Duro

Gjici nuk fal, tani ka dhe gjoba për futbollistët
Eliminimi nga Europa League nuk u prit mirë te Kukësi dhe lëvizja e parë ishte mbyllja e bashkëpunimit me trajnerin Ernest Gjoka, i cili së bashku me stafin e tij u larguan. Në kampin verilindor zgjodhën Shpëtim Duron për pankinen, ndërkohë që ka masa dhe për lojtarët. Klubi i Kukësit ka vendosur që të gjobisë futbollistët më një pagë për eliminimin nga Debreceni. Sigurisht kjo nuk do të pritet mirë nga lojtarët, që tanimë po mendojnë për sezonin e ri futbollistik.

NJOFTIMI I KLUBIT

Skuadra ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm futbollistik 2019-2010. Për një përiudhë të pacaktuar, ekipi ynë do të zhvillojë seancat stërvitore në kompleksin sportiv “Football Republic” në periferi të Tiranës. Me datën 5 gusht 2019, skuadra do të zhvendoset në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut për të nisur pjesën e dytë të fazës përgatitore për sezonin e ri futbollistik.

Gjatë sezonit të kaluar, ekipi arriti disa nga objektivat e vendosura, duke fituar Kupën e Shqipërisë si dhe duke u shpallur nënkampion.Edhe në ndeshjet kualifikuese për Europa Eleague, skuadra bëri paraqitje të mirë, sidomos në ndeshjen e dytë për Turin e Parë në “Elbasan Arena” ndaj skuadrës hungareze të Debrecenit, por nuk arriti të kalonte turin, i cili ishte kushti kryesor i vendosur nga Klubi.

Ky rezultat, ashtu sikurse ishte parashikuar në marrëveshjen mes Klubit tonë dhe trajnerit Ernest Gjoka, solli dhe përfundimin e bashkëpunimit me kryeqytetasin.  Rezultatet negative të arritura në kupat e Europës, kanë bërë që Klubi të marrë masa administrative ndaj ekipit. Konkretisht, eliminimi nga Turi i Parë kualifikues i Europa League ka sjellë vendosjen e gjobës për muajin qershor, për të gjithë futbollistët dhe stafin teknik.

Vetëm pesë ditë te Kukësi, shtohen problemet për Duron
Shpëtim Duro u zyrtarizua si trajneri i ri i Kukësit me datë 25 korrik dhe vetëm pesë ditë pas emërimit të tij, i duhet të shqetësohet për shumë gjëra. Senatorët e ekipit nuk u paraqitën në seancën e parë stërvitore, ndërsa mbrëmë, u largua përfundimisht dhe portieri Stivi Frashëri.

Përveç problemeve me kontratat e futbollistëve, të cilët nuk janë ulur ende për të biseduar për rinovim ose ndërprerje, Duro shqetësohet edhe për faktin se nuk ka ende një portier cilësor në ekip. Avdyli, i ardhur këtë merkato, nuk ka besimin e trajnerit, ndërsa i riu Basha, ka mungesë eksperience.

Flitej për një akord me ish-portierin e Flamurtarit, Ena Koliçit, por 33-vjeçari duket më pranë firmës me Dinamon. Porta mbetet ende “bosh” në këtë fazë të merkatos dhe me shumë gjasa, drejtuesit verilindorë do të studiojnë disa alternativa nga IPKO Superliga.

Merkato te Partizani, Duro ka një kërkesë për Kukësin
Shpëtim Duro është vënë në kërkim të një portieri për Kukësin. Largimi i Stivi Frashërit nga verilindorët ka bërë që opsioni i vetëm në këtë repart të jetë “gardiani” Ilir Avdyli. Trajneri kryeqytetas ka piketuar kandidatin ideal për t’i bërë konkurrencë portierit nga Kosova.

“sportekspres.com”, mëson se Duro kërkon të marrë te Kukësi portierin e Partizanit Dashamir Xhika. 30-vjeçari është pjesë e kryeqytetasve prej pesë sezonesh, madje është pikërisht Duro ai që riktheu Xhikën te Partizani në verën e vitit 2014.

Pas pesë vitesh me aktivizime të pakta te Partizani, Xhika mund të gjejë të Kukësi një mundësi për një vend titullar, çka nëse ndodh do rriste ndjeshëm vlerën e tij në tregun e portierëve shqiptarë.

Duro: Partizani rivali kryesor, ja ku duhet të përforcohemi
Shpëtim Duro zhvilloi ditën e djeshme seancën e parë stërvitore si trajner i Kukësit. Në një intervsitë për “sporteskpres.com”, tekniku kryeqytetas ka folur mbi gjendjen e skuadrës dhe situatat me disa futbollistë e ardhmja e te cilëve është vënë në dyshim.

“Kukësi e kaloi një fazë përgatitore. Futbollistët aktual nuk janë pa përgatitje. Stërvitjet tani s’do të jenë si ato të fazës së parë, por pak më të lehta. Skuadra nuk është akoma e plohtë. Presim 2 ose 3 vetë si Musolli, Cuculi dhe Valdet Rama. Shpresojmë që deri në fund të javës të rikthehen. Me Ramën kam komunikuar vetë. Më kërkoi leje deri më datë dy. Cuculi dhe Musolli po flasin bisedime me presidentin”.

I KËNAQUR ME SKUADRËN  ? “Nëse skuadrat i bashkohen 3 emrat e lartpërmendur atëherë skuadra do të jetë e mbipopulluar s’do të kemi nevojë për shumë merkato. Kemi afruar dhe lojtarë si Gavazaj, Daku dhe Kamara. Ndoshta mund të bëjmë një lëvizja për krahun e majtë, ku pas ikjes së Rrumbullakut kemi vetëm Mustën. Pjesa tjetër është e kompletuar”.

RINOVIMI I SHAMETIT – “Nuk kam dijeni. Di që është i dëmtuar. Do të na duhet të presim, për momentin s’mund të flas për të”.

FRASHËRI – “Me aq sa di unë, kontrata e tij me Kukësin ka mbaruar. Do marr dhe një portier tjetër për të konkurruar me Avdylin”.

OBJEKTIVAT – “Objektiva e Kukësit dihen. Edhe vitin e kaluar ishte skuadër pretendente. Bënë disa gabime në kampionat, por u shpallën fitues të Kupës”.

RIVALËT – “Partizanin patjetër. Është ekipi kampion. Ka krijuar atë fizionominë e saj. Ka fituar autoritetin e skuadrës kampione, ata janë kryesorët. Të shohim si do zhvillohen dhe skuadrat e tjera, Tirana ka bërë shumë lëvizje”.

SHTYRJA E KAMPIONATIT   –  “Jo për mua nuk është problem. Ja mund ta shtyjnë një javë ose ndoshta dy, nuk është problem. Megjithatë, nuk duhet të zgjatet më shumë se kaq”.

Fillon epoka Duro, Kukësi ndryshon “bazë”
Kukësi do të zhvillojë ditën e sotme seancën e parë stërvitore me trajnerin e ri Shpëtim Duro. Përgatitjet për sezonin e ri fillojmë me një risi, nga vitet e kaluara. Verilindorët kanë vendosur të ndryshojnë kompleksin stërvitor.

Duke filluar nga sot “baza” e kampionëve të Kupës së Shqipërisë është kompleksi stërvitor “Football Republic”, një investim ky i bërë nga ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Redi Jupi.

Kukësi bëhet skuadra e dytë që zhvillon stërvitje në këtë kompleks pas Partizanit që  shfrytëzoi ambjentet e këtij kompleksi gjatë sezonit të kaluar. Në tre vitet e fundit verilindorët janë stërvitur në kompleksin “Internacional”.

Duro: Kukësi është ekip që nuk refuzohet, ja planet e merkatos
Trajneri i ri i Kukësit, Shpëtim Duro, tha fjalët e tij të para gjatë prezantimit që u bë sot. Duro shpjegoi para gazetarëve të pranishëm arsyet pse zgjodhi Kukësin, objektivat që ka me këtë skuadër dhe shumë tema të tjera. Në fjalën e tij, kreu i ri i pankinës verilindore tha:

FJALËT E PARA – “Puna e trajnerit është përgjegjësi në çdo skuadër. Edhe marrja e drejtimit të Kukësit është përgjegjësi, edhe më e madhe, sepse Kukësi ka qenë protagonist me Skënderbeun dhe Partizanin në dekadën e fundit, duke fituar edhe trofe. Është një kënaqësi të marr drejtimin dhe falënderoj drejtuesit dhe presidentin për besimin. Pozitive është që është fillimi i sezonit, ndaj kemi kohë”.

ZGJEDHJA – “Janë disa skuadra që nuk refuzohen. Projekti dhe objektivat, skuadra cilësorë që ka, këto më binden të pranoj”.

GJICI – “Puna e trajnerit e tillë është. Është hera e  parë që bashkëpunoj me Gjicin, është president ambicioz, që ka fituar shumë. Nga jashtë e kam parë që skuadrat e ndërtuara këtu kanë qenë gjithnjë të forta, shpresojmë të bëjmë më të mirën”.

SKUADRA – “Nuk ka arsye për të ndërhyrë fuqimisht në ekip. Do ketë ndonjë largim që do zëvendësohet. Skuadra është cilësore, unë kam mendimet e mia ku mund të përforcohemi, në bashkëpunim me Nexhipin, të cilin e kam pasur edhe futbollist, tani e kam drejtues”.

NEXHIPI – “Sot po tregoj një sekret: ofertën e parë që Gjici i ka bërë një trajneri shqiptar në Superiore ma ka bërë mua, por zgjodha rrugë tjetër në atë kohë, pas periudhës që drejtova Skënderbeun. Ishte Kukës tjetër në atë kohë, natyrisht. Me Nexhipin me bashkëpunuar mirë, te Partizani e Shkëndija, ka eksperiencë të madhe në futboll dhe ndihem i vlerësuar nëse ai ka ndikuar në zgjedhjen time”.

TITULLI, PARTIZANI – “Kam punuar te Partizani, por jemi profesionistë. Nuk e mohoj të shkuarën, por tani do të bëj të pamundurën për të ndihmuar Kukësin të fitojë”.

E ARDHMJA – “Nuk i kam qejf termat mbrojtës, sulmues, janë përkufizime të dala mode. Unë kam pasur gjithnjë ekipe të ekuilibruara, elastike, në varësi të kundërshtarit. Rëndësi ka që skuadra të funksionojë”.

MERKATO – “Kukësi e Partizani kanë qenë dhe mbeten skuadra kryesore. Ashtu siç mendojmë ta përballojmë ne, edhe ata mendojnë si të na përballojnë. Tani nis puna jonë për kompletimin e ekipit në rast largimesh, të shohim si do përshtaten në fushë lojtarë të veçantë”.

SUPERIORJA – “Për Skënderbeun më ka ardhur shumë keq, sepse kam qenë aty. Partizani është përforcuar, të shohim më tej ekipet e tjera.

LOJTARËT PA KONTRATË – “Dje arrita marrëveshjen me klubin, do ulemi të bisedojmë. Kontratat i sheh klubi, pastaj unë vendos në aspektin teknik”.

GAVAZAJ DHE DAKU – “Unë dje e mbylla marrëveshjen. Gavazaj e njohim, është përforcim shumë cilësor. Daku është cilësor, i ri, por me shumë të ardhme”.

VALDET RAMA – “Është shumë cilësor, me eksperiencë, që vlen edhe për kombëtaren. Klubi po flet me të, të shohim”.

Zyrtare | Tani s’ka dilema, Kukësi prezanton trajnerin e ri
Shpëtim Duro është trajneri i i Kukësit. Edhe pse lajmi u bë i ditur që dje, sot ka marrë fund çdo dilemë dhe klubi verilindor ka prezantuar kryeqyetasin si kreun më të ri të pankinës. 59-vjeçari ka një eksperiencë të madhe në futbollin shqiptar dhe i është besuar “timoni” i nënkampionëve të Shqipërisë.

Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Kukësi konfirmoi Duron si trajnerin më të ri të skuadrës. Pak momente më vonë, do të publikojmë dhe fjalët e para të trajnerit të Kukësit…

Pritet vetëm zyrtarizimi, njihuni me trajnerin e ri të Kukësit
Dilema për trajnerin e ri të Kukësit duket se ka marrë fund. Presidenti i klubit, Safet Gjici, ka vendosur t’i besojë stolin trajnerit Shpëtim Duro. Tekniku 59-vjeçar për herë të fundit drejtoi skuadrën e Dritës në IPKO Superliga (17 shtator 2018 – 14 shkurt 2019).

Strategu kryeqytetas pritet të zëvendësojë të larguarin Ernest Gjoka, i cili u “divorcua” me verilindorët pas eliminimit me dy ndeshje përballë Debreçenit në turin e parë kualifikues të Europa League.

Në Superiore, Duro ka drejtuar ekipet e Partizanit, Besës, Skënderbeut, Vllaznisë dhe Flamurtarit. Një trajner me shumë eksperiencë në futbollin shqiptar dhe Gjici e sheh këtë të fundit si trajnerin e duhur për t’i besuar stolin.

Duro kur drejtonte Flamurtarin

Duro: Presidentët në Shqipëri rrahin trajnerët, në Maqedoni nuk ua di kush emrat
Shpëtim Duro ishte i ftuar në emisionin “Kampionët” në “Vizion Plus”, ku diskutoi në lidhje me ngjarjet më të fundit të futbollit shqiptar. Në një moment ku po diskutohej mbi fenomenet e dhunës në stadiume, trajneri kryeqytetas dha një mendimin e tij mbi çfarë nuk shkon në Shqipëri. Ndër të tjera Duro foli dhe mbi eksperiencën në Kosovë si trajneri i Dritës së Gjilanit.

“Mendoj në Shqipëri problem për disa situata të tensionuara janë presidentët. Ka shumë presidentë që flasin më shumë se ç’duhet dhe kanë sjellje të pahijshme. Ju jap shembullin e Maqedonisë, atje si njeh askush presidentët. Nazim Destani (presidenti i Shkëndijës) është zotni burrë, vetëm tre herë në vit vjen në Tetovë  për të parë ndeshjen”.

“Në Shqipëri ka pasur raste që presidenti ka rrahur trajnerin. Nuk dua të përmend emra pasi i dimë të gjithë. Sigurisht, jo të gjithë. Çdo president ka stilin e tij, Edmond Hasanbelliu ka 20 vite dhe s’ia dëgjon njëherë zërin, e njëjta gjë dhe me presidentin e Partizanit”.

EKSPERIENCA NË KOSOVË DHE E ARDHMJA – “Te Drita kisha objektiv Kupën dhe pas eliminimit duhej të largohesha. Ishte një gabim që shkova te Drita, pasi skuadra nga kampione kishte përfunduar në vend të fundit dhe çfarë mund të bënte një trajneri në atë lloj situate, por ndonjëherë detyrohesh të marrësh disa vendime dhe për shkak të situatës ekonomike. Dua që në skuadrën e radhës të kem një projekt serioz, ku mund të punoj qetë. Ka disa trajnerë në Shqipëri që ndërrojnë 3-4 skuadra në vit, unë nuk e kuptoj këtë”.

ZYRTARE | Jo vetëm Magani, një tjetër trajner nga Shqipëria “braktis” Kosovën
Shpëtim Duro nuk do të jetë trajneri i Dritës. Ka qenë vetë klubi gjilanas që ka informuar se trajneri 59-vjeçar , ka kërkuar dorëheqjen dhe mes palëve është gjetur gjuha e përbashkët për ndërprerë marrëveshjen.

Ky vendim i Duros vjen pas eliminimit nga Kupa e Kosovës nga Vëllaznimi i Ligës së Parë, ndërkohë që dhe në kampionat klubi ka dalë prej kohësh nga objektivat.

Njoftimi i klubit të Dritës

Dorëhiqet trajneri SHPËTIM DURO

Klubi jonë FC DRITA ju njofton që ka dhënë dorëheqje trajneri Duro!

Pas një takimi që kishim menjëherë pas ndeshjes së djeshme, me një marrëveshje mes dy palësh është vendosur që të ndërpritet bashkëpunimi!

Pas eliminimit nga kupa e Kosovës, dhe dalja nga objektivi i vetëm i klubit për këtë sezon, z.Duro ka ofruar dorëheqjen, gjë që është pranuar nga klubi bardh e kaltër!

FC DRITA e falënderon profesor Duron për punën profesionale që ka bërë me klubin dhe i dëshiron shumë suksese!

Tirana i ndërpreu kontratën në janar, mbrojtësi gjen skuadër të re
Sedat Berisha u transferua te Tirana në fillim të këtij sezoni, por vetëm pas gjashtë muajsh, kosovari u nda me 24 herë kampionët e Shqipërisë. Aventura e tij te bardheblutë, nuk shkoi ashtu siç parashikohej dhe si pasojë, të dyja palët ndërprenë me konsensus kontratën.

Siç raporton “infosport.mk”, Berisha ka gjetur një skuadër në kampionatin kosovar të futbollit, pasi ka nënshkruar me kampionët në fuqi të Dritës. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro do të ketë shërbimet e mbrojtësit për pjesën e mbetur të sezonit.

Për 29-vjeçarin, i cili ka luajtur vetëm tre ndeshje për Tiranën, aventura me Dritën do të jetë e para në Kosovë, pasi gjatë karrierës së tij futbollistike, ka luajtur vetëm në kampionatin shqiptar dhe atë maqedonas.

Duro: Edhe Teuta pretendente për titull, Partizani ka pasur stabilitet
Shpëtim Duro prej pak kohës është transferuar në Kosovë, ku ka marrë drejtimin e Dritës së Gjilanit. Ish-trajneri i shumë skuadrave në Superiore, ka analizuar luftën për titull në Shqipëri, duke veçuar se e ndjen çdo javë kampionatin shqiptar.

Në emisionin “Fair Play” në “Oran News”, Duro tregoi se Partizani dhe Kukësi mund të shfrytëzojnë faktin që Skënderbeu nuk është më ai i viteve të shkuara, por njëkohësisht theksoi se korçarët mund të jenë një rival i fortë deri në fund. Në garën për vendin e parë, timonieri i gjilanasve futi dhe Teutën, duke listuar dhe arsyet se pse durrsakët mund të pretendojnë vendin e  parë.

“I kam ndjekur me shumë interes Superioren. Për Partizanin duhet të flasim më gjerë. Mund të flas fjalët më të mira, pasi sot është në vend të parë, ka pasur stabilitet në dy fazat e para. Ka pasur një ngërç në këto ndeshjet e fundit, por përderisa është në vend të parë duhet të kemi fjalët më të mira për të gjithë. Nuk ka mbaruar asgjë, pasi kampionatit është i gjatë dhe do jetë më i ashpër”.

“Kukësi ka pasur një ecuri shumë të mirë në këto 7 javët e fundit, por edhe me goditjet që po bën po tregon se do të jetë një pretendon serioz. Partizani është më afër, por kampionati ka ekuilibër”.

“Nuk është Skënderbeu i viteve të fundit dhe këtë moment duhet ta shfrytëzojë Partizani këtë vit, Kukësi po ashtu. Duhet të jemi realist që Skënderbeu ka qenë skuadra më e fortë dhe besoj se edhe këtë edicion nëse presidenti Takaj do të futet me idenë për të dalë kampion, sërish do të jetë pretendent serioz, por thash se Partizani dhe Kukësi janë dy pretendentët kryesor, por do të fus këtu Teutën po ashtu”.

“Teuta është ndërtuar jashtëzakonisht mirë, me lojtarë me shumë përvojë si Hidi, Osman, Bicaj, Progni të ndërthurur me elementë shumë cilësor. Kanë marrë tre lojtarë shumë të mirë nga Flamurtari, që çuditem se si i kanë lëshuar nga Vlora, si Bici apo Sidibe që për mua është një prej mesfushorëve më të mirë në Shqipëri, asht udhe Kamara”.

Duro: Nuk është fundi i botës të të mundë Skocia, nëse do më jepej mundësia…
Klodian Duro ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në Kombëtaren kuqezi, ndërsa tashmë ka nisur një karrierë si trajner. Në emisionin “Kuq e Zi” në “Supersport”, Duro goli për situatën e skuadrës, por dhe për një mundësi nëse do ta merrte ekipin në këtë situatë ku ndodhet.

“Është situatë e vështirë, por jeta vazhdon. Mendonim një rezultat ndryshe me Skocinë, pasi edhe opinioni ishte përgatitur për një sukses. Është një gjendje e vështirë, por nuk është fundi i botës të të mundë Skocia. Kemi për të korrigjuar nga kjo sfidë, por kjo i takon Panuçit dhe stafit të Kombëtares. Sot kanë një shans për të ngrohur publikun. Duhet të japin gjithçka lojtarët”

“Në një situatë të tillë fajtor janë të gjithë, nuk mund të ndahet. Të gjithë kanë problemet e tyre. Në ndeshjen me Skocinë, gaboi një prej lojtarëve më të mirë si Xhaka dhe u ndëshkuam. Më pas gaboi kapiteni Mavraj me atë kartonë të nxituar dhe këtu filluan problemet, këtu nisin dhe problemet, pasi skuadra pëson një goditej psikologjike. Ishte e vështirë me 10 lojtarë. Sa i përket trajnerit, nuk them se ka shumë për të thënë pasi nisi keq dhe përfundoi keq. Nëse e marrim që në fillim kur ka ardhur, ka një karrierë për t’u vlerësuar dhe është në hapat e para si trajner. Unë e vlerësoj trajnerin nga skema që përdor dhe nuk më ka lënë ndonjë shije të veçantë. Ka shumë për të mësuar në karrierën e tij”.

“Do e merrje Kombëtaren në këtë moment? Unë nuk i trembem asnjë lloj sfide dhe kjo është një nga më të bukurat nëse do më jepej mundësia. Nuk kam asnjë dilemë në këtë aspekt”.

Në Kosovë rregullat janë “të shenjta”, mund ta pësojë Shpëtim Duro
Besojeni ose jo, por Shpëtim Duros mund t’i kushtojë një cigare (puro) që ka konsumuar para ndeshjes mes Llapit dhe Dritës. Ndonëse në dukje është disi e pazakontë, pasi në vendin tonë nuk para shihen të tilla detaje, në Kosovë duket se edhe për të tilla situata duhet të jesh i kujdesshëm.

FFK ka nxjerrë një reagim, ku kërkon sqarime për këtë “ngjarje” nëse mund të thuhet kështu, edhe pse duket si e tepërt për t’u trajtuar me kaq shumë vëmendje. Çështë e vërteta edhe në vendin e tonë ky rregull ekziston, por nuk është se vihet shumë re, nëse trajneri apo ndonjë personazh tjetër i stafi drejtues apo zyrtar i ndeshjes konsumon ndo ndonjë cigare. Në Kosovë duket se janë para nesh në këtë drejtim dhe duhen marrë shembull.

“Shpetim Duro; kryetrajner në klubin e futbollit “DRITA“ nga Gjilani me numër të ID kartelës; 01316M59 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për mos respektim të kodit të sjelljes (tymosje e cigares para fillimit të takimit gjatë nxemjes së lojtarëve) në ndeshjen e javës së; XV-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – DRITA e zhvilluar me datë 10.11.2018 në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Podujevë), i kërkohet deklaratë shtesë”.

ZYRTARE | Kamza largon trajnerin Klodian Duro
Pas humbjes me Teutën, Kamza ka vendosur që të largojë trajnerin Klodian Duro. Drejtuesit kanë njoftuar sot në mëngjes përmes një postimi në fazën zyrtare se ish-lojtari i Kombëtares nuk do të jetë më pjesë e skuadrës nga periferia e kryeqytetit.

Kamza e falënderon Duron për kontributin e tij dhe i uron sukses në vazhdimësi. Shumë shpejt mbete për t’u parë se kush do të marrë drejtimin e skuadrës kamzalie, e cila ndodhet në pozita aspak të mira.

Duro ishte shprehur disa herë në media se ai gëzon besimin  drejtuesve, por këta të fundit kanë vendosur që ta ndërpresin këtu bashkëpunimin, pasi në drejtimin e Kamzës, Duro koleksionoi vetëm 1 fitore në 9 javë.

POSTIMI I KLUBIT TË KAMZËS

”Klubi bën të ditur mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Klodian Duro. Duke e falënderuar trajnerin për kontributin e tij të palodhur, përkushtimin dhe gjithçka dha për skuadrën tonë, bëjmë të ditur se rrugët tona ndahen këtu. Mungesat e rezultateve na detyrojnë të bëjmë një zgjidhje tjetër në këtë moment. Trajnerit Klodian Duro, i urojmë suksese në karrierën e tij në vazhdimësi dhe e konsiderojmë gjithnjë pjesë të familjes sonë.

FK Kamza”

Duro: Kamza ekipi më i mirë, Teuta futi një “sulmues”
Klodian Duro, pas ndeshjes me Teutën, shprehu rezerva për gjykimin në deklaratën e tij në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Ai theksoi se Kamza bëri një lojë shumë të mirë, sidomos në pjesën e parë.

“Shënuam dhe dominuam ndaj një Teute të përforcuar. Bëmë gjithçka që duhet për të fituar. Ndihem mirë për punën që bëj dhe për ato që ekipi i transmeton në fushën e lojës. E kisha përgatitur në mënyrën e duhur dhe e tregoi pjesa e parë. Bëhet më e vështirë në pjesë të dytë, kur kundërshtari përforcohet nga të gjitha anët. Nuk dorëzohem në asnjë moment. Ekipi më i mirë në fushë ishte Kamza”.

“E keni parë ndeshje, taktika jonë rezultoi efikase. Luajtëm 11 kundër 14 në pjesën e parë dhe fituam. Në të dytën ata futën një sulmues dhe afruan pranë portës sonë. U pa me faullet e dhëna dhe te rasti i penalltisë”.

“A u ndiet i tradhtuar nga skuadra? Aspak, në kushtet kur kundërshtari është shumë i fortë dhe vjen me lehtësi në zonën tonë, gjithçka bëhet e vështirë. Kam besim te puna ime dhe te skuadra. Do vazhdoj rrugën time”.

Duro: Vetëm Kamza ishte në fushë, përgatitemi të luajmë “11vs11”
Kamza u mund nga Partizani dhe sërish vendosi Bruno Telushi. Por edhe pse me mungesa, skuadra periferike e kryeqytetit i rrezikoi të kuqtë. Pas ndeshjes, në emisionin “Gol pas goli” në Supersport, Duro analizoi ndeshjen dhe akuzoi gjykimin.

“Realisht, kush e ka parë ndeshjes, e kupton se kush e meritonte fitoren. Kishte vetëm një ekip në fushë, pa i hequr meritat Partizanit vetëm për 20 minutat e para. E përgatis ekipin për të luajtur 11 kundër 11, por duhet të mendojmë për një skemë tjetër për të luajtur kundër më shumë. Isha i sigurt që do luanim mirë, pavarësisht anës psikologjike. Do shohim përpara. Kishte shumë gjëra për t’u analizuar. Unë besoj se e kam bërë mirë punën time dhe do vazhdoj kështu”.

“Gjyqtari? Unë them se do e përgatis ekipin për të luajtur kundër 14 vetëve. Ishte e pamundur të fitojë në këto kushte. Është vetëm fillimi i fazës së dytë të kampionatit. Ibrahimi duhet të merrte të dytin e verdhë e të dilte me të kuq. Janë 2-3 faulle në kufijtë e zonës së rreptësisë. Kishte edhe njaë faull për Roloviç, nuk u dha as faull, jo më kartonë. Keni të drejtë që kishte edhe një të verdhë për Trashin. Nuk di çfarë duhet të bëjë më tepër lojtari ynë për të marrë faull”.

“Fjalët e presidentit? Ai e ka bërë detyrën, na ka vënë në kushtet për të luajtur. Unë jam i kënaqur nga Qarri dhe lojtarët. Kanë arritur të kuptojnë rrugën e duhur për të zhvilluar një lojë futbolli dhe për të marrë pikët në vazhdim pa iu trembur asnjë ekipi. Kamza është nga ekipet, për të mos thënë i vetmi ekip, që luan futbollin më të mirë”.

“Plaku? Kam marrëdhënie të mirë, ka qenë me virozë këtë javë dhe nuk rrezikuam. Edhe më parë ka pasur probleme me kaviljen dhe nuk ka mundur të japë më të mirën si kapiten që është”.

“Fito, ose ik! Si e keni marrë deklaratën e Qarrit? Ju keni të drejtën ta lexoni si të doni. Gjithkush thotë çka mendon, nuk mbaj përgjegjësi për çfarë thonë të tjerët. Unë kam një marrëdhënie të mirë me presidentin. Sa i takon autoritetit, e gjykojnë të tjerët. Unë bëj punën me profesionalizëm, jam i kënaqur me atë çka kemi bërë. Nuk e kam krijuar unë ekipin, por lojtarët e kanë kuptuar filozofinë time. Nuk shoh arsye të jem i trembur, por jam më i fortë për të vazhduar rrugën me Kamzën. Që në mesjavë të gjithë do e kuptojnë se do jetë e vështirë kundër nesh”.

Duro: E binda unë presidentin për të pezulluarit, pika vlen për vazhdimësinë
Trajneri Klodian Duro komentoi për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, duke theksuar se ishte ai, që e bindi presidentin Qarri që të falte të “pezulluarit”.

NDESHJA – “Pësuam shumë lehtë, siç ka ndodhur, por duhet të pranojmë këtë rezultat që na dhuroi fusha sot. Ka qenë pak e vështirë, pasi vinim nga një humbje me Skënderbeun. Presidenti ka të drejtën e tij që të pezullojë lojtarë dhe unë kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me të që të rikthej lojtarët në stërvitje, pasi ne humbim të gjithë dhe fitojmë të gjithë. Sot u munduam që të zhvillojmë të njëjtën lojë. Duhet të shënonim në pjesën e parë, pasi kishim rastin me Roloviç”.

GOLI I PËSUAR – “Pësuam nga një goditje këndi për ne dhe më vjen keq. Barazimi na jep një motiv shtesë.

ishim të kushtëzuar për shkak se nuk kishim Teqjen dhe Malajn. Isha i kushtëzuar në zgjedhjet e mia. Nëse do të kishim qenë pak më të shpejtë dhe aktiv këtë ndeshje duhet ta fitonim që në pjesën e parë. Kishim një ekip si Tirana që mua mu duk një ekip i fortë për t’u mundur. Pika e sotme na vlen ne për vazhdimësinë”.

MOMENTI – “Ne luajtëm për ta fituar këtë ndeshje. Në pjesën e dytë, Tirana në vuri në vështirësi, pasi na kapi lart në presing, por ne u rikthyem në lojë dhe në momentin tonë më të mirë gabuam në atë goditje këndi dhe duhet të korrigjohemi. Më le shije të hidhur të ndëshkohemi në këtë mënyrë. I përgëzoj djemtë që u rikthyen në lojë dhe barazuan. Kishim mundësi dhe për të fituar, por për momentin jemi në këtë gjendje dhe duhet të pranojmë këtë rezultat”.

Duro: Pezullimet çështje e klubit, dominojmë ndaj Tiranes
Klodian Duro, trajneri i Kamzës, ka dalë sot para mediave dhe ka folur për ndeshjen e radhës me Tiranën. Një ndeshje ndryshe nga të tjerat për të, por shprehet i bindur se ekipi i tij do ta dominojë ndeshjen në lojë dhe rezultat.

Ai flet edhe për lojtarët e pezulluar, por në lidhje me aktivizimin e tyre gjithçka mbetet pezull. Sigurisht nuk e fsheh zhgënjimin për rezultatet e deritanishme dhe e thotë se nuk e kishte pritur të ndodhë kështu, për faktin se Kamza deri më tani ka zhvilluar lojëra të mira.

PEZULLIMET – “Nuk po kalojmë një periudhë siç duam. Sikurse ndodh kudo, klubi ka rregulla dhe është marrë masa e pezullimit nga ana e klubit. I përket klubit si çështje. Unë stërvit ata që klubi më vë në dispozicion. Janë vendime të klubit, unë kam vendimet teknike që i përkasin fushës. Normal kemi edhe në diskutimet tona. Vazhdojmë punën dhe shohim përpara. Nuk kam se çfarë shtoj. I takon klubit dhe janë të pezulluar pa afat. Jam trajner dhe stërvit ata që më vënë në dispozicion. Unë e kam dhënë mendimin tim, presidenti është ai që vendos”.

“Kemi në dispozicion 26 lojtarë, do nxjerrim një formacion të aftë për ta përballuar këtë ndeshje. Në çdo ndeshje kemi luajtur mirë, por na mungojnë pikët. Si çdo ekip që do kohën e vet për t’u kolauduar,  e kemi vuajtur këtë pjesë. Nuk dua t’ia lë fatit, pasi ndihmon atë që punon. Ne kemi gabimet tona dhe punojmë për t’i korrigjuar ato dhe për t’u kthyer aty ku duam”.

BARAZIMI  – “E kam thënë edhe më parë, nuk jam një trajner që kënaqem me barazim. Çdo ndeshje futemi për të fituar. Kështu do ndodhë edhe nesër. Nuk ka pse ndryshon asgjë nga filozofia ime. Duhet t’i lëmë fjalët në këtë moment dhe të jemi bashkë për t’u kthyer te fitorja.

RREZIKU PËR T”U LARGUAR – “Jam gjithmonë i qetë, pasi klubi më kë mbështetur deri tani. Realisht ndihem i zhgënjyer nga rezultatet. Nuk i mendoja këto rezultate. Çdo ndeshje përgatitemi për të fituar. Rezultatet të lënë shijë të hidhur. E thashë edhe pas ndeshjes me Skënderbeun, nuk jam ata që dorëzohem lehtë. Shikoj përpara me optimizëm dhe punoj për të arritur qëllimet e mia. Synimi është të fitojmë ndeshjen e nesërme”.

TË PEZULLUARIT NË FORMACION – “Kam stërvitur lojtarët që klubi më ka vënë në dispozicion. Nesër do të luajë ai formacion që është i aftë të përballojë ndeshjen. Për të qenë konkret, kam stërvitur ata që kanë qenë të lirë. Pjesa tjetër ka bërë stërvitje veçmas”.

SITUATË E RËNDUAR TE TIRANA – “Nuk mendoj se është një plus, më intereson ekipi im. Kam punuar me ekipin për t’u kthyer te fitorja. Nesër është një ndeshje që do impenjimin maksimal për ta fituar takimit”.

REZULTATET – “Jam unë i pari që nuk jam i kënaqur, jo nga loja, por nga rezultati. Unë i dal gjërave përballë, jam i pari kur rezultate janë zhgënjyese, si nga vetja ime dhe më pas me radhë tek faktorët e klubit. Futbolli i tillë është. Unë jam mëse i bindur se kjo mënyrë loje dhe kjo lojë e mirë shumë shpejt do të japë frytet e veta. Unë do të ndihem mirë kur pas ndeshjes me Skënderbeun, të gjitha ata që e kanë para ndeshjen ndiheshin të zhgënjyer se si është e mundur që Kamza doli pa pikë nga kjo sfidë me këtë lojë. Ky është futbolli. Një mik i imi, ish-koleg tek Tirana, më tha pas ndeshjes: ‘Me këtë lojë të zhvilluar, dhe nëse fanellat do i kishit bardheblu, ndoshta do të kishit fituar 4-1 ose 5-1’. Por futbolli i tillë është dhe ne duhet të pranojmë këtë moment ku jemi. Duhet të punojmë të gjithë, me kokën e ulur, për të shkuar sa më lart. Nesër është një nga ato ndeshje, ku duke nisur nga unë i pari dhe të gjithë futbollistët të tregojnë se sa vlejnë dhe sa mund t’i japim këtij ekipi”.

ULTIMATUMI – “Unë me mediat kam qenë gjithnjë i hapur dhe do të jem gjithnjë i hapur në çdo moment. Çdo javë më është bërë pyetja nëse kemi ultimatume apo jo, duke nisur që pas humbjes me Kukësin në Shkodër. Unë kam thënë që do jem këtu edhe javës tjetër dhe do diskutojmë për ndeshjen e radhës. Për të qenë më konkret këto gjëra që do u them unë duhej t’i thoshte media. Unë e kam marrë ekipin në javën e katërt të kampionatit. Kam qenë mëse i bindur se me futbollistët që ka Kamza shumë shpejt do të krijojmë këtë lojë që ne po luajmë, por do marrim dhe rezultate.

Realisht na ka munguar vetëm pjesa e vazhdimësisë në rezultate, pasi ne e kemi nisur që në ndeshjen e parë në Kupë dhe kemi kaluar turin me Besën e Kavajës. Kemi fituar në ndeshjen e parë timen në kampionat me Kastriotin shumë pastër si në lojë dhe në rezultat 2-0. Kemi humbur një ndeshje të vërtetë dhe të luajtur në mënyrën e duhur ndaj Kukësit, një prej skuadrave më të mira në Shqipëri. Jemi përballur denjësisht në këtë takim.

Hapin fals e kemi shënuar në shtëpi në ndeshjen me Laçin. Që nga kjo sfidë unë nuk kam pasur në dispozicion një qendërmbrojtës siç është Beqiri, i cili ka qenë kapiten i Luftëtarit, që shkoi në Europë. Po ashtu dhe kapiteni Plaku në këtë ndeshje ka qenë i dëmtuar dhe i pamundur për t’u aktivizuar. Edhe Roloviç ka qenë me një virozë dhe e kishte të pamundur që të kontribuonte në 100% në këtë ndeshje, pavarësisht se unë e aktivizova në 15 minuta e fundit.

Në Gjirokastër shkuam me një ekip jo të plotë, megjithatë këto janë ndodhin në një ekip profesionist dhe unë nuk jam qarë dhe nuk qahem as sot, por vë në dukje disa fakte që media duhet t’i kishte më të qarta, ose t’i ketë më të qarta. Realisht nuk kam frikë nga asgjë dhe me gjithë këto probleme që na kanë shoqëruar gjatë kësaj periudhe jam mëse i qetë dhe i qartë me atë që kërkoj nga ekipi. Nesër fillojnë ndeshjet ku nuk ka më justifikim si për mua dhe për ekipin. Koha e njohjes ka mbaruar dhe ne duhet të flasim me gjuhën e futbollit dhe me gjuhën e fitores”.

PEZULLIMET – “Këto janë vendim të klubit, unë e kam thënë se jam i qetë se kur nxjerr 11 lojtarë në fushë janë aty me vendimin tim, ndaj jam i qetë se ata futbollistë bëjnë shumë mirë në fushë, si në çdo ndeshje, por na ka munguar hapi i fundit që na çon te fitorja”.

NOSTALGJIA – “Sigurisht, pjesën më të madhe të karrierës e kam kaluar te Tirana, rreth 6 sezone. Tirana është një nga ato klube, që më ka dhënë shumë, ashtu siç dhe unë i kam dhënë shumë asaj. Tuaj të njëjtin respekt dhe të njëjtin mendim siç kam qenë futbollist edhe sot si trajner. Jetojmë në Shqipëri dhe shumë gjëra mbase nuk janë në vendin e duhur, por ne përpiqemi që t’i çojmë në vendin e duhur. Jam një nga ata ish-futbollistë të Tiranës, ose për të thënë që jam në vendin e parë sa i përket lojtarëve që kanë më shumë ndeshje me Kombëtares që kanë qenë pjesë e Tiranës.

Ndihem shumë mirë dhe jam krenar që kam përfaqësuar klubin e Tiranës dhe në arenën ndërkombëtare. Nesër e pres Tiranën si kundërshtar dhe do të jem shumë i kënaqur që Kamza të rikthehet te fitorja. Jam i bindur se nesër do të shohim një ndeshje ku Kamza do të dominojë si me lojë ashtu dhe me rezultat”.

Trajneri i Kamzës vjen me mesazh para ndeshjes me Skënderbeun
Kamza ka një ndeshje të vështirë këtë javë teksa do të ndeshet me Skënderbeun. Pas tre humbjes radhazi skuadra ne periferia e kryeqytetit mori një barazim në shtëpi me Flamurtarin, por niveli i lojës ishte mjaft i kënaqshëm.

Në Korçë do të jetë mjaft e vështirë, pasi do të ndeshen me kampionët në fuqi, të cilët edhe këtë edicion kanë pretendime madhore. Gjithsesi, trajneri Duro është besimplotë se skuadra e tij mund të marrë një rezultat pozitiv edhe në stadiumin “Skënderbeu”.

Ish-futbollisti kuqezi ka postuar pasditen e sotme një foto në profilin e tij në “Facebook” ku sërish thekson atë që të gjithë trajnerët duan: kohë. Duro shkruan mbi një foto ku është së bashku me skuadrën se gjërat e mira duna kohë. 40-vjeçari i drejton kamzalinjtë prej 5 ndeshjesh ku ka marrë 1 fitore, 1 barazim dhe tre humbje. Koha ka ecur dhe Kamza e tij do tentojë një rezultat pozitiv edhe në Korçë.

Pathyeshmëria e Partizanit dhe armët e derbit, Duro analizon…
Luhet Tirana-Partizani, shumë pak persona mund të mos e kenë marrë vesh që në kryeqytet rikthehet një ndeshje që na ka munguar prej afro një viti e gjysmë. Në kafene, në rrugë, në shkollë kudo flitet për ndeshjen që ka qenë vitrinë për futbollin shqiptar, për shkak të atmosferës që krijohet në stadium dhe jo vetëm. Java e gjashtë, më shumë se një javë e zakontë kampionati personifikohet si java e derbit dhe sfidat e tjera, dashur pa dashur nuk janë dhe aq në qendër të vëmendjes.

Duke qenë se bëhet fjalë për një nga ndeshjet që luhet prej dekadash “ish”-ët janë të shumtë, por “SportEkspres.com” ka veçuar Shpëtim Duron si njeriun derbi, për një arsye të thjeshtë, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për derbin e kryeqytetit, por për tre derbit që luhen në shqiptari. Si trajner Duro ka një karrierë të pasur, pasi ka drejtuar në Shqipëri në shumë skuadra, por dhe në Maqedoni Shkëndijën e Tetovës, si dhe së fundmi në Kosovë. Edhe pse Tirana pret një ndeshje të madhe, në Gjilan është një sfidë po aq emocionuese, pasi luhet Gjilani-Drita, e programuar mesditën e së dielës.

Ne kontaktuam trajnerin, i cili po bëhet gati që të jetë pjesë e një tjetër derbi, pasi ka provuar emocionet me Partizanin dhe Shkëndijën. Nga Kosova, Duro tregon që dhe në Kosovë emocionet e derbit janë të veçanta, por thekson se ka tjetër magji një ndeshje mes Partizani dhe Tiranës në një “Qemal Stafa” të mbushur plot. E ardhmja, parashikimi, pesha e 13 ndeshjeve direkte pa fitore për Tiranën, apo dhe këshilla për ata që luajnë për të parën herë në një ndeshje të tillë, nuk mungojnë në intervistën e mëposhtme.

Intervistoi: JURGEN ZELA

Profesor keni nisur një aventure të re dhe që në ndeshjen e dytë luani derbin Gjilani-Drita. Si është atmosfera para një takimi të tillë në Kosovë?

-Si ndeshjet derbi, atmosferë dhe rivalitet midis tifozerive. Përgatitje gjithë javës për këtë ndeshje në të gjitha aspektet.

Keni qenë pjesë e derbit të Tiranes, të Tetovës dhe tani në Kosovë. Çfarë do të thotë kjo për ju, diçka e rrallë?

-E rrallë, por derbi Tirana-Partizani dhe në një stadium si “Qemal Stafa” të mbushur është i veçantë. E kujtoj dhe i shikoj me emocion ndeshjet derbi të sezonit 2014-15, kur siç e dini skuadra në drejtimin tim filloi pathyeshmërinë në derbi me Tiranën. Asnjë humbje.

Çfarë e bën kaq të veçantë këtë përballje, për të cilën flitet që një javë përpara?

-Patjetër që diskutimet vetëm te derbi përqendrohen. Pastaj ndikon edhe rivaliteti qysh në kohët kur luanim vetë.

Keni besim se Partizani mund ta mbajë këtë ecuri pozitive, që nisi pikërisht nga drejtimi juaj?

-Patjetër kam dëshirë shumë, por të shohim si do zhvillohen situatat.

Kush mund ta vendosë këtë derbi, duke marrë në konsideratë faktin që skuadrat kanë ndryshuar shumë nga hera e fundit që janë takuar?

-Nuk mund të them kush do ta vendosë, por Partizani më duket që e përqendron lojën në grup. Patjetër duke veçuar ndonjë individualitet si Trashi e Asani. Tirana më duket skuadër me më shumë cilësi dhe e shpejtë në pjesën ofensive.

Do kemi mundësi ndoshta në të ardhmen ta shohim Duron sërish pjesë të një derbi Partizani-Tirana?

-Kjo varet nga drejtuesit e Partizanit, nëse kanë dëshirë të më afrojnë. Por unë aty kam qenë, jam dhe do të jem. Jam larguar i suksesshëm atë sezon, por me mirëkuptim. Nga viti 2000 mund të kem qenë protagonist më shumë se i 10 derbeve në rolin e trajnerit.

Duke qenë se ka lojtarë të rinj, që nuk e kanë provuar emocionin që të jep derbi, çfarë këshille u jep Duro?

-Janë të rinj në moshë, por Bardhi dhe Mala janë mjaft cilësorë dhe pa problem që e përballojnë shumë mirë derbin me kualitetin që kanë.

Sa mund të rendojë te Tirana fakti që ka kaq shumë ndeshje pa fitore ndaj Partizanit? E shton presionin kjo gjë te lojtarët në fushën e blertë?

-Patjetër që ka ndikim psikologjik, por varet si do punohet dhe menaxhohet nga stafi teknik

Së fundmi, mund të na jepni një parashikim për këtë sfidë?

-Partizani ka avantazhin dhe barazimin, por nuk po e parashikoj. Do e shikoj me mjaft interes.

Duro: Disiplinova skuadrën, kundërshtari na rrezikoi për gabimet tona
Shpëtim Duro e ka nisur me fitore aventurën e tij në Kosovë, duke mundur minimalisht Prishtinën. Tekniku ka komentua në “Gol pas Goli” në Supersport për këtë sukses dhe nisjen e kësaj eksperience të re.

“Është e rëndësishme dhe pozitive kur fiton që në debutim, sidomos kur ndryshon ambient. Prishtina kishte kualitet sidomos në sulm. Fitorja ndikon psikologjikisht, pasi skuadra ishte në një situatë kritike”.

“Kam marrë një skuadër që është kampione dhe përgjegjësia është shumë e madhe. Normalisht që është një kampionat me shumë rivalitet. Ishte një nisje e keqe e Dritës. Jemi në kuotën e 6 pikëve. Kemi shumë skuadra para. Duhet të mendojmë nga ndeshja në ndeshje dhe të ngjitemi. Rezultatet ngrenë dhe moralin e skuadrës. E rëndësishme ishte marrja e pikëve në këtë ndeshje”.

“Luajtëm një ndeshje derbi. Kam 5 ditë që drejtoj këtë skuadër. Nuk i njoh ende lojtarët, mua më intereson dhe ana e karakterit. Ka pësuar 12 gola deri tani, ishte në fund dhe sot jam mundur që të bëj disiplinimin në fushë, ndaj një kundërshtari më lart moralisht. Jam mundur që të disiplinoj skuadrën. E kam arritur qëllimin. Kundërshtari kishte raste, por më shumë për gabimet tona se për meritë të kundërshtarit. Kishte ngarkesë biologjike. Në pjesën e dytë u përmirësuam dhe arritëm të fitonim”.

Efekti “Duro”, Drita zgjohet dhe mposht Prishtinën e Josës
Pas katër humbjesh rresht, Drita është zgjuar dhe duket se ndryshimi në stol ka qenë vendimtar, sepse para pak ditësh drejtimin e mori Shpëtim Duro dhe debutimi ka qenë i mbarë, me fitore 1-0 ndaj Prishtinës.

Vendosi një gol nga Arbër Shala në minutën e 59-të, në një sfidë me shumë tension në tribuna e në fushë, me Liridon Lecin që doli me karton të kuq 10 minuta para fundit, por Prishtina nuk përfitoi.

Një fitore e artë për Dritën, e dyta sezonale, ndërsa Prishtina zbret në vendin e katërt, edhe pse vetëm 3 pikë larg kreut, që tashmë i përket Feronikelit.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Gjilani reagoi pas dy humbjesh rresht, duke fituar 2-0 në fushën e Ferizajt, që tashmë është në krizë, me vetëm një pikë në 4 ndeshjet e fundit.

Duro: Jam i motivuar, dua të lë shenjë edhe si trajner
Klodian Duro është prezantuar si trajner i ri i Kamzës. Ish-trajneri i Kukësit, i cili pason Bledar Devollin në stolin e kamzalinjve, është shprehur se ka një skuadër me kontingjent të mirë lojtarësh, me të cilën do të mundohet të bërë maksimumin ndeshje pas ndeshje.

“Si fillim do doja të falënderoja presidentin për besimin. Të trija ndeshjet e para me Tiranën, Partizanin dhe Teutën i kam ndjekur. Jam i kënaqur me atë që Kamza ka dhënë, pavarësisht se dy ndeshjet e fundit kanë lënë shenjë”.

“Nuk e kisha të vështirë për të marrë përsipër drejtimin e Kamzës. Kamza është një ekip i plotë, është një ekip i ndërruar shumë mirë në të gjitha aspektet. ekipi ka pasur stabilitet edhe në lojë, por edhe po të shikojmë rezultatet, nuk është se ka çeduar shumë. Humbjet kanë qenë minimale. E thashë, nuk është fundi i botës të humbësh me Partizanin dhe Teutën. Ambiciet e Kamzës janë për më lart. Duhet të jemi të zgjuar që në fillim, pasi më pas gjërat bëhen më të vështira, sikurse ndodhi edhe vjet, kur Kamza e siguroi mbijetesën vetëm në ndeshjen e fundit”.

“Superiorja është e fortë dhe në një moment kur e ndjen veten të sigurt mund të përfundosh në vendet e fundit të tabelës. Kamza e ka bazën të shëndoshë. Por ka punë për të bërë për të qenë të qetë dhe për të bërë lojëra të mira dhe për të marrë rezultate të mira”.

“Nuk ndihem mirë kur një trajner largohet që në javën e tretë. Sa më shpejt të bësh pikët dhe rezultatet, bëhet më e lehtë. Nis një detyrë e re dhe jam optimist. Kam besim se me të gjithë komponentët mund të afrohemi afër maksimumit”.

“Çdo trajner ka idetë e veta, idetë e mia janë për një futboll me logjikë, me zotërim topin dhe konkretizim golash. Hap pas hapi, duke i marrë gjërat një nga një do vijë me logjikë gjithçka”.

“Nëse nuk do isha i sigurt, nuk është se do mendohesha kaq shpejt. Kisha një panoramë të Kamzës, më pëlqejnë sfidat dhe e mora përsipër. Pas eksperiencës me Kukësin, jam akoma më i motivuar tani. Ndjek gjithë kohën çfarë ndodh në futbollin tonë. Kam synimet e mia për të lënë shenjë edhe në drejtim. jam i motivuar, pasi çdo pushim të jep energji pozitive”.

“Kemi kohë të mjaftueshme për ndeshjen e radhës. Duke futur edhe ndeshje e kupës mjafton. Ekipi është ndërtuar dhe ka bërë lojëra të mira. Do punoj të fus idetë e mia. Lojtarët kanë eksperiencën për t’i thithur shumë shpejt dhe për t’i aplikuar në fushën e lojës”.

“Nuk na pengon njeri të ëndërrojmë dhe unë i kam qejf ëndrrat. Por më shumë më pëlqen t’i realizoj. Hap pas hapi do shohim. Dyert për në Europa janë të hapura për të gjithë, aq më tepër që flitet se Kukësi është pretendent për titull dhe ka vetëm një pikë më shumë se Kamza. kështu që i bie që të jemi të dytët. Kur nuk kemi luajtur me ta, i bie që i kemi mundësitë t’i kalojmë”.

Duro jep dorëheqjen: Përgjegjësia ime, nuk ka kthim pas
Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ka dhënë dorëheqjen. Këtë radhë nuk ka më diskutim me administratorin Sinan Idrizi, vetë Duro e konsideron vendimin përfundimtar, duke folur pas ndeshjes në Supersport.

“Me keqardhje, marr një vendim të pakthyeshëm që të largohem nga drejtimi i Flamurtarit. Kjo për shkak të eliminimit nga kupa, që ishte edhe mundësia e fundit për të mbyllur me sukses sezonin”.

Vendim i nxituar? “Jo, nuk është problemi se na mundi Skënderbeu apo se nuk shkojmë dot në Europë, sepse nuk jemi larg. Mendoj se është momenti i duhur të largohem, si për mua, ashtu edhe për zotin Idrizi dhe për Flamurtarin. Marrë përsipër përgjegjësinë që më takon. Më vjen keq, sepse dëshiroja ta çoja përpara projektin për sezonin e ardhshëm, kam një vit e gjysmë në Vlorë dhe jam ndier shumë mirë me të gjithë, jam shumë i kënaqur nga gjithçka, nga bashkëpunimi me Idrizin dhe me ambientin, ndërsa normale që rezultatet e fundit ishin negative dhe duhej një reagim. Më vjen keq se skuadra ishte e mirë, por në janar nuk bëra atë që duhej të bëja. Nuk mora lojtarët që njoh vetë, por ndoqa edhe disa sugjerime dhe nuk funksionoi ashtu si e prisja”.

“Unë sot e lë Flamurtarin në vendin e gjashtë, pak pikë larg Europës. Nuk e lë Flamurtarin si e mora, 10 pikë pas Tiranës dhe të eliminuar nga kupa nga Besëlidhja. Nuk po e lë ekipin në rrënuar në renditje, e lë në pozicion të mirë në renditje dhe të eliminuar në gjysmëfinalet e kupës. Megjithatë, më duhet të largohem, përtej përkrahjes që kam pasur nga gjithë ambienti, nga stafi dhe sidomos Idrizi, sepse kam qenë shumë i qetë në punën time. Nuk mund të vazhdoj dot për shkak të rezultateve negative”.

Duro i dëshpëruar: Ndeshje mediokre, nuk ka nevojë për koment
Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ishte natyrisht shumë i zhgënjyer dhe i shqetësuar pas humbjes kundër Skënderbeut, disfatë e rëndë mbi të gjitha për faktin se ndeshja praktikisht mbaroi pa nisur mirë dhe nuk u pa asnjë reagim nga vlonjatët, në asnjë moment. Nëse pas humbjes ndaj Kukësit Duro përmendi largimin, tashmë trajneri i Flamurtarit është i lodhur dhe nuk di më ç’të bëjë për të gjetur rrugëdalje nga kriza.

Start me gol që në minutën e parë.

Jam shumë i ngarkuar dhe nuk kam fjalë për ta analizuar këtë ndeshje. Ta nisësh ndeshjen me dy gola që në fillim, ndaj një rivali si Skënderbeu, është shumë e vështirë që të reagosh. Kur mbaroi pjesa e parë folëm me djemtë për t’i motivuar, por goli i shpejtë sapo nisi pjesa e dytë mbylli çdo gjë dhe ishte shumë e vështirë ta shtynim deri në fund.

Skuadra nuk dha asgjë nga vlerat e saj.

E prisja që të ishte një ndeshje e vështirë, ka kohë që jemi shumë të ngarkuar psikologjikisht për shkak të rezultateve. Mendova se fitorja për kupë do ndryshonte diçka, por nuk rezultoi ashtu. Është një ndeshje që nuk ka nevojë për asnjë lloj komenti.

Kupa, a e shpëton sezonin?

Në këtë moment nuk mendoj as kupën, as trofe e asgjë. Nuk u vetëkonfirmova në Vlorë, bëra atë veprim pas ndeshjes kundër Kukësit duke bërë detyrën në një situatë të vështirë, por zoti Idrizi më konfirmoi. Kundër Kukësit ishte ndeshje tjetër, luajtëm mirë dhe u mundëm në fund, ndërsa sot skuadra ishte totalisht e dorëzuar, edhe si rezultat i dy golave të shpejtë në fillim.

Dobësi në krahun e majtë.

Nuk është problemi te krahu i majtë, skuadra nuk funksionoi në asnjë moment, në asnjë repart.

Goli i parë i Skënderbeut?

Duket pozicion jashtë loje, por e kotë të merremi me të. Po të ishte anuluar, na ndihmonte shumë, mund të ndryshonte ndeshja.

E ardhmja?

Nuk di që të jap ndonjë përgjigje në këtë moment.

Duro: Ndjesë tifozëve, do të ringrihemi
Flamurtari është në momentin më të keq të sezonit, në javët e fundit ka pasur një rënie të frikshme në çdo drejtim dhe arsye ka shumë, por trajneri Shpëtim Duro nuk dëshiron të gjejë justifikime, edhe pse arbitrimet mbeten një problem i madh për një skuadër që nuk po arrin ta kuptojë pse 80% apo më shumë gabime të arbitrave i ka kundër.

“Duhet të reagojmë, përtej problemeve që dihen, duke nisur nga gjykimi. Në Shkodër na janë mohuar dy 11-metërsha, kurse në Laç nuk ka ndonjë gjë për të thënë. Ishte akti i tretë i një skenari që ka filluar që në fazën e parë. Kemi pasur edhe mungesa, por kam besim se skuadra do të kthehet ajo e dy fazave të para. Një skuadër e fortë është ajo skuadër që di të ringrihet dhe unë kam besim se këtë do të bëjmë. Kamzën e njoh dhe di të them se është ekip i fortë, që do të na e bëjë të vështirë në Vlorë, por ne duhet të reagojmë. Kemi lojtarë të mrekullueshëm dhe profesionistë, të cilët nuk e meritojnë të jenë në këtë situatë”, shprehet Duro, i cili kërkon falje në lidhje me këtë ecuri.

“Dua t’u kërkoj ndjesë në emër të ekipit tifozëve të Flamurtarit për rezultatet e fundit, por bashkë me ta do të dimë të ringrihemi. Me mbështetjen e tyre, Flamurtari do të kthehet në vendin që meriton”.

Duro: Ngjarja me Gjokën, e tmerrshme. Dënimi i Skënderbeut, goditje për futbollin shqiptar
Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, është paraqitur sot para mediave për të folur për ndeshjen e radhës në kampionat, kundër Teutës, por ka prekur edhe tema të tjera me shumë rëndësi për futbollin shqiptar në këtë moment, si dënimi i Skënderbeut dhe ngjarja skandaloze në Shkodër, ku Ernest Gjoka u sulmua nga një person i armatosur me thikë.

“Është e tmerrshme, skandaloze, për fat në futboll nuk kam përjetuar një situatë të tillë Nuk është problemi se i ndodhi një trajneri, por është skandaloze dhe duhet patjetër të gjendet autori. Shkaku është banal, si ndodh rëndom në futbollin shqiptar, që kërkojnë të luajnë futboll pa e merituar. Kjo ngjarje duhet të zbardhet sa më shpejt, për të mirën e futbollit”.

Çështja Skënderbeu dhe dënimi i mundshëm nga UEFA mbetet temë e ditës: “Nuk duhet të gëzohemi. Kam qenë trajner i vitit të parë kampion i Skënderbeut dhe jam krenar për këtë fakt, sepse i hapi rrugës historisë së suksesshme të Skënderbeut. Po të mos ishim shpallur kampion, sponsorët mund të ishin larguar. Jam krenar për atë që kam bërë me Skënderbeun dhe skuadrat e tjera. Jam pjesë e komunitetit të futbollit dhe nuk më vjen mirë nëse do të merret vendim ashtu siç parashikohet për Skënderbeun, sepse do të ishte një goditje jo vetëm për atë ekip, por për të gjithë futbollin shqiptar”.

Flamurtari nesër ndaj Teutës, në Durrës: “Teuta është një skuadër që në fillim të kampionatit u formua për të qenë në pjesën e sipërme të renditjes, por nuk shkoi ashtu si e mendonin.. Patjetër ata kanë presion për situatën e vështirë ku janë, por ne kemi detyrat të jemi sa më të suksesshëm deri në fund të sezonit në të dyja kompeticionet”.

Duro kthehet në stol: “Ishte dënimi i parë që marr në më shumë se 20 vite karrierë, ishte për të prishur syrin. Ndoshta e kam tejkaluar pak me fjalorin, por dënimi i ndihmësit tim me 8 ndeshje ka qenë i pakuptimtë, vetëm për një fjalë, kur shikohet qartë se çdo javë ka gjykim të fakteve me dy standarde. Edhe me trajnerët dhe lojtarët ka dënime minimale në raport me dënimet shumë të ashpra ndaj Flamurtarit në këtë sezon. Patjetër që për Flamurtarin ku sezon ka qenë i jashtëzakonshëm nga gabimet e arbitrave”.

Duro nuk tërheq asnjë fjalë për Hamitin: Le të më dënojnë!
Flamurtarit i janë bërë gangrenë gjykimet këtë sezon, me shumë ndeshje ku ka pasur episode mjaft të dyshimta, që thuajse gjithnjë kanë shkuar kundër klubin vlonjat, që nuk ka hezituar ta quajë gjithçka një komplot.

Edhe trajneri Shpëtim Duro, zakonisht shumë i qetë dhe larg polemikave, ka shpërthyer kundër gjyqtarëve në disa raste kohët e fundit, duke u ndalur sidomos te fakti që gjyqtari i ndeshjes Kukësi-Flamurtari nuk ndërrohet prej disa ndeshjesh dhe si pa dashje ndëshkon Flamurtarin.

“Nuk kam pasur asnjë dënim në 20 vite karrierë në lidhje me deklaratat e mia për gjyqtarët, por fjalët që kam thënë për Hamitin asnjëherë nuk i tërheq. Nuk është problem gabimi në gjykim, por ai arbitër nuk gjykon rastësisht gjithmonë në ndeshjet tona ndaj Kukësit. Në ndeshjen ndaj Skënderbeut ka pasur një arbitrim shumë profesional nga ana e Koçit, ndërsa arbitri që unë kam akuzuar, ka gabuar gjithmonë në ndeshjet mes Kukësit dhe Flamurtarit. Nuk kam frikë për dënime të tjera, veç nëse më çojnë me burg”, ka deklaruar trajneri i Flamurtarit në prag të sfidës kundër Partizanit në Kupën e Shqipërisë, me kuqezinjtë që duhet të mbrojnë fitoren 1-0 arritur në Vlorë.

Duro: Më vjen keq për mënyrën si humbëm. Po më dënuan, nuk do më zërë gjumi natën!
Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ka mbetur natyrisht mjaft i zhgënjyer nga humbja ndaj Skënderbeut, por vetëm për mënyrën si erdhi humbja, me gol në fund, me goditje standarde dhe në goditjen e parë në portë nga Skënderbeu.

“Ishte një ndeshje mes dy skuadrash në formë të mirë dhe e prisja që të luhej një ndeshje që do të vendosej nga ndonjë episod. Më erdhi keq që u ndëshkuam në fund dhe akoma më shumë më erdhi keq që u ndëshkuam në fund, nga një situatë ku ne nuk kemi pësuar asnjë gol këtë sezon, nga goditje standarde. Patëm disa situata të mira për të shënuar, më vjen keq, sepse nuk duhej të mundeshim. Ne jemi një skuadër e re, nuk e kemi pasur dhe as e kemi presionin e titullit, por do të ishte e bukur nëse merrnim pikë sot, për ta bërë më interesant e të bukur kampionatin. Nuk jam i mërzitur nga kjo humbje, ne luajtëm mirë dhe nuk e meritonim humbjen, por Skënderbeu ndoshta ishte pak më mirë dhe pati edhe më shumë fat. Gjithashtu, do ta analizojmë më mirë në Vlorë vendosjen e mbrojtjes në momentin e goditjes së dënimit që solli golin. Nga ana tjetër, nuk duhet harruar se ishte ndeshja e katërt kundër një rivali direkt në një periudhë shumë të shkurtër, kemi luajtur çdo tre ditë ndaj Partizanit, Kukësit e tani Skënderbeut.

“Mesfushorët e qendrës çaluan në aspektin mbrojtjes? Jo, Useini e Zuka e bënë shumë mirë detyrën, pa harruar që na mungonte edhe Sidibe. Mesfushorët qendrorë Lilaj e Muzaka nga Skënderbeu nuk krijuan asnjë rrezik, ndaj jam i kënaqur nga lojtarët e mi në fazën mbrojtëse.

“Skuadra u mendua dhe luajti mirë, por më vjen keq vetëm për rezultatin, sidomos për mënyrën si humbëm. Ndeshjen e interpretuam mirë, Soue dhe Xhejms ishin mbuluar shumë mirë. Muarem? Dukej që ai me topin është i zoti, e qetësonte shumë skuadrën, por nuk ka qenë pjesë e skuadrës për dy javë për dëmtim. Mendoj se do ta ndihmojë shumë skuadrën, është lojtar shumë cilësor, edhe pse i duhet kohë për t’u ambientuar dhe sot nuk prisja më shumë prej tij.

Ankesat ndaj arbitrave? Nuk kam bërë asnjë gabim, kam 20 vite trajner dhe nuk jam ndëshkuar asnjëherë nga gjyqtarët me kartonë, por kur ta bëjnë borxh, durimi ka kufi. Ato që kam thënë i përsëris, për të dy arbitrat. Arbitri i fundit (Hamitaj) nuk është rastësi që në 4 ndeshje me Kukësin është gjithnjë ai. Nëse është rastësi, bëj autokritikë, por nëse ata të Shoqatës së Arbitrave më dënojnë, u lutem të mos e bëjnë, sepse përndryshe nuk do të më zërë gjumi nja 3 ditë”.

Duro: Nuk është vendimtare, presioni për titull nuk ekziston
Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, e konsideron një duel mjaft interesant atë të nesërmin kundër Skënderbeut në Korçë, një nga ato ndeshje që rëndom quhen finale, që vlejnë sa një sezon. Megjithatë, Duro nuk e quan vendimtare: “Nuk është ndeshje deçizive për kampionatin, pasi nuk kemi presion për titullin, duke qenë se jemi një ekip që është formuar nga fillimi në këtë sezon dhe çdo gjë bëhet në mënyrë graduale, ashtu siç e ka bërë Skënderbeu gjatë këtyre viteve. Megjithatë, duke pasur parasysh momentin e mirë që po kalojmë, ku kemi kaluar tre teste të rëndësishme, them që do të jetë një duel interesant”.

Mungon Sidibe, për pezullim: “Mungesat tona janë Sidibe, që për mua është një pikë shumë e rëndësishme, por edhe Zhufo që ka një dëmtim muskulor që ndoshta do të jetë disa kohë jashtë skuadrës. Bicaj rikthehet dhe është i gatshëm, ashtu si edhe Muarem”.

Duro, para kupës: I kënaqur nëse nuk pësojmë gol
Flamurtari e mundi Partizanin në shtesë të premten e shkuar dhe nesër pasdite sfida përsëritet në Vlorë, por për kupë. Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, pret një tjetër betejë, por nuk e anashkalon kompeticionin e dytë për nga rëndësia në vend: “Kupa është objektiv i rëndësishëm për të gjithë. Do të bëjmë maksimumin, por këtë sezon kemi luksin që po ecim mirë. Është një përballje e ekuilibruar ndaj një skuadre të fortë si Partizani. Kualifikimi nuk do përfundojë në Vlorë por do të vendoset në Tiranë. Ndeshjet e kupës kanë specifike tjetër, do të isha i kënaqur të mos pësonim gol që të ishte gjithçka e hapur në ndeshjen e dytë”.

Me një organikë mjaft cilësore, ka shumë kuriozitet për formacionin, por Duro sqaron që Muarem nuk është ende gati, edhe pse tifozët e presin me padurim: “Unë e kam thënë që nuk do të kemi ndryshime të mëdha në formacion. Muaremi po rikuperohet, nuk është ende 100% gati, ndërsa Nedeljkovic dhe Zuka janë në dispozicion”.

Duro: Mund të mbyllej barazim, por penalltia qëndron
Trajneri i Flamurtarit Shpëtim Duro ka mbetur natyrisht shumë i kënaqur nga fitorja kundër Partizanit në shtesë, me një penallti që ngjalli shumë debate. Për penalltinë Duro shprehet se mund të jepej më herët, pasi pati 3 episode identike në zonën e Partizanit.

“Fillimi është gjithnjë jo i lehtë, por ishte një fitore e çmuar, ndaj një rivali si Partizani, ndaj jam shumë i kënaqur.

“Ishte ndeshja e parë, lojtarët e sapoardhur kanë nevojë për kohë dhe ndaj nuk i aktivizova nga fillimi. Në pjesën e dytë futa dy lojtarë. Kam shumë besim te Nedeljkoviç, edhe pse nuk dha aq të pritej, ndërsa Zuka i dha shumë qetësi mesfushës.

“Penalltitë e pretenduara dhe e dhëna? E kuptoj mërzinë e Partizanit, të humbasësh në fundin e takimit me penallti nuk është e lehtë ta përballosh, por me sa shoh kanë qenë 3 episode për prekje me dorë, penalltia mund të jepej edhe më parë në favorin tonë. Mendoj se vendimi i arbitrit ka qenë i rregullt.

“Loja e skuadrës, jo fort e kënaqshme? Është e drejtë, por është ndeshja e parë dhe këto sfida janë shumë të vështira. I kisha thënë skuadrës të bënte shumë kujdes, sepse ndeshjet me kundërshtarë direktë vendosen nga episode dhe ashtu ndodhi. Partizani ishte gjatë gjithë kohës mbrapa, në mbrojtje, por nuk ka rrezikoi në kundërsulm. Ne krijuam më shumë situata për shënim dhe shënuam një gol.

“Ndeshja ishte ashtu si e prisja, do ta kishim të vështirë dhe kundër Partizanit nuk është e lehtë të krijosh shumë raste për shënim. Ashtu si shkoi ndeshja, edhe barazim mund të përfundonte, por fitorja në fund na kënaq shumë.

“Formacioni ishte po ai i pjesës së parë të sezonit, nuk futa lojtarë të rinj, vetëm në pjesën e dytë. Na mungoi Muarem, që është lojtar shumë cilësor, të gjithë janë cilësorë ata që kanë ardhur. Jemi të lumtur që fituam, për renditjen, jo se përballë ishte Partizani apo Starova”.

Duro: Nuk largoj askënd, jemi gati për çdo sfidë
Trajneri i Flamurtarit: Rezultatet e miqësoreve nuk më shqetësojnë aspak. Ky është grupi, ndërsa largimet janë zgjedhje personale të lojtarëve

Elton Nika

Flamurtari ka mbërritur në Shqipëri pas një faze përgatitore dyjavore në Antalia, ku lojtarët morën ngarkesën e duhur për  të përballuar me sukses pjesën e dytë të sezonit. Tashmë vëmendja kalon te kampionati dhe kupa, dy ndeshjet e para të vitit 2018, që Flamurtari do t’i luajë ndaj të njëjtit kundërshtar, Partizanit. Trajneri Shpëtim Duro ka një mendim mjaft pozitiv për fazën përgatitore të zhvilluar në Antalia. Në një prononcim për mediet ai ka folur për gjendjen e ekipit, ndeshjet miqësore merkaton dhe atë çfarë pret nga të tijtë në pjesën e dytë të sezonit.

– Duro, Flamurtari ka mbyllur fazën përgatitore në Turqi. Cili është vlerësimi juaj?

– Do ta vlerësoja mjaft pozitive, për vetë kushtet e akomodimit dhe të stërvitjes që kemi zhvilluar gjatë kësaj periudhe. Gjithçka ka qenë mjaft e mirë. Përjashtim bën ndoshta dita e fundit, kur lojtari ynë Muarem ka pasur një kontraktim dhe ky mund të konsiderohet momenti më i keq, megjithatë lojtari nuk do të mungojë gjatë. Gjithsesi, është një dëmtim që kërkon kohën e vet.

– Kemi të njëjtën situatë me Flamurtarin në ndeshje miqësore ashtu si në verë, pra mungojnë rezultatet…

– Duhet të kuptoni një gjë: ndeshjet miqësore nuk kanë pasur rëndësinë e rezultatit. Patjetër që gjithkush dëshiron t’i fitojë, madje çdo ndeshje, por në miqësore për mua nuk ka rëndësi rezultati. Edhe në rastet e golave që kemi pësuar, kemi qenë thuajse me formacionin e dytë në fushë. Prandaj vlejnë ndeshjet miqësore në këtë periudhë, për të parë gjendjen e çdo lojtari dhe grupit, apo edhe për provuar skemat e lojës. Në verë nuk patëm rezultate, por gjatë kampionatit kemi qenë shumë të fortë.

– Si e prisni pjesën e dytë të kampionatit?

– Padyshim që tashmë çdo gjë vështirësohet dhe të gjitha skuadrat do të kërkojnë të realizojnë objektivat e tyre. Natyrisht që do të shikojmë ndeshje pas ndeshjeje të bëjmë më të mirën për të marrë maksimumin. Jemi përforcuar dhe skuadra është gati të luftojë fort në çdo takim.

– Në mes është edhe Kupa e Shqipërisë. Çfarë pretendimesh ka Flamurtari në këtë kompeticion?

– Po, është edhe kupa, një kompeticion që ka rëndësi të veçantë. Kupa ka një specifikë tjetër, pasi janë dy ndeshje që vendosin. Ne do të kërkojmë maksimumin edhe në kupë dhe do të shohim hap pas hapi, sipas kundërshtarit.

– A mund të themi se merkatoja është mbyllur për Flamurtarin?

– Do të thosha po. Kemi bërë katër afrime dhe kemi pasur edhe ndonjë largim. Në fakt, unë nuk largoj njeri, por lojtarët që kanë pasur pak mundësi të aktivizohen, e kanë bërë zgjedhjen. Liçaj është një lojtar, i cili është larguar nga Flamurtari. Ishte një zgjedhje e bërë nga vetë lojtari, të cilin e vlerësoj. Në atë repart luan një nga lojtarët më cilësorë tanët, siç është Siljanovski, dhe Liçaj ishte i vetëdijshëm për këtë. Është 31 vjeç dhe në këtë periudhë kërkon të luajë sa më shumë, ndaj dhe bëri këtë zgjedhje. Mendoj se ky grup është, pasi do të përballojmë shumë sfida. E ritheksoj, nuk largoj dhe as kam larguar njeri nga skuadra.

“Danilo Alvesh nuk preket”

Kohët e fundit është folur shpesh për një shkëmbim të Danilo Alvesh me Ardit Hoxhajn, i huazuar te Flamurtari nga korçarët, plus një sasi parash nga këta të fundit, por në Vlorë janë lodhur nga këto spekulime. Trajneri Shpëtim Duro për “Sport Ekspres” i sqaron të gjithë, tifozët kuqezinj, por edhe lojtarin, nëse ai ka ndonjë dyshim: “Po përgatitemi për kampionatin dhe nuk është aspak e vërtetë që Alvesh do të largohet nga Flamurtari. Nën drejtimin tim, në pjesën e parë të sezonit Danilo ka qenë titullar i padiskutueshëm, aq më shumë që ka qenë edhe kapiten i skuadrës në 5-6 ndeshjet e fundit, kur nuk ka qenë Bushiç.

Patjetër që edhe vetë Alvesh nuk ndihet mirë që nuk ka shënuar shumë gola, por në muajt e fundit, për mënyrën e lojës ka qenë një ndër lojtarët kryesorë të skuadrës me rendimentin që ka shfaqur. Kam besim se edhe në pjesën e mbetur të sezonit, pavarësisht nga konkurrenca e madhe, ai do të jetë një ndër pikat kyçe të Flamurtarit”.

Duro “vendos pikat mbi i”: Danilo Alvesh nuk preket!
Danilo Alvesh dhe Flamurtari, një binom i pandashëm prej janarit 2016, kur braziliani zbarkoi në Vlorë. Vlonjatët e duan dhe e respektojnë, pasi braziliani është një nga ata sulmues që vrapon dhe lufton si pak të tjerë. Nuk shënon shumë, e vërtetë, por në futboll nuk vlejnë vetëm golat. Ka pasur momente kur “martesa” është futur në krizë, por lidhjet e forta nuk prishen nga probleme të momentit dhe Sinan Idrizi asnjëherë nuk ka menduar ta lërë të lirë një nga lojtarët e vet më të rëndësishëm. Edhe trajneri Shpëtim Duro, ndonjëherë kritik ndaj brazilianit, e ka pranuar se gjithçka e ka bërë për të marrë edhe më shumë nga një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme. Jo më kot, prej kohësh Skënderbeu është munduar ta marrë në Korçë 26-vjeçarin, aq sa i shkoi shumë pranë verën e shkuar, ndërsa ka nisur sulmin edhe këtë janar. Është raportuar shpesh javët e fundit se mund të kryhej një shkëmbim me Ardit Hoxhajn, i cili është në huazim te Flamurtari, ndoshta me Skënderbeun që mund të shtonte një sasi parash, por bisedimet nuk nisën asnjëherë zyrtarisht dhe tashmë në Vlorë janë lodhur nga këto spekulime.

Lajmi i dalë sërish në skenë ditën e sotme ka acaruar edhe trajnerin Shpëtim Duro, i cili i kontaktuar nga “Sport Ekspres” sqaron të gjithë, duke nisur nga tifozët kuqezinj, por edhe lojtari, nëse ai ka ndonjë dyshim.

“Ne po përgatitemi për kampionatin dhe nuk është aspak e vërtetë që Alvesh do largohet nga Flamurtari”, deklaron prerë Duro, i cili është qartësisht i bezdisur nga zërat e merkatos pak ditë para ndeshjes kundër Partizanit.

Më pas, trajneri kuqezi sqaron pse Danilo Alvesh është i paprekshëm: “Nën drejtimin tim, në pjesën e parë të sezonit Danilo ka qenë titullar i padiskutueshëm, aq më shumë që ka qenë edhe kapiten i skuadrës në 5-6 ndeshjet e fundit, kur nuk ka qenë Bushiç.

“Patjetër që edhe vetë Alvesh nuk ndihet mirë që nuk ka shënuar shumë gola, por sidomos në muajt e fundit për mënyrën e lojës ka qenë një ndër lojtarët kryesorë të skuadrës me rendimentin që ka shfaqur. Kam besim se edhe në pjesën e mbetur të sezonit, pavarësisht nga konkurrenca e madhe, ai do të jetë një ndër pikat kyçe të Flamurtarit”.

Danilo Alvesh ka luajtur 61 ndeshje në Superiore që kur ka ardhur në Shqipëri, gjithnjë në formacion, duke shënuar 11 gola e duke dhënë shumë asiste, ndërkohë që ka luajtur si sulmues qendror, sulmues i dytë dhe sulmues krahu.

“Jakovljeviç jashtë planeve, Memushaj ndoshta në… maj”
Trajneri Shpëtim Duro ka folur për merkaton dhe pjesën e dytë të kampionatit, që ai e pret edhe më të vështirë

Elton Nika

Flamurtari zbret në fushë. Vlonjatët kanë rinisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit, teksa ishin lënë pushim që pas fitores së fundit në kampionat përballë Kamzës në shifrat 0-3. Me afrimet e reja në merkato, Flamurtari ka nisur përgatitjet fillimisht në Vlorë, për t’u zhvendosur më pas drejt Antalias. Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ka theksuar se kjo periudhë do të jetë mjaft e rëndësishme për të përballuar më pas një sezon edhe më të vështirë. Ndërkohë tekniku kryeqytetas nuk ka nguruar të flasë edhe rreth merkatos, afrimeve apo largimeve të pritshme nga Flamurtari.

Profesor, Flamurtari rinis përgatitjet. Cili është plani?

-Po, prej datës 3 janar kemi rinisur gjithçka, duke filluar nga Vlora. Janë kryesisht teste fizike të të gjithë lojtarëve, edhe të atyre që janë bashkuar në këtë merkato. Më pas do të zhvendosemi drejt Antalias. Deri më datë 8 janar do të qëndrojmë në Vlorë, ndërsa prej kësaj date për dy javë do të qëndrojmë në Antalia, ku nuk do të mungojnë edhe ndeshjet miqësore.

Dy javë përgatitje dhe ndeshje, për pjesën e mbetur. Sa të rëndësishme janë këto përgatitje?

-Padyshim që na pret një periudhë shumë e ngarkuar dhe e vështirë, ndaj përgatitjet do të jenë të rëndësishme. Drejtuesit e klubit janë duke u marrë me konfirmimin e skuadrave që do të kemi përballë në ndeshjet miqësore. Ju konfirmoj që do të jenë tre takime dhe për mua nuk ka rëndësi emri kundërshtarit që do të kemi përballë.

Merkato është ende e hapur, por a do të bëjë lëvizje të tjera Flamurtari?

-Kemi afruar katër lojtarë, që për mendimin tim në merkaton e janarit katër futbollistë janë shumë, por kemi ditur të afrojmë elementë me mjaft cilësi dhe tashmë organika është e plotësuar. Mendoj se tashmë merkato është e mbyllur dhe nuk do të ketë të tjera afrime.

Memushaj është një emër i bujshëm që klubi ka kërkuar…

-Padyshim që është i tillë. Presidenti Idrizi kërkon ta sjellë në Vlorë dhe padyshim që është një sforco financiare, por edhe një vitrinë për kampionatin shqiptar. Të gjithë e duan një lojtar me cilësitë e Memushajt. Por unë mendoj se ndoshta në fund të muajit maj diçka e tillë do të bëhet realitet.

Merkato përfshin edhe largime, apo jo?

-Shiko, në kushtet aktuale kemi një organikë të plotë dhe padyshim që për lojtarë të veçantë hapësirat ngushtohen. Do të kërkojmë të gjejmë zgjidhje të mira për lojtarët që nuk kanë gjetur shumë hapësira.

Liçaj, Neziraj, Mersini dhe Jakovljevic janë disa nga emrat. Çfarë do të ndodhë me ta?

-Jakovljeviç është një lojtar të cilit i ka përfunduar kontrata me Flamurtarin. Dua të konfirmoj se lojtari nuk bën pjesë në planet e mia për vijimin e kampionatit. Për lojtarë të tjerë do të kërkojmë të gjejmë zgjidhje edhe përmes huazimit të tyre në skuadra të tjera, në mënyrë që të luajnë sa më shumë. Me pak fjalë do kërkojmë zgjidhje që do të kënaqin të dyja palët.

Flamurtari e mbylli vitin i dyti, a ndryshojnë objektivat tani?

-Dua të them se presidenti Idrizi nuk na ka vendosur objektiva apo të na vërë nën presion. Na ka kërkuar të respektojmë fanellën dhe kështu do të bëjmë edhe në pjesën e dytë të kampionatit. E rëndësishme mbetet të shohim ndeshje pas ndeshje, pastaj llogaritë bëhen në fund.

Çfarë prisni në pjesën e dytë të kampionatit?

-Një sezon edhe më të vështirë, pasi edhe skuadrat do të përforcohen tashmë në merkaton e dimrit. Padyshim që çdo ndeshje do të jetë edhe më e vështirë. E rëndësishme mbetet të mos gabohet me vendime të cilat ndikojnë në rezultatin e ndeshjes.

Ashensori vlonjat i Duros, një vit vetëm në ngjitje: Pengjet e mia, Bregu dhe arbitrat
E mori Flamurtarin në një moment shumë delikat, evitoi katastrofën dhe tashmë po shijon frytet e punës së shkëlqyer në verë. “Marrëdhënia me Idrizin, perfekte. Befasia pozitive, Sidibe”

Blerim Jahaj

Shpëtim Duro dhe Flamurtari, një binom i veçantë, një kombinim që ka rezultuar perfekt, aq sa ka befasuar të gjithë, duke parë kaosin që ka mbretëruar në Vlorë këto vitet e fundit. Në shkurt të këtij viti, kur Flamurtari u eliminua nga Besëlidhja në kupën e Shqipërisë, Sinan Idrizi vendosi të provonte eksperiencën e Duros për të shpëtuar sezonin, për të evituar katastrofën e rënies nga kategoria. Pranoi me shumë dyshime Duro, nuk ishte entuziast për një punë të nisur në mes të sezonit, sidomos duke parë gjendjen e Flamurtarit, i dënuar me heqje pikësh, me nje skuadër të ndërtuar e prishur çdo 6 muaj dhe me presion të jashtëzakonshëm nga të gjitha krahët, në një kampionat mjaft të vështirë. Starti, më 19 shkurt, ishte i ndërlikuar, me një humbje të pafat në shtëpi kundër Teutës dhe 5 ndeshje rresht pa fitore, me vetëm 2 pikë. Gjithsesi, në prill nisi kthesa e madhe dhe në fund u sigurua mbijetesa. Idrizi e kuptoi se kishte gjetur njeriun e duhur për ta bërë Flamurtarin nga e para dhe i dorëzoi çelësat Duros: “Bëje Flamurtarin, kërko cilin lojtar të duash”. Duro e bëri Flamurtarin: spastrim total, qëndruan vetëm pak lojtarë, ku më i rëndësishmi ishte Tomisllav Bushiç. Erdhën shumë emra, pati mosbesim në fillim, sidomos kur vlonjatët u prekën te pika më e dobët, numri i paktë i vlonjatëve në ekip. Tani askush nuk e përmend më këtë çështje, sepse Flamurtari i vendit të dytë në Superiore është i bukur, shpresëdhënës dhe po gëzon një qytet që e pret prej vitesh një sukses madhor, ose të paktën kërkon një ekip që të qëndrojë gjithnjë në majat e renditjes. Duros nuk i kërkohet titulli kampion, klubi po bën gjithçka mirë këtë radhë dhe Sinan Idrizi nuk po i lë gjë mangut skuadrës, duke e kthyer Flamurtarin në klubin më korrekt me pagat. Duro e ka realizuar pjesën më të vështirë, ka “pushtuar” Vlorën dhe tashmë kërkon ta çojë dhe ta mbajë në majë…

Duro, e nisët vitin duke marrë Flamurtarin në shkurt, mbijetesë mes vuajtjesh, rindërtim dhe tashmë i dyti përkohësisht.

“ Vit i lodhshëm, por ia ka vlejtur sforcimi. Mora një ekip me emër të madh, në një moment shumë të keq, kur sapo ishte eliminuar nga kupa dhe kishte lloj-lloj problemesh. Nuk dëshiroja ta merrja në shkurt, është normale që një trajner ta ketë më të lehtë të marrë përgjegjësi që në verë, kur ndërtohet skuadra. Ia dolëm me jo pak vuajtje, kampionati i shkuar ishte i tillë që me 2-3 pikë më shumë apo më pak shkoje në Europë apo rrëzoheshe nga kategoria. Në fund të sezonit administratori Sinan Idrizi më kërkoi të rindërtoja skuadrën dhe besoj se kemi bërë një punë shumë të mirë deri tani, jemi në rrugën e duhur”.

Rindërtimi në verë, sa i vështirë ishte?

“Idrizi është treguar mjaft korrekt në marrëdhëniet mes nesh dhe ka mbajtur çdo premtim që më kë bërë. Më la dorë të lirë për gjithçka dhe mora përsipër ndërtimin nga e para, duke vendosur në radhë të parë të ulja nivelin e shpenzimeve, sepse shumë lojtarë kishin paga tepër të larta. Kam punuar në qetësi të plotë, në bashkëpunim të shkëlqyer me klubin dhe Idrizin, kemi gjetur lojtarët e duhur dhe skuadra është e mirë, këtë e shohin të gjithë”.

Vlora konsiderohet një ambient i vështirë. A mund të fitohet aty?

“Unë nuk e shoh si ambient të vështirë. Të gjithë duan sukses, në çdo qytet. Njësoj e kam pasur edhe te Skënderbeu, edhe te Partizani apo kudo ku kam punuar. Unë bëj punën time dhe nuk më shqetësojnë polemikat, kritikat, presioni, në Vlorë jam shumë i kënaqur. Nëse klubi më mbështet dhe skuadra më përgjigjet, gjithçka është perfekte për mua. Të punuarit me një skuadër të rindërtuar nga e para nuk është një diçka e re për mua, e kam bërë kudo, edhe te Besa, edhe te Partizani, edhe te Shkëndija. Kudo ka ecur mirë puna, përveçse në Shkodër, ku nuk u realizuan shumë nga planet që kishim”.

A përmendet më fakti që nuk ka shumë vlonjatë në skuadër?

“Vlonjatë ka, kush e meriton është në skuadër. Unë nuk shoh prejardhjen e lojtarit, por vetëm cilësinë. Kemi vlonjatë në skuadër, kemi të tjerë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, kemi shqiptarë nga Kosova e Maqedonia, kemi edhe të huaj. Për mua janë të gjithë njësoj, edhe ata ndihen të gjithë të barabartë, pa asnjë dallim. Unë ndjek me vëmendje kampionatin maqedonas, njoh mirë edhe kampionatin e Kosovës, ndaj kam preferuar lojtarë sidomos nga Maqedonia, edhe për faktin se kushtojnë pak dhe janë cilësorë e seriozë. Në krahasim me sezonin e shkuar, shpenzimet e Flamurtarit janë ulur dhe ky është sukses”.

Një vlonjat cilësor, Dejvi Bregu, nuk është veshur dot kuqezi.

“Është pengu im, më ka ardhur shumë keq që nuk e morëm dot. Idrizi gjeti marrëveshjen me Luftëtarin, bisedova me Bregun dhe ishte i mirëpritur në Vlorë, do të bëhej lider dhe do të kënaqeshin edhe tifozët. Për fat të keq, lëvizja nuk u realizua dhe nuk është problem financiar, absolutisht. Idrizi do të paguante çdo shifër që do t’i këshilloja”.

Gjithsesi, kanë ardhur 4 lojtarë, tre prej tyre ofensivë.

“Po, dhe të gjithë janë lojtarë cilësorë, ju garantoj. Përveç kësaj, vijnë nga aktivizim i trregullt në klubet e mëparshëm, kjo është shumë e rëndësishme për mua. Nedeljkoviç është sulmues cilësor, e njoh prej kohës kur punoja në Maqedoni dhe është një futbollist që luan në disa role, përveçse e njeh golin. E kërkonin edhe klube të tjerë, mes tyre Shkëndija. Muarem është një futbollist mjaft cilësor, të cilin e kam ndjekur gjithnjë dhe e kontaktova sapo mësova që u largua nga Aktobe. Është paksa i shtrenjtë, por jo më i shtrenjtë se disa nga lojtarët që kam në skuadër, nuk është e vërtetë që do të paguhet me shifra të çmendura, kam lexuar edhe për 15-20 mijë euro, absolutisht jo e vërtetë. Gafuri e Zuka janë lojtarë cilësorë, edhe këta të aftë të luajnë në disa role, Zuka bën mbrojtësin dhe mesfushorin”.

Mos u mbipopullua sulmi?

“Kanë ardhur lojtarë që luajnë edhe si mesfushorë, ndaj nuk përbën problem, përveçse na duheshin lojtarë, sepse sulmues të avancuar kishim vetëm Bushiç. Pastaj, konkurrenca u bën mirë të gjithëve dhe kalendari do të jetë shumë i ngjeshur në vazhdim”.

Mbrojtja, erdhi Zuka dhe do të kthehet Veliu. Del dikush tepër?

“Jakovljeviç ka mbyllur kontratën dhe do të shohim në ditët e ardhshme ç’do të bëjmë. Në të majtë kemi disa lojtarë, por për momentin Musta është lojtari që më jep më shumë garanci”.

Zbulimi i sezonit?

“Shumica e lojtarëve që kanë ardhur, i njihja mirë dhe nuk ka zbulime për mua. Mund të quaj të tillë Lansinet Sidiben. Erdhi në huazim nga Besëlidhja, që në fillim e pashë që ishte lojtar mjaft cilësor dhe e kam këshilluar menjëherë Idrizin që ta blejë përfundimisht”.

Danilo Alvesh?

“Është nën kontratë deri në fund të sezonit, ka shumë zëra rreth tij, por nëse ndonjë klub e dëshiron, le të flasë me klubin, të paguajë për ta blerë. Nuk bëhet fjalë që ta lëshojmë falas”.

Liçaj përflitet për kthim te Luftëtari.

“Është një lojtar cilësor dhe djalë shumë i mirë, por ka luajtur pak, pasi ka shumë rivalitet për formacionin. Sa herë është futur ka dhënë kontribut të çmuar, goli në Lushnje ishte një perlë, por nëse dëshiron të luajë rregullisht, do ta mirëkuptoj kërkesën për të shkuar në Gjirokastër”.

Një emër që është bërë famëkeq në Vlorë: Juxhin Xhaja.

“Nëse në merkato thashë që kam peng Bregun, në fushë kam peng arbitrat, jo vetëm Xhajën. Jemi ndëshkuar në shumë ndeshje, kemi parë çudira, penallti të fishkëllyera për faulle jashtë zone, asnjë penallti e dhënë për ne edhe pse raste ka pasur plot. Me Laçin u mbush kupa, ndeshja u luajt në dy ditë dhe në të dyja ditët Xhaja na ndëshkoi. I njëjti arbitër që ishte kundër Skënderbeut në Vlorë, edhe aty gabime kundër nesh, rastësi? Ndoshta, por atë arbitër nuk e duam më në ndeshjet tona, ka shumë rastësi anormale”.

E mendoni vërtet se mund të ishit mbi Skënderbeun me arbitrime më të drejta?

“Nuk ka asnjë rëndësi kjo, jemi në rangun e supozimit, flasim me nëse. Ajo që ka rëndësi është që na janë hequr pikë, ka vendime vetëm kundër nesh, duke përjashtuar një penallti të padhënë Kamzës në Vlorë në shtesë, por në të njëjtën ndeshje nuk u dha një penallti pro Flamurtarit që në fillim të ndeshjes. Unë do doja të kishim pikët që meritojmë, nëse e mbyllim të dytët apo të tretët, apo më poshtë, ta kërkojmë te vetja fajin apo meritën, jo te vendimet e arbitrave. Skënderbeu është superior sepse ka një skuadër të kompletuar dhe që luan bashkë prej vitesh, nuk ëndërrojmë titull”.

Po Idrizi, a e ëndërron titullin?

“Jo, Idrizi nuk ëndërron asgjë, nuk na ka kërkuar asgjë konkrete dhe është shumë i kënaqur që është ndërtuar një skuadër e vërtetë, e bashkuar, me djem të mirë”.

A është Idrizi aq problematik sa duket nga jashtë, duke parë daljet e tij të forta mediatike?

“Përkundrazi, është perfekt në marrëdhëniet me mua, me lojtarët dhe këdo. Jam shumë i kënaqur me ambientin që kam gjetur në Vlorë dhe jam i kënaqur edhe me qytetin, është zbukuruar jashtëzakonisht dhe jetoj me kënaqësi aty. Kam shtëpinë pranë stadiumit, dal çdo mëngjes për vrap dhe e shijoj shëtitjen anës detit, apo kafen në lokalet e bukura që janë ndërtuar në qytet”.

Idrizi ka deklaruar se po tenton afrimin e Memushajt.

“Nuk është një kërkesë e imja, është e qartë që kostoja financiare është e frikshme. Nëse realizohet, është një dhuratë e Idrizit, për ne dhe për tifozët vlonjatë, por është shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur”.

Duro e Ndreu, këta janë arkitektë suksesi
Gjithçka nga zero, skuadra të ndërtuara në më pak se dy muaj, tashmë Flamurtari e Kamza fluturojnë. Si është e mundur diçka e tillë? Varet nga trajneri dhe klubi që ka pas

Në Korçë do të habiten paksa: po Ilir Daja, që kryeson bindshëm, nuk është arkitekt suksesi? E drejtë, Ilir Daja është trajner i nivelit shumë të lartë, por këtë sezon po korr frytet e punës së bërë që sezonin e shkuar, jo vetëm prej tij, sepse Skënderbeu i ka themelet të forta. E kundërta vlen për Flamurtarin e Kamzën, dy surprizat pozitive të këtij sezoni, të paktën deri tani. Nëse Partizani ka dështuar në 10 javët e para dhe Kukësi ka shumë luhatje, Flamurtari është rikthyer i frikshëm dhe Kamza po na del një ekip “mistrec”, që nuk respekton askënd, ndal Skënderbeun kryesues dhe me pak fat mund të ishte edhe më lart në renditje. Kush e ka ndjekur futbollin veror, zor se do të vinte bast për këto dy skuadra, që u bënë nga e para. Arsyeja e suksesit? Mund të gjendet fare mirë te trajnerët, ata janë “timonierët” që morën përsipër ndërtimin e skuadrës dhe lidhjen e lojtarëve me njëri-tjetrin.

DURO RIKTHEN SHPRESËN NË VLORË – Prej disa sezonesh Flamurtari ka lundruar në ujra të turbullt, shumë të turbullt. Fitoi Kupën e Shqipërisë në vitin 2014, por ajo ishte një mrekulli e bërë realitet me shumë vuajtje, në një sezon ku mbijetesa u arrit me vështirësi dhe ku problemet financiare bënë që në Vlorë të qëndronin shumë pak lojtarë të mirëpaguar, duke sakrifikuar jo pak në anën financiare. Më pas nisi epoka turke dhe problemet u shtuan katërcipërisht, për arsye që janë trajtuar me qindra herë. Paratë nuk munguan kurrë, por mungoi menaxhimi i duhur dhe vetë administratori Sinan Idrizi e ka pranuar se ka gabuar në aspektin sportiv. Për këtë arsye, pasi siguroi në javën e fundit mbijetesën sezonin e shkuar, konfirmoi Shpëtim Duron në stol dhe i tha: “Boll më, nuk merrem fare me këtë punë dhe nuk do merret askush veç teje. Bëj ç’të duash, ndërto skuadrën nga e para nëse dëshiron, më sill faturën në fund”. Duro, nga ana e vet, ishte betuar që në prill dhe thoshte i bindur: “Kam një skuadër që paguhet si kampione dhe ka rezultate mbijetese. Nëse nuk biem nga kategoria dhe Idrizi më jep besim, do rindërtoj gjithçka me gjysmën e shpenzimeve. Më mjafton vetëm një gjë: siguria financiare”.

U tha, u bë: Sinan Idrizi këtë radhë po i bën gjërat si duhet, sepse ka kuptuar se lufta e tij kundër sistemit, beteja për privatizimin e klubit dhe dalja nga informaliteti e borxhet pa fund, duhet të vazhdojë në një linjë më vete, larg skuadrës. Duro i largoi thuajse të gjithë, kërkoi me ngulm vetëm një lojtar nga sezoni i shkuar: Tomisllav Bushiç. Në sulm është një pikë referimi dhe kur është mirë fizikisht, është i pandalshëm. Qëndruan edhe Mersini, ndër më pak të paguarit nga sezoni i shkuar, Veliu e Hyseni, dy vlonjatë, si dhe Jakovljeviç e Danilo Alvesh. Të tjerët, të gjithë të lirë.

Nurkoviç mori çelësat e portës dhe nuk ka zhgënjyer, Musta është një përforcim i shkëlqyer edhe për moshën e tij të re, Bicaj i ka dhënë muskuj e centimetra qendrës së mbrojtjes, Siljanovski ishte ndër më të mirët në Maqedoni dhe duket një tren në krahun e djathtë. Pollozhani ka një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe mbush gropat në mesfushë e mbrojtje, Useini është një “Robocop” në miniaturë, Zhufo ka finesë braziliane dhe krose të shkëlqyer, Sidibe e Kamara janë dy investime fenomenale, sepse klubi ka të drejtë t’i blejë kur të dëshirojë. Meqë duhet ndonjë vlonjat, u kthyen Liçaj e Ardit Hoxhaj dhe ky i fundit është një zbulim, sepse nga mbrojtja në sulm kalon me një shpejtësi të admirueshme dhe gjithashtu di të pasojë e të shënojë.

Fitorja e madhe e Duros është që gjithë këta lojtarë, që nuk njiheshin me njëri-tjetrin, në pak javë i bëri ekip. Mund të quhet ekipi më i fortë fizikisht dhe më i zoti në lojën në ajër, por me një qarkullim topi të admirueshëm, siç u pa edhe ndaj Skënderbeut. Nëse pastaj në janar vjen ndonjë mesfushor cilësor, gjithçka do të jetë edhe më e bukur. Të shihje tifozët e Flamurtarit që duartrokisnin e festonin me lojtarët, pas Skënderbeut, do të thotë shumë. Rrallë në Vlorë të thonë “bravo” pas një barazimi, por të enjten të gjithë ishin dakord, ky Flamurtar më në fund është kthyer i bukur dhe i frikshëm. Meritë e Duros, një arkitekt i vërtetë, sepse misionin e ndërtimit të skuadrave nga zero e ka qejf, e ka bërë shpesh, nga Kavaja e deri te Partizani, me sukses.

NDREU DHE KRYEVEPRA KAMZA – Së pari, është vetëm fillimi, nuk duhet kaluar në eufori dhe në Kamzë kësaj i druhen më shumë. Megjithatë, si pa dashje, po u shket goja: Po sikur të shkojmë në Europë? E provoi Luftëtari sezonin e fundit, e meritonte plotësisht Europën, por nuk i eci mbarë, jo për faj të vet. Nga një debutuese te tjetra, por këtë radhë Kamza habit më shumë se Luftëtari, sepse Ndreu është detyruar ta ndërtojë skuadrën thuajse nga zero.

Erlis Frashëri, Leo Lelis, Mehmeti, Ymeraj dhe Rezi qëndruan nga sezoni i shkuar, ndërsa erdhën lojtarë ekspertë, nga Halilaj në portë, te Kuqi e Raçiç. Idrizaj e Fushtar përforcuan së tepërmi mbrojtjen, që është e dyta më e mirë në Superiore, Arrabal është një zbulim i bukur, por i pritshëm, sepse ishte titullar edhe në Qipro, Imeri është një goditje mjaft interesante dhe “qershia mbi tortë”, Sebino Plaku. Asnjë skuadër poshtë 3 ekipeve të kreut nuk ka një sulm kaq të kompletuar. Pyesni Partizanin: a do të ishte kriza kaq e thellë po të kishte pikërisht dyshen Plaku-Raçiç në sulm? Ah, po, harruam, i ka pasur. Nejse, histori tjetër ajo. Ndreu besoi verbërisht te dy sulmuesit e tij, i priti deri në orët e fundit të gushtit dhe u shpërblye. Të gjithë lojtarët ishin skeptikë në fillim, por pak nga pak e kuptuan se Ndreu, kryebashkiaku Mziu dhe presidenti Qarri, e kishin seriozisht, shumë seriozisht. Qeshëm të gjithë kur dëgjonim në verë Ndreun që deklaronte se synimi ishte gjashtëshja e parë, aq më shumë që Mziu fluturonte, duke thënë se do të rivalizonte Kukësin. Tani nuk po qeshim, Kamza është një model për t’u studiuar.

Ndërtimi i skuadrës nga zero është një bast shumë i rrezikshëm dhe jo i këshillueshëm në futboll, por nëse gjendet arkitekti i duhur, gjithçka është e mundur. Shihni Duron në Vlorë e Ndreun në Kamzë.

Blerim Jahaj

Duro projekton ndryshime në formacion
Pas barazimit me Kukësin Flamurtarin pritet të ketë ndryshime në formacionin titullar në takimin me korçarët. I pari lidhet me mungesën e Pollozhanit në mesfushë, ndërkohë rikthehet Sidibe, por stafi teknik dhe trajneri Duro janë duke menduar edhe ndonjë tjetër lëvizje, kryesisht më repartin e mesfushës. Gjatë miqësores me Apoloninë Duro i ka provuar në fushën e lojës të gjithë lojtarët që ka në dispozicion, duke parë gjendjen e secilit prej tyre. Në ditët në vijim do mund të shihet më qartë se si do ta rreshtojë skuadrën trajneri Duro ndaj Skënderbeut.

Formacioni ndaj Apolonisë (4-3-3)

Nurkoviç

Siljanovski     Bicaj      Jakovljeviç     Musta

Sidibe

Zhufo      Useini

Hoxhaj                                     Kamara

Bushiç

Duro: Nuk e kishim frikë Partizanin, e dija si do t’ia dilnim!
Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ka mposhtur Partizanin e tij. Pak i keqardhur, por shumë i lumtur për Flamurtarin e tij, që pak nga pak po nis të vrapojë, aq sa sheh pranë vendin e dytë.

“Nuk do doja të isha unë protagonist i humbjes së Partizanit, e them sinqerisht, por unë jam profesionist, do të bëj maksimumin për Flamurtarin. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, ndaj një rivali për titull në tre vitet e fundit, por duhet të jemi të sinqertë që nuk ka fituar me futboll cilësor deri tani, ndaj e kisha bindur skuadrën se mund të fitonte në Tiranë, ndaj një rivali që nuk ishte superior ndaj ne”, deklaroi Duro në “Gol pas goli” në Supersport.

“A jemi ne zëvendësuesi i Partizanit në treshen e kreut? Nuk e them dot, duhet ta thonë specialistët dhe gazetarët. Kemi bërë shumë mirë deri tani, por kampionati është i gjatë, duhet të jemi të përqendruar, për të arritur objektivat që ka skuadra.

“E njoh mirë Partizanin, sepse ka shumë lojtarë që i kam sjellë vetë. Sot përqendrova skuadrën tek eliminimi i Trashit dhe loja e Partizanit nuk ishte rentabël në përfundimet e aksioneve. Partizani është shumë i rrezikshëm në krahun e djathtë, por Hoxhaj dhe Musta ishin të shkëlqyer sot, sidomos në pjesën e dytë.

“Jam i kënaqur nga skuadra, sepse ka ekuilibër të jashtëzakonshëm, ndërsa shumë gola i kemi pësuar me 11-metërsh. Sot patëm momente ku u tërhoqëm dhe Partizani na rrezikoi, por dolëm mirë dhe në pjesën e dytë me hapësirat që patëm mund të shënonim sërish, me pak kujdes.

“Ardit Hoxhaj? Është pjesë e skuadrës, ka pasur dhe do të ketë minuta. U kam thënë të gjithë lojtarëve që do të kenë shansin e vet, edhe pse ka shumë rivalitet, kam 20 lojtarë shumë të mirë. Sot zgjodha Arditin, bëri gjithçka shumë mirë, si me golin, ashtu edhe me veprimet në krah, duke ndihmuar shumë në krah.

“Presion? E patëm sezonin e shkuar, kur rrezikonim rënien, ndërsa këtë sezon jemi shumë të qetë. Presidenti Idrizi nuk na ka vendosur asnjë objektiv, skuadra është e qetë. Nuk kemi asnjë objektiv të qartë, por oreksi vjen duke ngrënë”.