formula

Rosberg: Vettel e meritoi dënimin, Hamilton rrezikoi përplasjen
Një dalje nga pista i kushtoi shumë gjermanit Sebastian Vettel në pistën e kanadasë. Piloti i Ferrarit u dënua me pesë sekonda për shkak se manovra e tij për pak sa nuk shkaktoi një përplasje me makinën e rivalit Lewis Hamilton.

Vettel e kritikoi këtë vendim të komisarëve të garës duke i cilësuar ata si të verbër. Për këtë ngjarje ka folur dhe ish-kampioni i botës Nico Rosberg, i cili e ka cilësuar të drejtë vendimin  e zyrtarëve të Formula Uno.

“Rregullat janë të qarta. Kur del nga pista duhet të rikthehesh në të në një mënyrë të sigurt. E kam parë disa herë përsëritje atë rast dhe Hamilton u detyrua të ngadalësohej pasi Vettel shkoi shumë në të djathtë të pistës. Situata ishte aq delikate saqë Hamilton ishte vetëm pak centimetra nga muri në njërin krah, ndërsa në krahun tjetër kishte ngjitur Vettel” .

“Në vend që të ankohej në radio për vendimin ai duhet të kishte vazhduar të rriste diferencën. Kishte ende shumë kohë dhe në atë moment zotëronte një avantazh prej 3.3 sekondash. Këtë duhet të bënte në vend që të bënte komente fyese ndaj zyrtarëve (Vettel tha se janë të verbër”)

Revolucioni në Kategorinë e Parë, Nyrishmi jep vetëm një detaj
Shefi i sektorit të garave në FSHF, Lysien Nurishmi ishte i ftuar në emisionin “E Hëna Sportive” në “RTSH”, ku diskutoi mbi planet për ndryshimin e formulës së Kategorisë së Parë dhe qasjen e re të federatës ndaj licencimeve të klubeve.

NDRYSHIMI  I FORMULËS – “Normalisht për sezonin që vjen s’do të preket numri i skuadrave, pasi rregullorja e thotë që klubet duhet një njoftohen një vit para për ndryshimet e formulës. Ne planifikojmë që pas dy ose tre vitesh të kemi një numër të reduktuar skuadrash. Kjo do të hidhet si ide në mbledhjen e komitetit të garave. Mund të jetë një reformë e dhimbshme për disa nga klubet e kësaj kategoria. Ndoshta në të ardhmen nuk do të kemi më dy grupe, kjo ndarje është bërë më parë për të zvogëluar shpenzimet e transportit. Ne synojmë që ta çojmë Kategorinë  e Parë sa më afër Superiores. Këto javë do ulemi në tavolinë me klubet dhe më pas vendimi final do të merret nga komiteti ekzekutiv. Skema do të miratohet para hedhjes së shortit, pra nga fillimi i muajit gusht”.

INFRASTRUKTURA – “Skuadrat që nuk kanë mundësi për të zhvilluar ndeshjet në qytetet e tyre, do t’u vendoset një afat 2-vjeçar për të plotësuar kushtet në stadiumet e tyre. Këtë sezon kemi pasur raste si Veleçiku dhe Vora të cilat nuk kanë luajtur në kushtet e tyre. Vora për shembull i ka pasur mundësitë për të filluar punën për një stadium në qytetin e tyre. E ka thënë dhe presidenti Duka, do fillojmë vitin 0 përsa i përket licencimeve. Klubet duhet të investojnë për të krijuar kushtet për të ardhur në Superiore. Nuk duam të kemi më raste si Kastrioti që luan jashtë qytetit të tyre”.

PRECEDENTI KAMZA – “Me rënien e ekipit të Kamzës u krye një mundësia për një skuadër të tretë që të plotësonte numrin e 20 ekipeve që duhet për të plotësuar Kategorinë e Parë. U mendua që t’i jepej mundësia humbësve të “Play-Off”-it, ky vendim u vendos për shkak të infrastrukturës dhe kritereve të cilat klubet e Kategorisë së Parë i kanë më të mira. Marrim për shembull ekipin e Gramshit që ka një stadium të amortizuar që me shumë mundësi nuk do të plotësojë as kushtet e licencimit për Kategorinë e Dytë”.

LICENCIMET E DEVOLLIT DHE TËRBUNIT – “Mesa dijeni kam unë Tërbuni i ka kushtet minimale për të luajtur në Kategorinë e Parë, por për këtë do të kryhet një inspektim nga sektori i licencimit. Devolli ka goxha punë për të bërë pasi është një stadium i ri, por duke parë puën dhe dëshirën e drejtuesve them se këto kushte do të plotësohen shumë shpejt”.

KATEGORIA SUPERIORE – “Skema aktuale e Kategorisë Superiore funksionin mirë. S’do të ketë ndryshime. Ndoshta në të ardhmen nëse nuk do kemi më kaq shumë probleme me licencimet mund të rritet numri i ekipeve në Kategorinë Superiore”.

VLLAZNIA – “Në grupin e veriut ka pasur shumë pak konkurrencë për kreun. Në grupin e jugut situata ka qenë disi me ndryshe me dy, tri ekipe që luftuan për kreun. Vllaznia tani duhet të mendojë për përforcimet, pasi siç dihet diferencat midis Kategorisë së Parë dhe Superiores është shumë e lartë. Rikthim i Vllaznisë i bën mirë Superiores, është një klub i madh me një stadium të mirë”.

BYLIS – “Ishte një nga skuadrat më të mira përsa i përket organizimit. Kanë një stadium që plotëson shumicën e kritereve e Superligës, megjithatë kanë ende disa kushte për të plotësuar, si vendet e posaçme për mediet, kamerat e transmetimit dhe kamerat e sigurisë dhe dhoma e kontrollit. Edhe përsa i përket gjobave, janë ndër ekipet që janë gjobitur më pak, kjo tregon edhe një emancipim të drejtuesve, të cilët nuk e shohin futbollin si një arenë lufte”.