drejtori

Nexhipi: Me Duron synojmë sukses, këtë merkato do vendosen shumë gjëra!
Pasi foli trajneri i ri i Kukësit, Shpëtim Duro, fjalën e mori drejtori i verilindorëve, Nderim Nexhipi. Ky i fundit falënderoi gazetarët e pranishëm në prezantimin e trajnerit kryeqytetas, si dhe iu përgjigj disa pyetjeve sa i takon të ardhmes se disa lojtarëve blu, si dhe merkaton në vazhdim:

TRAJNERI I RI – “Faleminderit që jeni këtu, në prezantimin e trajnerit të ri. Të gjithë e njihni Shpëtim Duron dhe eksperiencën e tij në futboll. I urojmë mirëseardhjen, urojmë të bëjmë me të mirën, në klubin që synon titullin dhe kupën. Kontrata është 1-vjeçare”.

RAMA – “Valdet Rama është më pushime. Është ende nën kontratë, ka ikur përkohësisht dhe e presim të kthehet. Jemi duke biseduar.

KONTRATAT – “Musolli ka pasur opsion rinovimi, nuk largohet. Shameti ka munguar gjatë për dëmtim dhe sapo është kthyer. Deri në fund të javës do të vendosen shumë gjëra për kontrata në skadencë. Ikonat e këtij klubi do të qëndrojnë”.

LEONIT ABAZI – “Këto dy ditë kemi humbur Rrumbullakut. E donim në ekip, por ai kërkon të provojë diçka të re jashtë vendit. Për emrat e tjerë në ditët e ardhshme do të shohim. Rolet dihen pak a shumë, nuk do ketë shumë ndërhyrje. Me trajnerin e ri do ulemi e diskutojmë për të ardhmen, pasi është ende herët që ta pyesni për skuadrën.

KORDEIRO – “Çdo lojtar që përforcon një rival është një asist, në thonjëza. Nuk arritëm të rinovonim, por kemi marrë Gavazaj dhe pastaj Dakun në sulm. Me 2-3 afrime do jemi gati të rivalizojmë për titull”.

PORTA – “Për momentin kemi 3 portierë. Me Frashërin do ulemi të flasim për rinovimin e mundshëm”.

NDRYSHIMET E SHUMTA NË STOL – “Asnjëherë nuk është e lehtë, as për presidentin, por shpresojmë të kemi sukses”.

Firat e mbyll me Vllazninë: Deri më tani, askush nuk më ka kontaktuar
Vllaznia siguroi ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar sezonin e shkuar dhe te skuadra shkodrane, kanë filluar të bëjnë planet pa drejtorin Engin Firat. Këtij të fundit i ka mbaruar kontrata me Vllazninë dhe dëshiron të qëndrojë në Shqipëri, por në rast se nuk ka ndonjë ofertë, do të rikthehet në Turqi.

Engin Firat, ish-drejtori sportiv i Vllaznisë, foli për RTSH Sport në lidhje me të ardhmen e tij, ku u shpreh: “Për momentin është një situatë e thjeshtë, më ka përfunduar kontrata. Askush nuk më ka kontaktuar. Jam njësoj si lojtarët, nëse je i lirë flet me këdo. Nëse kontrata të përfundon, çdo gjë mbaron këtu.

Nuk kam pasur asnjë kontakt me klube shqiptare. Nuk kthehem në Turqi me 99%, do shoh ofertat dhe më pas do të vendos”, përfundoi drejtori turk.

Rama: Nuk flas për merkaton, lojtarët ta shijojnë këtë sukses
Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama, foli për emisionin Gol pas Goli në Supersport, ku u shpreh:

PARTIZANI – “Falëminderit për fjalët e mira, por unë besoj se erdha në një klub me shumë traditë dhe ku pjesa më e madhe e punës ishte bërë. Me ndihmën e presidentit dhe me të stafit, kurorëzuam një sukses që kishte kohë për të cilin punohej”.

PUNA E BËRË – “Partizani është një klub i madh dhe me të gjithë vështirësitë që mund të kesh, ka suport të madh nga njerëzit. Humbje do të ketë gjithmonë, por rëndësi ka si ngrihesh pas humbjes. Sado të bëjmë ndryshime të mëdha në ekip, parësore për ne ka qenë të instalojmë një skuadër një frymë besimi dhe të jemi sa më të afërt me njëri-tjetrin”.

BESIMI PËR TITULLIN – “Nuk ka mbaruar akoma kampionati, pasi ka dhe tre ndeshje. Duhet të japim maksimumin tonë, ta ngrejmë trofeun kundër Gjirokastrës. Unë e kam kuptuar potencialin e ekipit në ndeshjen kundër Mariborit. Ju mbase nuk e besoni, por humbja aksidentale në Korçë në javën e parë, ekipi tregoi që ishte në rrugën e mbarë”.

MERKATO – “Mua nuk më intereson farë tani për tani sezoni i ardhshëm. Për momentin, dua të shijoj fitoren e sotme. Se sa % e ekipit do të rikonfirmohet, ende nuk ka ardhur në axhendën time. Preferoj të punoj me lojtarët që kam, por aty ku do të jetë nevoja, do të ndërhyjmë në merkato, si për Champions League, ashtu dhe për sezonin e ardhshëm”.

EKIPI – “Unë nuk i ndaj lojtarët, pasi i gjithë ekipi punon që të shkojë te goli. Megjithatë, ata që shënojnë marrin merita më të mëdha. Falënderoj Shkodrën, pasi na ka dhënë dy fitore në derbi. Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të shikoni seriozitetin e Partizanit. Futbolli luhet me karakter dhe këta çuna që janë këtu, e kanë kuptuar që ndeshjet nuk fitohen ditën e diel, por gjatë gjithë javës.

Rama: Rexhepi i shkëlqyer, nuk i shoh kundërshtarët
Edhe drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, foli pas ndeshjes kundër Skënderbeut, ku u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjen e “Demave” në këtë ndeshje. Gjithashtu, Rama tha se ardhja e re, Rexhepi bëri një ndeshje shumë të mirë dhe i ka shtuar shumë kualitet skuadrës. Në fjalën e tij për “Supersport”, Rama tha:

“Fitorja në Korçë, ka bukurinë e vet. Unë gjithmonë e kam thënë se nuk i shoh ekipet tjera, ndoshta i shoh në 2-3 javët e fundit. Lufta jonë është me veten tonë, që të përmirësohemi dhe të bëjmë diçka ndryshe.

Gjëja që pashë ka qenë dëshira e djemve për tu përmirësuar, fakti që janë të vetëdijshëm që kanë një ekip të mirë. Mendoj se kjo ishte dhe një nga arsyet që fituam. Terreni nuk na ndihmoi dhe bëri që të mbrohemi më shumë dhe të sulmojmë me kundërsulme. Shënuam shumë shpejt dhe kjo gjë na ndihmoi.

Blerjet e reja do të luajnë atëherë kur ta meritojnë. Jam shumë i kënaqur me Rexhepin dhe mendoj se është një prurje shumë e mirë për ekipin tonë”,- u shpreh Rama.