Enriko Preciozi

Zyrtare: Xhenoa me trajner të ri, Prandeli në Serie A pas 8 vitesh
Tashmë është zyrtare. Çezare Prandeli është trajneri i ri i ekipit të Xhenoas. 61-vjeçari rikthehet në Serinë A pas 8 vitesh, ndërsa për herë të fundit drejtoi Fiorentinën. Ish-trajneri i Italisë, i cili dërgoi të kaltrit në finalen e Euro 2012 do të zëvendësojë kroatin Juriç në stolin e ekipit ligur.

Prandeli ka firmosur deri në vitin 2020, ndërsa prezantimi i tij do të bëhet nesër. “Klubi i Xhenoas i ka besuar drejtimin teknik të skuadrës ish-trajnerit të kombëtares italiane, Çezare Prandelit. Duke i uruar më të mirën në punën e tij trajnerit të ri, klubi i uron mirëseardhjen dhe zëvendësit Gabriele Pin dhe gjithë stafit që plotësohet nga: Valter Vio (përgatitësi atletik), Marko Fumagali dhe Lorenco Ciuli. Prezantimi i Prandelit do të bëhet me datë 8 dhjetor në orën 11:30″, shkruan komunikata zyrtare e klubit të Xhenoas.

Rreth trajnerit të ri ka folur dhe Enriko Preciozi, presidenti i klubit xhenovez. “Prandeli do t’i rregullojë gjërat në ekip dhe jam i bindur që do ta mbyllim kampionatin në pjesën e sipërme të tabelës. Po ndjekim disa lojtarë dhe do të ndërhyjmë në janar për të përforcuar skuadrën. Është një moment i vështirë, unë nuk dorëzohem dhe do ta kalojmë këtë situatë”, komenton Preciozi.

Shpërthimi i ultrasve: President, herët apo vonë do të vdesësh! Xhenoa, kurrë!
Xhenoa u mposht nga Napoli me rezultatin 1-2, pavarësisht se për një orë lojë kryesonte ndeshjen me golin e Kristian Kuoame. Humbja e tretë rresht për ekipin e Juriç, që ka marrë vetëm dy pikë në gjashtë ndeshjet e fundit.

Një situatë e tillë ka sjellë reagimin e tifozëve të Xhenoas, konkretisht grupimit të “Curva Nord”. “I duam të mirën Xhenoas, nuk do të rreshtim kurrë së mbështeturi ekipin, por durimi ynë ka mbaruar”, komentonin ultrasit xhenovezë, dy ditë para ndeshjes.

Ata akuzojnë presidentin, Enriko Preciozi, për shkarkimin e Balardinit dhe rikthimin e Juriç në stol. Pasojat? Gjashtë ndeshje pa fitore dhe rënia e dukshme në renditje. Gjatë ndeshjes kundër Napolit, ata kanë nxjerrë një pankartë, kundër Preciozit. “Preciozi, herët apo vonë, edhe ti do të vdesësh, ndërsa Xhenoa, kurrë!”

Ultrasit nuk kanë kursyer as Miguel Veloson. Mesfushori portugez është i martuar me vajzën e presidentit dhe në momentin kur emri i tij është thirrur si pjesë e formacionit, tifozët kanë shpërthyer në fishkëllima dhe ofendime.

Të gjithë të fiksuar pas Piatek, reagon Preciozi: Është një çmenduri ta shesësh
Tetë gola në Serie A në vetëm gjashtë ndeshje të luajtura. Duke i shtuar dhe pokerin e shënuar në Kupën e Italisë përballë Leçes, Kristof Piatek është ngjitur në kuotën e 12-të golave në këtë sezon me Xhenoan. 23-vjeçari polak i ka befasuar të gjithë dhe është sulmuesi i momentit. Paraqitje të shkëlqyera dhe gola shumë të bukur.

Piatek është përshtatur në futbollin italian më shpejt sesa mendohej dhe në mënyrë të pabesueshme. Klube të mëdha europiane janë vënë në ndjekje të tij, madje flitet për një largim të sulmuesit në merkaton e janarit, por presidenti i Xhenoas, Enriko Preciozi, ka refuzuar në mënyrë kategorike shitjen e lojtarit, i cili ka një kontratë deri në vitin 2022 me klubin xhenovez.

“Vetëm ta mendosh shitjen e Piatek është një çmenduri. Unë jam shumë i lumtur me të. E dinim që kishte cilësi të mëdha, është një talent i lindur, por nuk do të tregoja të vërtetën, nëse do të thoja që ‘E dija se do të shënonte kaq gola’. Megjithatë, mund të them që ne nuk nënshkruam direkt kontratë me të. E kam parë të luajë dhe ai është një sulmues, i cili shënoi 21 gola në kampionatin polak në sezonin e kaluar, në të gjitha llojet e mënyrave”, përfundon kreu i klubit të Xhenoas.