finalja

VIDEO | PSG fiton Superkupën me përmbysje, kryevepër e Di Marias
PSG e ka nisur me trofe sezonin e ri. Kampionët e Francës mposhtën 2-1 Rene, duke fituar Superkupën e Francës. Dueli zhvillohej në Kinën e largët dhe nisi me surpriza.

Rene e gjeti shumë shpejt golin me anë të sulmuesit Adrien Hunou. 25-vjeçari iu shkëput bukur mbrojtjes së kampionëve dhe ndëshkoi Areolën në minutën e 13-të. Pjesa e parë nuk dhuroi më gola, ndërsa përmbysja ndodhi në 45 minutat e dyta.

I zakonshmi Mbape barazoi shifrat në minutën e 57-të. Ylli i PSG mori një asist nga Sarabia dhe nuk e pati të vështirë të shënonte me portën bosh.

Goli i fitores erdhi 17 minuta përpara fundit të ndeshjes. Angel Di Maria tregoi edhe njëherë mjeshtrin e tij në goditjet e dënimit. Goditje fantastike e argjentinasit, portieri i Rene në vend dhe topi në trekëndësh, duke dërguar trofeun e parë për sezonin e ri në kryeqytetin francez.

PSG-Rene

(Mbape 57’, Di Maria 73’ / Hunou 13’)

VIDEO | Surpriza e Superkupës, Rene kryeson kundrejt PSG-së
PSG dhe Rene po përballen mes tyre në Kinë për trofeun e Superkupës së Francës. 45-minutëshi i parë ka dhuruar surpriza dhe është mbyllur me avantazhin e ekipit të Julien Stefan.

Rene e gjeti shumë shpejt golin me anë të sulmuesit Adrien Hunou. 25-vjeçari iu shkëput bukur mbrojtjes së kampionëve dhe ndëshkoi Areolën në minutën e 13-të.

Pavarësisht se PSG u hodh i tëri në sulm për të barazuar ndeshjen dhe dominoi totalisht, pjesa e parë nuk dhuroi asnjë gol tjetër.

Hunou’s goal that have Rennes leading PSG pic.twitter.com/aNF3vgjFmf

— The Sportz Zone (@SportzGlobal) August 3, 2019

“Klop aspak korrekt, nuk e kuptoj pse merret me të tjerët!”
Mançester Siti dhe Liverpuli do të përballen mes tyre të dielën (ora 16:00) në finalen e “FA Community Shield”, ose ndryshe finalja e Superkupës së Anglisë.

Rivaliteti për fitimin e titullit kampion ishte i madh gjatë sezonit të kaluar. Në fund triumfuan djemtë e Guardiolës me një pikë më shumë, ndërsa nuk munguan “thumbimet” mes palëve.

Kështu ka ndodhur sërish dhe atmosfera e këtij dueli fantastik është rritur në maksimum. Jurgen Klop u shpreh përpara disa ditësh së janë vetëm 4 klube, që mund të bëjnë çfarë të duan ekonomikisht: Real Madrid, Barcelona, Mançester Siti dhe PSG.

Deklarata e trajnerit të The Reds nuk është pëlqyer aspak në kampin e kampionëve. “Qytetarët” kanë reaguar gjatë ditës së sotme dhe fjalën e ka marrë Omar Berrada, drejtues i Sitit.

Omar Berrada

“Jemi befasuar nga fjalët e Klop. Nuk jemi të zemëruar, por na duket gjë kurioze që theksohet fakti se sa shpenzojmë ne në merkato. Kur shpenzonin ata, për ne ishte gjithçka ok. Nuk e kuptoj se pse duhet të merren me punët e të tjerëve. Gjithkush shpenzon aq sa e sheh të arsyeshme. Të shprehesh se ne, Barcelona, Reali dhe PSG shpenzojmë nga 200 milionë sterlina çdo vit është nuk është aspak korrekte”, përfundon Berrada.

Kulibali humbet finalen: E dhimbshme, vëllezërit shkruajnë historinë
Tifozët e Senegalit dhe Tunizisë përjetuan emocione të forta në gjysmëfinalen e Kupës së Afrikës. Të dy ekipet humbën nga një penallti në minutat e fundit të ndeshjes, ndërsa Senegali avancoi në finalen e madhe falë një autogoli të mbrojtësit Bron në shtesa.

Luanët afrikanë do të ndeshen përballë Algjerisë në finalen e 19 korrikut, ndërsa do të vuajnë mungesën e madhe të Kalidu Kulibali. Kartoni i verdhë që mori në rastin e penalltisë së shkaktuar i kushtoi finalen e madhe mbrojtësit të Napolit.

28-vjeçari ka shprehur në rrjetet sociale kënaqësinë e kualifikimit, por edhe mërzitjen për humbjen e mundësisë për të luajtur në finale.

“Një finale që i jep gëzim gjithë popullit dhe ndihemi krenarë për këtë arritje. Do të jetë e dhimbshme të mos luaj, por do të jem përkrah vëllezërve të mi për të shkruar historinë”, shkruan Kulibali në faqen e tij në Twitter.

È una finale che dà gioia a un intero popolo e noi ne siamo orgogliosi. Sarà doloroso non giocarla. Ma sarò ugualmente al fianco dei miei fratelli per scrivere la storia: allez lions ????

?? #SENTUN 1-0 ??#AFCON2019       #KK ??

? @caf_online pic.twitter.com/WIYFwTScNH

— Koulibaly Kalidou (@kkoulibaly26) July 14, 2019

VIDEO | Finalja nis me gol magjik, Fabian Ruiz i mrekullon të gjithë!
Në “Stadio Friuli” të Udines po zhvillohet finalja e madhe e Europianit të 21-vjeçarëve, me Spanjën dhe Gjermaninë që përplasin brirët me njëri-tjetrin.

Sfida ka nisur në mënyrë perfekte për iberikët, ku Fabian Ruiz shpalosi të gjithë klasin e tij me një gol fantastik. Festë për “La Rojan”, të cilët e shohin veten në avantazh pas vetëm shtatë minutash.

Murinjo: Finalet angleze speciale, kjo do ishte e rëndë për Klop!
Liverpuli dhe Totenhemi do të përplasen mes tyre me datë 1 qershor në finalen e madhe të Champions Ligës. Dueli i gjithi anglez do të zhvillohet në Wanda Metropolitana të Madridit dhe kjo ndeshje po pritet me padurim.

Finalja e tretë për Jurgen Klop dhe e para për Mauricio Poçetinon. Gjermani i The Reds ka dështuar kundër Bajernit në vitin 2013 (drejtonte Dortmundin) dhe me Real Madridin vitin e kaluar. E trete e vërteta i thonë, por do të ishte shumë e rëndë një tjetër disfatë.

Zhoze Murinjo e di mirë, luan bukur me fjalët dhe shton presionin ndaj Klop. Edhe finalja e Ligës së Europës do të jetë e gjitha angleze. Arsenali do të luajë kundër Çelsit në Baku dhe kjo është diçka fantastike për futbollin ishullor.

KLOP – “Nëse Jurgen fiton, do të ishte një arritje e madhe për të. Ndryshon puna nëse nuk ia del. Të humbësh finalen e tretë të Champions Ligës, do të ishte shumë, shumë e rëndë. Ai është një djalë shumë pozitiv për momentin dhe mendon vetëm për ta fituar trofeun”. shprehet portugezi.

FINALET ANGLEZE – “Është diçka speciale. Do të kemi dy klube angleze fituese të trofeut dhe një finale Superkupe e gjitha angleze. Kur je trajner dhe po përgatitësh për një finale Championsi ka gjithmonë një aspekt negativ, që është mundësia e humbjes së finales,”, përfundon Murinjo.

Absurde, Arsenali: Zhgënjim i madh, çfarë t’iu themi tifozëve?
Arsenali dhe Çelsi do të përballen mes tyre në finalen e Ligës së Europës, që zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit me datë 29 maj. Stadiumi ka një kapacitet prej 68700 tifozësh dhe UEFA ka vendosur t’iu shpërndajë ekipeve nga 6 mijë bileta. Një numër shumë i vogël, që “Topçinjtë” e cilësojnë zhgënjyes.

“Jemi informuar nga UEFA se të dy klubet do të marrin nga 6 mijë bileta për finalen e Ligës së Europës. Po diskutojmë me ta që të marrim më shumë bileta për tifozët tanë. Kjo shpërndarje zhgënjyese na vë në vështirësi ekstreme me tifozët tanë besnikë.

Kemi rreth 45 mijë abonime sezonale dhe 180 mijë anëtarë zyrtarë. Shumë prej tyre na kanë ndjekur kudo dhe nuk do të kenë mundësinë për të shijuar finalen në stadium”, shkruhet në komunikatën e Arsenalit. Klubi nxori edhe çmimet e biletave që variojnë nga 26, 43, 78 dhe 121 sterlina.

VIDEO | “Nuk të lejohet ta prekësh kupën”, lojtarët e Sitit diskriminojnë 22-vjeçarin!
Mançester Siti fitoi “Carabao Cup” ditën e djeshme, duke mposhtur në finale Çelsin e Mauricio Sarrit. 120 minutat u mbyllën pa gola, por “Qytetarët” u treguan të saktë nga goditjet e penalltive dhe siguruan trofeun e parë sezonal.

Festë e madhe për djemtë e Guardiolës, të cilët festuan gjatë me njëri-tjetrin dhe tifozët. Të gjithë në ekstazë dhe me kupën në duar, përveç njërit! Oleksandër Zinçenko ka shijuar festën e shokëve të tij, por pa patur mundësinë për të prekur trofeun.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur pa shkak, por kanë qenë vetë lojtarët e Sitit që i kanë mohuar 22-vjeçarit ukrainas prekjen e kupës. Shkakun e zbulon anglezja “The Sun”, që i rikthehet festës së sezonit të kaluar.

Mançester Siti zhvilloi një kampionat fantastik, duke e mbyllur në vendin e parë me plot 100 pikë. Gjatë festës së zhvilluar në skenën e e vogël të montuar në mesin e fushës, të gjithë lojtarët ishin në pritje të momentit për të ngritur në qiell trofeun e madh.

Mes euforisë së krijuar dhe adrenalinës së madhe, Zinçenko prek pa dashje me shpinë trofeun, që përfundon në tokë. Të gjithë tmerrohen për një moment, por nuk ka asnjë rrezik. Vinsent Kompani ngre në qiell kupën për të nisur zyrtarisht festën.

Lojtarët nuk e kanë harruar veprimin e mëngjarashit dhe janë kujdesur që ai të mos binte në kontakt me trofeun e fundit të fituar.

Man City letting Zinchenko lift the trophy because he dropped it last year! ? pic.twitter.com/aI2boOfa5m

— Soccer AM (@SoccerAM) February 24, 2019

Vllaznia mposht Besën, Hoxha dhe Qardaku dërgojnë Kupën në Shkodër
Pas Teutës që mposhti Flamurtarin në finalen e Kupës së Shqipërisë për U17, sot ishte radha e finales së U19. Vllaznia dhe Besa u përballen midis tyre në “Elbasan Arena” në një finale të bukur, që dhuroi garë të fortë sportive, 3 gola, 10 kartonë të verdhë dhe një karton të kuq.

Kuqeblutë fituan me rezultatin 2-1, duke dërguar Kupën e Shqipërisë në Shkodër. Ardian Shaljani kaloi ekipin kavajas në avantazh në minutën e tetë, ndërsa Uheid Hoxha u tregua i saktë nga pika e penalltisë në minutën e 27-të duke barazuar rezultatin.

Vllaznia nuk u ndal dhe gjeti sërish golin pas pak minutash. Qardaku shënoi golin e avantazhit dhe të fitores në minutën e 32-të dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë e djemve të Zmijanit.

Shima u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 67-të dhe Vllaznia u detyrua të luante gjysmën e pjesës së dytë me një lojtar më pak. Besa nuk përfitoi nga superioriteti numerik dhe ndeshja u mbyll me fitoren e Vllaznisë që festoi fitimin e trofeut të parë të sezonit.

Vllaznia: Qarri, Shimaj, Repaj, Ndreca, Hoxha, Kulla, Kovaci, Rrasa, Lekaj (C), Mali, Qardaku.

Besa: Dabijani, Rrushi, Kacbufi, Damarija, Mecja, Cara (C), Selita, Meraj, Zeqiri, Deliu, Shaliani.

Vllaznia-Besa 2-1

(Hoxha 27′, Qardaku 32′ / Shaliani 8′)

Kupa e Shqipërisë shkon në Durrës, vendos një gol i Qehajës
Sot është zhvilluar finalja e Kupës së Shqipërisë për ekipet U17. Flamurtari dhe Teuta luftuan fort në duelin e zhvilluar në “Elbasan Arena”, por në fund festoi ekipi durrsak.

Një gol i Endri Qehajës në minutën e 14-të i dhuroi trofeun e dytë më të rëndësishme Teutës. Gjipali i Flamurtarit rrezikoi të shkaktonte një autogol në pjesën e parë, me topin që përfundoi në shtyllë.

Minutat e fundit të takimit sollën acarimin e të rinjve vlonjatë, të cilët e mbyllën ndeshjen me dy lojtarë më pak. Gjyqtari Albert Doda i tregoi kartonin e kuq Gjipalit në minutën e 80-të, ndërsa pas tre minutash u ndëshkua dhe Bocaj me të kuqe.

Fundi solli festën e Teutës, që ngritën lart trofeun e Kupës së Shqipërisë. Nesër zhvillohet dhe finalja tjetër. Ekipet U19 të Besës së Kavajës dhe Vllaznisë do të përballen mes tyre me qëllimin e vetëm fitimin e Kupës së Shqipërisë.

Flamurtari-Teuta 0-1

(Qehaja 14′)

VIDEO | Tifozi i Bokës futet në fushë, e shpëton… Karlos Tevez!
Atmosfera në Buenos Ajros është në kulm dhe të gjithë po presin finalen e kthimit të Kupës Libertadores, River Plejt-Boka Zhuniors, të shtunën në stadiumin “Monumental” të Riverit. Sfida e parë u mbyll 2-2, ndërsa tashmë është beteja finale.

Stërvitja e fundit e Bokës në “Bombonera” është ndjekur nga rreth 50 mijë tifozë. Atmosferë e shkëlqyer dhe fantastike, ndërsa një tifoz ia ka dalë të futet në fushë. Për një moment të vetëm, pasi forcat e sigurisë e kanë bllokuar.

Ishin bërë gati ta godisnin dhe ta flaknin jashtë, kur një lojtar i del në mbrojtje. E kush tjetër përveçse Karlos Tevez? Sulmuesi, i njohur si “futbollisti i popullit”, është idhulli i tifozëve të Bokës dhe veprimi i tij merr duartrokitjet e stadiumit dhe një përqafim të ngrohtë nga ana e tifozit kurajoz.

Tevez i kërkon forcave të sigurisë ta lënë të lirë, ndërsa tifozi përfiton për të takuar dhe Abilen dhe Nandez. Më pas ndarja me Tevez. 34-vjeçari i dhuron tifozit bluzën e tij, ndërsa ky i fundit i dhuron kapelën e vet. Qëllimi i tij u arrit, tifozi ndihet në qiellin e shtatë dhe largohet nga fusha mes ovacioneve të turmës, me shpresën se lojtarët e Bokës do t’iu dhurojnë kupën e shumëpritur.

Boka-River: Vuani nga zemra? Iu shpëton… Moxarti!
Sonte në mbrëmje zhvillohet raundi i parë i finales së madhe të Kupës Libertadores, Boka Zhuniors-River Plejt. Ndeshja nis në orën 21:00 dhe do të luhet në “La Bombonera”, fortesën e Bokës. Asnjë tifoz kundërshtar, kështu që në stadium do të ketë vetëm tifozë të Bokës.

Atmosfera në kryeqytetin argjentinas është në kulm dhe të gjithë mezi presin nisjen e betejës shekullore. Fatlumët do e shohin në stadium, ndërsa të tjerët nëpër sheshe, lokale, shtëpi dhe gjithkund ku të jetë e mundur.

Një nismë unike është marrë për dy sfidat spektakolare nga “Radio Colonia” dhe Shoqata Argjentinase e Kardiologjisë. Për të gjithë tifozët që kanë probleme zemre, apo çekuilibrim emocionesh është gjetur zgjidhja. Muzikë me Moxart në sfond dhe një komentim totalisht i qetë i klasikes së famshme.

Finalja do të komentohet në radio nga dy radiokronistë të qetë dhe pa zhurmë akute, ndërsa në sfond do të shoqërojë Moxarti i talentuar për të krijuar një atmosferë relaksi.

Fazat më të nxehta të ndeshjes do të transmetohen nga Gonzalo Diaz Balbo, një kardiolog i vërtetë. Dikush mund të mendojë se kjo gjë është ekzagjerim, ose një mashtrim marketingu. Si mund të shijohet një përballje aq e nxehtë në qetësi absolute?

Në Argjentinë e dinë mirë rëndësinë e kësaj sfidë, çfarë kënaqësie provojnë fituesit dhe çfarë dhimbje e zhgënjimi provojnë humbësit. Tifozllëku në vendet amerikano-latine është një gjë tjetër dhe në Argjentinë duan të shmangin episodet e “Marakanazos” së famshëm, kur Brazili humbi finalen e Kupës së Botës përballë Uruguait në vitin 1950. Pasojat? 34 vetëvrasje dhe 56 të vdekur si pasoje e atakëve kardiakë në gjithë Brazilin.

Në Argjentinë duan ta shmangin një gjë të tillë, edhe pse do të jetë e çuditshme të dëgjosh në radio shënimin e një goli me Moxartin në sfond…

Finalja e Kramer: Errësirë për 15 minuta, kujtoja se Argjentina ishte në avantazh!
Kristof Kramer është një nga Kampionët e Botës me Gjermaninë në vitin 2014, pavarësisht se ai mbahet mend për dëmtimin e pësuar në finale, duke humbur kujtesën dhe mos mbajtur mend asgjë. 27-vjeçari. i cili luan me ekipin e Gladbahut, i është rikthyer dhe njëherë episodit të ndodhur në mitikun “Maracana” të Brazilit. Ishte 13 korriku i vitit 2014 dhe Gjermania fitonte në shtesa përballë Argjentinës me Mario Gëcen, i cili i dhuroi Kupën e katërt të Botës Gjermanisë dhe tifozëve të saj.

Një dëmtim i Sami Kedirës bëri që trajneri Lëv t’i besonte Kramerit një post në finalen e madhe. Gjithçka u mor vesh vetëm pak orë përpara fillimit të betejës, gjatë së cilës gjermani u përplas me mbrojtësin Garai, duke humbur kujtesën dhe vazhdimin e ndeshjes. Ai u zëvendësua pa mbaruar pjesa e parë, ndërsa e paharrueshme mbetet skena e ndodhur me arbitrin Ricoli, kur lojtari e pyeti italianin se çfarë ndeshje po luhej… !

“Garai nuk më kërkuar kurrë ndjesë, po ku i dihet, ndoshta e ka bërë dhe e kam harruar”, është shprehur disa herë duke buzëqeshur Kramer.

“Vite më vonë, mund të them që ajo gjë që më ndihmoi të ruaja qetësinë, ishte normaliteti me të cilin Lëv më tha se do të luaja. Askush nuk më tha se ishte mundësia e jetës, askush nuk më pyeti se si ndihesha. Për ata ishte thjeshtë normale. Për këtë gjë do i jem gjithmonë mirënjohës stafit teknik”, rrëfen Kramer për “Gazzetta dello Sport”. Asnjë kujtim, fikje totale për një çerek ore dhe zbulimi i një detaji interesant, sa i përket rezultatit të ndeshjes.

“Nga momenti i përplasjes me Garain, nuk mbaja mend asgjë, nuk kam ndjerë as dhimbje. Kujtimi i vetëm është ai me mjekët brenda dhomave të zhveshjes. Kam një “errësirë” prej 15 minutash. Doktorët po më qetësonin, duke më thënë që rezultati ishte akoma 0-0. Në ndërgjegjen time isha i sigurtë, që Argjentina ishte në avantazh me golin e shënuar nga Higuain, por arbitri e kishte anuluar pak përpara dëmtimit tim. Unë ende kisha bindjen që ishte gol”, tregon 27-vjeçari, i cili vazhdon të flasë për episodin, që nuk është se e bën shumë krenar, pavarësisht famës që i dhuroi.

Shkodran Mustafi dhe Kristof Kramer duke festuar me Kupën e Botës

“Nga pikëpamja mediatike, për mua ishte një episod pozitiv, por shumë torturuese. Njerëzit më lidhin me finalen e Kupes së Botës, por në jetë ka gjëra më të këqija se kjo. Por, nuk është një histori për të cilën ndihem krenar. Ishte momenti më i bukur i jetës time. Kur takohem me ndonjë nga lojtarët që ishin pjesë e asaj kombëtareje, ndjej një ndjesi të veçantë. Jemi të bashkuar nga diçka magjike, speciale. Këtë nuk do të ma heqë dot askush”, përfundon Kristof Kramer.

Paraja blen gjithçka, finalja e Champions-it “shtegton” nga Europa
Champions League, trofeu më prestigjioz i futbollit europian mund të pësojë një ndryshim drastik. Bëhet fjalë për vendin e zhvillimit të finales së kompeticionit. Ditën e djeshme një drejtues i një prej kompanive më të mëdha mediatike në Spanjë “Mediapro”, zbuloi se drejtuesit te UEFA-s janë shumë pranë marrëveshjes me një kompani amerikane për organizimin e finalen në Nju Jork.

Sipas lajmit të publikuar nga mediet spanjolle, marrëveshja midis kompanisë amerikane dhe organit drejtues të futbollit europian do të hyjë në fuqi në vitin 2021. Ky vendim ka sjellë shumë pakënaqësi për tifozët e shumë skuadrave, pasi përveç kostos së shtuar financiare dhe kohës së gjatë të udhëtimit, atyre i shtohet edhe një pengesë siç janë burokracitë e pafundme për një vizë amerikane.

Në pamje të parë është një vendim krejtësisht absurd, por është një vendim që fare lehtë mund të gjejë akordin nga të gjitha klubet, pasi oferta financiare e kompanisë amerikan është marramendëse.

Murinjo: Mbështes VAR-in, por penalltia ishte skandaloze
Penalltia e akorduar nga Nestor Pitana në finalen e Botërorit, ka shkaktuar polemika të pafundme në mbarë botën e futbollit. Personazhi i fundit që ka dalë kundër vendimit të gjyqtarit argjentinas është vetë trajneri i Mançester Junajtid, Zhoze Murinjo.

Në emisionin përmbyllës të Botërorit në televizionin “Russia Today”, tekniku portugez është shprehur se penalltia e akorduar mbas kontaktit të topit me dorën e Perisiçit është inekzistente për një sërë arsyesh.

“Mbas kësaj penalltie e them pa problem se ky nuk është më futbolli që unë njoh. Mbështes implementimin  e VAR-it, por vetëm kur bëhet fjalë për shkelje rregullash të qarta, por te penalltia e Perisiçit kemi të bëjmë me një rast shumë të diskutueshëm. Nuk mund ta kuptoj sesi Perisiç mund të kapërcente me krahun ngjitur trupit? Si mund të reagonte ai në kohë, kur distanca me lojtarin francez që mbulonte topin ishte vetëm një metër”.