El Clasico

Valverde përgatit “kurthin”, zbulohen lëvizjet për El Clasico-n
Barcelona do të përballet me Realin e Madridit në mbrëmjen e nesërme. “Santiago Bernabeu” do të presë “El Clasico”-n e tretë prej orës 20:45. Ky është takimi i tretë në harkun e më pak se një muaji. Formacionet përgjithësisht mbahen të fshehta deri në momentet e fundit, gjithsesi në Spanjë është krijuar një ide se si do të rreshtohet skuadra e Valverdes.

MBROJTJA – Në portë nuk ka dyshime dhe pritet të jetë i zakonshmi Ter Shtegen. Pike dhe Alba konsiderohen të paprekshëm nga Valverde. Dyshimet qëndrojnë tek balotazhi mes dy francezëve: Umtiti dhe Lenglet. Ky i fundit shikohet më i avantazhuar, duke parë edhe paraqitjet e shkëlqyera që ka dhuruar gjatë mungesës së Umtiti. Semedo pritet të fitojë përsëri vendin e titullarit në krahun e djathtë të katalanasve. Portugezi ka treguar aftësi më të mira mbrojtëse se Sergi Roberto dhe shihet si zgjedhja më e mirë për të ndalur një lojtar si Vinicius Jr.

MESFUSHA- Në këtë repart i vetmi dyshim i Valverdes është krahu i djathtë i saj. Artur, Sergi Roberto dhe Vidal do luftojnë për një vend titullari. Braziliani shihet si më i avantazhuari për sigurinë dhe qetësinë që i jep mesfushës së blaugranëve. Ai ndihmon më tepër në qarkullimin e topit. Të zakonshmit Buskets dhe Rakitiç do të plotësojnë treshen e mesit të fushës.

SULMI- Ofensiva është pjesa me më pak dilema. Mesi, Suarez dhe Dembele do të luftojnë për të çarë mbrojtjen madrilene. Francezi ka dhuruar lojëra spektakolare në këtë sezon duke lënë në hije një ”yll” si Kutinjo, i cili do ta shohë edhe këtë ndeshje në pankinë.

Ndërrohet gjyqtari, ja kush do ta drejtojë “El Clasico”-n
Undiamo Majenko do të jetë arbitri i ”El Clasico”-s së të shtunës, që do luhet për llogari të La Ligas. Federata Spanjolle e futbollit kishte caktuar si gjyqtar të klasikes Hernandez Hernandez, por ky i fundit ka shfaqur një problem fizik dhe nuk do të jetë i gatshëm për rreth dy javë.

Spanjolli tjetër ishte dërguar si gjyqtar i VAR në ndeshjen midis Eibar dhe Celta Vigo, por nuk do të ndodhë kështu. Një rast i mirë ky për Majenko, pasi ai në fund të sezonit pritet që t’i japë fund karrierës.

Gjyqtari i FIFA-s do të ketë fatin të drejtojë edhe një herë tjetër një nga ndeshjet më spektakolare të rruzullit. Ai gjithashtu pritet të vërë drejtësi edhe në finalen e Kupës që do luhet mes Barcelonës dhe fituesit të çiftit Valencia-Real Betis, që vendoset sonte në orën 21:00.

“El Clasico” spektakolare, barazim i çmendur në “Camp Nou” (VIDEO)
Takimi i parë i gjysmëfinales së Kupës së Mbretit midis Barcelonës dhe Realit u mbyll në barazim 1 – 1. Benzema dhe Malkom ishin autorët e golave për këtë takim, që u luftua përgjatë 90 minutave.

Dy “gjigantët” spanjollë do të përballen sërish më datë 27 shkurt, kësaj radhe në “Santiago Bernabeu” për të përcaktuar ekipin finalist të këtij turneu.

Përgjatë të gjithë 90 minutave ndeshja ishte e luftuar dhe me ritëm të lartë. Ndër lojtarët më të mirë në fushë ishte portieri i Realit, Keilor Navas, i cili po e tregon ndeshje pas ndeshje, që nuk e meriton të mos i jepet një shans për formacionin titullar edhe në kampionat, ku Solari i beson verbërisht belgut Tibo Kurtua.

Lionel Mesi u fut si rezervë në këtë takim, por në 30 minuta në fushë “pleshti” nuk arriti të bënte diferencë siç ka bërë shpeshherë në përballjet me rivalët madrilenë.

EPISODET

57 – Një kundërsulm perfekt i Barcelonës është finalizuar siç duhet nga braziliani Malkom, i cili ndeshjen e sotmë, si rrallëherë po luan nga minuta e parë, pasi ylli i skuadrës Lionel Mesi është lënë në stol për shkak se vjen nga një dëmtim.

Zhordi Alba nuk mundi të finalizonte në një situatë një kundër një ndaj Keilor Navas, ndërsa goditja e mëpasshme e Luis Suarez u spastrua në vijën fatale nga Serxho Ramos, por në ndryshim nga dy kolegët e tjerë Malkom nuk gaboi me të majtën e tij.

45′ Mbyllet pjesa e parë në “Camp Nou”

6’ Goooool Reali! Benzema bën gjithçka mirë nga krahu i djathtë, pason në qendër dhe Lukas Vazkes kalon “Los Blancos” në avantazh.

1’ Fillon takimi, Reali i Madridit e nis në sulm

Prej 88 vitesh bilanc negativ, Barça kërkon përmbysjen e historisë së “El Clasicos”
Mbrëmjen e sotme do të luhet “El Clasico” i famshëm, ku Barcelona do të presë Realin e Madridit për gjysmëfinalen e parë të “Copa Del Rey”. Do të jetë përballja e dytë mes skuadrave për këtë sezon, ku në ndeshjen e parë, ekipi blaugana “shpartalloi” madrilenët 5-1.

Sfida që do të luhet sot do të jetë ndeshja numër 238 mes dy ekipeve, ku Reali kryeson me 95 fitore, ndërsa Barça ndjek me dy më pak. 50 ndeshja janë mbyllur në barazim. Bilanci është në favor të Realit të Madridit, por katalanasit tashmë kanë mundësinë ta barazojnë këtë bilanc në dy sfidat që do të luhen për “Copa Del Rey”.

Në rast se një gjë e tillë ndodh, pra që Barcelona të fitojë dy përballjet për Kupë dhe të barazojë Realin me 95 fitore, do të jetë e para herë që ndodh që nga viti i largët 1931. Në atë kohë, secili nga ekipet numëronte 5 fitore. Që nga ajo kohë Reali qëndron në krye, tashmë blaugranat kanë mundësinë të barazojnë këtë rekord negativ.

Pikiata e Xhefren, nga goli në “El Clasico” te ecejaket nëpër Europë
Në 29 nëntor të 2011-ës në “Camp Nou” u shkrua historia. Barcelona e Pep Guardiolës e Mesit mundi 5-0 Realin e Zhoze Murinjos e Kristiano Ronaldos. Sot e kësaj dite ajo ndeshje mbahet mend mirë si të kishte ndodhur vitin e kaluar e jo shtatë vite e dy muaj më parë.

Në vendet spanjisht folëse një fitore me 5 – 0 njihet si “Manita”. Një fjalë kjo që fitoi popullaritet në mbarë botën për shkak të fitores historike të katalanasve.  Ai që e kaloi këtë fitore nga nja “poker” në një “manita” ishte një 22-vjeçar i quajtur Xhefren Suarez, i cili tundi rrjetën në minutën e parë të kohës shtesë. Atëherë askush se njihte, ndoshta do të ishte hapi i parë drejt famës. Por, nuk rezultoi kështu.

Xhefren luajti vetëm gjashtë herë të tjera me fanellën e Barcelonës në La Liga. Në verë iu ofrua një kontratë e mirë nga Sportingu i Lisbonës, që shpenzoi 4 milionë Euro për të. Aventura e tij në Portugali shkoi si mos më keq. Dy sezone, ku aktivizua vetëm pesë herë si titullar, një goditje kjo shumë e fortë për karrierën e tij.

Xhefren duke luajtur për Grasshopers

Kthimi në La Liga te Vajadojid nuk arriti ta “ringjallte” , ndërsa më pas zgjodhi të shtegtonte në Belgjikë tek një ekip modest si Eupen, më pas te Grasshopers në Zvicër, ndërsa ditën e djeshme zbarkoi në Qipro, ku ka firmosur për AEK Lakarnën. Mund të thuhet me plotë gojën se ndër të gjithë lojtarët që morën pjesë në atë ndeshje historike, Xhefren e pësoi më keq nga të gjithë.

https://www.instagram.com/p/Bs8CtYfAuH6/?utm_source=ig_web_copy_link

Valverde: Skuadra reagoi siç duhej, e kuptoj pozitën e Lopeteguit
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është shprehur shuëm i gëzuar për fitoren 5-1 të skuadës së tij ndaj Realit. Tekniku bask vlerësoi lojën e skuadrës së tij, por edhe kundërshtarin që pavarësisht rezultatit të thellë pati disa raste për shënim, që mund të kishin ndryshuar krejtësisht rrjedhën e takimit.

NDESHJA – “Në pjesën e parë dominuam lojën. Ata vendosën të na prisnin në mbrojtje, ndërsa ne iu përshtatëm mirë kësaj situate.  Ata na rrezikuan vetëm me goditje nga distanca në pjesën e dytë Reali ndryshoi strategji dhe treguan se janë një ekip i madh duke shënuar e duke krijuar disa raste të rrezikshme. Fatmirësisht, me kalimin e lojës i ndëshkuam sërish”, përfundoi Valverde.

LOPETEGUI – “E di shumë mirë se si është të jesh në pozicionin e tij. Duket se gjithçka po shkon keq dhe kjo gjë ka efekt te trajeri. I tillë është futbolli i sotëm. Ajo që po i ndodh atij tani, mund të më ndodh mua pas tri javësh. Dëshiroj më të mirën për Lopeteguin. Nuk dua të komentoj nëse do të shkarkohet ose jo. Për mua të gjitha shkarkimet janë të padrejta”

GOLI I MARCELOS – “Kanë qenë 15 minuta të vështira në fillim të pjesës së dytë, por kemi bërë një ndeshje të mirë. Pjesa e parë ishte e gjitha e jona. Ata gjuanin nga larg dhe nuk afroheshin, ndërsa ne ishim më afër. Në pjesën e dytë kanë ndryshuar shumë, sidomos nga krahët. Për pak momente patëm një hutim, që erdhi dhe nga goli që pësuam. Gjithsesi, arritëm të reagonim dhe përfituam nga hapësirat që ata linin pas”.

Lopetegui: Goditje shumë e fortë, kemi kohë për të bërë kthesën
Trajneri i Real Madrid, Hulen Lopetegui, foli para gazetarëve në përfundim të takimit ndaj Barcelonës, ku skuadra e tij u mund me rezultatin e thellë 5-1. Tekniku bask tha se disfata e sotmë është shumë e rëndë për të dhe lojtarët, por ai theksoi se skuadra e tij ka forcë për t’u rikthyer te fitoret.

“Kishim kohë dhe mundësi për të përmbysur rezultatin. Patëm shanse të pastra për të barazuar rezultatin, por nuk ishte e thënë. Në pjesën e parë ata luajtën më mirë se ne, megjithëse nuk patën shumë raste për gol”.

“Përgjegjësitë teknike bien gjithmonë mbi trajnerin. Por në fund humbim bashkë dhe fitojmë bashkë. Jam i bindur se në fund të sezonit në Madrid do të ketë festë. Duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të insistojmë deri në fund”.

“Jemi të mërzitur, por është vetëm muaji tetor. Asgjë nuk është e pariparueshme, pasi kemi plot kohë dhe fuqi për të bërë kthesën si ekip. Rezultati nuk reflekton realitetin e ndeshjes, kishim raste për të barazuar takimin, por Suarez çoi ndeshjen në 3-1 gjithçka mbaroi”, përfundoi tekniku i bask.

PJESA E PARË | Kutinjo dhe Suarez fundosin Realin
Barcelona e ka pasur shumë të lehtë të çajë mbrojtjen e zhytur në krizë të Real Madrid. “Camp Nou” shpërtheu në festë në minutën e 11-të, teksa një kundërsulm perfekt i katalanasve shtangu kundërshtarët nga kryeqyteti spanjoll.

Filipe Kutinjo ishte autori i golit të parë të Barcelonës, ndërsa goli i dytë erdhi pas një 11-metërshi të akorduar me ndihmën e sistemit “VAR”. Luis Suarez e çoi topin në krahun e djathtë të Kurtuas, i cili kuptoi anën e gjuajtjes, por nuk arriti të devijonte goditjen e fortë të  uruguaianit.

El Clasico e “tokësorëve”, pa Mesin dhe Ronaldon pas 11 vjetësh
“Perënditë janë arratisur” thuhej në një prej vargjeve të poetit të njohur gjerman Holderlin. Varg, i cili mund të qëndrojë më së miri si titulli i El Clasico-s numër 272 në histori ndërmjet Barcelonës dhe Realit të Madridit. Pas 11 vjetësh, supersfida e futbollit spanjoll kthehet në një ndeshje tokësorësh.

Për më tepër se një dekadë, ky duel ishte shndërruar edhe në sfidën ndërmjet Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos, fitues të dhjetë “Topave të Artë”. Këtë herë, dy yjet nuk do të shkëlqejnë në skenën më të rëndësishme të futbollit iberik dhe atij botëror. Pas lamtumirës së CR7 nga Reali, tashmë edhe argjentinasi mungon për shkak të frakturës së pësuar në krah, në ndeshjen me Sevijan.

Beteja ndërmjet dy klubeve më të mëdhenj dhe që kanë fituar më tepër në Spanjë, humbi me një goditje të vetme dy protagonistët e mëdhenj, ata që në vitet e fundit kanë shënuar më tepër se të gjithë në histori në rivalitetin e përjetshëm. Ndeshjet ndërmjet Barcelonës dhe Realit etiketoheshin edhe si duelet e “Mesit kundër Ronaldos”.

El Clasico e fundit që u luajt pa dyshen jashtëtokësore, daton më 23 dhjetor 2007. Në atë periudhë, Reali triumfoi 1-0 në “Kamp Nou”. Kristiano Ronaldo luante ende me Mançester Junajtid, ndërsa Mesi nuk luante për shkak të një dëmtimi muskulor. Ajo përballje u vendos nga goli i “Bishës” Baptista, me “Los Blankos” që e rritën në +7 avantazhin në renditje dhe në fund të sezonit fituan titullin e 31-të në histori.

Por, El Clasico e tokësorëve mbetet mjaft e rëndësishme. Me një humbje, aventura e Lopeteguit në Madrid mund të përfundojë, me “hijen” e Antonio Kontes, që qarkullon prej kohësh në “Santiago Bernabeu”. Supersfida ndërmjet Barcelonës dhe Realit mbetet gjithsesi një spektakël, për të mos u humbur.

Lopetegui optimist: “El Clasico” ndeshja më e madhe, ju tregoj si fitohet!
Reali i Madridit po kalon një fillim sezoni gati-gati katastrofik, ku pas nëntë javësh ka grumbulluar vetëm 14 pikë. Fitorja ndaj Pëlzen në Champions i dha pak frymëmarrje madrilenëve dhe sidomos teknikut spanjoll Hulen Lopetegui. Pikërisht ky i fundit ka folur përpara “El Clasicos” që do të luhet ditën e nesërme. Tekniku spanjoll ka shprehur besimin që ka te skuadra dhe është optimist për një rezultat pozitiv.

Sa i rëndësishëm është kapiteni Ramos?

-Serxho Ramos është kapiteni ynë dhe gjithmonë bën një punë të shkëlqyeshme. Ne jemi shumë me fat që e kemi sepse është një nga më të mirët. Kemi opsione të ndryshme dhe të gjithë janë në gjendje që të luajnë, përveç Karvahal, i cili nuk është i disponueshëm”.

Si është situata me të dëmtuarit?

-Marcelo mori një goditje, por e rëndësishmë është se ai është stërvitur normalisht. Isko është mirë. Ka qenë jashtë për një muaj dhe dy ndeshjet e fundit ka marrë minuta. Mund të nisë nga fillimi nesër, do të shohim.

Cila është gjëja më e rëndësishme në “El Clasico”?

-Nuk duhet të bësh gabime, duhet të kesh besim te vetja dhe aftësitë e tua që të kesh mundësi të jesh mbi kundërshtarin. Të gjitha këto gjëra janë të rëndësishme. Ju shikoni ndeshjen në rrugën tuaj, ne e shikojmë atë një mënyrë tjetër. Të gjithë e shikojnë atë me interesat e tyre.

Po për gjendjen e skuadrës çfarë mund të na thoni?

-Situata është e mirë për ju, gazetarët. Kjo gjë nuk na ndihmon ne. Ajo që më bën të qetë është se ekipi im mund ta kthejë këtë moment në favorin e tij. Jemi në tetor dhe kemi luajtur disa ndeshje të mira. Pavarësisht se ata kanë bërë më mirë se ne, do të jemi gati për një ndeshje si kjo. Mendoj se ekipi është i gatshëm të luajë çdo lloj strategjie që kemi. Sipas këndvështrimit tim kemi bërë mirë në ndeshje të caktuara dhe nesër do të shohim se çfarë strategjie do të zgjedhim”.

Si jetoni me të gjithë këtë vëmendje të medias?

-Gjithçka që mund të bëj është të mendoj për punën time dhe nuk jam i shqetësuar për atë që njerëzit po thonë, por vetëm për ekipin tim. Nuk më shqetëson çfarë thonë njerëzit. Nuk ndikon tek unë ajo që njerëzit flasin. Ne mund të fitojmë në çdo fushë.

A është ndeshja më e rëndësishme e karrierës suaj?

-Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe duhet të përqendrohemi vetëm në sfidën e nesërme. Nuk ka përballje më të madhe se Barcelona-Real Madrid. Është ndeshja me nivelin më të madh, në të cilën jam përfshirë. Çdo sfidë është e rëndësishme, por “El Clasico” është krejtësisht diçka tjetër.

Lojtarët të mbështesin, a ju ndihmon kjo?

-Natyrisht, i besoj atyre dhe ata më besojnë mua. Ajo që ne mund të bëjmë është të vazhdojmë të punojmë mirë dhe këtë gjë t’ua tregojmë dhe tifozëve. Ne jemi të emocionuar dhe të gatshëm për këtë ndeshje”.

A mendoni se ka jetë për Lopetegui pas Clasico?

-Ne do të përqendrohemi, duke menduar për veten tonë. E dimë se kundër kujt luajmë dhe duhet të bëjmë maksimumin e asaj që kemi. Unë nuk mendoj se do të vdes, ka jetë edhe pas “El Clasico”, përfundoi fjalët e tij tekniku spanjoll.

Valverde: Kriza e bën më të fortë Realin, “El Clasico” më e madhe se Mesi dhe Ronaldo
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur para gazetarëve në daljen për shtyp në prag të takimit ndaj Real Madridit. Tekniku bask ka shprehur bindje se skuadra madrilene do të jetë e aftë të hedhë pas krahëve krizën që i ka mbërthyer së fundmi.

“Real Madrid është një skuadër që krijon shumë shanse shënimi, ndërsa tani kanë pasur fat të keq para porte. Në ndeshjen e kaluar krijuan 12 raste shënimi, gjë që tregon nivelin e lartë që kanë në fazën sulmuese. Pres një Real shumë të fortë. Ndaj Barcelonës ata përherë kanë treguar se janë të aftë të dalin nga kriza”

“Mungesa e Mesit dhe Ronaldos dhe nuk e zbeh këtë takim. Rivaliteti i kësaj sfide ka filluar vite para shumë dekadash. Luajmë për më shumë se tri pikët nesër, pasi përveç pikëve fitorja mund të na ndihmojë shumë në aspektin emocional”

SHKARKIMI I LOPETEGUIT ? – “Nuk mendoj se rezultati i këtij takimi do të vendos të ardhmen e Lopeteguit te Reali”, përfundoi .

Fitorja detyrim për Realin, në të kundërt… “katastrofë”
Reali i Madridit është në një nga momentet e tij më të vështira në dy dekadat e fundit. Largimi i Ronaldos dhe mosgjetja e një pasuesi, i ka prishur   ekuilibrat te Kampionët e Europës, të cilët në 5 ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm 1 fitore. Skuadra e Lopeteguit fituan në mesjavë me Viktoria pëlqenin, por vëmendja sigurisht ishte tek përballja me Barcelonën.

“El Clasico” është ndeshja më e madhe në Spanjë, por që ka një vëmendje të madhe në gjithë botën. Për të parën herë që nga vitit 2007, në fushë nuk do të jenë as Mesi i dëmtuar dhe as Ronaldo, i cili është transferuar te Juventusi. Duket një ndeshje më delikate për “galaktikët” të cilët janë të dënuar për të fituar.

Nëse do të ndodhë që Barcelona do të triumfojë në këtë sfidë, atëherë me shumë gjasa reali do të rrëshqasë në vendin e 10-të në klasifikim. Që nga vitit 2001, kur ende Zidan ishte futbollist, reali nuk e ka provuar një pozitë të tillë në klasifikim, ndaj i duhet me çdo kusht që të mos dalë pa pikë nga ndeshja me katalanasit. Statistikat janë pro Realit, i cili në fushën e Bracelonës nuk mundet që nga22 marsi i vitit 2015.