Engin Firat

Trajneri dhe merkato, Firat garanton Vllazni ndryshe
Engin Firat, ditë më parë ka folur në media dhe ka treguar se janë të shumta problemet e Vllaznisë. Mes të tjerave, turku që mban postin e drejtorit sportiv te Vllaznia, u shpreh se i ka përfunduar kontrata dhe që është i lirë. Sot, përmes faqes së tij zyrtare ai ka dashur të sqarojë gjithçka rreth klubit shkodran dhe të ardhmes së tij.

POSTIMI I VLLAZNISË – Ditët e fundit po flitet shumë rreth Vllaznisë dhe pozicionit të drejtorit sportiv, z. Engin Firat. Pikërisht për këto, z. Firat përmes faqes zyrtare të klubit, dëshiron të sqarojë pozicionin e tij dhe atë se çfarë po ndodh aktualisht tek Vllaznia.

“Pas të gjitha spekulimeve në javët e fundit. kam dashur të bëj të qarta disa pika. Ashtu siç e kemi lajmëruar edhe më parë, kemi përfunduar listën e transferimit për Vllazninë në fund të prillit. Pas përfundimit të Kategorisë së Parë, administratori Lici ka filluar të flasë me secilin nga lojtarët në veçanti.

Përveç cilësisë së lojtarëve, administratori Lici dëshiron gjithashtu të jetë i sigurt për karakterin dhe anën financiare te tyre. Sepse ne nuk do të transferojmë lojtarët që janë shumë të shtrenjtë për buxhetin tonë. Disa transferta janë dakordësuar dhe ne shpresojmë që deri në fund të qershorit të përfundojmë të gjitha transfertat, duke përfshirë edhe trajnerin.

Sigurisht që askush nuk mund të presë deri në gusht për të vijuar me transfertat, sepse kjo do të shkatërronte Vllazninë. Ne jemi të sigurt se do të kemi një ekip të mirë në sezonin e ardhshëm, i cili nuk do të kalojë të njëjtin makth si 2 vjet më parë.

Për veten time, unë nuk jam problemi për Vllazninë dhe do ta mbështes administratorin Lici gjithë kohën. Për ta bërë gjithashtu të qartë për të gjithë, nuk kam interes të jem trajneri i Vllaznisë dhe nuk do të largohem për një klub tjetër në Shqipëri. Pasi Lici të përfundojë të gjitha transferimet, ne do të ulemi dhe do të flasim për të ardhmen dhe vijimësinë e bashkëpunimit tonë. Me respekt, Firat”, thuhet në deklaratën e dhënë për faqen e klubit.

Lojtarë në provë dhe largime, Firat paralajmëron ndryshime
Drejtori sportiv i Vllaznisë Engin Firat, ka diskutuar para mikrofonit të “RTSH Sport” mbi planet e merkatos së dimrit te klubi shkodran. Zyrtari turk ka prekur sërish çështjen e qendërmbrojtësit Renato Malota dhe ka dhënë disa detaje për disa lojtarë që do të vien në provë në ditët në vazhdim në Shkodër

LARGIMI I MALOTËS ? – “Është folur shumë për Malotën. Ka vetëm thashetheme nuk ka asnjë ofertë, qoftë nga klubi i Kamzës apo Skënderbeut. Malota është një lojtar i rëndësishëm i Vllaznisë dhe ai do të largohet vetëm nëse për të vjen një oferta nga Emiratet e Bashkuara Arabe ose një klub europian”

MERKATO  E VLLAZNISË – “Përsa i përket elementeve që mund të përforcojnë skuadrën kam folur me Hasan Likën, për të sjellë ndonjë lojtar të ri. Nëse do bëjmë afrime, do të na duhet të largojmë disa lojtarë, pasi nuk kemi financa të shendosha. Kam folur me drejtorin Lici dhe kemi ndërmend të provojmë një sulmues algjerian, një mesfushor maqedonas e një shqiptar”, tha Firat.

Malota dhe prapaskenat e merkatos, Firat “ngacmon” Kamzën
Renato Malota një ditë më parë nuk doli në tsërvitje me Vllazninsë, ndërkohë që te Kamza e duan qendërmbrojtësin. Gjithsesi në Shkodër kërkojnë të mohojnë gjithçka, teksa ka folur drejtori sportiv Engin Firat.

“Lajmet për një ofertë për futbollistin Renato Malota nga Klubi i Kamzës nuk janë të vërteta. Gjithsesi, unë nuk mendoj se ndonjë nga lojtarët tanë dëshiron të largohet nga Vllaznia, sepse asnjë nuk na e ka shprehur një dëshirë të tillë”, është shprehur Firat për faqen zyrtare të Vllaznisë.

Turku më tej “ngacmon” Kamzën, teksa ka shtuar: “Disa agjentë të lojtarëve më kanë thirrur, duke më ofruar lojtarë nga Klubi i Kamzës, të cilët dëshirojnë të vijnë tek Vllaznia. Por për shkak të arsyeve etike nuk kam treguar interes, sepse siç dihet ne do të luajmë në 23 janar në Kupë kundër Kamzës”.

Dikur refuzonte Prandelin, Firat zbulon projektin e Vllaznisë së madhe
Ergin Firat pranoi ofertën e Vllaznisë si drejtor sportiv dhe po punon që jo vetëm të transferojë futbollistë, por edhe të privatizojë klubin dhe të sjellë të ardhura të rëndësishme prej marketingut nga jashtë vendit. Një një intervistë të dhënë për “RTSH Sport”, drejtori i kuqezbluve tregon se si e la futbollin e luajtur, projektet e tij me Vllazninë, si dhe mundësinë për të bashkëpunuar edhe me klube të Bundesligës gjermane pas janarit.

NGA FUTBOLLI I LUAJTUR, TE MENAXHIMI – “Është e vërtetë, e kam mbyllur karrierën si futbollist në një moshë shumë të re. Kjo ndodhi për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju. Por të jem i sinqertë, nuk kam qenë ndonjë lojtar i talentuar. Prandaj mora një vendim shumë të vështirë, por shumë të rëndësishëm për ta nisur karrierën si trajner. Nisa menjëherë punën për të mësuar sa më shumë”.

E SHKUARA – “Nëse kthehem pas në kohë, rrugëtimi im nis si trajner nis në vitin 1997. Isha ndihmës i Jarabinski te Sparta e Pragës. Kjo më ndihmoi shumë. Është shumë e rëndësishme që në punën që bën të mbështetësh nga njerëz të tillë që të mësojnë shumë. Kam mbaruar universitetin e sporteve në Gjermani, por praktika në ktë profesion është shumë e rëndësishme, sidomos të nisësh punën në nivele të tilla, si në Champions apo UEFA Cup”.

“Eksperiencat më kanë ndihmuar shumë dhe këtu nuk dua të përqendrohem vetëm te futbolli i luajtur. Kjo sepse kur udhëton kaq shumë takon njerëz të ndryshëm, njeh kultura të ndryshme dhe ndryshon edhe vetë si njeri. Tani mund të them se jam më i qetë si njeri, por edhe më i aftë për të reaguar më shpejt. Tani kam eksperiencë për të korrigjuar gabimet që mund të më paraqiten.

OFERTA E PRANDELIT – “Në vitin 2004 italiani mori drejtimin e Gallatasarajit dhe i ka ofruar Firat mundësinë të ishte ndihmës i tij. “Është e vërtetë. E dini, në jetë duhet marrë disa vendime të rëndësishme dhe unë thashë me vete që nuk dua të punoj më si ndihmëstrajner. Është një detyrë që lidhet ekskluzivisht me vendimet e dikujt tjetër. Unë nuk e kam problem të refuzoj, por dua të theksoj gjithashtu se në atë kohë te Gallatasaraj kishte shumë presion për këtë çështje. Kjo pasi unë kisha qenë trajner i Fenerbahçes dhe kjo mund të sillte probleme. Kjo ishte një tjetër arsye që m;u desh ta refuzoja atë ofertë nga Prandeli”.

ZGJEDHJA E SHQIPËRISË – “Kam disa miq të vjetër nga Shqipëria, si Rudi Vata dhe Suad Lici. Ata më kërkuan të ndihmoj klubin, pasi e ndjejnë shumë këtë fanellë. Morën kohën e duhur për të vendosur dhe fillimisht mendova se nuk ishte e mundur që të vija të punoja me një skuadër në Kategorinë e Parë. Kryebashkiakja Voltana Ademi këmbënguli dhe më telefonoi për të pranuar ofertën e Vllaznisë. Nuk ka qenë një vendim i lehtë, pasi unë kisha edhe disa projekte të tjera”.

DETYRA SI DREJTUES – “Nuk të bën vetëm puna në fushën e blertë një menaxher të suksesshëm. Shikoni Ferguson, ai kishte shumë përgjegjësi edhe jashtë fushe. Kur drejton skuadra të një niveli të lartë mëson se diferencat mes drejtorit sportiv dhe trajnerit janë shumë të vogla”.

KONTRATA DHE PROJEKTET – “Fillimisht duhet të jemi realistë dhe të pranojmë këtë situatë. Kemi shumë probleme, borxhe dhe duhet të nisim disa projekte për të dalë nga kjo situatë. Nuk mund të rrimë duarkryq dhe të presim që dikush të na japë para për të zgjidhur problemet. Duhet ta bëjmë vetë për të qenë të pavarur sportivisht dhe financiarisht. Kemi një bashkëpunim me nj klub në Katar, ku isha për të reklamuar markën tonë. Do binjakëzohemi me një klub atje dhe do na sjellë të mira. Futbolli këtu është i mbyllur, duhet hapur. Duhet marketing dhe transferime. Edhe me Nigerinë po punojmë. këtu nuk ka para për të transferuar yje futbolli, ndaj duhet nuhatje për të gjetur talente. Do punoj për të shitur sa më shumë lojtarë. Problemet financiare nuk janë vetëm të Vllaznisë. Nëse nuk shëndoshën financat, skuadrat shqiptare nuk do jenë pjesë e futbollit evropian. Kemi ngritur një projekt për të rritur dhe shitur lojtarë. Klubi duhet të prodhojë lojtarë, jo të presë merkaton. Kam projekte edhe me Gjermaninë, në janar do komunikojmë me klube të Bundesligës”.

GJENDJA E KLUBIT– “Situata është shumë e keqe momentalisht, ky është realiteti. Klubi ka shumë borxhe të akumuluara ndër vite dhe kjo na shty që këtë sezon të shkurtonim në mënyrë drastike pagat e lojtarëve, pavarëissht se ishin nën kontratë. Situata ka qenë mjaft dramatike, madje mund të them se të gjitha llogaritë bankare i kishim të bllokuara. Për këtë duhet ta shohim realitetin në sy dhe të gjejmë zgjidhje. Unë dua që të jem i pavarur si klub, dua të shikoj një të ardhme që asnjë të mos ndërhyrje në politikat e klubit. Dua ta shoh ekipin të luajë në Europa Ligë, edhe pse skuadra ka shumë kohë që nuk e fiton titullin. Një tjetër projekt është grumbullimi i disa fondeve për të ndërtuar një qendër stërvitore dinjitoze. Unë kur erdha këtu u shokova për faktin se ekipi nuk kishte një fushë ku të stërvitej. Vllaznia është një emër i madh, por vetëm në letër. Nëse shikoni jashtë, klub do të thotë të kesh zyrat e tua, fushat e tua dhe gjithë infrastrukturën e nevojshme. Ne nuk kemi asgjë dhe ky është realiteti, që duam ta shohim në sy dhe të zgjidhim problemet. Nuk duhet të krenohemi vetëm me të shkuarën. Është e lehtë të thuash që e dua Vllazninë, por nuk shoh mbështetje nga askush”.

SKUADRA – “Morëm në ekip disa lojtarë, mes të cilëve Zhunior. Të gjithë ishin skeptikë për të. Hasan Lika dhe lojtarët i treguan njerëzve që gaboheshin. Skuadra po tregon karakter, megjithëse duhet ta pranoj që shpesh herë kemi probleme për t’i paguar. Është një rrugë e vështirë, sidomos në Kategorinë e Parë. Po ju jap një shembull: Askush nuk dëshiron të vijë të luajë në Kategorinë e Parë dhe këtë ma kanë thënë në Arabinë Saudite. Prandaj unë mendoj se ky sezon është shumë i vështirë, por ai i ardhmi do të jetë më i lehtë”.

E ARDHMJA E LIKËS – “Shpresoj që do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm, por në futboll nuk dihet çfarë ndodh nesër. Nuk është mirë të flasim se ku do të jemi, por të fokusohemi te projektet. Klubi mund të privatizohet dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë”.

MARRËDHËNIA ME TIFOZËT DHE QYTETI – “Ndihem shumë mirë në këtë qytet, është shumë i bukur. Më pëlqen natyra, por më bën përshtypje diçka: keni një vend shumë të bukur dhe nëse bëni reklamën e duhur do të vinin shumë turistë. Pak njerëz e dinë që Shqipëria është një vend kaq i bukur, tregojani botës. Tifozët janë pikë mbështetëse për ne, ata na ndjekin edhe në qytete të tjera. Gjithsesi mbështetja është shumë e vogël dhe u bëj thirrje të jenë pranë skuadrës edhe në momente të vështira. Ata janë tifozë të vërtetë”.

Vështirësitë dhe transferimi i radhës te Vllaznia, planet e Firat
Engin Firat ka ndërmarrë një mision të vështirë dhe synimi i tij është që jo vetëm të bëjë transferime jashtë vendit, por edhe t’i sjellë të ardhura Vllaznisë. Për këtë ai ka qenë në Katar dhe Nigeri, ku ka bërë disa marrëveshje. Në një prononcim të dhënë në Turqi, ai flet për futbollin shqiptar dhe mënyrën si funksionon. Ai bën edhe një paralelizëm, për të treguar se sa e vështirë është për të.

“Futbolli turk ka një strukturë të atillë që nuk është i hapur për investimet e huaja. Së fundmi është Beshikatshi që po bën diçka për këtë pjesë. Ekipet e tjera në Turqi burimet e vetme i kanë nga televizionet, ose nga njerëzit e politikës. Shqipëria  nuk ndryshon shumë me Shqipërinë në këtë aspekt. Atje është edhe më e vështirë. Arsyeja lidhet me faktin që nuk është një vend tërheqës si Turqia. Kështu që duhet të ndërtoj projekte të mira”, thorë Firat.

Më tej ai tregon për prezantimin që i ka bërë Vllaznisë në Katar.  “Vllaznia ka bërë një marrëveshje me një klub në Katar. Kjo ka bërë që të prezantohemi atje dhe të kemi përparësi në aspektin e transferimeve dhe sponsorizimeve”, shtoi drejtori sportiv i Vllaznisë. Firat më pas ka zbuluar se e ka gati lëvizjen e radhës te kuqeblutë, si dhe objektivin që ka pas marrëveshjeve me disa akademi në Nigeri.

“Elio Fadoul, një miku im i vjetër në Nigeri, ka një akademi që ka nxjerrë talente për shumë vite me radhë. Kemi vendosur të punuar së bashku. Me fjalë të tjera, duam të marrim talentet më të mëdha nga aty dhe t’i çojmë te Vlllaznia, ku do t;i promovojmë dhe t;i shesim në ligat e tjera evropiane. Është një mënyrë ku mund të fitojmë të gjithë. Kemi marrë Kollins Eziamaka këtë verë dhe në dimër do të marrim një tjetër lojtar nga Derbi Akademi. Përveç kësaj, Kefiano Autos dhe Nasco Group, një nga kompanitë më të famshme dhe më të mëdha në Nigeri, do ta mbështesë Akademinë për sponsorizime dhe marketing”, ka deklaruar Firat për “milliyet.com.tr”.

Sponsor nga Katari për Vllazninë? Firat i zbulon të gjitha planet
Engin Firat, drejtori sportiv i Vllaznisë, ka dhënë një intervistë për RTSH Sport dhe ka zbuluar se në verë mund të ketë një sponsor nga Katari për shkodranët. Fillimisht ai ka folur për atë që po ndodh me ekipin në kampionat dhe duke analizuar faktet thekson se gjërat po ecin mirë.

“Po ta marrim nga fillimi, është OK. E nisëm vonë punën. Skuadrat e tjera kishin mbyllur merkaton dhe po stërviteshin. Jam i kënaqur me këtë fazë të parë. Duhet të luajmë një futboll më të mirë dhe e pranoj se duhet të përmirësojmë në këtë pikë”.

“Për trajnerin nuk ishte lehtë. Pati vetëm 3 javë e gjysmë për të përgatitur ekipin. Problem është edhe fakti që lojtarët nuk janë mësuar të luajnë për fitore e me sulme të gjera. Ishin mësuar me kundërsulme kohët e fundit. Lika po punon mirë dhe ka eksperiencë. Duhen rezultate dhe ka shumë presion. E kemi detyrim të fitojmë dhe të shpallemi kampionë”, ka thënë mes të tjerash Firat.

“Merkato? Është normale ta përmirësojmë skuadrën. Nuk synojmë vetëm për këtë vit, por edhe për më pas. Kërkojmë gjithmonë të përforcohemi dhe kjo është normale”, shtoi drejtori sportiv i Vllaznisë. më tel ai foli edhe për projektet e tjera.

“Është e vështirë të punosh këtu në lidhje me marketingun. Bëmë disa plane, i pari që ta mbyllim sezonin sa më mirë. Njëri projekt është që të jetë i pavarur. Për këtë të duhet themeli i pari, pavarësia. Nuk janë të shumtë njerëzit që kanë një vizion për të ardhmen. Po punojmë me një akademi në Nigeri, do marrim të parët atje atje. Duhen marrë lojtarë dhe duhen shitur, nga jashtë apo nga kudo. Projekti i dytë është baraspeshimi i financave. Në Katar janë të interesuar, u shpjeguam vendin. Është vend i gjelbërt, një vend i mirë dhe mysliman. Kemi vendosur një pikë kontakti. Kemi bërë një marrëveshje me një klub atje. Në verë mund të kemi një sponsor nga Katari”.

Firat prezanton Vllazninë në Katar, tjetër takim
Engin Firat, drejtori sportiv i Vllaznisë, kërkon të zgjerojë lidhjet e klubit shkodran përtej kontinentit dhe së fundmi ka qenë në Katar, atje ku ka biseduar për të bashkëpunuar me Akademinë Aspire në Doha.

Gjithashtu është nën shkruar një marrëveshje Muaither Club në Katar, ndërkohë që Firat ka pasur edhe një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Katarit. Klubi shkodran e njofton vetë diçka të tillë.

“Drejtori sportiv i KF Vllaznia z.Engin Firat gjatë vizitës së tij treditore në Katar, krahas të tjerave ka zhvilluar edhe një takim në Federatën e Futbollit të këtij vendi. Ai ka takuar pikërisht sekretarin e përgjithshëm të kësaj Federate, z.Mohammed Al Hashmi dhe asistentin e tij Issa Jeddo. Me to është biseduar rreth mundësisë për mbështetje dhe bashkëpunim ndërkohë që z.Firat i ka informuar përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Katarit në lidhje me historinë e klubit Vllaznia por edhe për futbollin shqiptar në tërësi”, shkruhet në njoftimin e bërë nga Vllaznia përmes sajtit zyrtar.

Vllaznia mendon për të ardhmen, drejtori Firat në Katar
Vllaznia, veç synimit për t’u rikthyer në Superiore menjëherë, po punon edhe për të ardhmen. Drejtori sportiv, turku Engin Firat, ndodhet në Katar për të biseduar me përfaqësues të akademisë Aspire.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi shkodran, që njofton përmes sajtit zyrtar: “Drejtori sportiv i KF Vllaznia, z.Engin Firat, prej disa ditësh ndodhet në Katar. Ashtu siç ishte premtuar, klubi ynë ka nisur bashkëpunimin me disa klube dhe Akademi të ndryshme nëpër botë. Njëra prej tyre është Akademia “Aspire” e Dohas, një nga më të mëdhatë dhe më të mirat në botë.

Drejtori Firat zhvilloi takime me drejtuesit e kësaj Akademie për shkëmbimin e njohurive dhe po ashtu, u bisedua për të gjetur mënyrën e bashkëpunimit në mes Akademisë “Aspire” dhe Akademisë së KF Vllaznia”.

Akuzat për Firat, Vllaznia: Po sulmohet nga të gjitha anët, ja e vërteta
Në Shkodër u pëlqen të punojnë “nën rrogoz” dhe është thënë e stërthënë për presionin që ekziston në atë klub. Një ditë më parë ka qarkulluar një lajm, ku thuhej se drejtori i ri sportiv, Engin Firat, nuk kishte licencën përkatëse. Kjo është hedhur poshtë nga klubi shkodran sot.

REAGIMI –  “KF Vllaznia sh.a konstaton se që prej momentit të emërimit të z. Engin Firat në postin e drejtorit sportiv të klubit tonë, në adresë të tij ka patur sulme nga më të ndryshmet. Më së fundmi, në media pretendohet se nuk ka licencën e duhur për të kryer këtë funksion.

KF Vllaznia sh.a bën të ditur se që përpara zyrtarizimit të tij në këtë post, ka komunikuar me FSHF-në prej së cilës ka marrë konfirmimin se me liçensat që z. Firat disponon, ka të drejtë të kryejë funksionin e drejtorit sportiv. Licencat dhe kualifikimet që ai disponon dhe që KF Vllaznia i ka bërë publike në momentin e emërimit të tij, ia bëjnë të mundur kryerjen e të gjitha detyrave që përfshin ky post, duke futur këtu menaxhimin sportiv të klubit, hartimin e politikave sportive, drejtimin e Akademisë, madje edhe futjen në dhomat e zhveshjes në ndeshjet zyrtare dhe “pengesa” e vetme është pamundësia për të qëndruar në pankinë gjatë zhvillimit të ndeshjeve zyrtare. Një gjë e tillë sigurisht që nuk është e nevojshme sepse njeriu që qëndron në pankinë është trajneri.

Në këto rrethana, KF Vllaznia kërkon nga ana e mediave dhe gjithë opinionit sportiv mirëkuptim për të na lejuar të vazhdojmë punën që kemi nisur”, shkruhet në reagimin e klubit shkodran.

ZYRTARIZIMI I BEQIRIT – “Stafi i ekipit të parë të KF Vllaznia që prej pasdites së djeshme është plotësuar në organikë. Pak ditë më parë, krahas trajnerit Hasan Lika nisi punën edhe trajneri i portierëve Ideal Lekiqi ndërkohë që tashmë është emëruar në rolin e zëvendëstrajnerit një emër shumë i njohur për klubin tonë por edhe më gjerë, Elvin Beqiri. KF Vllaznia i uron mirëseardhjen sërish në shtëpinë e tij dhe njëkohësish i uron suksese në detyrën që ka marrë përsipër bashkë me trajnerin Lika për të rikthyer skuadrën tonë aty ku i takon. Shpresojmë që Beqiri me eksperiencën e tij si futbollist por tashmë edhe si trajner, të jetë një nxitje për pjesëtarët aktualë të Vllaznisë”.

Planet dhe pse zgjodhi Vllazninë, Engin Ferat zbërthehet para gazetarëve
Engin Firat është prezantuar te Vllaznia. Turku, i sugjeruar nga Rudi Vata, do të jetë drejtori sportiv i kuqebluve. Sot ai ka dalë para mediave dhe ka folur për pranimin ofertës, objektivat, skuadrën, bisedën me kryebashkiaken Voltana Ademi dhe shumë tema të tjera.

“Kam qenë para 5-6 vitesh në Shkodër, është një qytet i bukur. Gjithashtu di që është një qytet futbolli, kudo flitet për të dhe shoh që ky është një element i rëndësishëm. Gjithashtu kam parë që është një situatë e trishtueshme. Normalisht ka një situatë negative për shkak se ekipi është në Kategorinë e Parë. Ky është hapi i parë që duhet të ndërmarrim dhe ta ndryshojmë këtë situatë. Të gjithë duhet të punojmë bashkërisht, edhe media ka një rol të rëndësishëm për të krijuar një atmosferë pozitive. Kam folur me administratorin çfarë duhet të bëjmë dhe plani afatshkurtër është të kthehemi në elitë, pastaj kemi planin afatgjatë. Përmes këtij plani duam të shfrytëzojmë kapacitete e zonës, që ka lojtarë të talentuar. Pse jo të mos marrim më pas pjesë në kupat e Europës. Kjo është ajo çka kemi në letër. Kisha menduar se do ishte e lehtë, por tani e di që do të jetë e vështirë. Së pari duhet të përqendrohemi tek ekipi i parë, pasi duam të ngjitemi. Prandaj do vazhdojmë rikonstruktimin e klubi, duke nisur nga marketingu e deri tek akademia. Duam ta vendosim klubin në standardet më të larta. Normalisht nuk e bëjmë dot si në Bundesligë, pasi nuk i kemi kushtet financiare. Gjithsesi do punojmë çdo ditë. Më kanë pyetur shumë njerëz se pse kam ardhur këtu. Është shumë e thjeshtë: së pari kam shumë miq në Shqipëri. Jam i përfshirë në disa projekte, por ka edhe arsye familjare që nuk kam mundur të jem trajner këtë periudhë. Kam pasur oferta nga vendet arabe, por kërkohet angazhim, ndaj nuk arrita të gjeja gjuhën e përbashkët. Mora një ofertë nga Vllaznia. Telefonata me kryebashkiaken, më impresionoi. Më e rëndësishmja ishte të gjenim një vijë të mesme për të ecur së bashku. Doja të isha fleksibël dhe kemi arritur një marrëveshje. E falënderoj edhe Suadin që zgjidhi shumë problematika. Jemi gati të punojmë fort së bashku”.

CV e Ergin Firat, drejtorit sportiv që ka përzgjedhur Vllaznia

“Do e mbron Shkodrën si Hasan Riza Pasha? Ai ishte hero dhe nuk është e lehtë kjo. Jam njeri i futbollit dhe premtoj se do të bëj maksimumin. Shpresoj që kur të largohem të kenë përshtypje të mira”.

“Impresionet e para për skuadrën? Jam i drejtpërdrejtë, skuadra nuk është gati. Kemi nevojë për më shumë kualitete në skuadër. Kemi nisur, pasi kemi një trajner me eksperiencë. Do vazhdojmë hap pas hapi. Të gjithë kanë nisur vonë, nuk është e lehtë as për trajner, as për mua e Suadin. Kemi një kohë të shkurtër për të gjetur lojtarë cilësorë. Duam të them edhe diçka tjetër, unë kam besimet e mia dhe lojtarët që kanë rënë nga kategoria, kanë nevojë të ndryshojnë mentalitetin. Kemi vetëm një mentalitet: kampion, kampion i kësaj kategorie. Kërkojmë nga të gjithë që të jemi kampionë”.

“Kampion, por nuk keni nisur fazën përgatitore? Ju thashë edhe më parë, mentaliteti i lojtarëve ka mbetur negativ. Kemi kohë të shkurtër për të ndryshuar, ndaj them që është e vështirë”.

“Raporti me Hasan Likën? Komunikojmë çdo ditë, në futboll është me rëndësi të flitet e njëjta gjuhë, ndaj jam i sigurt se të gjithë bashkë do gjejmë zgjidhje”.

“Ndërhyrjet në klub dhe kërcënimet? Të jem i sinqertë nuk kam detaje për këtë gjë, kam dëgjuar disa zëra. Premtimi im është që aty ku jam unë dhe ku është Suadi, do të jetë e vështirë.

Firat flet nga avioni, turku i Vllaznisë nis kapitullin e ri
Vllaznia ka nisur nga puna, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe nuk është se ka pasur qetësi në kampin shkodran. Kuqeblutë njoftuan se kishin përzgjedhur Hasan Likën si trajnerin e ri të ekipit, ndërsa Engin Firat ishte ai që bindi për t’i besuar rolin e drejtorit sportiv.

Deri më tani turku nuk është parë në Shkodër, por tanimë ka lajme të reja dhe ai pritet të vijë dhe të takohet me drejtuesit. Fakti që ai është i përzgjedhuri detyrimisht nuk e bën zyrtarisht pjesë të Vllaznisë, pasi palët ende nuk kanë nënshkruar një kontratë.

CV e Ergin Firat, drejtorit sportiv që ka përzgjedhur Vllaznia

“Sport Ekspres” ka kontaktuar me Engin Firat, i cili shkurtimisht është shprehur: “Jam në avion. Nesër do të flasim shtruar”. Pritet me interes ardhja e tij dhe se çfarë planesh ka për Vllazninë. Shkodranët duhet menjëherë të sigurojnë ngjitjen sa më të shpejtë në Superiore, ndërkohë që një temë e nxehtë do të vijojë të mbetet ajo e privatizimit të klubit.