Dritan Dervishi

Dervishi: Partizanit i duhet merkato, te Skënderbeu surpriza nuk është në fushë, Tirana “qelbet nga koka”
Dritan Dervishi ka qenë drejtori i Partizanit dhe Kukësit në të shkuarën, ndërsa tashmë është një pjesëtar i klubit italian Hellas Verona. Edhe pse punon për një klub italian, ai është shpesh i pranishëm në impiantet shqiptare, ku vëzhgon nga afër talente, jo vetëm në vendin tonë, por dhe në Maqedoni dhe Kosovë, siç ai vetë e zbulon.

Si një njohës i mirë i Kategorisë Superiore, Dervishi flet pa doreza për “SportEkspres.com” duke analizuar me detaje disa nga skuadrat që ai ka punuar, por dhe që në futbollin tonë kanë jo pak histori. Drejtuesi i njohur tregon për kampionatin në tërësi, duke denoncuar një fenomen, që ndonëse nën zë është dëgjuar, ai nuk ngurron që ta tregojë. Nga mundësitë e Partizanit dhe ndryshimi këtë edicion, deri te hallet e Tiranës dhe situata te Kukësi e Skënderbeu.

Ish-drejtori i “të kuqve” jep dhe recetën për kryeqytetasit në merkaton e janarit, por në anën tjetër nuk i heq nga lista për titull as verilindorët e Gjicit, duke treguar se çfarë është bërë gabim që skuadra verilindore është disi pas ekipeve të tjera në klasifikim.

Në analizën e Dervishit nuk lihen jashtë as Shehi e Mema, të cilët këtë edicion kanë për detyrë që të bëjnë mirë me skuadra që kanë shumë histori, por për ta vlerësimi është maksimal, edhe pse janë në hapat e para si trajnerë.

INTERVISTOI: JURGEN ZELA

-Dervishi, po shohim një kampionat që po dhuron shumë rezultate surprizë në krahasim me dy edicionet e fundit, si ju duket ky sezon?

Më duket një kampionat nën nivelin e 4 viteve të fundit, por gjithmonë mbetet një kampionat i vështirë për të gjithë.

-Partizani me djem të rinj, por me një mentalitet ndryshe, kryesues por me këmbë në tokë, a mund të jetë sezoni i “demave”?

Mentaliteti i Partizanit ka qenë gjithmonë, tani kanë qetësin e duhur për të bërë mirë, por kampionati është i gjatë prandaj duhet të kenë kujdes nga vështirësitë që çdo javë sjell Superliga.

-Çfarë u duhet të kuqve në merkaton e janarit për të arritur te titulli që nga drejtuesit nuk përmendet?

U duhen tre lojtarë me eksperiencë, nga një në çdo repart. U duhet të mos humbin dëshirën për të luftuar në çdo ndeshje. Stafi teknik të përdorë të gjithë lojtarët që ka në dispozicion dhe gjithashtu të studiojë më shumë kundërshtarët. Për sa i përket titullit kampion Partizani e ka në ADN që të luftojë gjithmonë për titull, deri në pikën e fundit të kampionatit.

-Skënderbeu në luftë me UEFA-n, me skuadër të rinovuar por sërish në krye, mund të themi se eksperienca është faktori kryesor në Korçë?

Te Skënderbeu ka lojtarë që përbëjnë boshtin e skuadrës prej vitesh. Ata janë forca e skuadrës, por mos të harrojmë disa elementë të rinj dhe trajnerin Shehi, i cili e njeh më mirë se çdo njeri atë klub. Për mendimin tim ky trajner është surprize e këtij kampionati.

-Kukësi bëri shumë ndryshime në verë, por ka mbetur pas, çfarë nuk shkoi te kjo skuadër? E shihni pretendent për titull?

Kukësi ka humbur agresivitetin dhe entuziazmin që i jepte fusha në Kukës, por dhe merkatoja e bërë është jo në nivelet e këtij klubi, me lojtarë të nivelit të ulët për kampionatin tonë. Gjithsesi, duke njohur mirë klubin, them me siguri që Kukësi është pretendent për titullin, por duhet të ndërrojnë marsh.

-Tirana po vuan shumë, çfarë duhej bërë ndryshe te bardheblutë? Pse gjithë kjo rrëmujë te kjo skuadër?

Tirana ka një skuadër të mirë në përgjithësi dhe Mema është djalë me moral të pastër, i cili e dashuron atë klub dhe shumë i përgatitur nga ana profesionale, por aty problemet dhe stresi vijnë nga lart. Kush e njeh atë klub e di mirë ku qëndron problemi. Me siguri të plotë them që problemi nuk është as te lojtarët, as te tifozët dhe as te stafi teknik, por…

-Pjesa me e madhe e skuadrave këtë edicion u besojnë të rinjve, sa pozitive është kjo gjë dhe a mos kemi kaluar në një kapitull të ri mbase?

Mos harroni diçka futbolli jonë po kalon një krizë financiare të paparë. Vetëm disa presidentë kanë mundësi ekonomike të mbajnë një skuadër, te tjerët presin nga taksapaguesit. Prandaj, rruga e vetme për të dalë nga kjo situatë është rritja, zbulimi dhe aktivizimi i lojtarëve të rinj shqiptarë dhe nga vendet përreth. Presidentët duhet të kuptojnë që duhet të organizohen për t’i zbuluar këto të rinj dhe mos t’u besojnë disa menaxherëve sekserë që rrinë përreth tyre për t’i zhvatur. Ka ardhur momenti të punohet në mënyrë të programuar, pasi futbolli modern nuk toleron më gabime.

-Ju kë shihni si elemente premtuese që në të ardhmen mund të bëjnë mirë, ndonjë emër konkret ndoshta?

Elemente Shqipëria ka, por duhet t’i jepet besim dhe mos t’i pengojnë të paaftët që kanë mbushur klubet. Elementë premtues ka në çdo skuadër. Dua të veçoj Malën, Gripshin, Kallakun e disa të tjerë që luajnë rregullisht në Superiore.

-Të kujtojmë pak të shkuarën: Gurin e dërguat te Kukësi dhe kishit shumë besim te ai, sot luan në Belgjikë dhe me Kombëtaren, sa do të thotë kjo për ju?

Guri e njihja mirë që kur luante në Dibër, e kisha mbyllur me Marinin te Partizani, por kalimi im te Kukësi mundësoi dhe ardhjen e tij. Në fillim të gjithë ishin skeptikë, por Guri është djalë punëtor dhe pozitiv dhe kush ka këto dy kualitete e ka të sigurt të ardhmen. Unë paguhem për të bërë punën timen dhe dua të sjell lojtarë cilësorë për të bërë skuadra që të bëjnë krenar tifozët e tyre.

-Dervishin e kemi parë në shumë stadiume, e shihni si një opsion rikthimin si një drejtues në ndonjë klub, apo ndiheni më komod duke i ndjekur të gjitha skuadrat?

Për momentin nuk ka asnjë mundësi, pasi jam me Hellas Veronën, në një rol që më pëlqen shumë. Ne jemi profesionistë dhe po të më vijë një propozim serioz do ta mendoja, por e shoh të vështirë me krizën që po kalon Superliga. Superligën e shikoj të gjithën, ashtu siç ndjek dhe shumë kampionate, përfshirë kampionatin e Kosovës dhe atë të Maqedonisë.

Dervishi: Juliano i përgatitur, duhej edhe merkato shqiptare
Ish-drejtori i të kuqve: Çani dhe Sukaj do të bëjnë diferencën së bashku. Trajneri do të vuajë mosnjohjen e kampionatit shqiptar

Merkatoja e Partizanit ka qenë në krye të diskutimeve në këtë verë, dhe jo më kot. “Demat” kanë pasur “kapiten” të lëvizjeve “big” Luçiano Moxhin. Personaliteti i futbollit Italian nuk zhgënjeu, të paktën me emra jo, por se sa do të japin në fushën e lojës afrimet e bujshme të kryeqytetasve mbetet për t’u pare. I këtij mendimi është edhe ish-drejtori i të kuqve Dritan Dervishi. Ai ka analizuar merkaton e kuqe dhe ndër të tjera ka vlerësuar pozitivisht trajnerin që është vendosur në krye të pankinës Mark Juliano. Sipas tij, Juliano do të vuajë pak edhe faktin që nuk e njoh futbollin shqiptar dhe mendon se mund të bjerë në kontradikta me zëvendëstrajnerin Dalipi, kjo për faktin se ky i fundit ka shumë përvojë dhe ka idetë  e tij për futbollin. Sipas Dervishit, zëvendëstrajnerit të “demave” duhet t’i besohet ndonjë ekip i pare tashmë, pasi mund të ia dale mjaft mirë.

– A është e goditur merkatoja e Partizanit deri tani?

– Partizani ka investuar shumë në merkato. Lojtarëve të afruar duhet t’i lihet pak kohë që të ambientohen dhe duhen pare në vazhdim. Mendoj se La Kamera së bashku me Adorjan janë dy futbollitë të mirë. Besoj se Çani dhe Sukaj bashkë do të bëjnë diferencën duke luajtur së bashku. Megjithatë dhe rivaliteti do të jetë i ashpër. Kukësi ka bërë ekip të mire, ndërsa Skënderbeu është mire. Shitja e Latifit do t’i dëmtoj shumë.

– Partizani ka afruar vetëm lojtarë nga tregu i huaj, do të ndikojë kjo deri sa të përshtaten në futbollin shqiptar?

– Për mendimin tim, një lojtar i mirë nuk e vuan shumë përshtatjen. Ekuban, Torasa apo Filipe Gomesh nuk vuajtën aspak në këtë pjesë. Partizani duhej të afronte edhe ndonjë futbollist nga Superliga shqiptare. Batha, Trashi dhe nëse do të afrohej Hasani, do të ishte mesfusha më e mirë e Superligës.

– Lojtarët duken të kënaqur me Julianon, çfarë përshtypjesh keni për të?

– Nga bisedat që kam pasur me futbollistët e Partizanit, ata janë të kënaqur me Julianon. Ai është një trajner i përgatitur dhe punëtor, por do të vuajë. Një trajner që nuk ka mbrapa klubin do ta ketë të vështirë. E them këtë, pasi kush do të ia shpjegojë Superligën? Preiti nuk e njeh vetë.

– Harruat Dalipin…

– Nuk mendoj si ju. Dalipi e njeh mirë, por mendoj se mund të bëhet edhe pengesë. Ai ka idetë e tij për futbollin, pasi ka fituar përvojën e duhur se ka shumë vite si zëvendëstrajner. Dalipit duhet t’i besohet një ekip që ta drejtojë vetë. E ka fituar atë tagër tanimë.

– U largua Hakaj, ndërsa Bardhi, Fili, Jaupaj e ndonjë tjetër duken në hije. Po anashkalohen të rinjtë?

– Partizani ka afruar të rinj, madje edhe i ka stimuluar. Kujtojmë Ramadanin që fitoi formacionin dhe luajti mjaft mirë me të kuqtë. Formacioni nuk dhurohet, por duhet ta fitosh. Mendoj se Partizani i ka dhënë mundësi secilit, por edhe ata duhet t’i japin vetes.

– A fitohet titulli i shumëpritur sivjet?

– Nuk e di, ka konkurrencë të madhe. Presidenti Gjici ka investuar përsëri për të mbrojtur titullin dhe Takaj me Skënderbeun dihet se çfarë synimesh kanë.