Ervin Bulku

Bulku: Fitore morali, Panuçi? Nuk hidhen njerëzit poshtë kaq shpejt!
Në krye të kombëtares tonë mbrëmjen e sotme ishte Ervin Bulku. Pas ndeshjes, Bulku foli për mikrofonat e “Supersport” dhe “RTSH”, ku u shfaq i lumtur për fitoren e arritur.

“Nuk ndryshoi gjë, rezultati ishte ai që kërkuam. Kanë ndryshuar djemtë në fushë, treguan kualitetin. Janë të bashkuar dhe fituam një ndeshje të rëndësishme për ne”.

Duhet të dimë që kam qenë njeriu më i afërt me Panuçin. Nuk hidhen njerëzit kaq shpejt poshtë. Kemi menduar më shumë për ndeshjen me Turqinë. Kemi diskutuar pak për Turqinë. Me rëndësi kanë pikët.

Prisni mesazh nga Panuçi? Kur të shikoj në hotel do shoh telefonin.

Ishte një fitore morali, por edhe pikët janë të rëndësishme. Nuk kishim bërë ndeshje të mira. Kundërshtari ishte i dobët, por Andorra në fushën e vet ishte mundur vetëm nga Islanda. Ndeshjet e tjera i ka barazuar me gola.

Dihet që ne në ndeshje të këtij niveli kemi gabuar në të shkuarën. U kërkova djemve që të fitojmë, pasi ishim të detyruar. Do ishte në dëmin tonë nëse nuk ndodhte.

Padiskutim ishte një fitore shumë e rëndësishme, duke parë që vinim nga disa rezultate jo të mira. Jemi mësuar që kaulfikueset t’i fillojmë me fitore dhe ajo humbje me Turqinë e bëri disi situatën të zymtë. Megjithatë, ne u rikthyem dhe tani të shikojmë që të shkojmë në Europian.

Duhet pyetur dikush tjetër për trajnerin. Mua më kërkuan të drejtoj në këtë ndeshje dhe bëra punën time. Pastaj, nuk e di. Sot, duhet të aktivizoja lojtarët më në formë dhe Balaj e Sadiku janë në një formë të mirë, prandaj ishin në fushë të dy. Provova dy skema dhe të dyja funksionuan, prandaj arritëm dhe te fitorja. Kjo fitore vlen, por ngelet për t’u parë.

Kundërshtarët tanë nuk kanë luajtur ende kundër Andorrës. Këtë terren që e patë vetë, edhe kundërshtarin e patë vetë, janë një ekip shumë i konsoliduar. Çdo pikë që Andorra do t’i marrë rivalëve tanë, do të jetë një pikë e shtuar për ne”.

Bulku: Nuk e prisja kurrë, padiskutim që u lumturova
Ish-kapiteni i skuadrës kombëtare Ervin Bulku do të debutojë si trajner i përfaqësueses shqiptare mbrëmjen e sotme në përballjen ndaj Andorrës. Në një intervistë për “Supersport”, Bulku shpjegoi se lajmi i erdhi fare papritur.

“Të them të drejtën ishte një lajm që nuk e prisja kurrë. Padiskutim që isha i lumtur. Nuk mendoj me epitetin: ‘Jam trajneri kombëtares’. Them qe më është ngarkuar një detyrë, një detyrë e vështirë, por do mundohem të bëj maksimumin së bashku me çunat”.

“Janë rezultatet që vendosin për trajnerët në të gjithë botën jo vetëm këtu. Kam marrëdhënie si me De Biazin si me Paolo Tramexanin, pasi kam qenë lojtar dhe më pas ndihmës i tyre. Është normale që miqtë dhe shokët t’i telefonosh, siç do telefonoj dhe Panuçin. Formacioni? Do ta shikoni në fushë”, tha Bulku.

Debutimi i Bulkut dhe kur Andorra turpëronte Shqipërinë
Viti 2002. Federata Shqiptare e Futbollit që në atë kohë drejtohej nga Miço Papadhopulli, për shkak të rezultateve të dobëta vendos shkarkimin e Medin Zhegës dhe vendin e tij e zë legjenda e Dinamos, Sulejman Demollari. Emërim që në atë kohë u prit me skepticizëm edhe për faktin që trajneri i diplomuar në Coverciano, nuk kishte eksperiencë të mëparshme në drejtimin e një ekipi. Edhe pse kombëtarja pësoi humbje përballë Finlandës dhe Anglisë, ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2002, problemet për Demollarin do të vinin më vonë.

Duhet të theksojmë se në atë periudhe ekipi ynë, merrte pjesë në kompeticione të çuditshme siç ishte Turneu i Kryeministrit të Bahrein !!!!, ku morën pjesë ekipe si Shqipëria, Maqedonia, Finlanda dhe Bahrain. Turne që rezultoi një dështim i vërtetë, ku në 3 ndeshje koleksionuam 2 barazime dhe një humbje poshtëruese 3-0 përballë vendasve.

Më 5 mars 2002, Asambleja e FSHF zgjedh Armand Dukën në krye të FSHF. Edhe pse Duka preferonte një trajner të huaj në krye të ekipit, vendosi të konfirmonte Demollari-n.

Futbolli shqiptar kishte filluar të ndryshonte, por kombëtarja jo. Kuqezinjtë udhëtuan deri në Dallas, për të organizuar një miqësore me Meksikën, e humbur me rezultatin 4-0. Demollari nuk e pa të arsyeshme të udhëtonte, ku në vendin e tij ekipin e drejtoi asistenti Mirel Josa. Edhe pse krisja e marrëdhënieve nisi që në këtë ndeshje, miqësorja me Andorrën do të rezultonte fatale.

Me humbjen 2-0 ndaj Andorrës, kombëtarja jonë shkroi faqen më të zezë të historisë së saj. Një kombëtare e shpërfytyruar i dha mundësinë vendit prej 77 mijë banorësh që të festonte një nga ngjarjet më të mëdha të asaj kohe, një fitore në arenën ndërkombëtare që mungonte prej kohësh.

Andorra e vogël, me madhësi dhe densitet banorësh sa një lagje e Tiranës, arriti të fitonte krejtësisht pastër, me nga një gol në çdo pjesë. Të nesërmen, Duka duke ushtruar pushtetin që i jep funksioni, shkarkoi Demollarin dhe tërë stafin e tij, si përgjegjës për këtë humbje të turpshme. Vendin e tij do ta zinte italiani Dossena.

Por pikërisht në atë periudhë, një djalosh i ri sapo kishte nisur karrierën me kombëtaren kuqezi. Quhej Ervin Bulku dhe aktivizohej me ekipin e Tiranës. Binte në sy për teknikën dhe dëshirën që të shkëlqente me ngjyrat kuqezi. Përkushtimi dhe dëshira bënë që të koleksiononte 56 ndeshje me Shqipërinë, duke u tërhequr në vitin 2014. Si për ironi të fatit 17 vjet më vonë, do të jetë përsëri Andorra debutimi i tij i parë, kësaj here në një tjetër drejtim, atë të trajnerit. Debutimi i parë i solli fat….

ANDORRA-SHQIPËRIA 2-0

Shënues: 1:0 (34′) Emiliano González (pen.), 2:0 (58′) Manolo Jiménez

ANDORRA: Koldo , Francisco Ramírez, Txema García (90′ Jordi Escura), Juli Fernández, Toni Lima, Ildefons Lima, Emiliano González (69′ Fernando Silva), Juli Sánchez (90′ Marc Pujol),Manolo Jiménez (61′ Roberto Jonás ) ,Justo Ruiz (89′ Agusti Pol), Óscar Sonejee. Trajner: David Rodrigo (Spanja)

SHQIPËRIA: Arjan Beqaj (46′ Blendi Nallbani), Altin Lala, Nevil Dede, Arjan Xhumba, Ervin Fakaj Besnik Hasi (80′ Elvin Beqiri), Edvin Murati, Redi Jupi ( 60′ Enkeleid Dobi), Klodian Duro ( 70′ Florian Myrtaj) ,Altin Rraklli (54′ Ervin Bulku), Igli Tare (59′ Indrit Fortuzi). Trajner: Sulejman Demollari

Mendrit Shehu

Bulku vjen me risi, ndryshime në mesfushë dhe sulm
Shqipëria do të ndeshet nesër në transfertë me  Andorrën. Fitorja është detyrim. S’duhet harruar se pavarësisht të gjithë probleme që kemi, përballë do të jetë një përfaqësuese ku pjesa dërrmuese e lojtarëve janë gjysmë-profesionistë.

Trajneri Ervin Bulku do të debutojë në stolin e kombëtares shqiptare ditën e nesërme. Kolegët tanë të  “Supersport” ndodhen që prej ditës së djeshme në Andorrë dhe sipas tyre, Bulku ka përgatitur një formacion titullar me shumë ndryshime krahasuar me formacionin e përdorur nga Panuçi në ndeshjen ndaj Turqisë.

Berisha qendron i paprekur në portë, ndërsa mbrojtja qendron e njëjtë, por “revolucioni” fillon në mesfushë. Abrashi dhe Memushaj ulen në stol për t’i lënë vend Kaçes dhe Bashës, Taulant Xhaka është i vetmi i mbijetuar në këtë repart.

Ndryshime pritet të ketë dhe në majën e sulmit, ku do të rikthehet nga minuta e parë Armando Sadiku, i cili do të mbështetet nga Eros Grezda dhe Myrto Uzuni.

Formacioni i mundshëm: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Veseli; Basha, Grezda, Kaçe, Xhaka, Uzuni, Sadiku.

Bulku: Historia nuk do përsëritet, 70% e këtyre lojtarëve shkuan në Francë
Kombëtarja jonë do të zbresë përsëri mbrëmjen e nesërme në fushë, teksa do të luajë në transfertë ndaj Andorrës. Në kuadër të takimit, përpara mediave ka dalë në konferencë trajneri Ervin Bulku, i cili ka prekur disa tema.

TRAJNER I RI – “Duke qenë pranë skuadrës gjithmonë, mendoj se duhet harruar ndeshja kundër Turqisë dhe fjalët e shumta nuk kanë vlerë. Duhet ta fitojmë këtë ndeshje dhe të vazhdojmë rrugën tonë për në këto kualifikuese”.

PËRGJEGJËSI – “Jam ngarkuar me një përgjegjësi të madhe nga FSHF dhe presidenti Duka. Duhet të bëjmë maksimumin në këtë ndeshje, lojtarët duhet të jenë në 100%, pasi pavarësisht se si e përgatisim ne një ndeshje, janë ata që zbresin në fushë dhe vrapojnë”.

HISTORIKU – “Ndryshimi i vetëm është që kjo ndeshjet duhet fituar me patjetër. Jam i bindur që do të fitojmë dhe historia e para 17 viteve nuk do të përsëritet”.

BALAJ DHE SADIKU – “Mbetet për t’u parë si është gjendja e tyre fizike dhe nëse do të luajmë me dy sulmues apo jo. Kemi dhe një seancë stërvitore dhe më pas do të vendosim”.

GJENDJA E LOJTARËVE – “Jemi munduar ta harrojmë sa më shpejt humbjen kundër Turqisë. Gjendja është shumë e mirë dhe jemi të fokusuar vetëm te fitimi i kësaj ndeshjeje”.

CILËSITË E LOJTARËVE – “Këto janë lojtarët. Këto janë ata lojtarë që bënë të lumtur gjithë shqiptarët kur shkuan në Francë, 70% e tyre është ende baza e formacionit. Janë çuna që dinë të dalin nga situatat e vështirë dhe shpresoj që nesër të rikthehen te rezultatet pozitive dhe të mposhtim Andorrën”.

ROLI I TRAJNERIT – “Mendoj që unë jam trajner i ekipit në këto momente që po flasim. Më kanë ngarkuar një detyrë dhe do të mundohem të bëjë maksimumin në këtë dëtyrë shumë të rëndësishme. Unë jam i ri dhe fati e Zoti më dhanë mundësinë të jem trajner i kombëtares, çka shumë trajner më me shumë eksperiencë se unë e ëndërrojnë. Shpresoj ta fitoj ndeshjen e parë si trajner”, përfundoi Bulku.

Ritakim pas 17 vitesh, Bulku dhe Koldo tani përballen si trajnerë
Më 17 prill të  vitit 2002, Andorra regjistroi fitoren e dytë në histori. Përfaqësuesja nga shteti i ndodhur mes maleve Pirenej sapo kishte mundur Shqipërinë në një ndeshje miqësore me rezultatin 2 – 0.

Thuajse 17 vite më vonë, takohemi sërish, kësaj radhe në një ndeshje zyrtare. Si për ironi të fatët trajnerët aktual të të dy përfaqësueseve kanë qenë 17 vite më parë përballë njerit-tjetrit në fushën e lojës.

Ervin Bulku u aktivizua në atë ndeshje si rezervë, ndërsa homologu i tij Koldo ishte ai që mbajti të paprekur portën e Andorrës përgjatë 90 minutave. Sot takohen sërish, por kësaj radhe të veshur me kostumin e trajnerit.

Andorra drejtohet që prej vitit 2010 nga Koldo. Progresi është mbresëlënës, sidomos gjatë viteve të fundit. Në 2017-ën mundën Hungarinë me rezultat 1 – 0, ndërsa pësuan një humbje dinjitoze 2 – 0 ndaj Portugalisë së “Kristiano Ronaldos&Co”.

Ndeshja e luajtur në vitin 2002

Të nesërmen është e sigurt se nuk do ta kemi fare të thjeshtë. Kombëtarja nga vendi me rreth 70 mijë banorë është kthyer në një kockë të fortë në shtëpi dhe këtë e dëshmon fakti që në nuk u mundën në asnjë takim në tri ndeshjet e zhvilluara në “Nations League”.

Bulku: Një lojtar na shqetëson, do jemi të kujdesshëm edhe me Andorrën
Ndihmësi i Kristian Panuçit dhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Ervin Bulku, ka qenë i pranishëm në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, ku foli për gjendjen e lojtarëve të kombëtares sonë para ndeshjeve të kualifikueseve të “Euro 2020” , ndaj Turqisë dhe Andorrës

“Tani e kemi skuadrën e gatshme. Në të shkuarën kemi pasur shumë mungesa, dëmtimet kapën deri në 80% të skuadrës. Më gëzon fakti që tani 99% e grupit marrin minuta të kënaqshme. Gjithsesi para pak orësh mu njoftua se kemi një problem me një ndër lojtarët e grumbulluar. Situata e tij është në pikëpyetje. Të dielën do të vijë në Shqipëri e do të kryejë analizat mjekësore. Emrin nuk mund ta bëj të ditur për momentin”.

“Sukses do të konsideroheshin gjashtë pikët, por edhe nëse marrim katër pikë besoj se mund të quhet një rezultat pozitiv, pasi Turqia është një kundërshtar shumë i fortë. Po të nisemi me tri pikë nga ndeshje me Turqinë do të shkojmë me moral të lartë drejt Andorrës. Nuk jam dakord që ta nënvlerësojmë Andorrën, në futbollin modern diferencat janë zvogëluar shumë”.

GUIDARA – “Po presim një përgjigje. Trajneri ka folur me agjentin, por për momentin kemi ende punë me dokumentet. Nëse do të thërritet shpresoj që të kemi një përgjigje pozitive”.

Bulkut “i shpëton goja”, kjo është prurja e re në kombëtare?
Kristian Panuçi po mendon për ndeshjen me Turqinë në mars, ndërkohë që risia në listën e tij mund të jetë Tomas Guidara. Nga Argjentina janë të sigurt që mbrojtësit të djathtë të Belgranos i ka mbërritur ftesa, madje para pak kohësh u përfol edhe për një takim të tij me trajnerin italian.

Vetë Panuçi e ka thënë më parë se e njeh lojtarin, ka dëgjuar për të. Kaq. Tanimë është Ervin Bulku, ai që në një intervistë të dhënë së fundmi në emisionin “Adrenalina” në INTV, tregon se po shihen lojtarë edhe në Argjentinë.

Bulku gjatë intervistës në IN TV

“Në çdo vit po bëhen seleksionime, kudo. Ka lojtarë që ndiqen edhe në Argjentinë, edhe në Amerikë. Drejtuesit e Federatës dhe drejtori sportiv i momentit, që është Mustedanagic, mendoj se po bëjnë një punë dhe një seleksionim. Por e rëndësishme është që të shikohen gjithë lojtarët, nuk ka rëndësi në çfarë kampionati luajnë. E rëndësishme është që ata që janë pak para të tjerëve, t’u jepet mundësia të veshin fanellën e ekipit kombëtar”, u shpreh Bulku, i cili është pjesë e stafit të Panuçit.

Përmendja e Argjentinës të bën të mendosh se Guidara realisht është përzgjedhur për Shqipërinë. Nuk gjendet informacion nëse mbrojtësi ka ndonjë lidhje me vendin tonë, qoftë edhe me origjinë arbëreshe. Mediat në Argjentinë diçka dinë që shkruajnë, edhe pse ndodh shpesh që menaxherë të ndryshëm “sponsorizojnë” që të fabrikohen lajme të ndryshme.

KUSH ËSHTË ARGJENTINASI – Tomas Guidara ka lindur në Kordoba dhe është pjesë e Belgrano që në moshën 16-vjeçare. Luan si mbrojtës i djathtë dhe e shkuara e tij ka qenë shumë e vështirë. Shpesh është detyruar të flejë në ndonjë shesh, apo poshtë ndonjë ure. I braktisur nga prindërit, Guidara është rritur nga gjyshërit. Të varfër dhe të pafuqishëm edhe për ta ushqyer mirë djaloshin, që tani luan në elitën e futbollit argjentinas me Belgranon. Klubi e ka mbështetur goxha të riun, teksa e ka mbajtur në konvikt dhe i ka ofruar strehim e shqim. Guidara është besimtar: “Me përpjekjen dhe ndihmën e Perëndisë ju mund të arrini suksese. Kur  Sebasatian Mendez më grumbulloi, gëzimi im ishte shumë i madh”.

Absolutisht mbrojtësi 22-vjeçar nuk dëshiron që dikush të kalojë ato që ai ka përjetuar në jetë. “Kur paguhem, paratë ia çoj gjyshes. Nuk dua që t’i ndodhë ndokujt ajo që më ndodhi mua”, rrëfen Guidara, i cili për “Marca” ka deklaruar se futbolli ka qenë ilaçi i tij.

“Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe jam i lumtur për atë çka ka ndodhur. Duhet të vazhdoj me këmbë në tokë dhe të mos ndaloj së luftuari.  Unë jam një mbrojtës i djathtë, por që më pëlqen që të avancoj para dhe të ushtroj presion.  Që i vogël kam admiruar shumë Dani Alveshin. Edhe trajneri më kërkon që të sulmoj gjatë ndeshjeve dhe të ndihmoj në sulm. Ka një frymë pozitive dhe më mbështesin të gjithë në skuadër”.

“Futbolli më ka ndihmuar që të bëja para dhe në një farë mënyre të harroja gjithçka tjetër. Momentet më të vështira të bëjnë që të marrësh vendimet e gabuar. U rrita me gjyshërit e mi, por në moshën 13 vjeçare gjyshi më vdiq dhe nisa të sillesha si rebel. Kuptova se duhet të përkushtohesha më shumë në shkollë dhe në futboll, në mënyrë që të ndihmoja dhe unë.  Një herë më është dashur që të fle në rrugë, afër vendit ku duhet të prisja autobusin”.

“Në moshën 15-vjeçare nisa që të luaja me një klub, që ishte 130 kilometra larg shtëpisë. Trajneri më merrte në mëngjes me makinën e tij, më çonte në shkollë dhe pasdite shkoja në stërvitje. Një vit më vonë shkova te Belgrano për provë dhe më pranuan”.

“E dua futbollin dhe kam gjetur paqe, duke u stërvitur çdo ditë, edhe pse kam pasur shumë probleme familjare. Basti im ishte pas gjimnazit, kur duhej të bëhesha futbollist profesionist. Me ndihmën e zotit kam gjetur forcë por dhe mbështetje edhe kur nuk isha në 100%.  Ndryshoi gjithçka dy vite më parë me klubin që më ka ndihmuar gjithnjë edhe në kohët më të vështira. Një vit më parë kam nënshkruar si profesionist. Jam i lumtur, por duhet të punoj akoma dhe më shumë. Edhe në shkollë po bëj mirë, më pëlqen fizkultura, por dhe anglishtja, që po e mësoj. Duhet të shohim dhe më larg se futbolli. edhe pse përmes tij unë kalova shumë vështirësi. E ardhmja? Jam i lumtur në Belgrano, por dua të luaj në Evropë dhe në Spanjë, pasi atje është një futboll i shkëlqyer dhe do të ishte një mundësi e shkëlqyer”, tregonte Guidara para disa kohësh.

Transferimi jashtë vendit, idhulli dhe shakatarët kuqezi: Bulku tregon sekretet
Ervin Bulku ka folur gjerë e gjatë për karrierën e tij si futbollist, ndërkohë që dëshiron të jetë po aq i suksesshëm edhe si drejtues. Aktualisht ish-mesfushori është pjesë e stafit të Kristian Panuçit në kombëtare. Në emisionin “Adrenalinë” në InTV ai foli për transferimin jashtë vendit, kombëtaren, momentin më të bukur në karrierë, idhullin e tij dhe Superioren.

TRANSFERIMI JASHTË VENDIT – “Patjetër ka qenë i vështirë, sepse kohërat ishin të tjera. Nuk është si sot që lojtarët kanë menaxherë që po punojnë që futbollistët shqiptarë t’i çojnë në ekipe dhe kampionate më të forta. Unë ika në Ukrainë dhe qëndrova një muaj në fazë përgatitore. Kjo ndodhi deri në momentin që trajneri dhe drejtuesit vendosën që të bëhem pjesë e skuadrës së Krivbas”.

MOMENTI MË I BUKUR I KARRIERËS – “Ka shumë momente, por më kulminanti ka qenë ai kur kemi shkuar me kombëtaren në Francë 2016. Ai është kulmi për një futbollist. Nuk arritje më të madhe se ajo për një lojtar”.

TRAJNERI MË I MIRË – “Është e vështirë t’i ndaj, me të gjithë kam pasur dhe vazhdoj të ruaj marrëdhënie të mira. Komunikoj me ta gjithë kohës”.

MOMENTI I HIDHUR – “Për çdo lojtar moment i keq është atëherë kur për një kohë të gjatë nuk je në fushën e lojës, Ndonjë dëmtim i gjatë, por unë fatmirësisht nuk kam pasur shkëputje të gjata. Kam qëndruar jashtë për periudha 2-3 javore. Kam pasur ndonjë tërheqje dhe jo probleme me ndonjë ligament të gjurit, që është fatal dhe të lë 6 muaj ose më gjatë jashtë”.

ME KË MERRESHA VESH MË SHUMË – “Nuk them dot vetëm një. Kam luajtur shumë gjatë me ekipin kombëtar dhe duket sikur i diferencoj. Aty kuptohemi të gjithë, pasi japim maksimumin. Probleme me ndonjë lojtar? Jo, asnjëherë”.

LOJTARI MË SHAKAXHI – “Salihi, Osmani dhe Bogdani, kur unë isha pjesë e skuadrës”.

KOMBËTARJA E PANUÇIT DHE E DE BIAZIT – “Për Panuçin është akoma herët që të flasim, pasi këtë periudhë ai ka njohur lojtarët dhe tani e ka një ide të qartë. Mendoj se kur ishte De Biazi shumica e lojtarëve kanë qenë në formë shumë të mirë dhe aktivizoheshin nëpër skuadrat e tyre. U bashkuan shumë gjëra që të arrinim atë sukses. Pa diskutim që trajneri dhe të gjithë patën ndikimin e vet atë sukses. Nëse në mars lojtarët do të jenë në formë, mund të ecim mirë”.

ROLI NË FUSHË – “Shumicën e kohës kam luajtur mesfushor, ndaj ai është pozicioni që më pëlqente më shumë. Mbrojtës i djathtë ose qendërmbrojtës jam aktivizuar kur ka pasur nevojë trajneri”.

SUPERIORJA – “Mendoj se kampionati shqiptar vjen në rritje, pasi edhe terrenet, edhe stadiumet nuk janë më si përpara. Kur përmirësohen kushtet, mendoj se edhe niveli rritet. Titulli? Është ende herët për të folur, por mendoj se do të jetë një kampionat shumë i fortë. Do jetë ndryshe nga vitet e mëparshme, kur Skënderbeu apo Tirana shkëputeshin shumë. Këtë kampionat do ketë konkurrencë deri në fund”.

PENGU DHE IDHULLI – “Çdo lojtar dëshiron të arrijë majat, por si një lojtar shqiptar mendoj se jam i kënaqur me atë çka kam arritur. Normale është që çdo njeri do sa më shumë. Idhulli? Në të shkuarën ka qenë Marko Van Basten”.

ÇMENDURITË NË GRUMBULLIME – “Nëse kam arritur deri këtu në karrierë, ka qenë prej disiplinës. E kam zbatuar me përpikmëri, ndaj edhe kam pasur një karrierë të gjatë. Nëse mban regjim dhe stërvitesh mirë, edhe ke pak dëmtime siç thashë më parë”.

MESAZHI – “Të gjithë ata fëmijë, të rinj, që mundohen dhe japin maksimumin, stërviten çdo ditë dhe sakrifikojnë, një ditë do shpërblehen për atë mund dhe djersë që do derdhin”

E ARDHMJA – “Nuk mund të bësh plane, nuk diskutohet që afër futbollit. Shpresoj të kem të njëjtin sukses edhe tani, sikurse gjatë kohës që kam luajtur futboll”.

Bulku skanon kundërshtarët: Do dëshiroja të binim në grupin A
Ervin Bulku është pjesë e stafit të kombëtares dhe ka dhënë një opinion në lidhje me shortin që i është rezervuar Shqipërisë. Për Supersport, ai ka bërë një analizë të grupit që i ka rënë kuqezinjve.

GRUPI – “Nuk e them dot me përqindje. Duhet parë forma dhe datat e ndeshjeve. Varet kë do kemi në qershor dhe në mars përballë, kur kemi probleme me lojtarët që kanë nisur kampionatin. Përveç Francës, që është kampione e botës. Ata na kanë mundur në Francë, i mundëm në miqësore. Islanda është ekip që ka bërë mirë, ka ekipin U21 që ka fituar trofe. Turqinë e kemi pasur në grup, e kemi mundur në një miqësore. Moldavia dhe Andora janë ekipe më të dobëta se ne.”

RIVALËT – “Islanda ka rritje në tre vitet e fundit. ka treguar nivel të lartë. Islanda dhe Turqia janë rivalët tanë. Nuk themi dot që dalim para Francës, edhe pse futboll është. Do kisha dëshirë të na binte grupi A. (Angli, Çeki, Bullgari, Mali i Zi, Kosovë). Abrashi është i dëmtuar, ashtu sikurse edhe Roshi e Sadiku. Shpresoj t’i rikuperojmë në mars (21-26). Ndaj nuk flasim me hamendje, duhet parë gjendja e skuadrës. 18 lojtarë në ndeshjet e qershorit nuk aktivizoheshin. Në vazon e dytë kemi Islandën, që është e dyta më e fortë. Kosova ka Çekinë, të fundit e vazos. Atë grup doja unë.”

EKIPI – “Janë parë të gjithë lojtarët, tani puna do përqendrohet te kualifikueset. Duhet të kemi besim tek ekipi kombëtare. uroj të mos kemi mungesa e dëmtime. Pa 14 lojtarë nuk ka çfarë bën asnjë trajner. Kaçe jo më kot ka luajtur titullar. Nëse nuk e kemi në konsideratë, nuk do të luante. Gjithsecili ka mendimin e vet. Duke parë grupin, duke parë gjendjen e lojtarëve dhe shpresoj të jenë në formë. Jam i bindur që mund të bëjmë mirë. Në Shqipëri edhe me Francën kemi treguar që e kemi vënë në vështirësi. Do bëjmë më të mirën.”