Eri Lamcja

Lamçja “sulmohet” nga ofertat: Të hënën vendos përfundimisht!
Dy ditë më parë, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, sulmuesi Eri Lamçja shkruante për largimin nga skuadra e Bylisit, me të cilën mbylli sezonin e kaluar. “Po largohem për arsye personale, edhe pse kisha dëshirë që të isha akoma pjesë e këtij Bylisi. Falënderoj presidentin që më mirëkuptoi dhe më dha lejen e kalimit”, ka thënë shkurtimisht Lamçja.

Ndërkohë që edhe FK Bylis e ka konfirmuar divorcin, e njëherësh e ka falënderuar sulmuesin anësor. Në një deklaratë për Sportekspres.com ai shprehet se ka patur disa oferta dhe të hënën do të zbulohet ekipi ku do të luajë sezonin e ardhshëm futbollistik.

“Pas largimit nga Bylisi më kanë kontaktuar disa skuadra, nga Kategoria Superiore dhe nga Kategoria e Parë. Sot që flasim nuk kam vendosur. Besoj se në fillimin e javës së ardhshme do ta marr një vendim. Rëndësi ka që të hënën do kem një skuadër të re”, tregon Lamçja.

Futbollisti nga Elbasani nuk zbulon emrin e skuadrës, teksa shton: “Besoj se ka një korrektesë në të tilla raste në merkato. Nuk mund t’ua them skuadrën. Ju deklaroj me sinqeritet se nuk kam vendosur 100% emrin e skuadrës së re, sepse në këtë situatë duhet menduar mirë hapi kur hidhet. Ky do jetë një sezon i bukur dhe i vështirë për mua, por do përjetohet në fushë”.

AGRON KAJA

Zyrtare: “Firo” te Bylisi, largohet një sulmues
Bylisi zhvilloi një ditë më parë një miqësore me Lushnjën dhe dalëngadalë po bëhet gati për Kategorinë Superiore. Ballshiotët po mundohen të përforcohen, por ka edhe largime.

Pak ditë më parë te Bylisi u përshëndeten me mesfushorin Alfred Zefi, kurse këtë herë me sulmuesin Eri Lamçja. Futbollisti nga Elbasani e ka ndërprerë me marrëveshje kontratën dhe do ta vazhdojë karrierën në ekip tjetër.

NJOFTIMI I BYLISIT – Eri Lamçja nuk do të jetë më pjesë e skuadrës sonë, ndonëse ka pasur edhe një vit kontratë. “Kalova shumë mirë në Ballsh dhe arritëm rekorde, Bylisi do të jetë “hirushja” e Superiores. Do rri afër familjes, Ballshi ka qenë një nga eksperiencat më të bukura, më kanë respektuar shumë dhe iu uroj suksese grupit të lojtarëve, shumica talente që do lënë gjurmë në Superiore. Me respekt Eri Lamcja”! Faleminderit Eri Lamçja #7# Forca bylis #NjeklubshumeZemra

https://www.facebook.com/155956507855116/posts/2304379836346095/

“Divorcohet” me Dritën, një sulmues i lirë për Superioren
Drita bëri disa afrime nga Shqipëria në verë dhe njëri prej lojtarëve të afruar ishte sulmuesi anësor Eri Lamçja. Futbollisti nga Elbasani e ka mbyllur me kampionët në fuqi të Kosovës vetëm pas gjashtë muajsh dhe tashmë do të duhet të gjejë një tjetër skuadër.

“Eri Lamçja largohet nga FC DRITA. Sot është arritur marrëveshja për shkëputjen e bashkëpunimit në mes të sulmuesit nga Shqipëria Eri Lamçja dhe klubit tonë. Lamçja nuk arriti që të ambientohet sa duhet me klubin dhe me marrëveshje të dyanshme janë ndarë rrugët. FC DRITA e falënderon Erin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron suksese në karrierë”, njofton klubi i Dritës.

Lamçja në të shkuarën ka qenë pjesë e Luftëtarit, ndërkohë që ka veshur edhe fanellën e Teutës dhe Elbasanit. Me shumë mundësi anësori, i cili ka luajtur edhe në majë të sulmit, do të rikthehet në Shqipëri.

“Nga sot nuk jam pjesë më e ekipit të Dritës. I falënderoj të gjithë drejtuesit dhe tifozët për mikpritjen dhe besim që më dhanë. Edhe i uroj suksese shokëve të ekipit të arrijnë objektivin sezonal”, shkruan Lamçja në llogarinë e tij në “Facebook”.