Fejzullahi

Fejzullahi: S’mendoj për merkaton, ndryshimet bëhen për mirë
“Viti i duhur për fitimin e titullit kampion. Juliano do të bëjë mirë me ekipin tonë”

Mbrojtësi Arbnor Fejzullahi po shijon pushimet e tij i shkëputur nga futbolli, megjithatë duke qenë merkato, preshevari është përfshirë edhe në vorbullën e zërave të merkatos. Në çdo merkato ka zëra se futbollisti mund të largohet, por në fund mbetet gjithmonë “dem i kuq”. Fejzullahi ka folur për “Sport Ekspres” në një intervistë të shkurtër ku ka folur për ndryshimet e fundit në kampin e kuq dhe të ardhmen e tij.

– Arbnor, si po e shpenzon këtë muaj pushimi?

–  Pushimin po e shfrytëzoj në maksimum. Kam kaluar kohë me familjen dhe kam bërë plazh me të fejuarin time. Kisha kohë që nuk i kisha shfrytëzuar kaq shumë dhe kisha pushuar kaq gjatë.

– I keni ndjekur lajmet e fundit te Partizani?

– Po, sigurisht që i kam ndjekur. Kam qenë në kontakt edhe me drejtuesit e klubit.

– Si e komentoni largimin e Starovës dhe afrimin e Julianos?

– Më vjen keq që u largua profesor Starova dhe shfrytëzoj rastin t’i uroj çdo të mirë. Kemi kaluar goxha kohë me të dhe na ka mësuar jo pak. Nuk dua të hyj të flas shumë për trajnerin e ri, pasi jam i sigurt se është i mirë përderisa i kanë besuar. Gjithsesi, detyra ime si futbollist është ta respektoj. Besoj se do të bëjë mjaft mirë me ne. Ndryshimet bëhen gjithmonë për mirë.

– Faza përgatitore do të zhvillohet në Itali, mendoni se është zgjedhja e duhur?

– Kam marrë informata dhe mendoj se është bërë zgjedhja e duhur. Në Itali janë kushte shumë të mira dhe kemi mundësi të përballemi me ekipe mjaft të forta.

– Emri yt vazhdon të qarkullojë në merkato nga Sioni te Osijeku, së fundmi…

– Kam dëgjuar dhe i kam marrë vesh këto lajme ndërmjet gazetave. Nuk di të them diçka, pasi po shijoj pushimet dhe do të kthehem te Partizanit. Më pas për gjithçka do të bisedoj me klubin dhe mund të vendos.

– Sa shanse ka Partizani për të fituar titullin kampion?

– Këtë sezon mendoj se titullin duhet ta fitojmë, pasi kemi disa vite që i afrohemi. Kemi fituar eksperiencën e duhur dhe besoj se nuk do të përsërisim gabimet e viteve të shkuara.

Fejzullahi drejt Zvicrës, por varet nga Tramexani
Telenovela e re e merkatos prek një ndër futbollistët më të rëndësishëm të Partizanit, Arbnor Fejzullahin. Preshevari është folur në çdo merkato se mund të largohet nga të kuqtë dhe çdo herë ka dalë “blof”. Herë është ndalur nga klubi, herë janë kërkuar shifra shumë të larta për të, e me raste nuk ka pasur diçka konkrete. Gjithsesi, tashmë ka një tjetër mundësi që mund ta shtyjë drejt përfundimit të karrierës me të kuqtë edhe pse ka edhe një vit në kontratën e tij. Kjo lëvizje e mundshme lidhet me ish-zëvendëstrajnerin e Shqipërisë, Paulo Tramexani, marrëdhënia e “Fejzos” me të është mjaft e mirë. Madje, që në janar u pa mundësia për të kaluar te Lugano.

SKENARI –  Trajneri Paulo Tramexani ka dhënë dorëheqjen nga Lugano dhe mbi të kanë vërshuar oferta të tjera. Hamburgu e ka shfaqur interes, raportonte “Sport Ekspres” në numrin e para disa ditëve, po ashtu edhe Sioni nuk mbetet mbrapa. Në rast se trajneri italian zgjedh zviceranët atëherë edhe shanset e transferimit të Fejzullahit rriten. Burime të besueshme pranë palëve bëjnë me dije se ka pasur edhe kontakte mes tyre për një transferim të mundshëm. Në dukje një lëvizje e tillë duket mjaft e vështirë, por si asnjëherë më parë përralla për preshevarin mund të përfundojë me fund të lumtur.

FEJZULLAHI – Mbrojtësi i krahut të djathtë ka qenë futbollist kyç te të kuqtë. Ai ka edhe një vit kontratë me Partizanin që e mban të lidhur deri në vitin 2018. Gjithsesi në të ka edhe një klauzolë largimi dhe secili klub që kërkon shërbimet e tij duhet të paguajë për të. Drejtuesit e Partizanit nuk janë të gatshëm të humbasin shërbimet e tij me parametra zero, prandaj nuk do e lënë të largohet pa u paguar për kartonin e tij. Lojtari do të diskutojë për këtë mundësi pasi të kthehet nga pushimet e tij.

Fejzullahi-Partizani, “martesa” pritet të vazhdojë
Mbrojtësi Arbnor Fejzullahi ka folur për mediet shqiptare në Maqedoni dhe më saktë për gazetën “Lajm”. “Demi i kuq” ka qenë së bashku me futbollistin e kombëtares Berat Xhimshiti për të parë ndeshjen ndërmjet Renovës dhe Shkëndijës së Tetovës. Ai atje ka shfrytëzuar rastin për të folur për ekipin e Partizanit dhe sezonit që sapo u mbyll. Për Fejzullahin, fitimi i titullit nga ekipi i Kukësit për Fejzullahin është diçka e papritur, pasi të gjithë kanë menduar se do ta fitonte Partizani ose Skënderbeu.  “Normalisht që ne ishim për kampion, por futbolli është i tillë. Besoj që vitin tjetër do të dalim kampion, ndërsa këtë vit edhe vendi dytë nuk është keq”, – nis prononcimin e tij Fejzullahi.

KUKËSI – “Futbolldashësit s’e kanë pritur që Kukësi do të shpallet kampion, pasi kanë pritur që Partizani ose Skënderbeu të dalin kampion, Kështu, triumfi i Kukësit ishte diçka e papritur në Shqipëri”.

EMINI DHE LENA – “I njoh mirë të dy, Eminin dhe Lenën. Jemi takuar në Tiranë dhe kemi pirë kafe. I kam shokë dhe i njoh mirë”.

EUROPA – “Tani mendojmë për Europën, të shohim sa mund të shkojmë larg. Ndërsa për sezonin e ardhshëm qëllimi ynë, siç e thashë edhe më lart, është titulli kampion”, përfundoi Arbnor Fejzullahi.

Partizani ia bën të qartë: Nuk ikën!

Vitin e kaluar, futbollisti pati mjaft probleme, pasi dëshironte largimin nga Partizani dhe çështja e tij përfundoi në gjyq. Të gjithë e mbajnë mend se si ai u akuzua se kishte dalë në stërvitje me Skënderbeun dhe në fund humbi edhe Kupat e Europës nga ky vendim i tij. Kjo solli probleme për të edhe në gjysmën e parë të sezonit. Fejzullahi tashmë dëshiron përsëri largimin nga të kuqtë për të provuar një eksperiencë jashtë Shqipërie, por është përsëri në situata të vështira dhe të njëjta me klubin.

KONTRATA – Ai ka nënshkruar një kontratë  të re që e mban të lidhur me të kuqtë deri në vitin 2018. Kjo bën që futbollisti të jetë i lidhur me klubin deri në verën e ardhshme. Preshevari rinovoi në këtë sezon, pasi ky ishte edhe kushti i vënë nga skuadra e kuqe për të luajtur në formacion. Fejzullahi firmosi dhe tashmë do të jetë pjesë e të kuqve me shumë mundësi edhe për sezonin e ardhshëm.

KLUBI – Burime të besueshme pranë klubit të kuq bëjnë me dije, se futbollist i është komunikuar qartësisht se nuk do të lihet i lirë. Drejtuesit ja kanë bërë të qartë se duan ta kenë në ekip edhe për vitin e ardhshëm dhe nuk do të pranojnë që ta lëshojnë si transferim të lirë, pavarësisht mundësisë që Fejzullahi mund të ketë.

INTERESIMI – Zvicra, Franca dhe Turqia mbetën opsionet për titullarin e të kuqve. Futbollisti largohet nga Partizani vetëm për një mundësi jashtë vendit. Fejzullahi ka një klauzolë largimi në kontratë dhe klubi që kërkon shërbimet e tij duhet të paguajë për të afruar futbollistin. Diçka që shihet e vështirë! Mbetet të shihet deri në fund të merkatos se çfarë do të ndodhë.