Fatjon Jusufi

Amir Bilali i lirë, Shkupi merr “ish”-in e Partizanit
Partizani e zyrtarizoi në janar, ndërkohë që ende pa u mbyllur merkato dimërore iku. Ata që janë tifozë të “demave” të kuq duhet ta mbajnë mend Fatjon Jusufin, të cilin skuadra kryeqytetase e afroi nga skuadra e Renovës.  Ish-trajneri Skënder Gega ia bëri të qartë: hapësirat do të jenë të pakta.

Në këto kushte Jusufi zgjodhi të ndërpriste kontratën dhe u transferua në Armeni, ku u aktivizua me Shirak. Dy ndeshje dhe një gol, ndërkohë që një dëmtim e penalizoi. Pak muaj në Armeni dhe tashmë do të luajë sërish në Maqedoninë e Veriut, pasi ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

“Është kënaqësi dhe nder të vesh fanellën e një klubi historik dhe të madh si Shkupi. Mendova të vazhdoj karrierën te Shkupi sepse më përshtatet filozofia e tyre dhe më pëlqen projekti që kanë. Shpresoj që të përsërisim së bashku sukseset e viteve të fundit edhe në vijim me Shkupin dhe sukseset të mos kenë të ndalur”, ka deklaruar Jusufi për faqen zyrtare të klubit.

BILALI – Ndërkohë te Shkupi janë njoftuar disa largime, mes tyre edhe mbrojtësi Amir Bilali. Ish-lojtari i Bylisit dhe Teutës është i lirë dhe dëshira e tij është të rikthehet  në Superiore. “Amir Bilali është futbollisti me të cilin është ndërprerë kontrata, ndërsa bashkëpunimi nuk ka vazhduar pasi që edhe u kishin kaluar kontratat futbollistëve në vijim: Viktor Angelov, Armel Bradji, Maharafa Tandina dhe Ergyn Abdul”, njofton mes të tjerash klubi i Shkupit.

Jusufi transferohet në Armeni, “ish”-i i Luftëtarit tek Arsenali malazez
Fatjon Jusufi u largua në dhjetor nga Renova dhe nënshkroi me Partizanin. Mesfushori me tipare sulmuese qëndroi tek të kuqtë deri në fund të muajit janar, ndërkohë që në klubin kryeqytetas ju bë me dije se nuk do të kishte hapësira në ekipin e parë.

Në këto kushte Jusufi kërkoi largimin dhe te Partizani nuk u bënë pengesë. Nga Maqedonia ai ka pasur disa oferta, por e ka parë të udhës të transferohet në Armeni. Jusufi do të jetë pjesë e Shirak, ku luan një tjetër ish-futbollist i Partizanit: Bunjamin Shabani.

RADOVIÇ – Anësori malazez për herë të parë është aktivizuar në Shqipëri me Flamurtarin, pa lënë gjurmë. Këtë verë ishte Luftëtarit që e bindi të rikthehej në Shqipëri. Gjithsesi Balsa Radoviç qëndroi te bluzinjtë deri në janar.

Më pas erdhi largimi e së fundmi ai ka gjetur edhe ekipin e ti. Radoviç rikthehet në Mal të Zi dhe do të luajë me Arsenal Tivat, klub që garon në ligën e dytë. Një hap pas për sulmuesin anësor, i cili në të shkuarën ka luajtur edhe në Slloveni e Greqi

Çështja Jusufi, sqarimi i Partizanit dhe një problem madhor
Fatjon Jusufi nuk është më pjesë e Partizanit. Mesfushori me tipare sulmuese nënshkroi në dhjetor me të kuqtë, duke lënë skuadrën e Renovës në Maqedoni. Drejtuesit e klubit arritën marrëveshjen dhe shikohej si një element i rëndësishëm për skuadrën, por gradualisht situata ka ndryshuar.

Jusufit i është bërë e qartë se stafi teknik nuk e ka në plane dhe zgjedhja e tij ka qenë që të ndërpresë bashkëpunimin, kjo krejtësisht normale. I riu në Shqipëri donte të tregonte vlerat e tij dhe te Partizani kjo mundësi nuk do i jepej për shumë arsye.

SQARIMI I PARTIZANIT – “Klubi dëshiron të informoj opinionin sportiv në lidhje me rastin Fatjon Jusufi. Lojtari, i cili iu bashkua skuadrës në ditët e para të muajit janar, ka ndërprerë gjatë ditës së enjte me mirëkuptim reciprok marrëveshjen me drejtuesit. Sqarojmë se kjo lëvizje ka ardhur si kërkesë e vet Lojtarit për të vijuar karrierën diku tjetër për arsye ambientimi dhe familjare.

Ndërprerja e bashkëpunimit mes palëve nuk ka të bëj me aspektin financiar, siç edhe është aluduar në media të ndryshme, lajme të cilat nuk janë aspak të vërteta por thjesht sajesa mediatike. Shpesh herë portalet dhe mediat sportive publikojnë shifra jo reale, duke u bazuar vetëm në hamendësime, siç ndodh rëndom me rastin Partizani. Klubi dëshiron ti uroj shumë suksese Fatjon Jusufit në karrierën e tij sportive”, shkruhet në njoftimin e bërë nga klubi i kuq.

PROBLEMI – Partizani, ashtu sikurse edhe klubet e tjera, duhet të jetë i kujdesshëm në lëvizjet që bën. Sidomos Partizani, duke ditur emrin e madh që ka dhe pretendimet. Gabimet në të shkuarën nuk kanë qenë të pakta dhe në aspektin financiar klubit i janë shkaktuar dëme.

Jusufi kishte nënshkruar për një pagë normale në Kategorinë Superiore, por për një që aktivizohet. Nëse lojtari do kishte vendosur të qëndronte dhe të paguhej duke ndenjur në tribunë apo duke u aktivizuar me ekipin e dytë, ai do të listohej në radhën e gjatë të lojtarëve që te Partizani kanë ardhur dhe nuk kanë lënë gjurmë.

Pavarësisht asaj që shkruhet në media dhe që në klubin e kuq i cilësojnë hamendësime, sajesa apo kushedi çfarë, krejt pa faj (madje kanë shumë) te Partizani nuk janë në këtë lëvizje të bërë prej tyre. Jusufi pa diskutim është një mësim tjetër për drejtuesit e klubit kryeqytetas.

Partizani nis merkaton, zyrtarizohet afrimi i parë
Marrëveshja ishte arritur prej ditësh, por vetëm sot ka ardhur firma mbi kontratë dhe zyrtarizmi nga Partizani. Fatjon Jusufi ka lënë Renovën në Maqedoni dhe ka mbërritur në Shqipëri, ku edhe do të provojë eksperiencën e parë si lojtar i të kuqve.

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Fatjon Jusufin. Mesfushori me tipare sulmuese, i cili gjatë këtij sezoni ishte pjesë e Renovës në kampionatin maqedonas, ka firmosur sot një kontratë 2 vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit me të kuqtë. 23-vjeçari është prezantuar në ambientet e klubit dhe menjëherë i është bashkuar skuadrës për të nisur përgatitjet në Antalia të Turqisë”, njofton klubi i Partizanit.

Jusufi ka mbushur më 17 dhjetor 23 vjeç dhe luan në të dyja krahët e sulmit, por edhe si sulmues i dytë. Prej vitit 2013 ai është pjesë e Renovës në Maqedoni, teksa këtë sezon është aktivizuar në 14 ndeshje nga 18 që janë zhvilluar deri më tani në kampionat.

Prapaskena me Ngo dhe afrimi i parë, Partizani lëviz në merkato
Partizani po punon që të përforcojë ekipin në merkaton e janarit dhe duket se lëvizja e parë është bërë. Sipas asaj që raporton “Telesport”, Fatjon Jusufi do të jetë pjesë e të kuqve për pjesën e dytë të sezonit, ndërkohë që zbulohet edhe një prapaskenë për Majkëll Ngo. Thuhet se anësori ka nënshkruar dhe në ditët e para të janarit do të vihet nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega.

Jusufi ka mbushur më 17 dhjetor 23 vjeç dhe luan në të dyja krahët e sulmit, por edhe si sulmues i dytë. Prej vitit 2013 ai është pjesë e Renovës në Maqedoni, teksa këtë sezon është aktivizuar në 14 ndeshje nga 18 që janë zhvilluar deri më tani në kampionat.

PRAPASKENA ME MAJKËLL NGO – Duke qenë se Rubin Hebaj nuk ka shënuar shumë, te Partizani kanë nisur prej kohësh të shohin për një tjetër sulmues qendror.  Shkodrani ka realizuar vetëm një dygolësh në derbi kundër Tiranës, e pamjaftueshme për pretendimet që ka Partizani.

Një pistë merkatojë ka qenë edhe anglezi Majkëll Ngo. Te Tirana ai ka pasur probleme disiplinore, ndërkohë që vinte edhe nga një operim në gju që e la për disa muaj jashtë fushave të blerta. Partizani e kaloi në “sitë” emrin e sulmuesit të bardhebluve, por ai që ka vendosur veton ka qenë drejtori Olsi Rama.

Ky i fundit nuk ka qenë dakord për transferimin e Ngo, i cili mund të lihej i lirë nga Tirana pas problematikave që kishte. Gjithsesi anglezi duket se ka rigjetur veten dhe mund të mbetet pjesë e bardhebluve deri në fund të kampionatit.