Dosti

Tifozë specialë për Laçin, dy “ish”-ët në tribunë
Përballja e Laçit me Hapoel Ber Shevën ka tërhequr interesin e shumë sportdashëve dhe tifozëve të klubit kurbinas. Në shkallët e stadiumit ka pasur një takim interesant midis Edmond Dostit dhe Besnik Prengës.

Prenga ish-sulmuesi i Partizanit dhe Dosti “sh-sulmues i Laçit kanë bërë një bisedë në prag të takimit. Vlen për t’u përmendur që një vit më parë Bensik Prenga ishte trajneri i Laçit në kualifikueset e Europa League, ku kurbinasit befasuan duke eliminuar qipriotët e Anorthosis Famagusta pas fitores 1 – 0 në Shqipëri.

Dosti: Partizani superior, duhen 3-4 lojtarë për në Champions
Edmond Dosti, ish-futbollist i Partizanit, foli për “RTSH Sport”, ku i thuri elozhe presidentit Demi dhe trajnerit Gega, si dhe sugjeroi se “Demave” iu duhen edhe 3-4 përforcime për të ecur sa më shumë në Champions League:

“U nisa nga Austria për derbin, është më i bukuri në botë për mua. Kam menduar gjithë rrugës që të fitonim dhe të merrnim titullin. Atmosfera dhe loja e bukur bëri që të vlente gjithë ajo sakrificë. Kritikat kanë qenë të drejta. Dua ta falënderoj presidentin Demi, pasi i ka vlerësuar. Ardhja e Gegës krijoi atmosferën dhe skuadrën për të arritur suksesin e pritur prej 26 vitesh.

Kohët janë ndryshe, atëherë ishim më të vuajtur. E përbashkëta është fanella dhe respekti. Nga viti 1946 është një nga skuadrat më të mira. Grupi i Partizanit ishte më i miri. Nga fillimi deri para derbit e kanë justifikuar veten, kanë qenë superiore ndaj gjithë ekipeve të tjera.

Profesori dhe drejtuesit e dinë shumë mirë çfarë të bëjnë. Do sugjeroja të merrnin 3-4 lojtarë të mirë për të mirën e klubit në Champions. Kjo është në të mirë të klubit. Edhe çmimet e lojtareve do të rriteshin nëse ka ecuri të mirë”, përfundoi Dosti.

Teuta e pushoi nga puna, Albi Dosti gjen ekip të ri
Albi Dosti e nisi sezonin te Teuta dhe ishte ndër më pozitivët, në 8 ndeshje që luajti, por humbja në Lushnje bëri që të shpërthente furtuna dhe trajneri Gugash Magani “flijoi” pikërisht mesfushorin durrsak, duke e përjashtuar nga skuadra.

Megjithatë, 26-vjeçari nuk është ankuar publikisht dhe është larguar pa krijuar polemika, ndërsa ka marrë dokumentacionin. Dosti është mjaft i vlerësuar në treg dhe “Sport Ekspres” zbulon se tashmë ka gjetur edhe klubin e tij të ri.

Bëhet fjalë për Kukësin, që menjëherë është aktivizuar, sapo është publikuar lajmi i largimit të Dostit nga Teuta. Mesfushori konfirmon për gazetën se ka gjetur marrëveshjen me presidentin Safet Gjici ddhe do të dalë sot pasdite në stërvitje, në Pezë-Helmës.

Një përforcim mjaft cilësor për Kukësin, që shton alternativat në mesin e fushës, me një futbollist që e njeh mirë, sepse Dosti ka luajtur me Kukësin edhe në sezonin 2014/2015, ku në fakt nuk pati shumë hapësirë dhe sezonin pasardhës shkoi në Bullgari.

Albi Dosti shijon ringjalljen: Kam humbur dy vite
Është vetëm 26 vjeç, por ka një CV mjaft të pasur, aq sa ka provuar Superioren, kampionatin bullgar dhe atë kroat, ndërsa ka luajtur edhe në kupat e Europës dhe ka veshur edhe fanellën e kombëtares. Albi Dosti ka qenë një ndër premtimet e mëdha të futbollit shqiptar, por në vitet e fundit kishte humbur rrugën, duke vendosur të kthehet këtë sezon te Teuta, ku e ka nisur shkëlqyeshëm. Duke folur për emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, mesfushori e pranon se karriera e tij nuk ka ecur ashtu si duhej: “Këto dy vitet e fundit kam pasur rënie në karrierë, të jem i sinqertë. Teuta më ka dhënë mundësinë të bëhem pjesë e këtij projekti dhe duhet të jem i kënaqur që jam pjesë e formacionit”.

Tani Dosti bën sërish liderin në shtëpinë e vet dhe fitorja e fundjavës së shkuar në Shkodër e sheh Teutën e tij në krye: “Kishim bërë llogaritë tona dhe kemi punuar seriozisht gjatë verës. Kishim kalendar të favorshëm, e nisëm brenda. E kishim menduar që të fitonim në ndeshjet e para. E prisnim që do të ishte një ndeshje e vështirë në Shkodër, pasi. Ishim më mirë fizikisht se nga Vllaznia. Ata janë grumbulluar pak më vonë. Ne kemi dy muaj që po punojmë.

Dosti ka komentuar edhe barazimin mes Partizanit e Kukësit: “Partizani u tregua ndoshta më shumë seç duhet i kujdesshëm, duke menduar se goli do vinte me kalimin e minutave. Kukësi nga ana tjetër ishte i vendosur mirë dhe rezultati është më se i drejtë. Na favorizon ky rezultat dhe e prisnim”, u shpreh mesfushori, i cili ka një batutë për autorin e golit të fitores në Shkodër, Arbër Çyrbjen: “Çyrbjes i them të besojë në aftësitë e tij, pasi ka aftësi që i kanë shumë pak lojtarë në Superiore. Duhet të ulë kokën e të punojë. A kënaqem që shënoi një durrsak? Normalisht, por të gjithë kënaqemi kur shënon çdokush në ekip”.