Fassone

Fasone i përgjigjet presidentit të Romës: Të vijë të kontrollojë, nuk kemi dalë mendsh
Marko Fasone, pas akuzave të drejtpërdrejta nga ana e Xhejms Palotës, presidentit të Romës, ka folur nëpërmjet faqes në Facebook të Milanit, duke dhënë këtë deklaratë për shtyp dhe duke iu përgjigjur kështu kolegut të tij. “Duhet të them se kam mbetur i befasuar. Kur në mëngjes lexova këto deklarata.  Në fillim sa i përket stilit, pasi është e pazakontë që një klub të sulmojë kështu direkt dhe me këtë terminologji. Dëgjova të thuhet se pronarët e Milanit nuk kanë para për të blerë klubin dhe kjo është e gabuar.

Tashmë të gjithë e dinë që pjesa e parave të fondit për të cilin flet edhe presidenti Palota, pra Elliott për të financuar Milanin është 180 milionë euro nga 740 mln në total. E përsëris, pasaktësi nga një anë dhe stil i diskutueshëm nga tjetra. Unë nuk e di ai kujt i referohet kur përmend fjalinë “do të paguajnë pasojat”.

Në krahasim me faturimin e klubit është jashtëzakonisht më i mirë se ai që ka Roma, që ka fatin e keq që kuotohet në bursë dhe ndaj në një bilanc publik. Nuk ia lejoj vetes që ta komentoj, por çdokush mund të shkojë dhe të verifikojë këto që po them. Nuk më shqetëson që presidenti Palota nuk kupton se si po  shpenzon Milani, më shqetëson më shumë kur akuzon se “kemi dalë mendsh!”. Ne menaxherët mundohemi të jemi racionalë dhe te kthjellët. Nuk jemi tifozë, çdo investim është i kalkuluar dhe i bazuar mbi faktin se mendohet të shlyhet me fitimet shtesë që ky investim do të sjellë. Do ta ftoja dhe lusja që të llogariste që futbollistët që kemi blerë deri tani i shtohen asetit të klubit, që rrisin vlerën e tij dhe i japin më shumë prestigj.

Kur blihet një klub – dhe presidenti e di mirë sepse e ka zanat – shihen asetet që ky ka në bark dhe, në rastin tonë, aseti janë ekskluzivisht lojtarët. Ata që kemi blerë janë të rinj dhe me prespektivë, ndaj mendojmë se do të na japin rezultate ekonomike në periudhë të shkurtër. Milani ecën përpara, por më zgjuan këto deklarata të Palotës. E rinovoj ftesën ndaj tij, kur të dojë, jam këtu në Itali dhe punoj 20 orë në ditë për Milanin. Nëse dëshiron që të ballafaqojë bilancet. Nëse më duhet të mësoj diçka, jam i disponueshëm, por kritikat e bëra në këtë mënyrë, pak bezdi më japin”.

Fasone: Milani, pas 5 vitesh në majën e botës
Milani i ri, me dyshen drejtuese Marko Fasone-Masimiliano Mirabeli, ka mbushur 100 ditët. Një bilanc pozitiv si fillim, sidomos për sa i përket merkatos, me blerje të shkëlqera.

Fasone ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport, ku ka bërë një analizë të ecurisë së projektit kuqezi, duke  u ndalur te çështjet financiare: “Presidenti Jonghon Li ka marrë 303 milionë euro hua nga Elliott Management Corporation dhe shuma duhet shlyer deri në tetor 2018. Besojmë se gjithçka do të shkojë në rrugën e duhur, është një shifër që rikuperohet lehtë.

“Kemi një plan 5-vjeçar, ku synojmë të kalojmë nga 200 milionë euro të ardhura në 400-500 euro. Themi se në vitin 2022, nëse duam të flasim për objektiva, do ishte bukur që Milani të ishte mes 5 klubve të parë në botë. Po riniset edhe makina e sponsorizimeve: javën e ardhshme do të zyrtarizojmë një sponsor të nivelit të lartë. Tani vëmendja ndaj Milanit është shtuar ndjeshëm dhe vitin e ardhshëm mund të futemi në një Bursë në Lindje.

“I jemi mirënjohësh UEFA-s, sepse na ka dhënë kohë për të rregulluar bilancet. Marrëveshja vullnetare na jep një vit oksigjen.

“Stadiumi i ri? Duhet të gjejmë marrëveshjen të tre palët: ne, Interi dhe Komuna. Nuk e dimë ende nëse do të vazhdojmë në San Siro, apo do të zgjedhim rrugën e stadiumit në pronësinë tonë.

“Në sezonin 2019-20 synojmë të dalim nga minusi dhe më pas shpresojmë të fillojnë fitimet”.

Milani del hapur, ja 3 emrat për sulmuesin e ri
Bonuçi blindon mbrojtjen, mesfusha me Bilian është kompletuar, Donaruma qëndroi. Çfarë i mungon Milanit? Një sulmues klasi! Ka ardhur Andre Silva, por është i ri e pa eksperiencë, ndërkohë që do të largohen Lapadula, Baka e Niang.

Kjo do të thotë se Milani do të bëjë sforcimin e fundit të madh në tregun veror dhe tashmë pritet bomba e radhës, sepse presidenti Jonghong Li ka premtuar një surprizë të madhe.

Emrat qarkullojnë prej ditësh, por sot administratori i deleguar Marko Fasone ka zyrtarizuar se bëhet fjalë për një listë prej 3 emrash, prej nga do dalë sulmuesi i ri: “Kur të kthehemi në Itali, pas turneut në Kinë, do të vazhdojmë në rrugën e nisur. Po i mbajmë hapur gjithë opsionet dhe do të bëjmë diçka të bukur. Andrea Beloti, Álvaro Morata ose Pier-Emerik Obamejang: të shohim cilin prej tyre do të arrijmë të marrim, por gjithsesi ka edhe emra që nuk kanë dalë në dritë”, tha Fasone sot.

Beloti është shumë pranë, sipas mediave në Itali, sepse preferon Milanin, por a mund të ketë ndonjë surprizë të bujshme?

Fasone: Jemi pranë Donarumës dhe familjes, por Raiola…
Xhanluixhi Donaruma mbetet çështje dite te Milani, pasi fenomeni i portës kuqezi tashmë duket se ka pranuar ofertën e Milanit për rinovim.

Nuk ka ende firma dhe administratori i deleguar i Milanit, Marko Fasone, shpjegon arsyen, duke folur për Corriere della Sera: “Dyert e Milanit ishin të hapura, nëse Donaruma do të ndryshonte mendim. Tani kam përshtypjen se jemi shumë pranë marrëveshjes me lojtarin dhe familjen e tij, por jemi larg Raiolës dhe nuk duam të bëjmë kompromise të tjera. Janë vendime që nuk merren vetëm nga lojtarët, janë edhe agjentët dhe në rastin tonë kemi të bëjmë me një agjent shumë të zotin, që ka idetë dhe bindjet e tij, që janë pak larg tonave.  Raiola dhe familja e Donarumës nuk janë dakord? Jo, unë vazhdoj të bisedoj me Raiolën, për sa kohë nuk më thonë të kundërtën. E përsëris, pjesa e marrëveshjes që i përket familjes dhe Donarumës është panë, pjesa tjetër është më e ndërlikuar”.

Raiola mbetet shqetësim madhor për Milanin, që flitet se nuk do të bëjë më asnjë biznes me të në të ardhmen, por Fasone qorton edhe klubet dhe në një farë mënyre e ka me Adriano Galianin, i cili me Raiolën bënte gjithçka: “A janë bërë agjentët tepër të fuqishëm? Pak përgjegjësi e kanë klubet. Nëse një klub nuk është i strukturuar, një agjent i zoti mund të ndikojë te zgjedhjet në merkato. Nëse një klub ka një politikë të qartë, agjenti bën punën e vet, pavarësisht nga komisionet. Problemi është që ndonjëherë komisionet e kërkuara nga agjentët janë shumë të mëdha, por sërish fajin e kanë klubet që pranojnë, nuk i detyron askush”.

“Kemi shpenzuar rreth 100 milionë deri tani. Shpresoj të marr edhe një lojtar (Konti) dhe pastaj do të bëjmë një bilanc, duke menduar të shesim. Një skuadër me 35-40 lojtarë i shkakton shumë probleme trajnerit. Do të shesim disa lojtarë dhe pastaj do të shohim çfarë buxheti na mbetet. Kaliniç? Po e lëmë të qetë Fiorentinën, nuk duam konflikte, pastaj edhe ne kemi shumë sulmues në organikë. Bilia është ende një tratativë pezull”.

Milani pret blerje dhe… Donarumën
Milani vazhdon merkaton dhe thuajse ka mbyllur blerjen e mbrojtësit Konti nga Atalanta.

Megjithatë, drejtori sportiv Fasone lë hapur merkaton për ndonjë emër me peshë dhe mbi të gjitha jep një lajm për Donarumën.

“Presim ende diçka të rëndësishme. Trajneri dëshiron ta ketë gati pjesën më të madhe të skuadrës dhe deri më 3 korrik synojmë përforcime të tjera. Merkatoja zyrtarisht nis më 1 korrik dhe po punojmë për të mbushur boshllëqet.

” Donaruma? Jemi në pritje, por jo pafundësisht. Më 3 korrik presim një përgjigje”.

Fasone: Donarumës nuk ia mbyllim derën, nëse ndryshon mendim
Milan-Raiola, luftë e hapur, që nuk ka më shpresa armëpushimi.

Dje menaxheri i Xhixhio Donarumës akuzoi Milanin se ka ushtruar presion për rinovimin dhe se ambienti te Milani është armiqësor.

Tani administratori i deleguar kuqezi, Marko Fasone, reagon dhe ka folur për

Corriere della sera, ku ka hapur një derë për Donarumën.

“Na vjen keq që është krijuar kjo klimë e keqe rreth Donarumës, edhe pse reagimet e tifozëve janë nxitur nga zgjedhjete tij, apo të Raiolës. Ne kemi bërë gjithçka që Donaruma dhe familja e tij të vazhdonin të lumtur me Milanin. Ne jo vetëm që e presim krahëhapur nëse ndryshon mendim, por jam i bindur që edhe tifozët do të ndryshonin sjellje.

” Për ne Donaruma nuk është në shitje, sezonin e ardhshëm do të qëndrojë te Milani. Nuk kemi dhënë ultimatum e kërcënim, e di trajneri nëse Donaruma do luajë. Ne kemi për detyrë të gjejmë një portier tjetër, nuk mund të rrezikojmë, nëse Donaruma mendon për Realin dhe nuk është i qetë. Nëse luan, nuk do ketë kthjelltësinë e duhur, duke parë si do e presin tifozët.

“Zgjedhja e Donarumës është brenda normale, por tjetër gjë është ligjshméria dhe tjetër etika. Jemi të hidhëruar, sepse mund të zgjidhej rruga e rinovimit, të vendosej klauzola për prishje kontrate dhe pastaj të kërkohej shitja. Tani Donaruma nuk shitet dot për 100 milionë euro, sepse ka vetëm një vit në kontratë. Milani humbet miliona, si gjithë futbolli italian, miliona që i merr Raiola, por Donaruma i detyrohet shumë Milanit, nëse vlen kaq shumë në moshën 18-vjeçare.

” Donaruma na ka thënë se dëshiron të qëndrojë, në çdo takim e telefonatë, ndërsa Raiola na thoshte se nuk mund të mbyllnim bisedimet brenda afatit që kishte vendosur Milani. Ne nuk mund të prisnim deri në fund të vitit, duhet të ndërhyjmë në kohë në merkato, grumbullimi nis në 3 korrik dhe trajneri do portierin e sezonit të ri, jo portierin që ende nuk e di ç’do bëjë. Donaruma e Raiola kanë pasur dy muaj kohë të mendohen, ç’kuptim ka të presim derin në gusht?”.

Fasone i sinqertë: Donarumën e ka në dorë Raiola
Xhanluixhi Donaruma është telenovela e madhe e merkatos verore të Milanit, pasi klubi kuqezi po blen lojtarë cilësorë dhe po habit me shpejtësinë e lëvizjes në treg, por ndërkohë nuk po arrin të rinovojë me portierin e talentuar, i konsideruar nga të gjithë si ylli i ardhshëm i futbollit botëror dhe pasuesi i Bufonit.

Vetë Donaruma deklaroi edhe dje se dëshiron të qëndrojë te Milani, por firma nuk ka dhe drejtori i përgjithshëm i Milanit, Marko Fasone, ka shpjeguar ku qëndron problemi, duke folur për Radio 24: “Shpresoj me gjithë zemër ta mbajmë Donarumën, është një djalosh shumë i talentuar. PO mundohemi ta joshim ashtu si bëhet me një femër të bukur, por në këtë rast është edhe dikush në mes dhe që di ta bëjë mirë zanatin e vet… Shpresoj që gjithçka të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme për Milanin”.

Pa ia përmendur emrin, Fasone “thumbon” Mino Raiolën, agjentin e famshëm i cili vazhdon të refuzojë ofertën e Milanit për rinovim deri në vitin 2022 me 4-4,5 milionë euro neto në vit, plus bonuse. Arsyeja? E thjeshtë, ka klube që ofrojnë më shumë, për Donarumën dhe Raiolën.

Milani zyrtarizon rinovimin me Montelën
Me një transmetim direkt në Facebook Milani ka lajmëruar se trajneri Vinçenco Montela ka rinovuar deri në vitin 2019, ashtu si ishte paralajmëruar prej kohësh. Në selinë e Milanit ishin të tranishëm drejtuesit e lartë Fasone e Mirabeli, si dhe trajneri Montela.

“Pasnjë bisede të shkurtër, kemi rënë dakod me Vinçencon për rinovimin deri në vitin 2019. Jemi entuziastë në vazhdimin e kësaj aventure, pas rezultateve të arritura në një sezon tranzicioni si ky. Qoftë ai i ardhshmi një sezon zbavitës për ne dhe tifozët”, tha Fasone. Menjëherë më pas, Montela ka folur shkurt: “Falënderoj drejtuesit për besimin, jam entuziast që do ta vazhdoj këtë aventurë”.