Elvis Kabashi

Kabashi s’heq dorë: Kam gjak shqiptari, kam gjithë kombin kundër prej… menaxherit
Elvis Kabashi është një emër shumë i njohur në Shqipëri, kjo edhe për faktin se disa vite më parë, lojtari refuzoi të luante për kombëtaren tonë, për të luajtur për Italinë. Mundësia për të luajtur me Italinë nuk i erdhi kurrë, me Kabashin që pati një ulje drastike në karrierën e tij.

Së fundmi, mesfushori është rikthyer në formë dhe luan për Dinamon e Bukureshtit, ekip ku militon edhe mbrojtësi i kombëatres sonë, Naser Aliji. Pikërisht në një intervistë për “Digi Sport”, Kabashi është pyetur për miqësinë me Alijin e kombëtaren shqiptare dhe përgjigja e tij ka habitur jo pak.

“Me Alijin kuptohemi shumë mirë dhe e kam mik edhe jashtë fushe. Është mirë të jesh në një ekip me një shqiptar tjetër. Ka patur disa keqkuptime sa i përket grumbullimit tim me Kombëtaren shqiptare. Është folur për një letër që unë kam shkruar, por nuk është e vërtetë, sepse letrën e pati shkruar ish-menaxheri im, me të cilin kam disa gjyqe të hapura.

Ajo letër më pozicionoi kundër kombëtares sepse, nëse unë nuk do të doja të luaja me Shqipërinë nuk do të luaja as me 19-vjeçarët në eliminatoret e Europianit. Prindërit e mi janë shqiptarë. Unë kam lindur në Itali, por gjaku im është shqiptar, ndaj nuk ka arsye pse ta refuzoj Kombëtaren e Shqipërisë. Gjithë këtë rrëmujë e ka shkaktuar ish-menaxheri, i cili nuk donte që të luaja me Kombëtaren, por të përqendrohesha vetëm tek Juventusi.

Njerëzit kanë të drejtë të më gjykojnë, pasi nuk e dinin të vërtetën, ndërsa unë nuk kam folur më parë për këtë letër, sepse nuk kam shkruar asgjë dhe në ndërgjegjen time jam i qetë. Ndoshta, vite më parë duhet të isha kundërpërgjigjur, por m’u duk sikur do t’i hidhja benzinë zjarrit. Tani është në dorën time të tregoj se sa e rëndësishme është Kombëtarja për mua. Shpresoj të grumbullohem, pasi është një krenari të  mbrosh ngjyrat e vendit tënd. Do të përpiqem të stërvitem e të punoj sa më shumë për të pasur një mundësi në Kombëtare.”

VIDEO | Sahiti gjen golin e parë “bullgar”, Kabashi rikthehet pas një viti
Dinamo e Bukureshtit mundi Poli Iashin në transfertë me rezultatin minimal 0 – 1. Në këtë takim morën pjesë tre lojtarë shqiptarë.

Bie në sy emri i Elvis Kabashi, i cili pas thuajse një viti pushim nga futbolli, debutoi me fanellën e klubit rumun duke luajtur nga minuta e parë. Ish-lojtari i Juventusit u zëvendësua në fillim  të pjesës së dytë, ndërsa Naser Aliji luajti për 90 minuta. Te skuadra vendase Kamer Qaka u fut në loj në minutën e 71-të.

Zhvendosemi në Bullgari, ku ish-lojtari i Skënderbeut, Suad Sahiti ka qenë protagonisti i fitores së Septemvri Sofias ndaj Lokomotiv Plovdiv. Një goditje e fuqishme nga e 24-vjeçarit i mundësoi atij golin  e parë në kampionatin bullgar. Kjo ishte ndeshje e katërt e Sahitit me ekipin nga kryeqyteti i Bullgarisë.

Transfertë “ferri” për Abrashin, Aliji dhe Kabashi gëzojnë në Rumani
Amir Abrashi ka kaluar një 90 minutësh aspak të këndshëm, teksa skuadra e tij është mundur në transfertë ndaj Maincit me rezultatin e thellë  5 – 0.

Mesfushori i kombëtares shqiptare luajti për 90 minuta në këtë takim. Kjo ishte humbja e dytë që Abrashi ka pësuar më Frajburgun, që prej rikthimit nga dëmtimi i rëndë në gju. Deri më tani, 29-vjeçari numëron shtatë aktivizime në Bundesligë.

Zhvendosemi në Rumani te Dinamo e Bukureshtit. Klubi ku luan Naser Aliji mposhti Konkordian me rezultatin 3 – 2. Falë këtij rezultati, Dinamo kryeson grupin e pjesës së poshtme të tabelës me 25 pikë. Në këtë takim u shfaq në stol për herë të parë Elvis Kabashi, i cili iu bashkua klubit kryeqytetas pak ditë më parë. Debutimi i futbollistit durrsak është shtyrë për një ndeshje më të vonshme.

“Rumuni” Kabashi: Kurrë s’e refuzova Shqipërinë, ja ç’më bëri menaxheri!
Dinamo e Bukureshtit afroi në dhjetor Naser Alijin, ndërkohë që më parë është shpallur kampion dhe golashënues Sulejman Demollari. Një legjendë, i cili dërgoi më pas në Rumani edhe Elis Bakajn. Së fundmi aty ka firmosur një tjetër shqiptar, Elvis Kabashi.

Shumë polemika ka pasur me këtë të fundit, i cili refuzoi Shqipërinë me shpresën se do të mbronte ngjyrat e Italisë. Nga atëherë karriera e tij ka pasur një trajektore zbritëse dhe shpreson që tanimë të shpërthejë me Dinamon. Mesfushori ndërkohë është rikthyer pas në kohë dhe flet për Telesport.

“Unë nuk e kam refuzuar Kombëtaren shqiptare. Ishte menaxheri im, me të cilin kam akoma gjyqe për të mbyllur, ai që e dërgoi atë letrën në federatë. Unë mora ftesë nga Italia dhe e refuzova, për të qenë pjesë e Shqipërisë. Unë jam shqiptar, të gjithë miqtë e mi të ngushtë janë shqiptarë. Dëshira ime ka qenë gjithmonë të luaj për Shqipërinë”, tregon Kabashi për gazetarin Elsion Vaso.

“Menaxherët dhe disa zgjedhje të gabuara më kanë lënë mbrapa. Kur ika nga Juventusi për herë të parë, doja të zgjidhja Empolin dhe jo Peskarën, ashtu siç donte menaxheri. Mbase do ishte më ndryshe për mua, sepse do kthehesha te klubi ku jam rritur. Tani çdo gjë ka kaluar, kam firmosur me një klub të madh si Dinamo e Bukureshtit. E dëgjova që ditët e para që këtu ka bërë histori një shqiptar si Sulejman Demollari. Babai im ka ardhur në Itali në vitet 90′ me anijet e para. Unë kam lindur këtu, por e ndjej veten shqiptar, kam gjak shqiptari”, shprehet Kabashi.