lojtar i dobët nuk është, përkundrazi.

Ndonëse në Itali zhgënjeu dhe nuk u mor vesh pse shkoi tek Interi ku nuk luajti fare, sulmuesi brazilian po tregon me fakte se vlen shumë dhe tek Santosi i tij është kthyer fenomen, duke mposhtur edhe kritikat, sepse para disa muajsh tifozët festonin kur ai zëvendësohej.

Sot në orët e para të mëngjesit me orën tonë Santosi mundi 1-0 Korintiansin në një derbi të madh të Sao Paulos dhe golin vendimtar e shënoi pikërisht Gabigol. Goli i 14-të në kampionat në 29 ndeshje, shënuesi më i mirë në Serinë A, me 3 gola më shumë se rivali më i afërt.

????? pic.twitter.com/1CF1E1hSgs

— Gabriel Barbosa (@gabigol) October 14, 2018

Aktualisht në vendin e shtatë në kampionat, Santosi ka shënuar vetëm 33 gola dhe kjo e shton vlerën e golave të Gabigolit, i cili thuajse gjithnjë shënon gola me vlerë trepikëshe.

Pas golit të fundit Gabigol festoi duke imituar një tjetër brazilian të famshëm, Robinjo, i cili te Santosi ka qenë një idhull, por prej vitesh luan në Europë dhe tani luan në kampionatin turk.

Sound on, listen to the roar. ?

Gabigol celebrates his Classico winner vs Corinthians by referencing a famous @SantosFC goal from 2002 – mimicking Robinho’s eight ‘pedaladas’ before he was brought down for a penalty, which he scored.

Wow. ? pic.twitter.com/LOQtBcdsy4

— Squawka Live (@Squawka_Live) October 14, 2018

Gabigol ka luajtur me Robinjon te Santosi në vitet 2014-2015 dhe të dy janë shumë miq, por dëshira e Gabigolit që Robinjo të kthehet në Brazil nuk do të realizohet. Robinjo është dënuar për përdhunim në Itali dhe vijon gjyqet, ndaj presidenti i Santosit José Carlos Peres vjet deklaroi se nuk ka ndërmend të afrojë lojtar me probleme të tilla, për të mos njollosur imazhin e klubit.

Rekordi fantastik i Gabigol, 200 ndeshje me Santos: Krenari e madhe
Santos udhëton të dielën në mbrëmje drejt Kruizeros për të zhvilluar ndeshjen e radhës në kampionatin brazilian. Një ndeshje rëndësishme për Gabriel Barbosa, i njohur me emrin Gabigol, i cili do të zhvillojë ndeshjen e 200 me ekipin e Santos.

Një arritje fantastike për lojtarin, i cili është vetëm 22 vjeç. Sulmuesi është huazuar për një vit nga ekipi i Interit dhe po bën një paraqitje të mirë me ekipin e tij. Lojtari ka komentuar në rrjetet sociale, ku shprehet i lumtur për këtë arritje, duke u bërë pjesë e historisë së Santosit.

“Është një krenari: një numër mbresëlënës edhe pse jam shumë i ri. Jam i lumtur që kam arritur shifrën e 200 ndeshjeve dhe tentoj të arrij shifrën 300. Falënderoj klubin, tifozët, shokët, stafin teknik dhe familjen time, e cila ka qenë gjithmonë në anën time.

Është një moment shumë i veçantë, nesër do të kërkojmë të fitojmë ndeshjen dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk dua vetëm të shënoj dhe fitoj, por të jem i dobishëm. Dhe nëse fitojmë, do të isha shumë i lumtur”, përfundon komentin e tij Gabigol, i cili kryeson tabelën e golashënuesve me 12 gola të realizuar.

Uma honra para poucos! ??

Uma honra de um Menino da Vila! ??@SantosFC ??#Gabigol200Jogos pic.twitter.com/n8KEZy6es3

— Gabriel Barbosa (@gabigol) September 21, 2018

Rikthehet Gabigol, Santos i kalon “topin” Interit
Në verën e vitit 2016, konkretisht me 27 gusht, Inter firmosi me talentin brazilian që shpërtheu me skuadrën e Santos, Gabriel Barbosa, ose siç njihet ndryshe Gabigol.

Një transferim, ku Inter shpenzoi gati 30 milionë euro dhe braziliani rezultoi një zhgënjim i madh. Aktualisht është huazuar tek ekipi ku shpërtheu. Në Brazil tek Santos duket se Gabigol është rikthyer përsëri të bëjë mirë.

Lidhur me këtë fakt dhe për mundësinë e qëndrimit të sulmuesit tek Santos, ka folur presidenti i Santos, i cili është prononcuar për “Globo Esporte”.

“Gjithçka do të varet nga komunikimi që do të kemi me Interin. Pronarët e klubit italian, nuk ishin të lumtur kur na e dhanë për herë të parë sepse thanë se paguan shumë për ta marrë në “San Siro”. Ai ka ardhur këtu tani dhe është rikthyer, është duke luajtur mirë, çdo sulmues ka ngritjet dhe uljet e tij. Gabriel është një njeri i madh, një profesionist i madh. Ai nuk na solli probleme dhe gjithmonë u soll mirë. Do të ishte fantastike në rast se do të qëndronte. Santos është shtëpia e tij”, ka përfunduar presidenti i klubit brazilian.

Gabigol: Nuk kam asnjë pendesë, do vijë koha që të vendosim për të ardhmen
Gabriel Barboza po shijon disa momente suksesi, pas dështimeve të njëpasnjëshme te Interi dhe te Benfika një vit më vonë. Sulmuesi brazilian ka rigjetur formën e mëparshme në vendlindje te skuadra ku spikati, Santos.

Në një intervistë për medien braziliane “Tribuna”, 22-vjeçari dha foli për aventurën e tij të trishtë me skuadrën e Interit: “Tek Interi ishte një ambient fantastik. Tifozët më pëlqenin shumë dhe shokët e ekipit më përkrahnin gjithmonë, edhe tani flas shpesh me ata, ndërsa shumë tifozë më shkruajnë që të rikthehem në Itali”.

“E kam të vështirë të them se çfarë nuk funksionoi. Ndoshta skuadra atëherë kishte nevojë për diçka tjetër nga ç’ofroja unë. Luajta shumë pak dhe shënova vetëm një gol. Por, nuk kam asnjë pendesë. Futbolli i pranon këto gjëra, nuk jam as i pari dhe as i fundit që nuk përshtatem mirë. Kam edhe tri vite kontratë me Interin, në fund të sezonit të vendosim për të ardhmen”, tha braziliani.

“Gabistol”, dështimi i Interit merr numrin e Peles te Santosi
Gabriel Barbosa, ose i njohur me nofkën (komike) Gabigol, është kthyer te Santosi, aty ku u rrit dhe mori pseudonimin që magjepsi Europën dhe sidomos Interin, që “la leshtë” për ta blerë.

Dështoi tek Interi, dështoi te Benfika dhe tashmë Gabigol shkon në Brazil. Gjithsesi, Interi nuk e heq dot qafe, sepse e çon në huazim te Santosi, duke u lutur që “Gabistoli” të kthehet aq që ka qenë.

Te Santosi i kanë dhënë numrin 10, atë të një lojtari pak a shumë të njohur, një Pele që në Brazil është perëndi.

“Gjithçka u mbyll shumë shpejt, kam mësuar shumë nga vuajtjet në Europë dhe jam i lumtur që kthehem te dashuria ime e madhe, Santosi, klub me të cilin jam tifoz, si gjithë familja ime. E dinin të gjithë që doja të kthehesha”, tha Gabigol gjatë prezantimit, duke shkuar deri aty sa të pretendojë kthimin në kombëtare.

“Kthehem në i pjekur dhe me eksperiencë. Nëse do të paraqitem mirë, do të kthehem në kombëtare, është edhe Botërori këtë vit. Po pres me padurim të luaj, sidomos në Kupën Libertadore. Të jetë për mua, nuk iki më kurrë nga Santosi”.

Një batutë edhe për Interin, që pagoi 30 milionë euro për ta blerë, dy vite më parë: “Gabova kur braktisa stolin në një ndeshje, por kërkova falje një ditë më vonë. Kam mësuar nga gabimet e mia, ky është virtyt për çdo njeri”.

Gabigol: Me Interin është vetëm një “mirupafshim”
Fiks në ditën e fundit të merkatos, Gabigol ka lënë Interin për t’u transferuar te Benfika. Transferimi i tij ka qenë disi surprizues, por ai ndihet i sigurt se ka marrë vendimin e duhur. Ai uron që kjo të ketë qenë thjesht një “mirupafshim” dhe jo “lamtumirë”.

“Jam i lumtur që kam një shans tjetër dhe që mund të tregoj cilësitë e mia. Oferta ka ardhur dje (pardje) në orën 15:00. Objektivi im është që të arrij të luaj sa më shumë, që të bëj mirë këtu në Portugali dhe të rikthehem tek Interi. Nuk e di çfarë nuk ka funksionuar me fanellën zikaltër, por garantoj se jam angazhuar çdo ditë dhe se do të jem gjithmonë gati. S’kam luajtur, por kam durim. Dua t’i falenderoj të gjithë tifozët për dashurinë që më kanë dhënë në Milano. Forca Inter!”

Misteri i shekullit, Gabigol ikën nga Interi
Gabigol, një emër që të bën kurioz sapo e lexon. Ndoshta kështu mdodhi edhe me drejtuesit e Interit, që shpenzuar 30 milionë për t’ia marrë Santosit dhe firmosën me të një kontratë fantastike.

Problemi është që Gabigol nuk kishte lidhje me golin dhe është transformuar në një nga misteret më të mëdha të futbollit, nga ata lojtarë që do të kthehen shpejt në legjenda urbane.

Interi ndërroi shumë trajnerë gjatë kohës që Gabigol ishte në Milano, por asnjeri nuk e aktivizoi rregullisht, aq sa dilema e madhe është: a ishte lojtar i mbaruar, apo nuk diti Interi ta shfrytëzonte si duhej?

Tani Gabigol ikën te Benfika, në huazim, me klubin portugez që ka të drejtën e blerjes për 25 milionë euro.

Interi lutet që braziliani të ringjallet, sepse nëse nuk ia del as te Benfika, do të detyrohet ta paguajë kot, ose ta shesë për “qindarka”.

Gabigol, drejt huazimit te Sportingu
“Martesa” mes Interit dhe talentit brazilian Gabigol është në një fazë delikate. Mediat italiane bëjnë me dije se e ardhmja e tij mund të jetë larg zikaltërve, teksa menaxherët e tij po punojnë për transferimin e sulmuesit tek Sportingu Lisbonës.

Gjithsesi, ky nuk pritet të jetë një “divorc” përfundimtar, por vetëm një pauzë reflektimi. Sipas “internews”, braziliani shpresonte të qëndronte te Interi për të bindur Spaletin se ishte i vlefshëm për këtë ekip. Por në fund ai duket se ka pranuar të huazohet në Portugali për të fituar më shumë eksperiencë evropiane.