Faton Xhemaili

Aksidentohet mbrojtësi i Kukësit, të reja edhe nga merkato
Festa e Kupës nuk ka shkuar mirë për të gjithë te Kukësi. Një nga mbrojtësit e skuadrës verilindore, Faton Xhemaili, gjatë kthimit për në kryeqytet ka pësuar një aksident dhe fatmirësisht pasojat kanë qenë vetëm materiale.

Makina me të cilën po udhëtonte është shkatërruar plotësisht, ndërsa vetë Xhemaili ka pësuar një dëmtim të lehtë në krah. Nisur nga përmasat e aksidentit, gjithçka ka kaluar lehtësisht dhe lojtari është mirë.

MERKATO – Te Kukësi po mendojnë për përforcimet dhe drejtuesit duhet të gjejnë edhe një portier, pasi Maurice Gomis nuk do të jetë pjesë e verilindorëve sezonin e ardhshëm.

“Gardiani” është përshëndetur me shokët e skuadrës, pasi i ka përfunduar huazimi dhe do kthehet tek italianët e SPAL që zotërojnë kartonin. Gomis u aktivizua vetëm në një ndeshje, në atë me Kastriotin në javën e fundit të kampionatit.

Prezantohet Xhemaili, Kukësi “blindon” krahun e majtë
Vjen edhe momenti i prezantimit, Kukësi ka marrë në gjirin e tij edhe mbrojtësin Faton Xhemaili. Anësori i majtë ka nënshkruar për 2.5 vite, sikurse edhe kemi njoftuar më parë. Zyrtarisht është i verilindorëve, që mund të bëjnë edhe ndonjë lëvizje tjetër në vijim.

Xhemaili la skuadrën e Radnik Surdulica në Serbi dhe kërkon të tregojë sa vlen në Superiore. Futbollisti 20-vjeçar i bashkohet një skuadre që synon titullin kampion dhe sigurisht që është një hap përpara në karrierë.

Kukësi më parë ka blerë nga Luftëtari lojtarë cilësorë si Eduart Rroca dhe Vasil Shkurtaj. Xhemaili është afrimi i tretë i verilindorëve. Ndërkohë ka pasur edhe largime, pasi lojtarë si Harba, Ture, Zguro, Shpehar dhe Shkodra nuk do jenë pjesë e Kukësit në vazhdim.

Mbrojtësi i majtë ka thënë fjalët e para si kuksian për “SuperSport”, duke treguar arsyet se pse zgjodhi ekipin verilindor. Objektivat e tij janë të mëdha dhe Xhemaili shpreson të bëjë mirë me Kukësin për të matur forcat më pas në një kampionat më të fortë.

“Kjo është hera e parë që luaj në kampionatin shqiptar dhe personalisht ndihem shumë mirë që do të bëhem pjesë e Kukësit. Jam në një ekip që po lufton për titullin kampion dhe me Kukësin do luajmë në Europë. Konkurrenca? Në fillim e di që do të jetë e vështirë, por me punë mund të fitoj vendin në formacion. Shpresoj që nëpërmjet Kukësit do të arrij të transferohem në një kampionat të rëndësishëm europian dhe do të vazhdoj të jem pjesë e kombëtares”, përfiundon Faton Xhemaili.

Kukësi në sulm, akord me mbrojtësin e Shpresave
Kukësi ishte në kërkim të një tjetër mbrojtësi të majtë pas largimit të Vangjel Zguros dhe drejtuesit verilindorë prej kohësh kishin nisur bisedimet me Faton Xhemaili. Futbollisti 20-vjeçar ishte pjesë e Shpresave në dy miqësoret me Maltën dhe te Kukësi janë bindur për t’i ofruar një kontratë.

Gjithsesi ende nuk ka asgjë zyrtare, pasi Xhemaili është nën kontratë me serbët e Radnik Surdulica. Brenda dy ditësh besohet se të gjithë tratativat do të mbyllen në mënyrën e duhur. Dhënia e lejaklimit nga serbët do t’i jepte drejt gjithçkaje në këtë operacion merkatoje.

Më parë Kukësi ka afruar në skuadër lojtarë si Vasil Shkurtaj dhe Eduart Rroca, të cilët i ka blerë te Luftëtari. Xhemaili pritet të jetë afrimi i tretë në radhët e verilindorëve. Mbrojtësi ka provuar të debutojë në Superligën serbe, ndërkohë që ka luajtur edhe një takim në Kupë.

Ëndrra e realizuar dhe frymëzuesi i tij, rrëfehet Faton Xhemaili
Faton Xhemaili, i riu nga Bujanovci, provoi të vishte fanellën kuqezi në muajin nëntor. Një dhuratë për ditëlindje: më 15 të këtij muaji mbushi 20 vjeç. Xhemaili është pjesë e Radnik Surdulica, në elitën e futbollit serb dhe ndihet mirë atje. Sigurisht do donte të luante më shumë. Deri më tani është aktivizuar vetëm në Kupë.

Në një intervistë për “SportEkspres.com” ai ka rrëfyer ditët kuqezi, si u ndje, udhërrëfyesin e tij në futboll dhe të ardhmen. E thotë hapur, që nëse do të ketë ndonjë opsion të mirë, do të largohej nga ekipi aktual. Minutat janë të rëndësishme për t’u rritur dhe për të qenë sërish pjesë e Shqipërisë U21.

INTERVISTOI: VLADIMIR PRENGA

Faton, për herë të parë provoni të vishni fanellën e kombëtares. Na tregoni diçka më shumë për veten, që edhe njerëzit t’iu njohin më shumë…

-Po, për herë të parë vesha fanellën e kombëtares kuq e zi. Ishte një ëndërr, dhe një ndjenjë shumë emocionuese për mua, që u bë realitet. Unë jam nga Bujanovci dhe luaj në kampionatin serb tek ekipi FK Radnik. Sikurse e dini, luan në krahun e majtë të mbrojtjes.

Si çdo futbollist do kishit dashur më shumë minuta, por me siguri hera e parë me fanellën kuqezi do të mbahet mend gjithmonë nga ju. Na thoni diçka për ndjenjën që përjetuat në fushë?

-Normalisht do të dëshiroja minuta më shumë, si çdo lojtarë që do të luajë për kombëtaren dhe ta japë më të mirën. Por vendimet e trajnerit duhen respektuar dhe të presim për ndeshjet e radhës. Po do ta mbaj mend gjithmonë gjatë jetës time debutimin me fanellën e kombëtares tonë. Me është dukur si ëndërr, ishte një ndjenjë që nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Falënderoj edhe profesor Bushin për shansin që ma dha të debutoj me Shpresat.

Si u pritët nga stafi dhe shokët e skuadrës? Me kë prej tyre u lidhët më shumë?

-Si shokët, ashtu edhe stafi i skuadrës, më kanë pritur shumë mirë. I falënderoj të gjithë për pritjen e mirë që ma bënë, e sidomos edhe me surprizën që ma bënë për ditëlindje. Nuk do ta harroj kurrë në jetë.

Kush prej djemve të skuadrës ju bëri më shumë përshtypje? Flasim për cilësitë si futbollistë, por edhe për karakterin e tyre.

-Jemi një grup shumë i mirë. Nuk mund ta ndaj ndonjërin më shumë, ndonjërin më pak. Kaluam shumë mirë të gjithë shokët në këtë grumbullim  të fundit për këtë vit. Të gjithë ishin lojtarë të mirë dhe secili kishte cilësitë e tij. Nuk mund të veçoj asnjë.

A e prisnit grumbullimin me Shpresat, pasi në Serbi nuk është se keni pasur shumë hapësira?

-Edhe pse s’kam shumë hapësira tek ekipi serb, profesor Bushi ma ofroi mundësinë të jem pjesë e kombëtares dhe shpresoj të ketë mbetur i kënaqur me mua.

Si çdo i ri, që e ka një model, në gjurmët e cilit futbollist do të donit të ecnit. Kush është ai që ju frymëzon?

-Unë në pozitën time që kam më pëlqen stili i lojës të David Alaba. Ai me frymëzon.

Ju ngacmuan shokët e tij para se të grumbulloheshit me Shqipërinë U21? Si e priti klubi juaj diçka të tillë?

-Jo nuk pata asnjë ngacmim nga shokët. Përkundrazi, të gjithë më uruan në mënyrën më të mirë. Klubi e mirëpriti shumë mirë këtë lajm dhe e pranuan me dëshirë.

Si është për një djalosh të ri shqiptar të jetë pjesë e kampionatit serb? Sa kohë jeni atje, ju kanë pranuar mes tyre…

-Është një gjë e mirë të jesh i vetmi lojtar në kampionatin serb. Pak e kam vështirë të luaj, por shpresoj në vijim të kem minuta  më shumë.

A po mendoni që në janar të bëni ndonjë lëvizje, ndoshta të shkoni në ndonjë klub ku të keni më shumë mundësi që të luani?

-Nuk do ta anashkaloja ndonjë mundësi të mirë. Në qoftë se do të më vij do shkoja, pasi edhe më nevojiten ndeshje në këmbë.

Do e merrnit në konsideratë një transferim në Superiore?

-Po, besoj se do e merrja në konsideratë Superioren shqiptare. Por të shohim në të ardhmen çfarë do të ndodhë.