Erald Çinari

Çinari: Formacionin e vendos Gega, ia kam justifikuar çdo herë besimin
Erald Çinari ishte protagonisti i ndeshjes së djeshme midis Partizanit dhe Tiranës duke realizuar një dopietë. Në një lidhje direkte të me emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH”, sulmuesi shkodran foli në lidhje me takimin e ndjeshëm dhe konkurrencën me ekip.

“Kam bërë detyrën time ashtu siç e bëja dhe me Vllazninë. Ne shkodranëve na ecën me skuadrat e kryeqytetit. Edhe Kukësi ka bërë një sezon të mirë, por ne kemi gabuar më pak”

TITULLAR PREJ MUNGESAVE –“Nuk e di a do të luajë nëse s’do të ishin mungesat. Mua mbetet të bëj punën time dhe besoj se kam justifikuar çdo herë që jam futur. Ky vendim është i trajnerit, nuk më takon mua”.

“Edhe golat me Vllazninë kanë pasur vlerën e tyre të veçantë, por dy golat në derbi ishin për titullin dhe prandaj më kanë shijuar më shumë”, përfundoi Çinari.

Gega: Ja pse nuk e aktivizoja Çinarin, doli i fituar prej durimit
Trajner i Partizanit, Skënder Gega, ishte i ftuar në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”. Trajneri i kampionëve të Kategorisë Superiore  preku temën e minutazhit të Erald Çinarit, i cili ishte protagonisti i derbit të sotëm.

ÇINARI – “Jam krenar dhe shumë i lumtur për Çinarin. Në fillim s’kemi pasur shumë mundësi t’i japim minuta pasi kemi pasur në sulm një treshe të shkëlqyer, por në fund durimi fiton”.

FESTA NË FUND – “Nuk po dija nga të shkoja kur mbaroi ndeshja. Doja të përfaqësoja tifozët, lojtarët, stafin të gjithë, thjesht s’dija çfarë të bëja”.

MOMENTI MË I VËSHTIRË –“Ndeshja me Luftëtarin ka qenë një zhgënjim për mua. Ishin tri ndeshje rresht, që vetëbesimi na u kthye ne mosbesim. Ai ka qenë momenti më i vështirë i gjithë sezonit, për fat ndeshjen tjetër reaguam dhe çdo gjë u harrua”.

“Ndjej qe lojtarët më duan jashtë fushe, ndërsa unë i dua akoma dhe më shumë. Në momente të vështira u jam gjendur pranë”, përfundoi Gega.

Heroi Çinari: Ne shkodranëve na ecën kundër Tiranës, drejtori parashikoi golat
Erald Çinari shënoi dy gola ndaj Tiranës në derbi dhe u kthye në hero për Partizanin. Xhevahir Sukaj e kishte parashikuar golin, ndërkohë që shkodrani zbulon se edhe drejtori Olsi Rama ia kishte parashikuar diçka të tillë.

“I doli fjala Sukajt, i ktheva edhe reston drejtorit Olsi Rama. Më thoshte ka tre ditë që do shënoja. Sa herë kam luajtur kam dhënë maksimumin. Nuk ma kish marrë mendja që do shënoja dy gola dhe do vendosja derbin. Me thënë të drejtën ne shkodranëve na ecën me Tiranën (qesh)”.

“Kam firmosur kontratë afatgjatë. Drejtuesit kanë besuar tek unë dhe e kam treguar që e kam merituar të jem pjesë e ekipit. Sukajt do i çoj mesazh pastaj, po festonim. Jam munduar të jap maksimumin sa herë kam hyrë. Zgjedhjet janë të trajnerit. Unë do vazhdoj njëlloj, ai vendos”, tha Çinari në lidhjen direkte në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Çinari me mision, Gega një “hall” më shumë
Partizani afroi në orët e fundit të merkatos sulmuesin anësor Erald Çinari. Të kuqtë madje paguan për kartonin e tij dhe tashmë trajneri Skënder Gega do të ketë në dispozicion edhe një “armë” më shumë në ndeshjen e radhës me Laçin.

Shkodrani tani synon të bindë stafin teknik për t’i bërë një vend në formacion. Nuk do të jetë e lehtë, pasi edhe konkurrenca është e madhe, duke pasur parasysh se alternativat janë disa për krahët e sulmit.

Asani dhe Trashi janë të preferuarit nga krahët e sulmit për momentin, por edhe Bardhi kërkon të luajë titullar. E njëjta gjë vlen edhe për Emanuel Mensah, që ndeshjen e fundit me Kastriotin e nisi nga minuta e parë.

Duel për Çinarin, sulmuesi mbetet në Superiore?
Erald Çinari ndodhet në Shqipëri, edhe pse të gjithë prisnin të aktivizohet me NK Istra në Kroaci. Deportivo Alaves pretendon se e ka blerë sulmuesin anësor nga Vllaznia, por palët do të përballën në gjyq në FIFA.

Por ndërkohë sulmuesi ka lëvizur dhe sipas “Telesport.al” ka arritur marrëveshjen me klubin e Partizanit, që ndër vite e ka kërkuar 21-vjeçarin. Por, në garë për të ishte edhe një klub tjetër.

Laçi gjithashtu e kishte në plane dhe tentoi ta bindte sulmuesin. Gjithsesi është Partizani që duket se do të përfitojë shërbimet e Çinarit.

EKSKLUZIVE/ Vllaznia përfundon në FIFA, shtohet edhe një hall
Klubi i Vllanzisë po kalon një nga momentet më të vështira në historinë e saj, pasi i duhet që 100 vjetorin e themelimit ta kalojë në Kategorinë e Parë. Hallet nuk kanë fund në Shkodër, pasi jo vetëm nuk ka nisur puna për edicionin e ri, por ka edhe një problem të ri në horizont.

“Sport Ekspres” mëson se klubi i Vllaznisë është paditur nga FIFA për çështjen “Çinari”. Lojtari në fjalë u transferua në Spanjë tek Alaves, por pasi u prezantua atje u huazua për një vit tek skuadra e NK Istras në Kroaci.

Debutimi i anësorit ende nuk ka ardhur, pasi klubi shkodran pretendon se transferimi i lojtarit është i parregullt dhe kërkon të përfitojë nga ky kalim. Leja e kalimit nuk ka shkuar në Kroaci dhe në të tilla kushte edhe debutimi i 21-vjeçarit nuk ka ardhur ende.

Situata është përshkallëzuar dhe mësohet se kjo situatë do të zgjidhet vetëm në FIFA. Klubi i lojtarit do ta ketë sa më parë në dispozicion sulmuesin. Vllaznia tani duhet të mendojë për një tjetër gjyq, krahas të gjitha problemeve të tjera që ka. Një situatë aspak e mirë, por duket se kjo ishte rruga e vetme për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate. Mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë tani.

Prezantimi i Çinarit, objektivi dhe… Pero Pejiç
NK Istra është përforcuar me disa lojtarë, teksa së fundmi janë prezantuar tre prej tyre. Luis Vija dhe Daniel Iglesias janë shfaqur krah shkodranit Erald Çinari, i cili është blerë nga Deportivo Alaves dhe është huazuar te kroatët.

Ditën e djeshme shkodrani ka dalë para mediave dhe ka deklaruar se e shoh këtë eksperiencë si një mundësi e mirë për t’u rritur nga ana profesionale. Sulmuesi anësor është pyetur nëse njeh ndonjë lojtar në Kroaci dhe emri i përmendur është ai i Pero Pejiç, goleadorit që në Shqipëri ka luajtur me Dinamon, Tirana, Flamurtarin, Skënderbeun dhe Kukësin.

Çinari do të ketë mundësinë të luajë në Kroaci dhe nëse bind atëherë mund të rikthehet në Spanjë te Deportivo Alaves. Për shkodranin kjo është eksperienca e parë jashtë vendit, pasi më parë është aktivizuar në Shqipëri, madje ka veshur vetëm fanellën e Vllaznisë.

Çinari në “kundërsulm”: Ndryshimet e mëdha të futbollit kroat me Shqipërinë
Erald Çinari bëri një debutim ëndrrash me Istran. Ai realizoi një gol dhe dhuroi një asist në fitoren e skuadrës së tij kundër Rudasit me rezultatin 4-2. Shkodrani e nisi si titullar takimin dhe shpalosi menjëherë vlerat e tij në këtë sfidë. Pas ndeshjes, 21-vjeçari tregon emocionet e tij në një rrëfim për “Sport Ekspres”.

Erald, një debutim ëndrrash. Duket se jeni ambientuar shumë shpejt, çfarë ndryshon nga Vllaznia te Istra?

Të them të drejtën ishte një ndeshje e mirë nga ana ime. Shënova dhe dhurova një asist, më vjen mirë pasi tregova se mund t’i dhuroj diçka këtij ekipi. Më pyetet se çfarë ndryshon, por do më duhej të zgjatem shumë, prandaj po mjaftohem me diçka fare të thjeshtë: klima.

Diçka më konkrete…

Te Vllaznia ishte një klimë e keqe, mosbesim. Të gjithë të shihnin me dyshime që nga qytetarët e Shkodrës, por dhe vetë ekipi. Te Istra më kanë dhënë direkt besim dhe po luaj më lirshëm.

A ka ndryshime në cilësinë e stërvitjes?

Ka disa ndryshime, pasi dhe kushtet janë më të mira. Futbollisti mendon vetëm për futboll dhe jo për probleme të tjera. Shoh lojtarë që vijnë në stërvitje me qejf dhe gjithçka është e fokusuar brenda fushës së blertë. Nuk ka probleme të tjera.

Te Vllaznia nuk ishte kjo gjë?

Nuk mendoj se është në ndonjë klub në Shqipëri, jo vetëm te Vllaznia. Ne kemi shokë në të gjitha ekipet dhe i dimë si funksionojnë gjërat.

Mendoni se Istra është një trampolinë e mirë për ju?

Besoj se po, pasi gjërat duhet të shkojnë shkallë-shkallë. Do të stërvitem fort, të jap maksimumin, shpresoj të mos dëmtohen dhe të përgatisë veten për hapin tjetër.

A kishit oferta të tjera në Shqipëri?

Po, kisha kontakte. Partizani më ka kërkuar me ngulm prej disa merkatosh, por në fund diçka ndalonte transferimin.

Vllaznia sërish në ajër. Mendoni se do të ringrihet?

Uroj me zemër, pasi më dhemb shpirti se është ekipi im, shtëpia ime, por nuk është aq e thjeshtë. Ekipi duhet të privatizohet 1 orë e më parë. Nuk mund të funksionojë ashtu me Bashki, si han pa porta.