Frenkie De Jong

Arsenali “digjet”, De Jong: Je aty ku duhet kur të kërkon Barcelona!
Frenki De Jong u prezantua javën e kaluar si futbollist i Barcelonës, klub me të cilin ka nënshkruar deri në vitin 2024. Talenti i 22-vjeçarit nuk vihet në dyshim dhe shumë shpejt do të kthehet ndër mesfushorët më të mirë në planet. Brumi holandez do të përpunohet në furrën spanjolle dhe produkti pritet të jetë fantastik.

De Jong ka folur për “Voetbal International”, duke zbuluar se si e kishte menduar karrierën e tij. Etapat u dogjën, por më mirë kështu. Eleganti dhe inteligjenti i mesit të fushës ndihet i lumtur që do të luajë te Barça, ekip që e ka adhuruar gjithmonë për stilin e bukur të lojës.

“Në mendjen time kam patur këtë listë për një kohë të gjatë: Ajaks, Arsenal, Barcelona, që është edhe trajektorja e Mark Overmars. Por, kur mund të shkosh menjëherë te Barcelona, atëherë je pikërisht aty ku duhet të jesh. Ndodhi më shpejt se sa kisha guxuar për të ëndërruar.

Kam qenë gjithmonë tifoz i futbollit të Barcelonës. Ky klub ka luajtur të njëjtin futboll prej vitesh dhe ka patur e ka futbollistë të mëdhenj. Ksavi, Iniesta, Buskets, përulem përpara një mesfushe të tillë. Pastaj është edhe Leo Mesi, më i miri në botë, idhulli im. Edhe Camp Nou është madhështor. Duke i mbledhur të gjitha këto, mund të them se nuk është kaq e komplikuar për një djalë të ri të luajë për Barcelonën apo Realin e Madridit”, përfundon Frenki De Jong.

Holandezi i 20-të që vesh fanellën e Barçës, ja kur prezantohet De Jong!
Frenki De Jong prej kohësh është zyrtarizuar si lojtar i Barcelonës me këto të fundit që kanë derdhur në arkat e Ajaksit plot 75 milionë euro, ku në rast se shtohen edhe bonuset, shifra totale e operacionit shkon në 86 milionë euro.

Mesfushori ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024 me Barçën dhe do të prezantohet zyrtarisht përpara tifozëve katalanas me 5 korrik.

? La presentación está prevista para el próximo viernes aunque falta el anuncio oficial

?? El holandés número 20 de la historia del club firmó hasta 2024 por 86 millones de euroshttps://t.co/WjaJs2993e

— AS (@diarioas) 30 juin 2019

De Jong është holandezi i 20-të në histori që do të veshë fanellën e Barcelonës, pas emrave si Johan Krujf, Van Bronkorst, Kuman apo Van Bomel e Koku.

Holanda shpall më të mirin, çmimin e rrëmben një “harkëtar”
Kampionati holandez i sezonit ka shpallur të gjitha verdiktet e këtij sezoni, Kryefjala mban emrin Ajaks. “Harkëtarët” fituan titullin dhe kupën, ndërsa golashënues u shpallën Tadiç i Ajaksit dhe De Jong i PSV me nga 28 gola.

Së fundmi është zgjedhur edhe futbollisti më i mirë i këtij sezoni. E kush tjetër përveçse Frenki De Jong. 22-vjeçari ishte truri i lojës së bukur të Ajaksit, ndërsa sezonin e ri do ta shijojmë me bluzën e Barcelonës mbi supe.

Çdo top duhej të kishte kontakt me këmbët e tij përpara se të nisej drejt portave kundërshtare. Vizion loje, teknikë, inteligjencë taktike dhe shumë personalitet. De Jong e mbylli kampionatin me 3 gola të shënuar dhe po kaq asiste të dhuruara, por shifrat e vogla nuk kanë shumë rëndësi përballë një lojtari me cilësi të tilla.

OFFICIAL: Frankie de Jong has been named @eredivisie Player of the Season. pic.twitter.com/daHFjc72Kx

— Squawka News (@SquawkaNews) May 17, 2019

Eredivisie ka shpallur edhe formacionin më të mirë të vitit. Bie në sy prania e 7 lojtarëve të Ajaksit, ndërsa 11-ja plotësohet me tre lojtarë të PSV dhe Martin Odegard të Viteshes.

OFFICIAL: The @eredivisie Team of the Year 2018/19. pic.twitter.com/A0gbvSlOFz

— Squawka News (@SquawkaNews) May 17, 2019

De Jong: De Ligt është 19 vjeç, por të jep përshtypjen e një pensionisti
Matijs De Ligt është një ndër kapitenët me të rinj të historisë. Djaloshi ka treguar një pjekuri të madhe dhe arrin ta motivojë ekipin e tij në maksimum. Është një lider i vërtete në fushë me aftësitë e tij, por edhe në atë që thotë. Klubi që do e marrë nga Ajaksi nuk do të përfitojë vetëm një mbrojtës klasi, por edhe një udhëheqës të skuadrës.

De Jong (m) dhe De Ligt (d)

De Ligt dhe Frenki De Jong janë rritur bashkë në Amsterdam dhe kanë një lidhje të ngushtë me njëri-tjetrin. Ata janë dy pikat më të forta të të Ajaksit dhe një thesar të ardhurash. Mesfushori është shitur tashmë te Barça për 86 milionë euro, ndërsa De Ligt me shumë mundësi do t’i bashkohet shokut të tij në ditët në vijim pwr njw shifwr tw pwrafwrt.

Gjatë një interviste, De Jong është pyetur në lidhje me aftësitw drejtuese që 19-vjeçari posedon. Frenki me shaka e krahason atë më një pensionist. “Matijs është 19 vjeç, por ndonjëherë kur bisedon të jep idenë e një pensionisti të hershëm. Gjithsesi ndonjëherë them me vete: ‘Merre shtruar, mos vepro sikur ke arritur të grumbullosh gjithë mençurinë e botës’”, shprehet De Jong.

VIDEO | Çfarë feste në dhomat e zhveshjes, De Jong: Më e vështirë me Realin!
Ajaksi tregoi edhe njëherë se ka një skuadër fantastike. Brez i talentuar lojtarësh, madje shumë më tepër sesa të talentuar, personalitet dhe dëshirë për të dominuar nëpërmjet një futbolli që mungon shumë në kohët e sotme.

“Harkëtarët” përmbysën golin e Kristiano Ronaldos në Torino, fituan 1-2 dhe u kualifikuan në gjysmëfinale të Champions Ligës. Pas Realit të Madridit ishte radha e Juventusit për t’u eliminuar nga holandezët e mrekullueshëm.

Frenki De Jong zhvilloi një ndeshje të madhe, si të gjithë shokët e tij. Në një prononcim për “RMC Sport”, mesfushori i Ajaksit flet për duelin e mbrëmjes së kaluar, vlerëson shumë forcën e ekipit të Alegrit dhe tregon ndryshimin midis këtij kualifikimi dhe atij të arritur më parë në kryeqytetin spanjoll kundër Realit.

“Më të vështirë e patëm në Madrid kundër Realit, sepse e kishim humbur ndeshjen e parë. Juventusi ka një ekip shumë të fortë dhe shumë të disiplinuar. E dinim që do të ishte një ndeshje e komplikuar”, përfundoi 21-vjeçari i talentuar.

Nuk ka munguar festa e madhe e lojtarëve të Ajaksit. Pasi arritën të mposhtin Juventusin në shtëpi me rezultatin 1-2 dhe të kualifikoheshin në katër më të mirat e këtij kompeticioni, ata janë “çmendur” në dhomat e zhveshjes, siç dallohet në videon e mëposhtme.

Ajax’s dressing room after their victory over Juventus.

What a young side they’ve got at the moment!pic.twitter.com/I9a0AxSKC8

— BT Sport (@btsport) April 17, 2019

De Jong: Çfarë sezoni, gati të befasojmë edhe Juven! Krujf? Ja ku ngjajmë!
Frenki De Jong dhe Ajaksi i tij janë një nga zbulimet më të bukura të këtij sezoni në Champions Ligë. Mesfushori i “Harkëtarëvë” është gati për ndeshjen e parë kundër Juventusit, që zhvillohet sonte në Amsterdam.

Italianët janë një kundërshtar shumë i vështirë dhe një nga pretendentët kryesore për fitimin e kupës me veshë të mëdhenj, por mesfushori nuk e njeh fjalën frikë. Në një prononcim për “UEFA.com”, De Jong, i cili do të transferohet te Barcelona në fund të sezonit, flet për sezonin fantastik, eliminimin e Realit dhe Juventusin.

Ai ka një koment për Leo Mesin, tregon ndryshimin e lojës së tij dhe në fund e mbyll me të madhin Johan Krujf. Shumë njerëz shohin ngjashmëri midis Johanit dhe Frenkit. Ky i fundit shpjegon se pse e bëjnë këtë dhe zbulon mendimin e tij për këtë çështje.

AJAKSI – “Ecuria jonë në Champions gjatë këtij sezoni ka qenë madhështore. Kemi luajtur tre ture eliminatore përpara kualifikimit në grupe. I fituam të gjitha ndeshjet dhe realizuam objektivin tonë. Në grupe treguam forcën dhe cilësitë tona. U kualifikuam dhe momenti më i bukur ishte eliminimi i Realit. Ju treguam të gjithëve se çfarë mund të bëjmë. Shpresojmë që ta demonstrojmë diçka të tillë edhe kundër Juventusit.”

JUVENTUSI – “Jemi shumë të motivuar për ndeshjen kundër Juves. Jemi zbulimi i këtij sezoni, por mendoj se ju kemi treguar të gjithëve se mund të luajmë në këto nivele. Shpresoj që të tregojmë se jemi po aq të aftë sa Juventusi, pse jo edhe më shumë.”

STILI – “Gjithmonë kam menduar se Leo Mesi është futbollisti më i mirë në botë. Më i vogël isha më shumë një numër 10 dhe luaja pas dy sulmuesve. Isha pak dembel dhe më pëlqente që ta mbaja topin shumë. Tani punoj më tepër në fazën e ndërtimit të lojës së skuadrës.”

KRAHASIMI ME KRUJFIN – “Njerëzit na krahasojnë prej faktit që kemi një stil të përbashkët ecje dhe vrapimi, por nuk ka lidhje. Nuk mendoj se më krahasojnë me të vërtetë me të, nuk mund ta bëjnë diçka të tillë.”

Ajaksi gjen pasuesin e De Jong, gati 12 milionë euro për talentin rumun
Frenki De Jong do të jetë një lojtar i Barcelonës duke nisur që nga sezoni i ardhshëm, me Ajaksin që do të përfitojë plot 75 milionë euro nga shitja e lojtarit. Tashmë, drejtuesit holandezë, kanë nisur kërkimet për zëvendësuesin e 21-vjeçarit dhe me sa duket e kanë gjetur kandidatin potencial.

Bëhet fjalë për talentin e Standard Liezhit, Razvan Marin. Rumuni ka mahnitur me paraqitjet e tij në Belgjikë dhe duket se pëlqehet shumë nga drejtori sportiv i Ajaksit, Mark Ovenmars. Gjiganti holandez do të ofrojë plot 12 milionë euro për Standardin, që pritet të mos e refuzojë një ofertë të tillë.

?? BREAKING: Ajax have found their replacement for Frenkie de Jong. Razvan Marin will sign a contract for 5 years, transfer fee will be approximately €12M. [@MikeVerweij] pic.twitter.com/2lrbJSRmqD

— AFC Ajax ? (@TheEuropeanLad) March 25, 2019

Razvan Marin është aktivizuar më parë tek ekipi i Vitorulit, deri sa në vitin 2017 kaloi në kampionatin belg për diçka më shumë se 2 milionë euro. Aktualisht, në këtë sezon, 22-vjeçari numëron 5 gola në kampionat me fanellën e Standardit, pas 28 ndeshjesh të luajtura.

Flet e ëma e De Jong: Ju tregoj Frenkin jashtë fushave, do të jetë i tillë edhe te Barça
Frenki De Jong është një nga mesfushorët më premtues në botë. Barcelona veproi shpejt, fitoi konkurrencën dhe pagoi  75 milionë euro (me bonuse shkojnë në 86 milionë) te Ajaksi, duke siguruar shërbimet e holandezit të talentuar.

21-vjeçari i Ajaksit do të transferohet në Katalunjë në fund të sezonit për të nisur aventurën e re me gjigantin spanjoll deri në vitin 2024, ndërsa rroga e tij do të jetë 8 milionë euro në sezon.

E ëma e lojtarit, Marjon Schuchhard, ka folur për “De Telegraaf”, aty ku zbulon anën humane të djalit të saj. Frenki është një person i qetë, me këmbë në tokë dhe i rritur me dashuri e me vlerat e duhura.

De Jong është një futbollist fantastik, por edhe Frenki është një njeri i tillë. Marjon zbulon dhe një detaj sa i përket modës së fundit. Shumë futbollistë mbushin trupin e tyre me tatuazhe, ndërsa holandezi as që ka ndërmend ta bëjë një të tillë.

DE JONG – “Frenki është një djalë i qetë dhe i zhytur në mendime. Ai është një djalë normal dhe do të vazhdojë të jetë i tillë. Ai nuk merr kurrë vendime për para dhe pa i menduar më parë. Mendohet gjatë për hapin që do të hedhë. Është e rëndësishme të jesh një futbollist i mirë, por edhe më shumë është që të jesh njeri i mirë. Frenki është i qetë dhe modest, kështu e kemi rritur.”

TATUAZHET – “Shumë futbollistë kanë tatuazhe, ndërsa Frenki nuk ka asnjë. Një ditë i thashë që shumica e këtyre pikturave të bukura do duken keq në moshën 80-vjeçare. Ai qeshi dhe m’u përgjigj se nuk kishte qëllim për të bërë tatuazhe.”

De Jong: Ramos mund të pendohet, kemi shanse për t’u kualifikuar
Reali i Madridit dhe Ajaksi do të ndeshen mes tyre të martën në mbrëmje për një vend në çerekfinalet e Champions Ligës. Ndeshja e parë e zhvilluar në Holandë përfundoi me fitoren 2-1 të “Los Blancos”, pavarësisht se vendasit zhvilluan një ndeshje shumë të mirë.

Frenki De Jong është një nga pikat më të forta të Ajaksit dhe ai beson fort tek ekipi i tij. Mesfushori, i cili do të transferohet në fund të sezonit te Barcelona, ka një mesazh për Sergio Ramosin. Kapiteni nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e kthimit.

Mbrojtësi mori një karton të verdhë me qëllim në ndeshjen e parë, me qëllimin për t’u zëruar nga kartonët. Ai e pranoi një gjë të tillë dhe UEFA nuk fali, duke e dënuar Ramosin me dy ndeshje pezullim.

De Jong “thumbon” kundërshtarin në prononcimin e dhënë për “AD”. 21-vjeçari beson se “Harkëtarët” kanë shanset e tyre për t’u kualifikuar dhe ndoshta kapiteni do të pendohet për veprimin e bërë.

“Ndoshta, Sergio Ramos do të pendohet për veprim e bërë. Reali është padyshim favorit për t’u kualifikuar, por ne nuk dorëzohemi kurrë dhe kemi mundësitë tona për të kaluar turin”, thekson Frenki De Jong.

Onana: De Ligt e ka ndarë mendjen. VAR-i? Jemi të zemëruar, por pritet kundër Realit!
Ajaksi u mposht nga Reali i Madridit në shtëpi me rezultatin 1-2, ndërsa pa t’i anullohej një gol nga teknologjia VAR. Një rast i dyshimtë që ka sjellë kritika të shumta, por ndeshja ka mbaruar dhe Andre Onana tenton të shohë përpara. Portieri kamerunas i Ajaksit ka folur për “Mundo Deportivo”, duke zbuluar të ardhmen e Matijs De Ligt. Kapiteni kërkohet nga gjysma e Europës, por ai ka vetëm një ekip në mendje: Barcelonën.

Onana komenton dhe teknologjinë VAR. Tek Ajaksi janë të acaruar për anulimin e golit, por kjo nuk është ndonjë befasi e madhe kur përballë është Reali i Madridit!

DE LIGT – “Ashtu si dhe De Jong, Matijs dëshiron të luajë me Barcelonën. Kam biseduar shumë herë me të dy lojtarët dhe De Ligt i pëlqen të transferohet në Katalunjë. De Jong? Frenki është i ri, shumë i fortë dhe mund të përmirësohet akoma.”

VAR – “Janë gjëra që nuk i kemi ne në dorë, pasi nuk mund ta ndryshojmë vendimin e arbitrit. Jemi të zemëruar, por ky është futbolli. Ka gjëra që nuk mund t’i kontrollojmë dhe VAR-i është një prej tyre. Mos të harrojmë që po luanim kundër Realit të Madridit dhe e dimë mirë që mund të ndodhin gjëra të tilla… ”

Prapaskenat e akordit, Barcelona bindi De Jong falë… Nejmarit!
Barcelona fitoi konkurrencën me PSG dhe Mançester Sitin dhe Frenki De Jong do të transferohet në fund të sezonit në La Liga. 75 milionë euro (me bonuse shkojnë në 86 milionë) për Ajaksin dhe një kontratë 5-vjeçare me një rrogë rreth 8 milionë euro për mesfushorin.

Holandezi nguroi për të zgjedhur ekipin e ardhshëm, bisedoi me të tre klubet dhe në fund zgjodhi të luajë me… ekipin e Leo Mesit. Spanjollja “AS” zbulon një detaj interesant që ndikoi në zgjedhjen e De Jong.

Drejtuesit e Barçës i kanë treguar yllit të Ajaksit disa mesazhe në “WhatsApp” që u kishte dërguar Nejmar. Braziliani nuk ndihet mirë në kryeqytetin francez dhe dëshiron të rikthehet në Katalunjë.

Në mesazhe Nejmar ankohet për nivelin e kampionatit francez dhe shpreh dëshirën e tij për t’u rikthyer te Barcelona. Sulmuesi vazhdon me ankesat; moti në Francë e acaron dhe pranon se ka gabuar që u largua nga Spanja. Ai i lutet drejtuesve ta blejnë përsëri dhe diçka e tillë e ka bindur De Jong të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij dhe të zgjedhë Barcelonën.

Guardiola: Barça dhe Reali sipër nesh, të nxjerrim mësim nga… De Jong!
Mançester Siti nuk pati probleme për të avancuar më tej në FA Cup. “Qytetarët” mposhtën Bërnlein me rezultatin 5-0. Gabriel Zhezuz, Bernardo Silva, De Brujn dhe Aguero ishin autorët e golave, ndërsa Long shënoi në portën e tij për të vulosur “manitan”.

Frenki De Jong ishte një nga dëshirat e Pep Guardiolës, por Barcelona fitoi konkurrencën dhe siguroi akordin me mesfushorin e Ajaksit. Holandezi bisedoi me katalanasit, trajnerin Tuhel të PSG, Guardiolën dhe në fund zgjodhi La Ligën.

“De Jong nuk më ka zhgënjyer. Është pothuajse e pamundur të konkurrojmë me Barcelonën ose Realin për prestigjin që kanë, për kampionatin ku luajnë dhe për faktin që janë klube të pabesueshme. Duhet të tregohemi më të shpejtë herën tjetër. Duhet të jemi gati për t’i paraprirë konkurrencës për këta të rinj të talentuar”, përfundon trajneri i Mançester Sitit.

Klauzolë e veçantë për De Jong, një mesfushor kërkon largimin
Barcelona fitoi konkurrencën me PSG dhe Mançester Sitin dhe siguroi shërbimet e Frenki De Jong. 75 milionë euro për Ajaksin, një kontratë 5-vjeçare për holandezin, i cili do të mbyllë sezonin me ekipin aktual për të zbarkuar në verë në Katalunjë.

Një përforcim fantastik për mesfushën e Ernesto Valverdes dhe drejtuesit e Barcelonës kanë përcaktuar dhe klauzolën e largimit të tij. Plot 400 milionë duhen derdhur në arkat e Barçës dhe të gjithë kanë mundësinë të blejnë lojtarin e kombëtares holandeze për këtë shumë, përveç… PSG!

Spanjollët akoma i mbajnë inat francezëve për pagimin e klauzolës së Nejmarit dhe siç raporton “Sport”, ata tashmë kanë programuar gjithçka duke futur një klauzolë “anti-PSG” në marrëveshjen me 21-vjeçarin.

Nga ana tjetër Denis Suarez është në kërkim të minutave dhe dëshiron largimin nga Barcelona. Mesfushori kërkohet nga Arsenali dhe të njëjtën gjë kërkon dhe 25-vjeçari. Kontrata me Barçën përfundon në verën e vitit 2020 dhe mesfushori nuk po pranon rinovimin e saj sipas “El Mundo Deportivo”.

Denis Suarez

“Topçinjtë” ofrojnë dy milionë euro për huazimin e lojtarit, por Barcelona kërkon shitjen e tij të plotë. Për Suarezin interesohen dhe Sevilja me Betisin, që janë gati të paguajnë 15-20 milionë për kartonin e tij.

Suarez nuk i pëlqen këto piste dhe dëshiron të kalojë në ekipin e Unai Emerit. Nëse akordi me Barçën nuk arrihet, Arsenali do të nisë sulmin për Kristofer Nkunkun e PSG, me të cilin trajneri spanjoll ka punuar në Francë dhe e njeh shumë mirë.

De Jong “asist” për kapitenin: Unë u qetësova, tani radha e De Ligt
Në fundjavë Ajaksi dhe Herenveni zhvilluan një sfidë spektakolare mes tyre në kampionat. Përballja u mbyll në barazim 4-4, ndërsa mbrëmë Ajaksi nuk fali në kupë dhe mposhti Herenvenin me rezultatin 3-1. Frenki De Jong ishte ndër më të mirët në fushë dhe në përfundim të ndeshjes u ndal të fliste për kapitenin dhe shokun e tij, Matijs De Ligt.

Të dy janë të rinj, të talentuar dhe ndër më të kërkuarit në merkato. De Jong e ndau mendjen dhe firmosi me Barcelonën. Ai do të mbyllë sezonin me “shigjetarët” dhe në verë do të transferohet në ekipin e Leo Mesit.

Shumë klube interesohen dhe për De Ligt, por kapiteni 19-vjeçar nuk ka vendosur ende për të ardhmen. De Jong bën shaka me mbrojtësin dhe e fton atë të flasë për të ardhmen e tij.

De Jong (m) dhe De Ligt (d)

“Unë jam i qetë tani dhe është radha e De Ligt për të vendosur për klubin e ri”, flet duke buzëqeshur 21-vjeçari për “Fox Sports”. De Ligt merr fjalën dhe befasohet kur gazetari i tregon listën e gjatë të klubeve që interesohen për shërbimet e tij.

“Është kënaqësi për mua fakti që 10-12 klube duan të firmosin me mua, ndoshta duhet të të punësoj si agjentin tim”, i drejtohet kapiteni gazetarit me humor. De Ligt vazhdon më tej, por nuk di akoma se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

“Të shohim se çfarë do të ndodhë. Për momentin po luaj me Ajaksin dhe nuk e kam mendjen tek e ardhmja. De Jong te Barcelona? Jam i lumtur për të, u lumturova shumë kur mora vesh lajmin. Frenki ka përballuar këtë situatë shumë mirë dhe nuk mendoj se ai e vret mendjen për faktin që nuk do të flitet më për të… Unë të Barça me De Jong? E vetmja gjë që di është fakti që për momentin luaj me Ajaksin”, përfundon Matijs De Ligt, kapiteni dhe ylli i mbrojtjes së gjigantit holandez.

Barcelona e “blindon”, De Jong: Nuk vij si turist për të parë Mesin!
Barcelona fitoi garën me PSG dhe Mançester Sitin për shërbimet e Frenki De Jong. Spanjollët paguan 75 milionë euro (shifra mund të shkojë në 86 milionë në bazë të paraqitjeve) tek Ajaksi dhe mesfushori 21-vjeçar do të zbarkojë në Katalunjë në fund të sezonit.

“Fakti që ata u treguan seriozë për të më blerë mua ma bëri më të thjeshtë marrjen e vendimit. Nuk do të shkoj në Barcelonë si turist për të ndjekur nga afër Leo Mesin. Nuk po them as që do të ul Sergio Buskets në stol, por mendoj se kam një shans të mirë për të fituar minutat e mia. E kam ndjekur Barcelonën që i vogël dhe më pas kur fillova të kuptoj nga futbolli, shijova Barcelonën e Guardiolës”, ka thënë De Jong për aventurën e re në karrierë.

Holandezi ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me Barcelonën, që ka vendosur një klauzolë prej 400 milionë eurosh për të, siç raporton “Goal”. Një klauzolë largimi më të shtrenjtë se talenti i mesfushës kanë vetëm Leo Mesi (700 milionë euro) dhe Pike, Buskets, Umtiti dhe Sergio Roberto (të katërt nga 500 milionë euro).

Transferimi i De Jong në Francë, zbulohet kush e bindi
Frenki De Jong është një nga emrat më të kërkuar në merkato. 21-vjeçari i Ajaksit u përfol për një kalim tek ekipi i Barcelonës, por e ardhmja e tij është tjetërkund. Siç raporton holandezja “De Teleegraf, Ajaksi ka arritur akordin me PSG për 75 milionë euro.

Mesfushori ka patur biseda të gjata me trajnerin Tuhel dhe gjermani ka arritur ta bindë për t’u transferuar në kryeqytetin francez.

Drejtori sportiv i klubit francez, Antero Henrike dhe ndihmësi i tij, Maksuell kanë udhëtuar drejt Amsterdamit gjatë ditës së sotme dhe kanë arritur akordin me drejtuesit e “Shigjetarëve”, ndërsa De Jong është gati të nisë aventurën me PSG.

Mbyllet telenovela “De Jong”, Barça tronditet në fund
Frenki De Jong duket se më në fund e ka vendosur të ardhmen e tij. Ditët e fundit ishte thënë që çdo gjë ishte mbyllur dhe holandezi do të transferohej drejt Barcelonës, por tashmë duket se gjithçka ka marrë një rrjedhë tjetër.

Siç thuhet dhe në mediat franceze, por edhe ata katalanase, talenti do të kalojë në radhët e PSG-së. Marrëveshja me Barcelonën ka rënë poshtë, ku PSG duket se është treguar më bindës në operacionin për transferimin e 21-vjeçarit.

Sipas mediave, detajet e kalimit të De Jong në Paris do të zyrtarizohen në orët në vazhdim, kur dhe mund të jepen njoftimet nga klubet përkatëse.

Contado en @EsportsRAC1
Como anunciaban medios franceses hace días, confirmamos que Frenkie De Jong se va al PSG!!!
MD confirma que ha roto el pacto con el FCB
Ajax y PSG perfilan detalles del traspaso que se cerrará pronto#CiaDeJong #mercato ? pic.twitter.com/qQyJMe3kFn

— Gerard Romero (@gerardromero) January 16, 2019

De Jong zgjedh klubin e ri, zbulohen detajet e marrëveshjes
Frenki De Jong do të largohet nga Ajaksi. Mesfushori i talentuar holandez ka arritur akordin me Barcelonën dhe pritet vetëm firma në kontratë. “El Mundo Deportivo” raporton se katalanasit kanë arritur marrëveshjen me Ajaksin, që do të përfitojë 75 milionë euro nga shitja e lojtarit.

21-vjeçari, i cili ka zhvilluar pesë ndeshje me kombëtaren tulipane, do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me Barcelonën, ndërsa pjesën e dytë të sezonit do ta vazhdojë në La Liga. Gazeta spanjolle zbulon se akordi është kryer me datë 13 dhjetor, kur Ali Dursun, agjenti i De Jong i bëri të qartë drejtuesve të Barçës kërkesat e Ajaksit dhe të lojtarit.

De Jong është një lojtar me potencial të madh dhe cilësohet si një nga mesfushorët më premtues. Për të interesoheshin dhe klubet e Mançester Sitit, Juventusit, Bajernit të Mynihut dhe PSG, por katalanasit, pasi bindën klubin e “shigjetarëve” me 75 milionë euro, arritën të siguronin dhe marrëveshjen me mesfushorin holandez.

Goditja më e bujshme e merkatos vjen nga Barça, zyrtarizimi brenda kësaj jave
Barcelona duket një nga ekipet më aktiv për sa i përket merkatos në hyrje. Katalanasit, pasi kanë siguruar blerjen e Xheizon Murijos e Zhan-Kler Todibos, tashmë duket të jenë shumë pranë goditjes më të bujshme të kësaj merkatoje.

I shumëkërkuari Frenki De Jong, është fare pranë Barçës dhe këtë gjë e raportojnë mediat në Spanjë. Sipas “AS”, mesfushori holandez do të zbarkojë në Katalonjë brenda kësaj javë dhe në llogarinë e Ajaksit pritet të kalojnë plot 75 milionë euro.

Kështu, në rast se çdo gjë zyrtarizohet, Barcelona do të mundë konkurrencën e lartë të PSG dhe Mançester Siti, të cilët e kërkonin me ngulm gjithashtu talentin e mesfushës. 21-vjeçari aktivizohet që nga fillimi i vitit 2016 me fanellën e Ajaksit, kohë kur u ble nga Vilemi.

PSG “stërkëmbësh” Barçës dhe Juves, gati milionat për dyshen e Ajaksit
Ajaksi ka në ekip dy xhevahire si Frenki De Jong dhe Matijs De Ligt. I pari luan në rolin e mesfushorit dhe është 21 vjeç, ndërsa i dyti aktivizohet në rolin e qendërmbrojtësit dhe është 19 vjeç. Të dy lojtarët janë ndër pikat më të forta të “shigjetarëve”, ndërsa ia kanë dalë të sigurojnë një vend titullari dhe në kombëtaren e Holandës.

Frenki De Jong

Barcelona dhe Juventus janë ndër dy klubet më të interesuara për dyshen e Ajaksit: katalanasit duan De Jong, ndërsa bardhezinjtë De Ligt. Por, PSG është gati t’i befasojë të gjithë dhe po tenton goditjen dyshe.

Matijs De Ligt

Siç raporton “Marca”, drejtuesit e PSG kanë gati 150 milionë euro për Ajaksin, ndërsa Antero Henrike, drejtori sportiv i PSG, ka udhëtuar drejt kryeqytetit holandez për të arritur akordin me homologët e Ajaksit.