Ergi Lubani

Veliu, “kundër” Lubanit: Fitore, por me lojë të bukur
Flamurtari pret nesër Skënderbeun në Vlorë, ndërkohë që para mediave kanë dalë zëvendëstrajneri Ergi Lubani, Franc Veliu dhe Arinaldo Rapaj. Krahu i djathtë i Dajës ka vlerësuar kundërshtarin dhe thekson se janë në garë për një vend që të çon në kupat  e Europës.

“Patjetër që e kemi vlerësuar maksimalisht, jo vetëm nga fakti që Skënderbeu është kampionia në fuqi. Vetë ky kampionat të bën të vlerësosh çdo kundërshtar. Në këtë pikë të sezonit të gjitha ekipet e vlerësojnë ndeshjen e radhës. Nuk e harrojmë se janë kampionët. Jemi një fitore larg objektivit. Me një fitore shkojmë në vendin e katërt. Është ndeshje direkte për kupat e Europës. Përballen edhe dy klube të qyteteve si Vlora e Korça, që kanë ekipe me traditë në futboll”, tha fillimisht Lubani.

Më tej ai shtoi: “Kemi fituar me Tiranën në Kupë, ndaj quhet edhe ajo, edhe pse na duheshin dy gola. Nuk është se jemi pa fitore. Edhe sikur t’i fitonim të tria ndeshjet e këtij viti, prapë do kërkonim triumfin. Nuk asnjë logjikë, çdo ndeshje ka historinë e saj, nuk i referohemi të shkuarës. Nëse shikojmë dy ndeshjet e para me Skënderbeun kemi luajtur si të barabartë, madje në disa momente më mirë se ata, pikët i kanë shkuar Korçës. Këtë herë do preferonim të bënin lojën ata dhe ne të merrnim tre pikët. Mungon Albi Alla, i cili nuk është stërvitur gjithë javën. Pjesa tjetër është gati, ka optimizëm.

VELIU DHE RAPAJ – Mbrojtësi Franc Veliu mendon ndryshe nga zëvendëstrajneri Ergi Lubani. Veç fitores, ai do edhe lojë të bukur me Skënderbeun. “Realisht është një ndeshje vitrinë për kampionatin shqiptar, aq më tepër që kemi si objektiv të shkojmë në vendet e sipërme të renditjes. Jemi në një moment që duhen edhe pikët, por edhe një lojë dinjitoze. Tifozët duan lojë dhe fitore. Nuk kemi detyrime pikësh, por janë të nevojshme. Shpresoj që tifozët të jenë të shumtë në numër. Ata janë lojtari ynë i 12-të. Për më tepër ndaj Skënderbeut ata do të jenë më të shumtë”.

I riu Rapaj, shkurtimisht tha: “Jam shumë i kënaqur që po marr minuta. Jemi stërvitur fort dhe do mundohemi të marrim një fitore të merituar. Besimin e trajnerit do mundohem ta shpërblej në fushën e blertë”.

Lubani: Nuk po tregohem diplomat, Kamza më ka habitur!
Flamurtari pret Kamzën nesër në Vlorë, ndërkohë që sot para mediave është shfaqur zëvendëstrajneri Ergi Lubani, si dhe dyshja Tomislav Bushiç-Goran Siljanovski. Krahu i djathtë i trajneri Daja e nisi sezonin te Kamza dhe më pas u transferua në Vlorë.

Ai e vlerëson ekipin kundërshtar, madje është i habitur nga pozicioni që ata kanë në tabelë. “Patjetër që e njoh mirë ekipin e Kamzës, edhe pse me ndryshimet e trajnerëve ka lëvizje taktike. Por cilësitë individuale të lojtarëve i njoh. Nisur nga kjo them se është një ndeshje e vështirë. Kamza nuk e reflekton atë që ka në renditje në krahasim me cilësinë e futbollistëve që ka”, u shpreh Lubani në konferencën e sotme për shtyp.

Më tej ai shtoi: “Ky kampionat nuk ka ndeshje të lehta, e kemi parë vetë këtë. Brenda gjashtë ditësh kemi fituar me vendin e parë dhe më pas jemi mundur nga vendi i fundit. Çdo ndeshje meriton vlerësimin maksimal. Kjo sfidë do të jetë e bukur edhe për tifozët, pasi lojtarët preferojnë lojën e bukur dhe me topin poshtë”.

Lubani në vazhdim thekson se fitorja është objektivi i Flamurtarit: “Kemi fatin që luajnë në fushën tonë, ndryshe nga ekipe të tjera që janë detyruar të luajnë jashtë. Ne e kemi pasur fushën në kushte optimale, tifozët janë sjellë shkëlqyeshëm dhe luajmë brenda. Kamzën e njoh si ekip të fortë, nuk është diplomaci deklarata ime. Sinqerisht ata më habitin për pikët që kanë, duhet të ishin shumë më lart. I kam trajnuar dhe janë cilësorë e me përvojë. Meritojnë vlerësim maksimal. Patjetër objektivi ynë është fitorja, sidomos në Vlorë”.

Ilir Daja zgjedh ndihmësin, ia merr Kamzës
Flamurtari, me largimin e Ardian Memës, ishte në kërkim të një zëvendëstrajneri dhe atë e ka zgjedhur vetë tekniku Ilir Daja. Ai do të ketë ndihmës të tij Ergi Lubanin, i cili këtë sezon ishte pjesë e stafit teknik të Kamzës.

Para pak kohësh ai u largua nga skuadra periferike e kryeqytetit dhe tanimë do t’i bashkohet kuqezinjve. Për Dajën Lubani është një bashkëpunëtor i hershëm. Më parë ai ka drejtuat moshat e Akademia e Futbollit Dinamo, që është krijuar nga trajneri i Flamurtarit.

Kështu stafi teknik i vlonjatëve është plotësuar dhe do po mendohet për ndeshjen e së hënës kundër Tiranës në shtëpi. Objektivi i kuqezinjve janë tre pikët dhe do bëhet maksimumi që të arrihet diçka e tillë.