Erjon Bogdani

Kulmi i karrierës dhe planet e së ardhmes, Bogdani: Dua të jem trajner, Shqipëria nuk ka talente
Erjon Bogdani ka folur gjerë e gjatë. Ish-sulmuesi i kombëtares, i cili tani ka nisur edhe karrierën si trajner, është kthyer vite pas në kohë. Mes të tjerash, edhe periudha kur ishte futbollist në Serie A ka qenë diskutimi në një intervistë që “Bogu” ka dhënë në emisionin “Adrenalina” në “InTV”.

Bogdani flet për largimin e tij nga Shqipëria U19, për situatën aktuale në kombëtare, si dhe për kualifikimin në Europianin “Francë 2016”. Në fund është ngacmuar edhe për rekordin që ka si shënuesi më i mirë i kombëtares.

PUNA ME U19 –  “Ishte një eksperiencë pozitive. Dua të falënderoj presidentin Armando Duka dhe federatën për mbështetjen. Jam i sigurt që këto tre vite e gjysmë si pjesë e stafit të De Biazit dhe më pas si trajner i U-19, do të më shërbej shumë në të ardhmen. Rezultatet? Në punën me ekipet e moshave, rezultati nuk është primar. Kemi luajtur mirë kundër ekipe shumë të forta, me pak fat nëse disa episode do ishin në favorin tonë, dhe rezultatet do ishin më ndryshe”.

“A ka talente Shqipëria? Fjala talent është një fjalë shumë e madhe. Një talent nuk luan me ekipet e moshave, por ai bën diferencën edhe në ekipet e para. Vështirë se mund të thuash që kemi talente, pasi nuk kemi lojtarë 19-vjeçarë që luajnë me ekipet e para”.

“Largimi? Ishte një ndarje me konsensus midis të dyja palëve, sepse dhe unë dua të vazhdoj karrierën si trajner, duke stërvitur ditë pas dite një skuadër. E ardhmja? Tani do të kthehem në Itali. Kam folur me menaxherët për të kontaktuar ndonjë skuadër, pasi më pëlqen të stërvit dhe të bëj trajnerin. Shpresoj të gjej një skuadër që të jap eksperiencën time e të punoj sa më mirë”.

KARRIERA SI FUTBOLLIST – “Me të gjitha ekipet ku kam luajtur në Itali ia kam kaluar mirë. Do të veçoja Sienën dhe Çezenën, ku pavarësisht ndeshjeve ose golave jam pritur shumë mirë nga qyteti”.

“Kulmi? Kulmi i karrierës sime ka qenë te Siena, ku kam bërë 11 gola në Serie A. Por kulmi i një futbollisti është kur luan me ekipin kombëtar dhe shënon shumë gola. Këto gjëra i kam arritur dhe jam shumë krenar për këtë”.

“Momentet e vështira? Çdo futbollist kalon momente të vështira. Eksperienca negative kam pasur prej dëmtimeve. U bëj thirrje lojtarëve që në rast dëmtimesh të punojnë sa më fort për t’u rikuperuar, pasi futbolli është një sport i bukur që do shumë sakrificë”.

“Golat më vendimtarë? Dy golat që kam bërë me ekipin kombëtar në transfertën kundër Ukrainës, ndeshje që përfundoi më rezultatin 2-2. Kanë qenë dy gola shumë të bukur që më kanë emocionuar”.

“Kundërshtari më i fortë? E kam të vështirë të them një emër, por do veçoja mbrojtës si Stam, Maldini, Samuel, Kanavaro, apo Turam. Mbrojtës shumë të fortë, që kam hasur shumë vështirësi për t’i kaluar, por edhe u kam shënuar ndonjëherë”.

KOMBËTARJA – “Patjetër do kisha dashur të luaja ndaj Serbisë. E kam ndjekur nga televizori dhe ishte shumë emocionuese. Ka qenë një ndeshje shumë e bukur. Nëse ndeshja do të vazhdonte të luhej, për mendimin tim do ta fitonim”.

“Çfarë kishte skuadra e De Biazit që nuk e kishit ju për të shkuar në Europian ? Unë kam luajtur pak me De Biazin, ndërsa më pas kam qenë pjesë e stafit. Shumë gjëra u mblodhën bashkë për atë sukses. Trepikëshi ndaj Serbisë që morëm në tavolinë na ndihmoi shumë nga ana e moralit. Çunat punuan fort edhe në barazimin 0 – 0 në Danimarkë. Pjesëmarrja në Europian do të ngelet gjithmonë në zemrën time”.

“Kombëtarja tani? E kam të vështirë të flas, pasi tani e shoh skuadrën vetëm nga televizori ose stadiumi. Panuçit i është dashur të ndryshojë shumë, pasi kemi të bëjmë dhe me një ndërrim brezash”.

“Lojtarë me të ardhme? E kam të vështirë të them se kush do të ketë një të ardhme të madhe. Do veçoja Asanin e Partizanit dhe Trashin. Janë këto dy lojtarë që kanë spikatur.”

“Rekordi i shënuesit më të mirë? Kam raporte shumë të mira me Sadikun, Balajn dhe Cikalleshin. Kemi luajtur bashkë, por dhe i kam stërvitur në rolin e zëvendës-trajnerit. Më vjen mirë që këta të tre thyejnë rekordin. Sadiku është më afër. Rekordet janë bërë për t’u thyer. Shpresoj që rekordi të thyhet, pasi do të kemi një sulmues që do të shënojë dhe shpresoj që ata gola të na çojnë në një europian ose botëror”.

Konfirmohet kushti për Panuçin, Shulku: Ja pse iku Bogdani!
Ilir Shulku, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, ka dalë sot para mediave dhe mes shumë gjërave të thëna, zbuloi edhe pse trajneri i Shqipërisë U19, Erjon Bogdani, u largua nga detyra.  “Shumë shpejt do të kemi U16, U18 dhe U20. Do vlerësohet nëse do të jenë këta trajnerë apo trajnerë të tjerë. Rregulli që ka ndryshuar është se trajnerët do të jene me kohë të plotë në punë. Një nga arsyet e largimit të Bogdanit ishte fakti që jetonte në Itali dhe nuk mund t’i shihte lojtarët në Shqipëri.

RISIA – SportEkspres.com, ditë më parë ka raportuar se trajneri i kombëtares tashmë do të jetojë në Shqipëri pjesën më të madhe të kohës. Në fakt ishte menduar ndryshimi i trajnerit, që do ta kishte kusht qëndrimin në Shqipëri.

Në momentin që Panucci u konfirmua, presidenti Duka në takimin që ka patur me italianin e ka vënë një kushtë të tillë, që së fundmi u konfirmua edhe nga Shulku, i cili tregoi se tanimë do të ketë mbledhje të përjavshme të stafeve teknike.

“Do të ketë mbledhje të stafit teknik dhe trajnerët. Çdo të hënë do të ketë mbledhje. Pjesë do të jetë edhe trajneri Panuçi, jo vetëm në mbledhje, por edhe në seleksionime. Ai do të jetë në mbledhjet që do të jenë e nevojshme, sikurse edhe në seleksionimet që drejtori Mustedanagiç do të vendosë. Programin e punës e bën drejtori”.

Revolucion te kombëtaret, Bogdani e Mustedanagiç e mbyllin
FSHF ka vendosur të bëjë ndryshime te kombëtaret e moshave, teksa i vetmi që ka shpëtuar është trajneri i Shpresave Alban Bushi. Erjon Bogdani, Xhemal Mustedanagiç dhe Eqerem Memushaj nuk do të jenë më në krye të kombëtareve U19, U17, U15.

“Federata Shqiptare Futbollit ju fton nesër, e martë, ora 11:00, në një konferencë për shtyp ku do të prezantohen trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave. Konferenca do të mbahet pranë zyrave të FSHF, shkruhet në njoftimin e Federatës.

Top Channel raporton se Nevil Dede do të drejtojë në vijim Shqipërinë U19, ndërsa Elvin Beqiri zë vendin e Xhemal Mustedaganiç. Shkodrani ishte pjesë e stafit teknik të kombëtares U17 dhe tanimë merr drejtimin si trajner i parë. Largimi i boshnjakut ishte paralajmëruar, pasi FSHF e gradoi si drejtor teknik të ekipeve kombëtare.

Ndryshim edhe te Shqipëria U15: vlonjate Eqerem Memushaj nuk do të jetë më në krye të kësaj grupmoshe të kombëtares. Në vend të tij do të emërohet Armand Damo.

Shqipëria U19, Bogdani fton 10 lojtarë nga kampionati vendas
Shqipëria U19 do të zhvillojë dy miqësore kundër Rumanisë më 18 dhe 20 nëntor. Kundërshtari vjen me ekipin U18, por edhe trajneri Erjon Bogdani ka ftuar elementë të rinj për këto përballje. Pothuajset të gjithë lojtarët janë të datëlindjes 2001.

Në listën e publikuar vihet re fakti se janë jo pak, por plot dhjetë lojtarë nga klubet shqiptare. Në total janë ftuar 22 futbollistë dhe ka elementë nga klube si Lacio, Olimpiakos, Torino dhe Empoli.

NJOFTIMI I FEDERATËS SHQIPTARE TË FUTBOLLIT – “Trajneri i ekipit përfaqësues së Shqipërisë U-19, Erjon Bogdani, ka shpallur listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillojë ndaj kombëtares U-19 të Rumanisë në stadiumin “Loni Papuçiu” në qytetin e Fierit. Bogdani për këto përballje testuese ka grumbulluar plot 22 futbollistë, ku 12 prej tyre aktivizohen në vendin tonë.

Shqipëri – Rumani (18 Nëntor 2018, ora 14:00; Stadiumi “Loni Papuçiu”, Fier)

Shqipëri – Rumani (20 Nëntor 2018, ora 14:00; Stadiumi “Loni Papuçiu”, Fier)

Bogdani: Gabuam, më vjen keq për djemtë!
Shqipëria U19 u mund me rezultatin 3-0 nga Sllovakia dhe normalisht që ka shumë keqardhje për këtë disfatë, që ishte e dyta pas asaj me Ukrainën. Trajneri Erjon Bogdani, pas ndeshjes ka folur për mikrofonat e “Supersport”

“Me vjen keq për djemtë, dhanë shumë. Futbolli është i tillë. Në futboll në rastet që paraqiten duhet të jesh më i egër dhe të shënosh. Keqardhje sepse kemi prodhuar shumë futboll, shumë raste, por kemi zero pikë dhe zero gola”, tha fillimisht Bogdani.

Më tej ai shtoi: “Lojtarët marrin eksperiencën. Tani është detyra ime t’i flas lojtarëve. Si trajner nuk dua të përsëris rastet e humbura, por shoh me sa lojtarë dilnim në aksione. Golat erdhën nga gabimet teknike. Luajmë në një grup shumë të fortë, me Sllovakinë dhe Ukrainën. Këto ekipe kaq të forta të ndëshkojnë me dy raste e gjysmë dhe të shënojnë tre gola”.

Humbja e thellë, Bogdani: Morëm një leksion!
Shqipëria U19 zhvilloi dy ndeshje miqësore me Islandën U19. Takimin e parë kuqezinjtë e fituan 1-0, ndërkohë që sot u thyen me shifrat 1-4. Trajneri Erjon Bogdani, pas ndeshjes u shpreh se nuk është shumë i shqetësuar, pasi janë vetëm miqësore.

Gjithsesi ai theksoi se është më mirë që një humbje e tillë u ndodhi në këtë moment para kualifikueseve të Europianit që zhvillohen në muajin tetor në Shqipëri.“Është e vërtetë që kjo humbje është një leksion. Nuk jam shumë i preokupuar, pasi siç fituam ndeshjen e parë, që nuk isha shumë i gëzuar, edhe kjo ndeshje ishte një miqësore” u shpreh fillimisht Bogdani.

“U përpoqa të shikoj gjendjen e lojtarëve që kisha grumbulluar. Kjo që ndodhi është më mirë që ndodhi tani, sepse edhe lojtarët duhet të përqendrohen më shumë. Kjo pasi grupi është i vështirë, luajmë kundër Ukrainës, Sllovakisë dhe Norvegjisë. Është një grup me tre skuadra të forta dhe duhet shumë përqendrim dhe që të ndjekin detyrat”, shtoi trajneri i Shqipërisë U19 në prononcimin e dhënë pas ndeshjes në Supersport.

Ish-sulmuesi më tej deklaroi se duhet shumë punë për lojtarët në klube, pasi me kombëtaren punohet në periudha të shkurtra: “Duhet të marrim leksione nga minutat e mira që bëmë. Megjithatë këtu punohet vetëm një javë, më shumë punë duhet në skuadrat ku ata luajnë. këto 20 ditë do jem në udhëtim duke parë gjendjen e lojtarëve. Do të marr lojtarët që e meritojnë të luajnë”.

Sa i takon lojtarëve që do të ftohen për kualifikueset, nuk është se priten surpriza të mëdha: “Baza e ekipit kjo është. Megjithatë përforcime mund të ketë, pasi nëse ndonjë lojtar paraqitet shumë mirë, atëherë dyert e kombëtares janë të hapura”.

Bogdani: Miqësore e vlefshme me Islandën, ky është grupi
Shqipëria U19 mundi me rezultatin minimal 1-0 Islandën, ndërkohë që trajneri Erjon Bogdani tregon se ky takim u ka shërbyer shumë kuqezinjve, pasi kundërshtari ishte pak a shumë i një niveli me rivalët në kualifikueset e Europianit.

“Ishte ndeshje e vështirë me Islandën. Edhe të hënën do të jetë. Na shërben kjo ndeshje, pasi ishte përballë një ekip të fortë. Na shërben për ndeshjet e tetorit në kualifikueset e Europianit, kur të ndeshemi me Ukrainën, Sllovakinë dhe Norvegjinë. Luajmë në Shqipëri dhe do mundohemi të bëjmë mirë”, u shpreh Bogdani mes të tjerash në “Supersport”.

Sa i takon lojtarëve që do të grumbullohen, nuk është se do të ketë surpriza. “Ky është grupi, kjo është baza, kanë qenë edhe vjet”, u shpreh Bogdani, që së bashku me të rinjtë e tjerë do kërkojnë të kualifikohen Elite Round.