Federata Angleze e Futbollit

Ndjesa e trajnerit për goditjen e tifozit, Federata Angleze nuk toleron
Gjatë ndeshjes kundër Brajtonit, Unai Emeri, trajneri i Arsenalit, e humbi toruan për një moment. Një aksion i ekipit të tij nuk u shndërrua në gol, çka solli irritimin e trajnerit. Spanjolli shkelmoi një shishe me ujë, duke goditur një tifoz vendas.

Unai Emeri reagoi menjëherë duke i kërkuar ndjesë tifozit, madje një gjë të tillë e përsëriti dhe në fundin e ndeshjes. Gjesti i tij ishte i paqëllimshëm dhe trajneri i “topçinjve” justifikoi veprimin e tij.

“Kam kërkuar falje, godita shishen e ujit në një moment nervash, që nuk kishte të bënte me tifozët. E gjuajta shishen dhe përfundoi afër tifozëve, të cilëve u kërkova falje personalisht. E përsëris kërkesën për falje, por hedhja e shishes nga ana ime nuk kishte asnjë qëllim të keq. Ishte vetëm një reagim i imi dhe nuk kisha asnjë qëllim kundrejt tifozëve. U kërkoj falje dhe njëherë”, u shpreh Unai Emeri, ndërsa ka ardhur dhe reagimi i drejtuesve të futbollit anglez.

Unai Emeri është vënë nën akuzë nga Federata Angleze për shkak të asaj që ndodhi në ndeshjen kundër Brajtonit. Trajneri spanjoll ka kohë deri në janar që të japë shpjegimet e tij në lidhje me incidentin, kur një shishe e goditur me shkelm prej tij fluturoi dhe goditi një tifoz.

Reagimi i bujshëm në Angli: Krijoni kushtet për lojtarët “gay”
Kompania e basteve, “Paddy Power”, sulmon futbollin anglez, duke marrë në mbrojtje komunitetin LGBT. Si çdo fillim gushti, në qytetin e Brajton dhe Houe zhvillohet “Brighton Pride”, një event në mbështetje të kauzës LGBT. Këtë vit, përveç paradës do të flitet dhe për futboll. Me iniciativën e kompanisë së basteve, një autobus i zbrazët do të kalojë nëpër rrugët e qytetit për të dëshmuar faktin që: asnjë nga 500 futbollistët më të mirë të futbollit anglez nuk është homoseksual.

Një formë proteste drejtuar Premier Ligës, e konsideruar përgjegjëse që nuk qëndron në krahun e shumë futbollistëve anglezë që nuk kanë kurajën për ta pranuar që janë “ndryshe”.

“Federata angleze e futbollit nuk mbështet kauzën e futbollistëve homoseksual” shprehet kompania “Paddy Power”. Vetëm vitin e kaluar, kreu i federatës angleze, Greg Klark, tha se të paktën dy lojtarë homoseksualë të Premier Ligës nuk ndiheshin të sigurtë dhe gati për të bërë publike orientimin e tyre seksual.

“Liga e futbollit më e shikuar në botë pasqyron komunitetin që e rrethon. Në gjithë Mbretërinë e Bashkuar, një në 50 persona është pjesë e komunitetit LGBT, ndërsa në Premier Ligë nuk rezulton asnjë futbollist homoseksual. Mendojmë që edhe nëse vetëm një lojtar i Premierit arrin të zbulojë të vërtetën e tij, kjo gjë do të kishte një efekt të jashtëzakonshëm, jo vetëm për komunitetin në fjalë. U bëjmë thirrje institucioneve britanike që të punojnë më shumë, me qëllim që të krijojnë kushtet e duhura për lojtarin e parë homoseksual që do të pranojë të bëjë publike një fakt të tillë”, përfundon një nga zyrtarët e kompanisë së basteve.