Edin Xheko

Marrëveshje e mbyllur, Interi sjell sulmuesin brenda javës
Interit i duhet të marrë me patjetër një qendërsulmues. Lukaku me sa duket i ka ikur nga duart. Kështu të gjitha forcat e klubit zikaltër do të përqëndrohen te Edin Xheko. Boshnjaku gëzon një marrëdhënie shumë të mirë me Konten dhe flitet t’i ketë premtuar trajnerit se do të bashkohen te Interi këtë verë.

Roma ka hequr dorë nga mbajtja me pahir e sulmuesit dhe po kërkon për një zëvendësues. Mediet italiane janë të bindura se kalimi te Interi do të mbyllet këtë javë. Blerja e ballkanasit do të kushtojw rreth 20 milionë euro.

Roma ka gati një muaj kohë për të sjellë një tjetër sulmues. Ante Rebiç është emri kryesor në tavolinë. Verdhezinjtë do të nisin një operacion me vlerë 45 milionë euro për kroatin e Ajntrahtit të Frankfurtit.

Xheko drejt largimit, trajneri Fonseka telefonon sulmuesin e njohur
Roma po bën gati një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm. I larguari Manolas është zëvendësuar nga italiani Xhanluka Mançini, ndërsa në mesfushë krahas të riut Amadu Diauara pritet të vijë dhe francezi Veretut nga Fiorentina. Megjithatë, çështja kryesore mbetet sulmi.

Trajneri i ri i Romës Poalo Fonseka është angazhuar vetë për të bindur argjentinasin Gonzalo Higuain. Sipas “Gazzeta Dello Sport”, tekniku portugez ka pasur një bisedë telefonike me “El Pipitën”, ku është munduar ta joshë që t’i bashkohet projektit të tij.

Transferimi i 31-vjeçarit në kryeqytet ka ende shumë pengesa. Paga prej 7 milionë eurosh në sezon ëhstë e papërballueshme nga financat e Romës, ndërsa në të njëjtën kohë duhet gjetur gjuha e përbashkët me drejtuesit e Juventusit.

Gjithsesi, lajmet që lidhin Romën me Higuain e bëjnë të qartë faktin se verdhekuqtë po kërkojnë një zëvendësues për Edin Xhekon. Boshnjaku ka dhe një vit kontratë në kryeqytet, por dita ditës po përflitet gjithmonë e më shumë për një kalim te tij tek Interi ose në kampionatin kinez.

Xheko-Inter, gjithçka varet nga një juventin
Inter dëshiron të nënshkruajë me dy sulmues qendre. Romelo Lukaku dhe Edin Xheko janë emrat që ka vendosur Antonio Konte në tavolinën e Marotës. Edin Xheko është më afër zikaltërve, duke parë vlerën e tij më të ulët se belgu në merkato. Në fillim të verës u lançua se klubet kanë arritur një marrëveshje për transferimin e boshnjakut.

Gjithsesi, tani gjithçka ka ngrirë dhe arsyeja është Gonzalo Higuain. Kryeqytetasit nuk duan ta largojnë Xhekon pa ardhur një zëvendësues në “Olimpico”. Argjentinasi është i zgjedhuri dhe po negociohet me Juventusin për të sjellë “El Pipitan” në kryeqytet.

Pa u mbyllur operacioni për ish-madrilenin, Xheko nuk do të zbarkojë në “San Siro”. Ndërkohë, Konte vazhdon të ushtrojë presion mbi klubin për të firmosur sa më shpejt më një bomber. Faza pregatitore ka nisur dhe për trajnerin nuk është gjë e mirë mungesa e një bomberi sepse edhe ambientimi do të vonohej.

Kavani drejt largimit, PSG e zëvendëson me një “gjigant”
Edinson Kavani mund të largohet në fund të këtij sezoni nga PSG. Napoli dhe Atletiko Madrid mbeten dy klubet më të interesuara për shërbimet e sulmuesit uruguaian, ndërsa klubi francez po mendon zëvendësuesin.

Antero Henrike, i cili mban postin e drejtorit sportiv, ka një preferencë. Ai luan në Serinë A dhe quhet Edin Xheko. Sulmuesit i përfundon kontrata me Romën në fund të sezonit të ardhshëm.

Rinovimi nuk ka ardhur ende dhe verdhekuqtë janë të detyruar ta shesin. Opsioni PSG është fantastik për 33-vjeçarin, i cili kërkohet edhe nga Interi e Laipcigu. Familja e tij e sheh me sy të mirë transferimin në Paris dhe kjo mund t’i japë një shtysë boshnjakut që të arrijë akordin me ekipin e gjermanit Tuhel.

“CV” me 266 gola, Edin Xheko zgjedh të preferuarin (VIDEO)
Edin Xheko është padyshim një ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim. Në karrierën  e tij gati 15-vjeçare si futbollist profesionit, boshnjaku ka shënuar  266 gola, ku 55 prej tyre me kombëtaren e Bosnjës.

Por, kush është më i veçanti për të? Këtë ai e zbuloi pak  në një sesion online, ku iu përgjigj pyetjeve nga fansa nga e gjithë bota.

“Goli im i preferuar është goli im i parë në debutimin tim me kombëtaren e Bosnjës kundër Turqisë. Ishte një gol i bukur, goditje “gjysmë-volej” dhe topi përfundoi të trekëndësh. Vetëm fakti që po luaja për vendin tim ishte një ëndërr e bërë realitet, por fakti që shënova gol e bëri atë eksperiencë akoma më të paharrueshme”.

Më i miri i javës në Champions, vlerësohet sulmuesi i Romës
Edin Xheko shënoi një dygolësh kundër CSKA Moskës, duke i dhuruar një fitore të madhe ekipit italian për vazhdimësinë në Champions dhe duke u ngjitur në kuotën e 80 golave të shënuar me bluzën verdhekuqe.

Sulmuesi boshnjak ka marrë vlerësimin e UEFA, që ka zgjedhur gjigantin 32-vjeçar si lojtarin më të mirë të javës në Champions League.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, UEFA ka zgjedhur Xhekon si lojtari më i mirë i javës, për shkak të dygolëshit të shënuar dhe asistit të dhënë për golin e tretë.

2? goals ????

1? assist ??

Congratulations to @OfficialASRoma striker @EdDzeko, #UCL Player of the Week! ???#UCL #POTW @FTBSantander pic.twitter.com/jtZgvJIVFO

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 26, 2018

Rekordi i Xhekos, Mançini: Një nga më të mirët, shënon kudo dhe gjithmonë
Dygolëshi i shënuar përballë CSKA së Moskës ndihmoi Romën të siguronte një fitore tepër të rëndësishme për ecurinë në Champions, ndërsa Edin Xheko arriti shifrën e 80 golave të shënuar me ekipin verdhekuq në 150 ndeshje. Një gjë e tillë e bën sulmuesin shënuesin e tetë më të mirë të historisë së Romës dhe në vend të dytë në Champions me 15 gola të shënuar, dy më pak se legjenda Françesko Totit.

Një arritje e madhe për gjigantin boshnjak, që ka marrë dhe vlerësimin e Roberto Mançinit. Trajneri i kombëtares së Italisë e njeh mirë 32-vjeçarin. Kanë punuar së bashku te Mançester Siti, rikthyen titullin në “Etihad” pas shumë vitesh dhe Xheko është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim për Mançinin.

“Xheko është një sulmues i madh, prej vitesh një ndër më të fortit në Europë. Shifrat janë në anën e tij: ka arritur në dopjo shifër golash në Gjermani, Angli dhe Itali. Ka dhuntinë e golit dhe është i vlefshëm dhe në vendosjen e ekipit në fushë. Ka talent në këmbë dhe idetë e tij, di të luajë topin dhe bën skuadrën të luajë. Unë e kam trajnuar në periudhën më të mirë të tij, në kulmin e pjekurisë. Fituam titullin me Sitin me Edin, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm.”

“Askush nuk duhet t’i diskutojë cilësitë e tij. Si të gjithë sulmuesit, ai nuk i shënon të gjitha rastet që i paraqiten, bën gabime para portës, por nuk ka sulmues të pagabueshëm që realizon 10 gola në po kaq raste. Ai ka bërë gjëra të mëdha te Roma, arriti në gjysmëfinalet e Champions si protagonist, duke realizuar shumë gola. Kush shënon në këtë kompeticion, do të thotë se është një futbollist i veçantë dhe i rëndësishëm. Jam i sigurt që Edin do të jetë një nga golashënuesit më të mirë në Serie A dhe Champions dhe në këtë sezon”, përfundon për “Corriere dello Sport”, trajneri i të kaltërve.

Xheko i shkel syrin Premier Ligës: Vonë për t’u rikthyer, por nuk i dihet
Edin Xheko është një nga pikat më të forta të Romës, me të cilët ka një kontratë deri në verën e vitit 2020. Sulmuesi boshnjak ka mbetur i lidhur me futbollin anglez dhe nuk përjashton mundësinë e rikthimit në Premier Ligë, të cilën e ka fituar dy herë me Mançester Sitin, ku shënoi 72 gola në 189 ndeshje.

Xheko ishte një hap larg kalimit te Çelsi në janarin e kaluar, por në fund vendosi të qëndronte në kryeqytetin italian. 32-vjeçari ka folur për “Sky Sports”, duke i shkelur syrin Premier Ligës.

“Kam kaluar katër vite e gjysmë të madhërishme në Angli, duke shijuar çdo minutë të gjitha ndeshjeve. Ndoshta është tepër vonë për t’u rikthyer atje, edhe pse nuk i dihet kurrë. Për momentin, jam i lumtur te Roma”, thekson gjiganti i Romës, në një prononcim që nuk është se do i pëlqejë shumë tifozëve verdhekuq.

Xheko: Me fat me Empolin, duhet të japim akoma më shumë
Fitore e vuajtur e Romës në transfertë përballë Empolit me rezultatin 0-2, por rëndësi kanë tre pikët. Fitorja e katërt rresht për verdhekuqtë, ndërsa sulmuesi Edin Xheko është i lumtur për fitoren dhe golin e tij. Boshnjaku e pranon që kishin pak fat në penalltinë e humbur të vendasve, të cilët kishin shansin më të mirë për të barazuar golin e Nzonzit.

Kaputo e humbi shansin e tij, ndërsa Xheko nuk fali pesë minuta përpara fundit, duke vulosur fitoren e Romës. Gjiganti i sulmit ka folur për ndeshjen, rikthimin e ekipit te rezultatet e mira dhe kërkon nga ekipi që të japë akoma dhe më shumë.

RIKTHIMI – “Nuk ka qenë një periudhe e lehtë, por jemi rikthyer te rezultatet pozitive. Empoli luan një futboll të bukur, gjynah për ta, por më mirë për ne. Shpresoj të bëjnë sa më shumë punë, Andreazolin e njohim dhe i urojmë më të mirën.”

FITORJA – “Luajtëm mirë dhe ishim me fat te penalltia e Empolit. Ishte e rëndësishme të fitonim. Tashmë janë ndeshjet e kombëtareve dhe jemi më të qetë. Ishte e rëndësishme të shënoja, sepse ne sulmuesit jetojmë për golin. Ishte e rëndësishme të fitonim, por jam i lumtur për golin tim.”

GRUMBULLIMET – “Mos ta ekzagjerojmë, nuk i kemi fituar ndeshjet për shkak të grumbullimeve të skuadrës. Sigurisht që na kanë shërbyer, sepse kemi qëndruar bashkë dhe kemi diskutuar. Ndodh që të humbasësh, por jo me mënyrën që po luanim. Kemi filluar të vrapojmë të gjithë më shumë dhe të bëjmë më shumë për njëri-tjetrin.”

ECURIA – “Kemi fituar katër ndeshje rresht dhe kjo është e rëndësishme për besimin e grupit, por skuadra duhet të japë më shumë. Na presin ndeshje të rëndësishme pas pushimit dhe shpresoj që të gjithë të japim diçka më shumë.”