Fidan Aliti

“Mos të shkojmë fare po nuk besuam”, Aliti e Ujkani i japin zemër Kosovës
Kosova është gati për ndeshjen me Malin e Zi, ndërkohë që sot para mediave kanë dalë portieri Samir Ujkani dhe mbrojtësi Fidan Aliti. Në lidhje me ndeshjen e së premtes, por edhe për atë ndaj Bullgarisë, portieri i Kosovës deklaron:

“Do të jenë dy ndeshje shumë të rëndësishme për ne. Ndeshja kundër Malit të Zi është një ndeshje e madhe dhe e vështirë, por ne jemi përgatitur mirë dhe kemi punuar shumë. Atmosfera është e mirë dhe jemi në rrugë të mbarë. Mbetet që të premten ta tregojmë veten dhe të nxjerrim rezultat pozitiv.

Të gjithë po punojmë për njëri-tjetrin. Kemi mungesa të rëndësishme, por kanë ardhur djemtë të ri dhe konkurrenca është rritur shumë, andaj besoj se nuk duhet të jetë problem për ne mungesa e disa futbollistëve”, u shpreh Ujkani.

Më pas e mori fjalën Aliti: “Jemi të fokusuar te ndeshja me Malin e Zi. Nuk do të jetë e lehtë. Kemi respekt për kundërshtarin, por ne i dimë kualitetet tona. Stërvitjet kanë qenë shumë intensive dhe djemtë kanë punuar me përkushtim, prandaj besoj se do të hyjmë në ndeshje me mentalitet pozitiv”.

Sikurse dihet, ndeshja me Malin e Zi do të luhet pa praninë e publikut dhe Aliti shton:  “Kam luajtur ndeshje të tilla me Skënderbeun në Ligën e Evropës. Është ndeshje e veçantë, sepse çdo zë ndihet në fushë. Megjithatë, mund të jetë pozitiv. Kjo pasi komunikimi mes lojtarëve është më i lehtë dhe nuk ka zhurmë të shikuesve.

Kur e mendojmë se luajmë si mysafirë, mund të jetë pozitive për ne. Kam plotësisht besim te djemtë tanë. Nëse nuk besojmë në fitore ndaj Malit të Zi, më mirë mos të udhëtojmë fare. Unë besoj fuqishëm se do të kemi gjasa të mëdha për ta fituar ndeshjen”.

Gavazaj debuton me fitore, ditë “jo” për Alitin në Suedi
Enis Gavazaj ka debutuar ditën e sotme me skuadrën e Dinamos së Minskut në Bjellorusi. Skuadra kryeqytetase e nisi kampionatin në mënyrën e duhur, duke mundur me rezultatin 1 – 0 kundërshtarët e Slavia Mozyr.

Gavazaj u aktivizua nga stoli në këtë takim, ku luajti përreth 30 minuta. Mëngjarashi u huazua tek ekipi bjellorus nga Skënderbeu gjatë ditëve të para të marsit.

Një tjetër “ish” i Skënderbeut që ka debutuar ditën e sotme në një kampionat të ri është Fidan Aliti. Qendërmbrojtësi luajti si titullar te skuadra e Kalmarit në takimin hapës të kampionatit “Allsvenskan”. Skuadra e lojtarit të përfaqësuese së Kosovës vinte si favorite ndaj vizitorëve të Sirius, por këta të fundit kanë befasuar të zotët e shtëpisë duke marrë tri pikët pas fitores 2 – 0.

VIDEO | Çfarë debutimi, Aliti gjen golin e parë me suedezët e Kalmarit
Fidan Aliti ka bërë një debutim fantastik me skuadrën suedeze të Kalmarit. Qendërmbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës luajti për 90 minuta në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme në Turqi kundër rusëve të Arsenal Tulës.

Takimi u mbyll me shifra të barabarta 1 – 1 dhe ish-lojtari i Skënderbeut shënoi golin që vuri në baraspeshë rezultatin në minutën e 83-të. Një harkim nga një goditje këndi u shfrytëzua mjaft mirë nga Aliti, goditja me kokë e të cilit çoi topin drejt rrjetës.

Futbollisti 25-vjeçar u transferua drejt skuadrës suedeze më datë tre shkurt dhe falë shitjes së kartonit të mëngjarashit, klubi i Skënderbeut arkëtoi 150 mijë euro, ndërsa lojtari firmosi një kontratë të vlefshme për katër sezone me skuadrën që militon në elitën e futbollit suedez “allsvenskan”.

“Suedezi” Fidan Aliti: Ju tregoj pse zgjodha Kalmarin!
Fidan Aliti kishte oferta të ndryshme gjatë dhjetorit dhe janarit. Ai ishte nën kontratë me Skënderbeun, klub që e shiti atë te Kalmari në Suedi. Plot 200 mijë euro në arkat e klubit korçar, që mund të përfitojë edhe në të ardhmen nga shitja e mbrojtësit të qendrës.

Titullari i Kosovës zgjodhi Kalmarin dhe i gjithë synimi ishte që të shkonte në një ekip ku të ndihej i rëndësishëm: “Është e vërtetë, ne folëm me disa klube. Ishin disa klube që më donin, siç është shkruar në media. Për mua ishte e rëndësishme që të ndihesha mirë aty ku do shkoja dhe Kalmari ma jep atë ndjenjë. Më kanë bërë të ndihem mirë dhe më kanë ofruar atë ndjesinë që do të jem i rëndësishëm këtu. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, tregon Aliti për “Fotbollskanalen”.

Kalimin te Kalmari qendërmbrojtësi e vlerëson, teksa shton: “Është një hap i madh përpara për mua. Gjithsesi klubi vjen i pari dhe më pas unë. Do përpiqem të ndihmoj ekipin me të gjithë mundësitë që kam. Do bëj gjithçka për klubin”.

Aliti: “Ja pse nuk zgjodha Malmon. Fushë-Kruja? Policët u larguan”
Fidan Aliti e ka mbyllur me Kategorinë Superiore. Pas një viti e gjysmë te  Skënderbeu, mbrojtësi është transferuar te skuadra suedeze e Kalmarit, ku ka firmosur për katër vite. Në emisionin “Gol pas Goli”, mëngjarashi zbuloi se ishte pranë transferimit te “gjiganti” suedez Malmo.

“Të them të drejtën ishte një vit shumë i rëndësishëm për mua. Menaxheri im Shkumbin Qormemeti më ka bindur të shkoj te Skënderbeu. Falënderoj atë dhe presidentin Ardian Takaj që ka bërë shumë për të gjithë futbollin shqiptar, Skënderbeun dhe Korçën”.

“Të them të drejtën, para pak ditësh isha shumë afër transferimit te Malmo, por më pas folëm me drejtorin e Kalmarit. Unë e shoh shumë të rëndësishme që të jem pjesë kryesore e ekipit, prandaj vendosa të vij te Kalmari. E shoh këtë kalim si një trampolinë për të ardhmen”.

“Nuk kam folur me Etrit Berishën, por kam biseduar me ish-trajnerin e Kosovës  Albert Bunjakin, i cili më parë ka qenë në postin e asistentit te Kalmari. Ai më foli shumë mirë për këtë ekip”.

“Çdo lojtar e ka ëndërruar largimin në momente të mira. E di që nuk është në një moment shumë të mirë, por jam shumë i sigurt se çunat do të rikthehen më të fortë”.

“Ngjarja në Fushë-Krujë? Nuk dua të flas për detaje. Është gjynah për sportin e për futbollin që të flas për ato gjëra që kanë ndodhur. Aty ishin policë që u larguan. Lojtarë si Radas dhe Vangjeli kanë bërë shumë për futbollin shqiptar dhe nuk e meritonin të trajtoheshin ashtu”, përfundoi Aliti.

Shehi prek çështjen Aliti: Ky është futbolli profesionist, por si trajner…
Fidan Aliti mbetet ende një çështje te Skënderbeu. Kontrata e futbollistit mbaron në fund të sezonit, por për mëngjarashin po diskutohen disa oferta dhe nuk do ishte çudi që në ditët në vazhdim, mbrojtësi të largohej nga skuadra korçare. Trajneri i Skënderbeut ka folur për 24-vjeçarin në një intervistë për “RTSH Sport”.

“Në vija të përgjithshme jemi mirë. Përveç dëmtimit të Bregut që na erdhi si rrufe në qiell të hapur, gjithçka po shkon mirë. Mungesa e tij është shumë e dëmshme për ne, pasi është një lojtar thelbësor për lojën tonë. Demtes do i duhen dhe disa dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të fazës së tretë, kështu që do të na duhet të bëjmë pa të”.

“Jemi përballur me kundërshtarë të fortë si Tirana dhe Bylisi që është ekipi më i fortë i Kategorisë së Parë. Jam i kënaqur shumë nga loja. Çunat kanë pasur dëshirë të bëjnë, por në ndeshje e fundit kemi pasur dhe mungesë fati”.

ALITI – “Çështja e Fidanit (Alitit) është se jemi në futboll profesionist. Situata është e tillë që ai dhe mund të largohet. Megjithatë në aspektin sportiv, sigurisht që kjo nuk është gjë e mirë për mua si trajner”.

Aliti gati të transferohet, Fangaj do të “kopjojë” Uzunin
Fidan Aliti është një nga lojtarët kryesorë të Skënderbeut dhe për të a interesim edhe nga jashtë vendit, kryesisht është folur për oferta nga Suedia. Gjithsesi mbrojtësi qendror vijon përgatitjet me korçarët.

Pas miqësore me Bylisin, ai ka folur në Supersport fillimisht për gjendjen në skuadër: “Stërvitjet po kalojnë mirë. Kemi punuar intensivisht, çka është e nevojshme në këtë moment. Na vjen keq për dëmtimet. Uroj që Bregu të kthehet sa më shpejt. Ky është futbolli. Besoj se ata që do e zëvendësojnë do bëjnë maksimumin. Edhe ata kanë cilësitë e tyre.

Më pas Aliti foli edhe për të ardhmen e tij: “Mund të them se jam në kontratë dhe jam i përqendruar këtu. Çdo lojtar ëndërron të luajë jashtë. Edhe për mua është momenti i duhur. Ngjasoj pak me suedezët, por nuk është kjo arsyeja për të ikur atje”.

FANGAJ – Mbrojtësi i djathtë i kurbinasve është kthyer në një nga lojtarët kyç. Shkodrani gjithsesi thekson se duhet të vazhdojë të rritet akoma në lojë.  “Duhet të punoj si tani dhe të rris përformcanën time. Ekipi ka shkuar mirë. Besoj se do i arrijmë objektivat në fund të sezonit”, deklaron Fangaj.

Më tej ai shton: “Si çdo vit, kemi krijuar një traditë të shkojmë në Europë ose përmes kampionatit, ose përmes Kupës”. Si çdo i ri do të donte të transferohej jashtë vendit, por edhe të vishte fanellën e kombëtares. Më parë është ftuar nga Shpresat. “Do doje të ndiqje hapat e Uzunit? Pse jo, është ëndrra e çdo futbollisti të luajë me kombëtaren dhe të transferohet jashtë vendit”.

Aliti: Kam kontratë deri në fund të sezonit, shpallemi sërish kampionë
Qendërmbrojtësi i Skënderbeut, Fidan Aliti, u përfol shumë për një largim nga Superioria. Në një intervistë për “RTSH Sport”, mëngjarashi diskutoi mbi këtë çështje si dhe për ecurinë e skuadrës gjatë muajve të fundit.

“Katër humbje rresht është një gjë e madhe për Skënderbeun. Nuk jemi të kënaqur me muajin e fundit. Kemi diskutuar dhe i dimë gabimet tona. Synimi është të bëjmë më mirë”.

Kam kontratë  deri në fund të sezonit. Është e vërtetë që kemi biseduar me disa ekipe, por nuk është detyra ime të publikoj emra. Për momentin, jam i fokusuar këtu.

Dy fazat e mbetura? Të ngrihemi në vend të parë, aty ku Skënderbeu dhe ne e meritojmë. Jam i bindur se do të shpallemi sërish kampionë”, përfundoi Aliti.

Aliti: Tirana? E kemi në kokë ndeshjen e parë…
Skënderbeu do të luajë të shtunën në transfertë kundër Tiranës.  Një ndeshje që do të luhet pa praninë e publikut, pasi bardheblutë u dënuan pas incidenteve që ndodhen me përfundimin e takimit me Kukësin.

Korçarët synojnë ta marrin pikët e plota, por e dinë që nuk do të jetë e lehtë. Mbrojtësi Fidan Aliti ka kujtuar ndeshjen e parë në shtëpi, por gjithsesi ka besim se pikët e lëna do rikuperohen. “Të gjithë lojtarë e kanë në kokë ndeshjen me Tiranën në Korçë. Nuk ishte e lehtë. I lamë dy pikë dhe do i marrim në Tiranë. E dimë forcën tonë dhe nuk kemi pse frikësohemi”, tha mes të tjerash Aliti për “RTSH Sport”.

Mbrojtësi ka komentuar edhe fitoren 4-0 me Azerbajxhanin dhe renditjen në vendin e parë në grup. “Ishte një fitore e madhe për shtetin tonë, për kosovarët dhe shqiptarët”, shtoi Aliti, i cili në fund nuk e fsheh dëshirën për të luajtur në një kampionat më të fortë.

“Skënderbeu është si trampolinë. Ndeshjet me përfaqësuesen janë gjë e mirë. Shpresojmë të iki jashtë, por presim çfarë do të ndodhë në janar”, përfundoi Aliti,  i cili është një nga pikat më të forta të Skënderbeut.

VIDEO | Rikthehet Fidan Aliti, çfarë pritje te Skënderbeu!
Fidan Aliti ka dhënë kontributin e tij që Kosova të zinte vendin e parë në grup në Nations League. Mbrojtësi i Skënderbeu i ka luajtur të gjashtë ndeshjet në grup, madje të plota. E fundit ishte ajo me Azerbajxhanin në Prishtinë.

Tanimë mbrojtësi i korçarëve është kthyer në Shqipëri dhe i është bashkuar skuadrës. Shokët e tij e kanë pritur me duartrokitje Alitin, të cilin e kanë uruar për arritjen që Kosova bëri. Vetë klubi korçar ka postuar një video nga pritja që i është bërë mbrojtësit.

https://www.facebook.com/kfskenderbeu.al/videos/288212545158839/

450 mijë euro për Skënderbeun, ja kur vendos CAS
Skënderbeu luan sot me Partizanin, ndërkohë që në klubin korçar çështja kryesore është ajo me UEFA-n. Gjithçka do të vendoset në CAS dhe korçarët presin që përjashtimi për 10 vite nga kompeticionet evropiane dhe gjoba 1 milion euroshe e vendosur të bjerë poshtë.

Në një lidhje direkte nga hoteli ku po qëndron Skënderbeu, gazetari Gjergji Stefa ka raportuar se gjyqi me UEFA-n në CAS do të zhvillohet në muajin janar. Referuar burimeve pranë klubit të Skënderbeut, ai ka treguar se vetë UEFA vendos se kur do të bëhet gjyqi. Sa i takon një marrëveshje me qeverinë e futbollit evropian, gjithçka hidhet poshtë.

OLAJINKA DHE ALITI – Skënderbeu ka arkëtuar të ardhura të rëndësishme kohët e fundit. Plot 450 mijë euro kanë përfituar korçarët nga shitja e Piter Olajinkës nga Genti te Slavia e Pragës. Bardhekuqtë kishin përqindje të kartonit të sulmuesit dhe kanë përfituar një shumë të majme.

Në janar ndërkohë pritet të ketë sërish transferime jashtë vendit. Fidan Aliti është ai që ka më së shumti shanse për t’u shitur. Ende nuk flitet për pista konkrete, por klubi po punon dhe do mundohet të marrë vendimin më të mirë për ardhmen e lojtarit dhe për vazhdimësinë e rezultateve.

Kosova dhe Skënderbeu, “skaneri” i Fidan Alitit
Fidan Aliti është një nga liderët e Skënderbeut. Gjatë kësaj vere ka pasur shumë largime dhe mbrojtësi i Kosovës, së bashku me Radas, Vangjelin dhe Muzakën duhet të jenë lider te korccarët.

“Nga Skënderbeu janë larguar shumë lojtarë dhe është e vështirë t’i zëvendësosh pasi ata përbënin boshtin e skuadrës sezonin e kaluar, megjithatë të gjithë lojtarët që janë aktualisht pjesë e ekipit po japin maksimumin. Do të duhet pak kohë që ata të adaptohen mirë, por janë lojtarë shumë kualitativë”, nis rrëfimin në emisionin “Zona Gol” në Supersport Aliti.

Mbrojtësi flet edhe për qëndrimin te Skënderbeu, por edhe për faktin që kanë Orgesin Shehin trajner. “Unë nuk kam patur dyshime për qëndrimin, por në drejtimin tim kanë ardhur disa oferta nga klube të ndryshime. I jam shumë mirënjohës Skënderbeut dhe jam i lumtur që jam te kjo skuadër. Nëse do të largohem një ditë, nuk do të jem vetëm unë që do të vendosë, por edhe klubi që kërkon të përfitojë nga ndonjë transferim i mundshëm i imi. Shehi trajner? Është diçka shumë e bukur. Ai është një profesionist i madh. E ka nisur mirë dhe mendoj se do të bëhet një trajner i shkëlqyer”.

KOSOVA – “E kemi nisur mirë, por duhet të vazhdojmë kështu. Duhet të japim më të mirën tonë dhe të synojmë të tjera fitore. Ujkani si kapiten është shumë i rëndësishëm për ne. Ka shumë eksperiencë. Ne jemi një ekip i ri dhe një lojtar si Ujkani na duhet, pasi na motivon dhe na mban me këmbë në tokë. Besoj se Kosova po ecën shumë mirë. Tashmë kemi edhe një stadium tonin. Ndaj Ishujve Faroe kishim edhe lojtarin e 12-të, që ishin tifozët tanë. Por kishim edhe atë njeriun me numrin 9, pikërisht Fadil Vokrrin. Ai na dha një tjetër shtysë drejt fitores.

“Kundërshtari më i rrezikshëm? Mendoj se Azerbajxhani, pasi është një nga skuadrat më të forta të Ligës D. Trajneri? Bernard Shaland është një trajner me shumë eksperiencë. Ka fituar edhe kampionatin në Zvicër me Zurihin në një kohë kur ishte shumë e vështirë të lije pas Bazelin. Në momentin që ka ardhur ai i ka bërë një analizë ndeshjeve tona të mëparshme dhe na ka vënë dukje se ku kemi gabuar. Mendoj që eksperienca e tij na ka ndryshuar fytyrën”.

Kosova, një “korçar” në Nations League
Kosova do të luajë në Azerbajxhan më 7 shtator në transfertë, ndërkohë që tri ditë më pas pret Ishujt Faroe. Ky takim me shumë mundësi do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndërkohë trajneri Bernard Shaland ka nisur edhe ftesat për lojtarët që do të në për këto dy takime. Nga Superiorja një ftesë e ka marrë mbrojtësi Fidan Aliti, i cili luan me Skënderbeun si titullar. Lajmin e ka bërë publik klubi korçar përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

https://www.facebook.com/kfskenderbeu.al/photos/a.514189058618820/1847600885277624/?type=3&theater