Futbolli belg

Barça dhe Bajern “përplasin brirët”, nis gara për talentin gjeorgjian.
Pronarët e klubit belg të Gentit janë duke “fërkuar duart”, pasi kanë në dorë një talent të rrallë. Bëhet fjalë për gjeorgjianin Giorgi Çakvedatze, paraqitjet e të cilit kanë tëhequr vëmendjen e shumë klubeve elitare nëpër Europë.

Çakvetadze është vetëm 19-vjeç  dhe është një mesfushor me tipare sulmuese që ka një raport mjaft të mirë me golin. Një produkt i dalë nga akademia e Dinamo Tbilisit, gjeorgjiani u ble nga belgët e Gentit në verën e 2017-ës në një marrëveshje kosto e secilës i kaloi një milionë e gjysmë eurot, shifër kjo e padëgjuar më parë për një lojtar nga një kampionat modest si ai i Gjeorgjisë.

El gol de Chakvetadze ante Andorra. pic.twitter.com/MNCfV9yPSv

— Irati Prat (@IratiPratSC) November 15, 2018

Përshtatja me futbollin belg nuk qe dhe aq e lehtë. Në sezonin e parë qëndroi më së shumti në stol, por kë sezon është një histori krejt ndryshe. Katër gola dhe dy asiste në 15 ndeshje, si dhe titullar në kombëtaren gjeorgjiane ku shënoi golin e fitores në sfidën ndaj Andorrës. Sipas medieve belgeve, ofertat e para për të kanë ardhur. Ndërkohë, që interes kanë shfaqur dhe klube elitare si Barcelona dhe Bajerni i Mynihut.

Plas në Belgjikë: Arrestohet trajneri i Bryzhit dhe dy arbitra!
Një skandal ka përfshirë futbollin belg. Prokuroria Federale ka hapur një hetim sa i përket transaksioneve financiare të dyshimta, dyshimeve për mashtrim dhe fiksim të disa ndeshjeve. Disa figura të mëdha të futbollit belg janë arrestuar në orët e fundit, ku u kryen 44 kërkime në vend, por dhe jashtë Belgjikës.

Mogi Bajat, ish-presidenti i Sporting Çarleroi, është arrestuar, ndërsa në pranga kanë përfunduar dhe Ivan Leko (trajner i Bryzhit), Herman Van Holsbek (ish-zyrtar i Anderlehtit) si dhe dy arbitrat Sebastian Delferier dhe Bart Vertenten.

Policia e Limburgut ka lëshuar 44 urdhëra arresti. Kërkimet u kryen në 10-të klube të divizionit 1A. Qëllimi janë lojtarët, të cilët kanë kontrata me menaxherët Mogi Bajat dhe Dejan Velkoviç. Kërkimet u bënë në klubet e Klub Bryzhit, Standart Liezhit, Anderlehtit, Ostendes, Kortrikut, Lokerenit dhe Genkut.

Anderlehti siguroi se “do të bashkëpunojë plotësisht në këtë hetim”, ndërsa klubet e Moskron, Çarleroi dhe Eupen pretendojnë se asnjë kërkim nuk është kryer në klubet e tyre për momentin. Kërkimet kanë të bëjnë me zyrtarë klubesh, menaxherë lojtarësh, gjyqtarë, një ish-avokat, një zyrë kontabël, një trajner, gazetarë dhe bashkëpunëtorë të ndryshëm, ndërsa hetimi do të shtrihet dhe jashtë Belgjikës.

Prokuroria Federale shpjegon se 13 kërkime janë kryer jashtë vendit, veçanërisht në Francë, Luksemburg, Qipro, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni. Dokumentet dhe pasuritë e vendosura në llogaritë bankare janë konfiskuar. Në aksion po marrin pjesë 220 forca policore, 184 në Belgjikë dhe 36 jashtë vendit.

Hetimi federal filloi në fundin e vitit 2017, pas një raporti nga Njësia e Policisë Federale të mashtrimit të sporteve. Kjo njësi zbuloi treguesit e transaksioneve të dyshimta financiare në ndeshjet e kampionatit belg. Menaxherë të ndryshëm kanë fshehur komisionet për transfertat e lojtarëve nga autoritetet belge, si dhe pagat e lojtarëve dhe trajnerëve të ndryshëm.

Gjatë hetimit dolën në pah dhe provat e trukimeve të disa ndeshjeve të sezonit të kaluar. Hetimi gjyqësor mbulon aktivitet e kryera në kuadër të një organizate kriminale, pastrim parash dhe korrupsion privat.