Ferguson

Historia e Lingard, “Diamanti” i fundit që Ferguson i la Junajtid
Sulmuesi i Mançester Junajtid, Xhesi Lingard është një nga lojtarët e pakët te “Djajtë e Kuq” që e ka kaluar gjithë karrierën e tij në “Old Trafford”. Lingard është zbulimi i fundit i Ferguson dhe këtë status, sulmuesi e ka mbrojtur mjaft mirë.

Lingard me fanellën e Junajtid

Titullar i padiskutueshëm dhe në stol nuk e la as Mojes, as Gigs, as Van Gal dhe as Murinjo. Kjo gjë duhet të tregojë shumë sa i takon cilësisë së 26-vjeçarit, i cili ka një “jetë” që luan me Junajtid. Lingard është titullar dhe të kombëtarja e Anglisë, të cilën e çoi deri në gjysmëfinalen e botërorit “Rusi 2018”.

Legjenda e “Djajve të Kuq”, Aleks Ferguson ka arritur gjithçka te Junajtid dhe ka bërë që klubi anglez të njihet në të gjithë botën, falë sukseseve që ka arritur. Edhe talentet që ka promovuar nga akademia janë të shumtë, por Lingard mund të jetë emri më i suksesshëm.

Lingard gjatë rrëfimit të tij

Vetë sulmuesi 26-vjeçar ka pranuar se Ferguson ka qenë si një baba për të, por pavarësisht këtij fakti, dridhej gjithmonë kur e takonte. “Po, e kisha frikë, pavarësisht se kisha një jetë që e njihja. Kur më shikonte në sy, ulja kokën”,- tha fillimisht Lingard.

Në një intervistë të gjatë, lojtari i Mançester Junajtid ka treguar hapat e tij të parë, debutimin me Junajtid, arritjet me këtë skuadër dhe planet për të ardhmen. Në të gjitha fjalët e tij, nuk mungonte Ferguson, njeriu që edhe sot nuk ngurron ta falënderojë.

Fotografia e Lingard me Ferguson, shumë vite më parë

“Isha thjesht një fëmijë kur e takova për herë të parë. Nuk e harroj asnjëherë atë moment. Kisha frikë t’i kërkoja të bënim një foto, por prindërit e mi ia kërkuan dhe që nga ajo ditë, ajo fotografi mban një vend shumë të veçantë në zemrën time. Pa Ferguson, nuk do të isha këtu. Më rriti si lojtar dhe si njeri. Kam kaluar vite të paharrueshme me të dhe dua t’i uroj një pension sa më të mbarë”,- u shpreh Lingard.

VERONIK ISTREFAJ

Federer vs Nadal për t’u mos u humbur, “VIP”-at e futbollit në tribunë
Turneu “Grand Slam”, Wimbledon, vlerësohet botërisht si evidenti më prestigjioz i sportit të tenisit. Këtë vit në gjysmëfinale ka një përballje speciale midis Roxher Federer dhe Rafael Nadal, një duel nga ata që nuk duhen humbur.

Përballja e dy legjendave ka sjellë interes të jashtëzakonshëm. Në shkallët e arenës qendrore ku do zhvillohet takimi janë paraqitur figura “VIP” nga çdo sferë e jetës, por sidomos nga futbollit.

Dy trajnerët me famë botërore Sir Aleks Ferguson dhe Zhoze Murinjo nuk mund të mungonin. Dejvi Bekam është një ndër ata që nuk mungon kurrë në këtë eveniment, ndërsa vend në tribuna ka pasur dhe për dyshen e mbrojtësve të Liverpulit Trent Aleksandër Arnold dhe Virxhil van Dajk.

"Hopefully we'll have a game for the ages"

It's fair to say @England and @LFC football player @trentaa98 is very excited to be at #Wimbledon for men's semi-finals day ? pic.twitter.com/xa8H5VKnNx

— Wimbledon (@Wimbledon) July 12, 2019

Përse lojtarët e mëdhenj dështojnë si trajnerë? Ferguson ka përgjigjen
Shumica dërrmuese e futbollistëve të mëdhenj nuk arrijnë të kenë të njëjtin sukses kur veshin tutat e trajnerit. Për të shpjeguar këtë fenomen ka folur vetë legjenda e këtij profesioni Sir Aleks Ferguson, një njeri i cili ka pasur një karrierë shumë herë më të suksesshme si trajner krahasuar me përvojën si lojtar.

“Në të shumtën e rasteve, lojtarët e mëdhenj nuk bëhen trajner të mirë. Kjo ndodh pasi ata nuk arrijnë të kuptojnë lojtarët që s’kanë pasur nivelin e lartë të aftësive që ata kanë zotëruar. Vite më parë po flisja me Bobi Çarlton, ai atëherë ishte trajneri i Preston North End. Gjërat nuk po shkonin mirë për të. Më tha se lojtarët nuk po arrinin ta kuptonin atë dhe më pas hoqi dorë”.

“Çdokush që do të  bëhet trajner duhet të përgatitet që kur është futbollist. Në moshën 24-vjeçare lashë profesionin si inxhinier për t’u fokusuar krejtësisht te futbolli. Bëra gjithçka që duhet që të mos rikthehesha në profesionit të inxhinierisë. U mundova të mësoja sa më shuam nga trajnerët”.

“Isha një lojtar mesatar. Shënoja gola me raste, por nuk isha në nivelin e Bobi Çarlton, Ronaldos ose Mesit. Por ka dhe raste të rralla si Bekenbauer për shembull, lojtari i madh, fitoi Botërorin me Gjermaninë si trajner. Krojf gjithashtu te Barcelona bëri një punë shumë të mirë”.

Humbi titullin në sekondat e fundit, zbulohen fjalët e Fergusonit pas ndeshjes
Mançester Junajtid, në sezonin 2011/12 e humbi titullin kampion në Premier Ligë vetëm në sekondat e fundit, kur Kun Aguero i dha fitoren 3-2 skuadrës së Mançester Sitit. Junajtid e bëri detyrën kundër Sandërlendit, duke fituar 1-0, por Siti u shpall kampione e Anglisë, vetëm falë golaverazhit.

Për këtë ditë historike të futbollit anglez, ka folur ish-mesfushori i Mançester Junajtid, Tom Kleverli, i cili ka zbuluar dhe fjalët e Ferguson në dhomat e zhveshjes: “Nuk mund të shkonte më keq. Nuk isha i grumbulluar në ndeshjen e fundit kundër Sandërlendit dhe nga tribuna, isha shumë i stresuar. Kur Xheko barazoi 2-2, ma ndjeu zemra se nuk ishte e shkruar që ne të shpalleshim kampionë.

Aguero i jep titullin kampion Manchester City, ne sekondat e fundit te takimit kunder QPR

Zbrita menjëherë nga tribuna drejt dhomave të zhveshjes, kur Aguero shënoi. Kishte disa TV në ambientet e stadiumit dhe kur dëgjova komentatorin teksa bërtiste: “Agueroooo”, gjithçka u errësua. Nuk doja ta besoja dhe shkova drejt e në dhomat e zhveshjes. Nuk do ta harroj kurrë atë moment. Ferguson po thoshte: “Iu kam thënë! Ja pse duhet të fitonim me shumë gola, të ishim të pamëshirshëm. Duhet të vrisnim kundërshtarët, humbëm nga golaverazhi! E pabesueshme!”, tha ai dhe ne lojtarët nuk kishim guxim as ta shikonim në sy. Ai ishte një fitues i vërtetë dhe nuk u dorëzua deri sa e fitoi titullin, më pas u largua i lumtur nga bota e futbollit”, përfundoi ish-mesfushori.

Çmenduri për çamçakëzin e Ferguson, ankandi kap shifrën e frikshme
Çamçakëzat e përtypur e më pas të hedhur në tokë janë diçka “e shpifur” në jetën urbane, por për fansat e Junajtid nuk është aspak kështu për çamçakëzin që më parë e ka konsumuar Sër Aleks Ferguson. Madje është shitur dhe ka kushtuar plot 390 mijë paund.

Ai ishte çamçakëzi i fundit i trajnerit legjendar në ndeshjet zyrtare me Mançester Junajtid. Një fans i Junajtid e pati marrë atë duke e ruajtur që nga viti 2013 dhe priti momentin për ta shfaqur si një relike të çmuar.

Ai e nxorri në e-Bay ku organizoi një ankand dhe e shiti për shifrën e çmendur. Paratë e fituara do t’i kalojnë fondacionit të klubit, që më pas do t’i përdorë për bamirësi.

Solskjaer shkruan historinë, kalon edhe legjendarin Ferguson
Trajneri norvegjez, Ole Gunar Solskjaer është njeriu i momentin në Angli. Numri një i Mançester Junajtid vazhdon të marrë rezultate pozitive dhe në takimin kundër Kristal Palas në transfertë mori një triumf historik sa i takon statistikave.

Me atë fitore 1-3 në transfertën londineze, Solskjaer regjistroi fitoren e 8 radhazi jashtë shtëpie, një rekord absolut. Këtë gjë nuk e kishte arritur as trajneri legjendar, Sir Aleks Ferguson, pavarësisht se në krye të Junajtid qëndroi më shumë se dy dekada.

Solskjaer mori drejtimin e “Djajve të kuq” në muajin dhjetor, kur zëvendësoi të shkarkuarin Murinjo. Fillimisht tekniku norvegjez erdhi për të drejtuar Junajtidin deri në fund të sezonit, por me punën shumë të mirë që po bën, pankina mund t’i besohet edhe për sezonin e ardhshëm.

Programohet miqësorja e legjendave, Ferguson rikthehet në pankinën e “Old Trafford”
Një ndër ndeshjet më të bukura në historinë e Mançester Junajtid është finalja Champions-it të vitit 1999. “Djajtë  e kuq” përmbysën 2 – 1 gjermanët gjatë kohës shtesë me dy gola me autor Tedi Sheringam dhe Ole Gunar Solskjaer.

Ajo mbrëmje e magjishme do të përsëritet sërish, kësaj radhe në “Old Trafford”. Më datë 26 maj në tapetin e “teatrit të ëndrrave do të zbresin në fushë pjesa më e madhe e protagonistëve të asaj ndeshjeje.

Festa gjatë finales 1999

Megjithatë më e veçanta e këtij takimi është rikthimi  i Sir Aleks Ferguson në krye të pankinës së Junajtid që prej dorëheqjes në maj të vitit 2013. Gjithashtu dhe pankina e Bajernit do të ketë një legjendë si Otmar Hicfeld.

Maradona apo Mesi? Legjenda Ferguson i vë “kapakun”
Kush ishte më i miri? Maradona apo Lionel Mesi… Kjo pyetje del hera herës në çdo tavolinë ku mblidhen fansat e futbollit. Sigurisht, në Argjentinë anojnë nga Maradona, pasi “El Pibe de Oro” ka qenë protagonisti i dy triumfeve në Botërorët e vetëm të shtetit amerikano-jugor.

Megjithatë, jashtë Argjentinës bëmat e Mesit e kanë justifikuar statusin e tij si lojtari më i madh i të gjitha kohërave. Një koment për këtë çështje ka dhënë legjenda e trajningut Sir Aleks Ferguzon.

Në një intervistë për “The Times”, skocezi dha mendimin e tij në lidhje me këtë çështje. 77-vjeçari mban anën e “pleshtit”, i cili i ka shënuar në të dy finalet e Champion-it, ku Mançester Junajtid është vënë përballë Barcelonës në vitin 2009 dhe në vitin 2011.

Goli i Mesit në finalen e 2009-ës

“Do të thoja të njëjtën gjë si Souner (analist dhe ish-futbollist i njohur skocez), që Mesi është një lojtar më i mirë se Maradona për këtë fakt. Karriera e Maradonës në maja ka zgjatur shumë pak vite, ndërsa Mesi ka më shumë se një dekadë në këto nivele”, tha Ferguson.

Fergusonit i ndalohet të shkojë në stadium, skuadra po e streson shumë
Sër Aleks Ferugso është një prej trajnerëve që ka bërë historinë në futbollin anglez me skuadrën e Mançester Junajtid. Ish-tekniku i “djajve të kuq” ka qëndruar për një periudhë relativisht të gjatë në krye të skuadrës angleze, por edhe tani që është larguar zemra nuk i ndahet nga ekipi ku ka kaluar një pjesë të madhe të jetës.

Gjithsesi, Ferguson e ka të ndaluar që të shkojë në stadium, të paktën në ndeshjen e radhës, kjo me “urdhër” të mjekut. Siç dihet, ish-timonieri i 18-herë kampionëve të Anglisë ka pasur probleme shëndetësore dhe bluzat e bardha e kanë këshilluar që të mos jetë më prezent në stadium, për shkak se atje po stresohet shumë dhe kjo ndikon në gjendjen e tij shëndetësore.

Mbetet për t’u parë nëse Aleks do ta respektojë këtë vendim që kanë marrë mjekët, apo do të sfidojë gjithçka, vetëm e vetëm për të qenë pranë skuadrës së tij të zemrës.

Ronaldo takon “bosin”, dedikim special për të
Kristiano Ronaldo u rikthye në “Old Trafford” mbrëmjen e djeshme pas shumë vitesh. Ishte pikërisht stadiumi ku Ronaldo u prezantua në futbollin e madh, por nuk mund të ishte rritur ndoshta kaq shumë nëse nuk do të kishte pasur një “mësues” si Sër Aleks Ferguson, të cilin Ronaldo tani e konsideron “bos”.

Nuk kishte si të mungonte mbrëmjen e djeshme tekniku legjendar i “djajve të kuq” në një ndeshje të madhe, sidomos që tani i ka lënë pas krahëve problemet shëndetësore që kishte. Ronaldo duket se nuk harron dhe nuk ka munguar një dedikim special, pasi e ka takuar dje në ambientet e stadiumi.

“Një trajner i mirë dhe mbi të gjitha një njeri i mrekullueshëm. Mësova shumë gjëra brenda dhe jashtë fushës. Është e mrekullueshme të të shoh në formë të mirë, Bos”, shkruan Ronaldo në profilin e tij në “twitter”. Një dedikim special për një njeri të madh, i cili për Ronaldon mbetet më shumë se një trajner.

A great coach and above all a wonderful man. Taught me so many things inside and outside the pitch. Great to see you in good shape, Boss! pic.twitter.com/Ql4dcuJvCW

— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) October 24, 2018

Aleks Ferguson jep mesazhin e parë që pas operacionit në tru
Sër Aleks Ferguson ka folur për herë të parë publikisht, që prej 5 majit, kur pësoi një hemorragji cerebrale.

Mançester Junajtid ka postuar në Twitter një videomesazh të trajnerit legjendar, i cili premton se do të kthehet në Old Trafford për të parë Junajtid në fushë.

On Saturday 5 May, the football world was rocked by the news that Sir Alex Ferguson had undergone surgery for a brain haemorrhage.

Since then, the most successful manager in English football history has battled in a way only he knows how.

Today, we bring you a special message. pic.twitter.com/NgGejgM46e

— Manchester United (@ManUtd) July 26, 2018

“Më 5 maj, bota e futbollit u trondit nga lajmi se Sër Aleks Ferguson u operua për një hemorragji në tru. Që atëherë, menaxheri më i suksesshëm në historinë e futbollit anglez ka luftuar në një mënyrë që vetëm ai e di si. Sot, po ju sjellim një mesazh special”, shkruhen në ilustrimin e videos.

“Përshëndetje, kam thjesht një mesazh të shpejtë. Së pari, falënderoj stafin mjekësor në Macclesfield dhe Salford Royal Hospital. Më besoni, pa ata njerëz që u kujdesën aq shumë për mua, nuk do isha sot këtu. Faleminderit, prej meje dhe familjes sime. Kam marrë mesazhe pa fund nga e gjithë bota dhe ju falënderoj për mbështetjen e jashtëzakonshme. Së fundi, do të kthehem më vonë gjatë sezonit për të parë Junajtid në stadium. Ndërkohë, gjithë të mirat për Zhoze Murinjon dhe lojtarët”, deklaron Ferguson.

Ndër reagimet pa fund poshtë videos ishte edhe një mesazh nga Uejn Runi: “Fantastike që ju shoh sërish”.

Ferguson u bind për 45 minuta që Riberi s’vlen
A e dini se në vitin 2006 Frenk Riberi mund të ishte bërë lojtar i Mançester Junajtidit? Po, pikërisht kështu, por trajneri legjendar i “Djajve të kuq”, Sër Aleks Ferguson, nuk u bind. Ai e vëzhgoi nga tribuna francezin, kur ky i fundit po luante me Marsejën kundër Bolton Uondersit në Kupën Uefa. Këtë e ka zbuluar biografi Alester Kempbëll, i cili atë ndeshje ka qenë bashkë me Fergin në stadium.

“Aleksi ishte duke parë Riberinë me kërshëri, por pas pjesës së parë e pa të udhës që ta linte. Sipas tij, Riberi nuk ishte i denjë për fanellën e Junajtidit”, – shprehet Kempbëll. Anësori pastaj kaloi edhe një sezon tjetër te Marseja, para se të shitej te Bajerni. Me gjithë kritikat, luhatjet dhe problemet, Riberi ka rezultuar një blerje e madhe në Mynih. Si bavarez ai ka fituar gjithçka në karrierë.

Ferguson nuk ndryshon presje: Raiola? Një thes me m**
Sër Aleks Ferguson i thotë gjërat troç, sidomos tani që është larg futbollit aktiv dhe e ka lirinë që të flasë hapur, për gjithçka.

Ditët e fundit ish-trajneri legjendar i Aberdinit dhe Mançester Junajtid është pyetur në lidhje me Pol Pogbanë dhe largimin e tij në vitin 2012, kur ende i panjohur vendosi të braktiste Mançester Junajtid për Juventusin, ku u bë ndër më të mirët në botë.

Në lidhje me francezin, Ferguson tha: “Pogba? E dinim që ishte një lojtar i mirë, është ende një lojtar shumë i mirë. I ofruam një kontratë të shkëlqyer, por ai kishte një agjent të keq. Një thes me m**”.

Natyrisht, Ferguson nuk e fsheh mërinë ndaj Mino Raiolës, të cilin e ka sulmuar edhe në autobiografinë e vet: “Janë disa agjentë që nuk më pëlqejnë dhe Mino Raiola është një prej tyre”.