Flamutrari

ZYRTARE/ Flamurtari prezanton goditjen argjentinase
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Flamurtari ka siguruar shërbimet e sulmuesit Agustin Torasa, i cili është zyrtarizuar sot nga klubi kuqezi me një postim në faqen zyrtare në Facebook. 29-vjeçari luajti me CA Mitre në divizionin e tretë argjentinas pas largimit nga Partizani, por nuk pati ndonjë shkëlqim aty, ndaj tashmë shpreson të kthehet në nivel të lartë në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një përforcim shumë cilësor për vlonjatët, sepse Torasa ka lënë mbresa në një vit e gjysmë te Partizani, nga janari 2016 deri në gusht 2017.

Ndonëse nuk arriti të shpallej kampion, Partizani në kohën e Torasas ishte më i mirë i dekadës së fundit dhe ishte shumë pranë suksesit, ndërkohë që argjentinasi teknik u largua për shkak se Luçiano Moxhi i premtoi klubit lojtarë më cilësorë dhe më të mirë se Torasa. Më të lirë gjeti, por më cilësorë jo, fatkeqësisht për Partizanin.

Duhet theksuar se Torasa nuk shënon shumë, por vrapon pa fund dhe ka një teknikë superiore ndaj shumicës së futbollistëve shqiptarë. Jo rastësisht futbollisti shtatshkurtër ka luajtur rregullisht për shumë vite në Primera Division në Argjentinë, kampionat shumë i ashpër fizikisht dhe me nivel mjaft të lartë taktiko-teknik.

Duro: Të fitojmë para tifozëve, doja tre lojtarë nga Luftëtari!
Trajneri i Flamurtarit kërkon lojë të mirë dhe 3-pikëshin në ndeshjen e parë në Vlorë. Zbulon dëshirat e merkatos verore, por përmend vetëm emrin e Bregut

Elton Nika

Ka interesim të madh në Vlorë për të ndjekur ndeshjen e sotme mes Flamurtarit dhe Luftëtarit. Skuadra kuqezi luan kështu ndeshjen e parë në shtëpi për këtë kampionat dhe i ka të gjitha mundësitë për të shtuar tri pikë të tjera në renditje. Flamurtari vjen pas fitores në Durrës, me një moral të lartë, por duhet vazhdimësi dhe për këtë arsye, për të luftuar euforinë, drejtuesit e klubit kanë vendosur edhe heshtjen për shtyp për lojtarët.

DURO – Para gazetarëve një ditë para ndeshjes është paraqitur trajneri Shpëtim Duro, i cili foli për vështirësinë dhe rëndësinë e 90-minutëshit me Luftëtarin. Ai pret një ndeshje të luftuar dhe të bukur në Vlorë: “Rikthehemi të luajmë në Vlorë, para tifozëve tanë, ndaj dhe shpresojmë të jetë një prezantim sa më dinjitoz, duke pasur në konsideratë faktin se jemi një skuadër me shumë futbollistë të rinj. Ata luajnë për herë të parë para publikut vlonjat dhe kjo ndeshje është shumë e rëndësishme. Kemi fituar një javë më parë në Durrës, në një transfertë shumë të fortë. Personalisht, nuk jam euforik, sepse e di që kam lojtarë me personalitet në skuadër, profesionistë dhe me shumë përvojë. Kam punuar gjatë gjithë javës me grupin dhe nuk ka pse të jemi euforikë. Kemi bërë vetëm detyrën tonë deri tani, asgjë më shumë se kaq. Janë luajtur vetëm tri javë deri tani dhe kampionati është shumë i gjatë, do të ketë rezultate pozitive dhe negative, do të ketë fitore dhe humbje. E rëndësishme është që të jemi me këmbë në tokë në çdo situatë”, – ka theksuar fillimisht trajneri i Flamurtarit.

LUFTËTARI-MERKATO – “Luftëtari? Unë them se skuadra duhet të luajë mirë, ashtu siç ka bërë deri tani në kampionat. Në një garë fitorja, humbja apo barazimi janë bashkudhëtarë, por, nëse luajmë mirë, edhe rezultati nuk mungon. Kam respekt maksimal për kundërshtarin, që mbetet një nga skuadrat më të mira të kampionatit. Luftëtari është thuajse i njëjtë me sezonin e kaluar, me shumë pak ndryshime. Dua sot të zbuloj një kuriozitet: tre lojtarë të Luftëtarit gjatë verës ishin pjesë e projektit tim te Flamurtari, por për arsye kontraktuale nuk u arit marrëveshja me ta. Kam respekt për Luftëtarin, ashtu si dhe për çdo kundërshtar të këtij kampionati. Nuk mund t’i zbuloj emrat, ata i dinë vetë. Dejvi Bregun e kam kërkuar te Flamurtari, pasi është lojtar cilësor. Ai është vlonjat dhe do të luante te Flamurtari, por jo si ata vlonjatë që kërkojnë të marrin vetëm rrogën te ky ekip. E doja Dejvi Bregun, por nuk u realizua ky transferim.  Luftëtari bazohet tek individë si Bregu dhe Abazaj, por ka edhe mjaft lojtarë të tjerë mjaft cilësorë”, – u shpreh Duro, pa i zbuluar emrat e dy lojtarëve të tjerë që ka dashur të marrë nga Luftëtari.

TIFOZËT – “Tifozët, që në momentin që kam ardhur në Vlorë, kanë qenë gjithmonë afër skuadrës dhe nuk e vë në dyshim se përkrahja e tyre do të jetë maksimale ndaj Luftëtarit. Nuk kemi mungesa, por ndonjë problem të vogël. Formacioni është i stabilizuar dhe në gjirin tonë kemi edhe lojtarë të rinj, që e treguan në kupë. Ata kanë mjaft cilësi. Kthehet Bicaj, ndërsa Veliu mungon sërish. Pres një ndeshje shumë të fortë dhe duam që t’i kënaqim tifozët vlonjatë”.

BUSHIÇ – Një pyetje për trajnerin Duro kishte të bënte me paraqitjen e sulmuesit dhe kapitenit Bushiç, për të cilin ai tha: “Bushiç është një golashënues. Eshtë mjaft i rëndësishëm për ne dhe ka dhënë kontributet e veta në skuadër. Besojmë te cilësitë e tij të padiskutueshme”.

Veç Bregut, i bie të jenë kërkuar Liçaj dhe Abazaj

Trajneri Duro tha në konferencë se kishte kërkuar tre lojtarë të Luftëtarit, por përmendi vetëm emrin e Bregut. Në fakt, njëri erdhi nga Luftëtari dhe është Lejdi Liçaj, pavarësisht se trajneri nuk e tha emrin e tij. Po i treti? Gjasat janë të ketë qenë Abazaj. Pra, përveç Liçajt, janë kërkuar dyshja Bregu-Abazaj, që po spikat edhe tani me fanellën e Luftëtarit. Të dy ishin nën kontratë me Luftëtarin dhe ndoshta vlera që kërkonte klubi gjirokastrit bëri që transferimi të mos realizohej. Nga Gjirokastra ndërkohë ka ardhur te Flamurtari edhe Ergis Mersini, i cili u bashkua me vlonjatët në merkaton e dimrit. Të skuadra kundërshtare luajnë aktualisht vlonjatët Beqiri, Bregu dhe Zeqaj.

Duro: Fitore e merituar, për pak nga e hoqi nga duart anësori
Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ka qenë mjaft i kënaqur nga fitorja e bukur arritur në Durrës, edhe pse nuk e fsheh se duhej mbyllur ndeshja më herët dhe penalltia e dhënë nga anësori e ka zemëruar pa masë.

“Një fitore shumë e rëndësishme, ndaj një Teute që ishte më lart në renditje, por jo më lart se ne në lojë dhe përbërje. Më erdhi keq që nuk shënuam më shumë gola, ndërsa Teutën e futi në lojë arbitri, me një penallti inekzistente. Duke parë edhe pamjet filmike, duket qartë që është jashtë zone faulli dhe më vjen keq që një anësor bëhet protagonist, duke rihapur një ndeshje të mbyllur. Do ishte një fatkeqësi nëse lëshonim pikë për një gabim të tillë të arbitrimit.

“Kemi luajtur një ndeshje të mirë, kemi shënuar dy gola dhe me Bushiç, Kamara e Danilo Alvesh kishim shumë mundësi të tjera. Teuta nuk krijoi asnjë rast për shënim dhe vetëm hidhej në zonë, duke kërkuar 11-metërsh, që e mori nga arbitri, që e hëngri presionin me sa duket.

“Formacioni me Veliun e Bicajn, kur të kthehen? Asnjë problem për mua, kampionati është shumë i gjatë dhe duhen lojtarë për ta përballuar. Kemi pasur Veliun e Bicajn, por edhe Zhufon jashtë, ndaj nuk është e lehtë, por kam një skuadër me lojtarët që më duhen, si Pollozhani, që është lojtar polivalent, ndaj mungesat përballohen më lehtë kur ke lojtarë polivalentë. Dua skuadër të vogël, por funksionale, nuk dua 30 lojtarë në skuadër”.

Duro: Pikë të çmuara dhe të merituara. Bicaj më zhgënjeu
Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ka mbetur i kënaqur nga fitorja ndaj Lushnjës, e arritur në rrethana të vështira, por ndërkohë ka mbetur shumë i zhgënjyer nga Bicaj dhe kartoni i kuq marrë prej tij. Për Supersportin, pas ndeshjes Duro nuk e fshehu kënaqësinë për faktin që u zhbllokua sulmi.

“Javën e shkuar u mundëm nga një rival shumë i fortë, mjaft cilësor dhe në formë perfekte, ndaj humbja ishte e pranueshme. Sot kishim detyrimin të fitonim, por kishim presion të madh, luanim në Ballsh dhe në temperatura të larta. Skuadra ishte në vështirësi në fillim, kartoni i kuq na krijoi shumë probleme, por ia dolëm.

“Sulmi? Puna e dyshes Bushiç-Alvesh dhe golat që shënuan ata ishin gjëja më pozitive sot. Janë lojtarë shumë të rëndësishëm për ne dhe u duheshin urgjentisht golat për t’u zhbllokuar.

“Kamara? Është një lojtar që e kam kërkuar unë në Vlorë. Unë e konsideroj lojtar formacioni, ka shumë talent dhe do të jetë gjithnjë një alternativë e rëndësishme për mua. Për sa kohë e justifikon praninë e tij në formacion, do të luajë, pasi është një futbollist tek i cili besoj shumë.

“Merkatoja? Kam marrë futbollistë profesionistë, disa me eksperiencë e disa të rinj të talentuar. Sot presioni ishte i madh, sepse humbëm në Korçë, edhe pse luajtëm mirë dhe skuadra më pëlqeu. Sot e kisha më me frikë ndeshjen, ishte një ndeshje në kushte të vështira, dolën edhe probleme të tjera, por rëndësi ka që fituam dhe treguam shumë personalitet.

“Lushnja? Nuk është një kundërshtar i lehtë, janë lojtarë që luajnë bashkë prej vitesh dhe kundër Vllaznisë goli i parë ndryshoi ekuilibrat e ndeshjes, ashtu si mund të ndryshonte ekuilibrat sot kamara, kur nuk shënoi në fillim të ndeshjes. Gjithsesi, fitore jo e lehtë, edhe pse mëse e merituar.

“Kthimi në Vlorë? Besoj pas dy javësh, për ndeshjen e radhës.

“Kartoni i kuq i Bicajt? Nuk dua ta diskutoj punën e arbitrit, i cili është i ri, Bicaj u ndëshkua dhe me eksperiencën që ka nuk i falet. Nuk mund ta pranoj që Bicaj të lërë skuadrën me një lojtar më pak në një moment kur jemi nën presion të madh dhe nuk ishim duke fituar. Nuk më intereson arbitri, Bicaj na la me 10 vetë dhe për fat fituam, por nuk jam aspak i kënaqur”.

Duro entuziast: Merkato cilësore, presim të tjerë
Trajneri i Flamurtarit vlerëson lojtarët e afruar: Dajën, Karabecin e Hasanin nuk i presim pa fund. Faza përgatitore në Mavrovë

Elton Nika

Flamurtari ka lëvizur shumë në merkaton e verës, por nuk e ka mbyllur ende atë. Në ekip priten edhe dy-tre afrime të tjera. Karabeci, Daja apo dhe Edon Hasani mbeten emrat më të lakuar, por jo gjithçka varet nga Flamurtari në këtë rast. Veç tyre, janë edhe disa alternativa të tjera për të kompletuar kuqezinjtë, të cilët po ndryshojnë krejtësisht për sezonin e ri. Trajneri Shpëtim Duro shprehet i kënaqur me afrimet e deritanishme, pasi është vetë ai që vendos për merkaton. Trajneri i vlonjatëve, në intervistën e mëposhtme për “Sport Ekspres” ndalet te problemi i nisjes së kampionatit të ri, pasi gjykon se data duhej të ishte fiksuar, në mënyrë që ekipet të bënin gati programin stërvitor.

— Një tjetër lojtar, Viktor Zhufo, i është bashkuar Flamurtarit së fundi. Sa i kënaqur jeni?

– Eshtë një lojtar, të cilin e njoh mjaft mirë që nga koha, kur drejtoja Shkëndijën e Tetovës. Nuk ishte e lehtë ta afronim në skuadër, pasi lojtari ishte në kontratë deri në muajin dhjetor, ndërsa oferta kishte edhe nga Kroacia apo ndonjë skuadër tjetër e huaj. Gjithsesi, në fund arritëm ta sjellim te Flamurtari dhe  kjo është shumë e rëndësishme, pavarësisht ndonjë ndërhyrjeje nga manaxherë të huaj. Nëse nuk vinte në Vlorë, Zhufo do të qëndronte te Shkëndija. Me afrimin e tij, mendoj se në mesfushë kemi realizuar afrime të mira. Me Useinin dhe Zhufon kemi plotësuar vendet e lëna bosh nga Shkodra apo Telushi.

– A vazhdon merkatoja te Flamurtari, prisni lojtarë të tjerë?

– Po, vazhdon. Do të realizojmë edhe dy apo tre afrime të tjera dhe jemi duke punuar me qetësi, pa shumë bujë. Dihet si veprohet në këtë kohë nga të gjithë, ndaj nuk po nxitohemi. Jam duke studiuar gjithçka dhe natyrisht që do të bëjmë edhe disa afrime të tjera, siç thashë më lart.

— Karabeci, Daja dhe Hasani janë emra të përfolur për të ardhur te Flamurtari…

– Janë disa emra edhe këta që ju përmendet. Por kanë qenë me skuadrat e tyre në Kupat e Europës, si dhe kanë pasur ndonjë luhatje për të vendosur. Natyrisht, emrat e tyre qëndrojnë, por nuk mund të presim pa fund. Janë lojtarë, të cilët na duhen dhe të shohim si do të vijohet deri në fund.

– Kur do të nisë stërvitja për Flamurtarin?

– E kam thënë, gjithçka varet nga data e nisjes së kampionatit, që pritet ta mësojmë të hënën (sot). Kjo është e keqja në Shqipëri, kur ende nuk është përcaktuar data e kampionatit, ndërsa në të gjitha vendet e tjera ajo dihet. Federata na ka lënë dy data, 20 gusht dhe 10 shtator. Nëse nis kampionati më 20 gusht, skuadra më 9 korrik nis përgatitjet. Nëse nuk ndodh kështu, do të caktojmë një tjetër datë për nisjen e  përgatitjeve.

– Merkatoja do të jetë mbyllur para nisjes së përgatitjeve?

— Ndoshta po. Mund të them se skuadra nuk do të jetë totalisht e plotësuar në ditën e parë të stërvitjes. Gjithsesi, do të shohim si do të shkojnë punët ditët në vijim, por edhe kompletimi i ekipit para nisjes së fazës nuk përjashtohet.

– Faza përgatitore, ku pritet të zhvillohet?

– Dy javë do të shkojmë në Mavrovë, në Maqedoni. Do të zhvendosemi 15 ditë jashtë vendit për një fazë përgatitore në kushte sa më cilësore dhe natyrisht që Mavrova është një vend i tillë. Kam qenë edhe me skuadra të tjera aty. Por më parë të shohim kur do të nisim përgatitjet.

Privatizimi i Flamurtarit, debat mes Lelit dhe Haxhiut
Elton Nika

Nuk ka pasur asnjë diskutim për privativizimin e Flamurtarit në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak Të Vlorës, edhe pse kishte një kërkesë urgjente nga administratori i klubit vlonjat, Sinan Idrizi. Në rendin e ditës së mbledhjes së djeshme mungonte pika e nisjes së procedurave të privatizimit të Flamurtarit.

DEBATI – Ish-anëtari i bordit drejtues të Flamurtarit, njëkohësisht anëtar i Këshillit Bashkiak, Saimir Haxhiu, në mbledhje e ka ngritur këtë shqetësim, duke kërkuar të dijë pse nuk është përshirë në rend dite kjo çështje, por aty ka ndërhyrë kryebashkiaku Dritan Leli dhe mes tyre ka pasur një debat. “Dua ta ngre këtë shqetësim, ndoshta për shkak të së kaluarës sime si futbollist apo anëtar i bordit drejtues të klubit. Dua të di në çfarë pike janë procedurat e privatizimit të Flamurtarit. Kam kërkuar një ditë më parë në komisionet përkatëse, që në rendin e ditës të ishte edhe diskutimi rreth situatës së Flamurtarit dhe  privatizimit, i kërkuar me ngulm nga administratori Sinan Idrizi. I gjithë opinion publik kërkon të dijë diçka më shumë rreth kësaj situate, pasi kemi të bëjmë me diçka të rëndësishme. Po shoh që kjo pikë mungon në rendin e ditës. Të gjithë kemi përgjegjësinë për Flamurtarin dhe për vazhdimësinë e tij, pra dhe për privatizimin. Duhet të kemi një informacion më të detajuar rreth këtij procesi”, – është shprehur Haxhiu. Më pas ka ndërhyrë kryebashkiaku Dritan Leli: “Kjo gjë nuk mund të bëhet sot për nesër dhe ta fusim në rend dite tani, pas kërkesës së një dite më parë. Por shumë shpejt të gjithë këshilltarëve do t’u vihet përpara një informacion i detajuar rreth këtij procesi për të  pasur më shumë detaje. Dua t’i kujtoj z.Haxhiu se, nëse i dhimbsej Flamurtari, nuk do të ishte larguar nga bordi drejtues i klubit’, – ka theksuar kryebashkiaku i Vlorës. Kjo fjali e fundit ka sjellë reagimin e Haxhiut, i cili ka sqaruar: “Largimi im ka ardhur me nder dhe në kohën e duhur nga bordi drejtues. Kam dhënë gjithmonë më të mirën për Flamurtarin, duke synuar që gjithçka të bëhej në të mirë të futbollit vlonjat. Për këtë jam krenar dhe nuk mund të bëhem asnjëherë një person, i cili nuk do t’ia dijë për futbollin vlonjat”.

INFORMACIONI – Nga sa kë thënë edhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, pritet që anëtarët e Këshillit Bashkiak të kenë një informacion më të detajuar në lidhje me procesin e privatizimit të Flamurtarit. Ata do të informohen për hapat, që janë ndjekur deri tani dhe duket se mbledhja e ardhshme do të ketë në rend dite edhe privatizimin e Flamurtarit, por kjo mbetet për t’u parë.