Dita

Dita: Ky është Skënderbeu që presin të gjithë, ja pse kemi lënë shumë pikë
Bruno Dita ishte njeri që vendosi sfidën kundër Kukësit, pasi me golin e tij që në minutën e katërt i dha fitoren Skënderbeut. Mesfushori i “Ujqërve” foli pas ndeshjes për “Supersport”, ku analizoi sezonin e Skënderbeut deri më tani, ndeshjen kundër Kukësit dhe preku objektivat e mbetura:

“Jemi rikthyer ai Skënderbeu që të gjithë presin. Mendoj është rikthyer agresiviteti. Te humbjet që pësuam, nuk ishim agresivë, por në dy ndeshjet e fundit kemi bërë shumë mirë. Goli kundër Kukësit? Nuk e di, mbase më ngjit ngjyra blu (qesh).

Kishim dhe mungesë fati, pasi njëherë në vinin ekipet në portë dhe na ndëshkonin. 100% ishte vetëm mungesë fati. Në këto dy ndeshje, është rikthyer Skënderbeu që të gjithë presin, të paktën korçarët.

Ne gjatë gjithë javës stërvitemi për dy module. Duhen dhe lojtarët që të ambientohen. Është e vështirë për lojtarët që të ambientohen gjatë lojës për skema të ndryshme, prandaj ne punojmë shumë në të gjitha stërvitjet.

Ne kemi objektivat tona dhe skuadrat e tjera nuk na interesojnë. Ne kemi lënë shumë pikë dhe duhet të rikuperojmë. Llogaritë bëhen, por le të dali si të dali. Ne shohim ndeshjet tona. Ka ndeshje shumë dhe çdo gjë është e arritshme. Siç na ndodhi neve me humbjet rresht, mund t’i ndodhi dhe skuadrave të tjera, prandaj ne besojmë”, tha Dita.

Dita: Kemi harruar të shënojmë, tani Partizani është shumë larg
Mesfushori i Skënderbeut, Bruno Dita ka pranuar se blerjet e reja të skuadrës nuk janë ende gati dhe se do të duhet ende kohë që skuadra të jetë e kompletuar. Gjithashtu, Dita preku dhe titullin kampion, ndeshjen e kaluar kundër Kastriotit dhe takimin në shtëpi përballë Laçit ditën e hënë:

NDESHJA KUNDËR KASTRIOTIT – “Do të thosha se ishte një ndeshje “jo” për ne. Po krijojmë raste dhe lojë, nuk e di pse janë këto rezultate negative”.

LAÇI – “Normalisht, Laçi është një ekip i mirë dhe për tu vlerësuar. Ne do të bëjmë maksimumin për të fituar. Shpresoj të bëjmë më mirë se ndeshjet e tjera, në të gjitha aspektet. Duhet të finalizojmë në mënyrën e duhur, pasi po na mungojnë golat”.

ARDHJET E REJA – “Akoma nuk janë gati. Duhet dhe pak kohë që lojtarët e ardhur të ambientohen dhe të vijnë në momentin e duhur”.

RENDITJA – “Kampionati është i gjatë, por 13 pikë larg Partizanit janë shumë. Gjithsesi, mbetemi optimist për një mbyllje siç duhet të sezonit”,- u shpreh Dita.

Kukësi dhe Skënderbeu bëjnë “llogaritë”, nëntë të rrezikuar
Ndeshja e parë e javës së 16-të do të jetë ajo mes Kukësit dhe Skënderbeut. Superfida e kësaj jave do të luhet në Kamzë, me verilindorët që do të kërkojnë fitoren e parë ndaj skuadrave pretendente. Do të jetë një kalendar i vështirë për Kukësin, që menjëherë pas Skënderbeut do të takohet me Partizanin. Cungu shpesh ka veçuar se ka probleme me alternativat dhe lojtarët duhet të bëjnë kujdes për takimin e ardhshëm.

Shameti, Dzaria, Rexhinaldo dhe Shkodran kanë nga tre kartonë dhe nëse do të ndëshkohen nesër javën e ardhshme do të jenë të detyruar që ta ndjekin takimin me kryesuesit nga tribuna. Në këtë pikë Skënderbeu rrezikon akoma dhe më shumë.

Korçarët kanë plot 5 lojtarë që rrezikojnë të humbasin ndeshjen e javës së ardhshme. Aliti, Abazi, Demte, Dita, Bregu kanë të gjithë nga 3 kartonë dhe një ndëshkim në sfidën e Kamzës ndaj Luftëtarit nuk do të jenë në fushë. Një ndeshje e madhe, por që do kujdes. Kjo gjë mund të privojë disi lojën e fortë, sidomos te Kukësi, pasi askush nuk do të humbasë ndeshjet e mëdha.

Dita humbet dhe Beogradin, rikthehet Marko Radas
Mesfushori ka dëmtuar kaviljen dhe veç Luftëtarit në kampionat, me shumë mundësi nuk luan as në Europa League. Por kthehen Radas, Gavazaj, Sahiti dhe Nespor

Leonard Trebicka

Skënderbeu arriti një fitore bindëse në Durrës. Përmbysi disavantazhin e pjesës së parë të Teutës dhe shënoi 4 herë në portën e saj, duke marrë fitoren e 6-të në kampionat. Kryeson me 3 pikë para Kukësit të vendit të dytë, ndërkohë që në fundjavë pret Luftëtarin në Korçë. Trajneri Daja dhe stafi i tij javë pas jave po përballen me dëmtime të shumta, që vijnë nga ngarkesa me ndeshje e Skënderbeut, në kampionat dhe Europa League. Në ndeshjen e fundit ndaj Teutës mungonin 5 lojtarë. Edhe pse skuadra juglindore ka një grup të plotë për të përballuar të 3 kompeticionet, lodhja është prezente te të gjithë lojtarët dhe dëmtimet krijojnë probleme. Radas, Sahiti, Nespor, Nimaga dhe Gavazaj nuk ishin të gatshëm për Skënderbeun në Durrës, megjithatë skuadra ia doli të merrte 3 pikët. Një ditë pas asaj transfertë vijnë lajme të mira dhe të këqija në kampin korçar. Mungesa mbi një javë e Bruno Ditës shqetëson jo pak, por gradualisht duket se po rikthehen disa lojtarë, të cilët konsiderohen titullarë. Të shtunën, ndaj Luftëtarit, trajneri Ilir Daja do ta ketë disi më të plotë grupin. “Sport Ekspres” ka  mësuar gjendjen e momentit për të gjithë futbollistët, të cilët kanë pasur probleme dëmtimi.

RADAS – Një nga titullarët e padiskutueshëm të Skënderbeut, Marko Radas, mungoi në ndeshjen e së hënës në Durrës. Kroati u dëmtua ndaj Partizanit të Beogradit, kur u detyrua ta linte fushën pas 30 minutash. Pas rezonancës që kreu në kryeqytet, u duk se dëmtimi në gju, ku ai kishte marrë një goditje, ishte serioz, por nuk ka rezultuar i tillë. Radas mungoi ndaj Teutës, por lajmi i mirë është se mbrojtësi sot do të rikthehet në fushë. Edhe dje Radas ka kryer terapi me stafin mjekësor, ndërsa mjeku Jorgo Pantazi ka sqaruar se nga sot Radas do të bashkohet me skuadrën dhe deri në fundjavë do të jetë 100% gati. E vetmja dilemë është nëse trajneri Daja do ta hedhë në fushë nga minuta e parë atë apo jo. Gjithsesi, rëndësi ka që Radas është gati.

GAVAZAJ – Një tjetër futbollist, i cili po i mungon prej javësh  Skënderbeut, është kosovari Enis Gavazaj. Që më 28 shtator Enisi nuk ka luajtur asnjë ndeshje. Jang Bojs ishte takimi i fundit për mesfushorin, i cili u dëmtua në fytyrë dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale iu deshën disa javë të rikthehej. Pas një muaji ka ardhur momenti që Enis Gavazaj të jetë i gatshëm për trajnerin Daja. Në stërvitjen e sotme, sipas stafit mjekësor, Gavazaj do të jetë gati dhe kjo do të thotë se në ndeshjen me Luftëtarin stafi mjekësor e llogarit në dispozicion. Nëse luan, Gavazaj do të vendosë maskë në fytyrë. Edhe ky është një tjetër rikthim i madh te Skënderbeu.

NESPOR – Çeku Martin Nespor duket se ka “humbur”, pasi ka disa ndeshje që nuk shihet as në stolin e rezervave. Sulmuesi erdhi në Korçë si blerja më e bujshme e Skënderbeut, por edhe në 7 javët e para të kampionatit ka luajtur vetëm 4 minuta. Kohët e fundit Nespor pati disa probleme me shpinën dhe u detyrua të largohej për në Gjermani, ku kreu një terapi speciale. Ka disa ditë që është rikthyer dhe nga sot edhe ai do të bashkohet me grupin. Megjithatë, ende nuk mund të thuhet se kur trajneri Daja do t’i besojë një vend titullari. Ndaj Luftëtarit do të jetë në dispozicion të stafit teknik.

NIMAGA – Tjetër lojtar që mungoi edhe në Durrës është Bakari Nimaga. Mesfushorit nga Mali i është dashur kohë për rikuperimin e një dëmtimi në kavilje dhe tashmë është gati për t’u bashkuar edhe ai me grupin. Nimaga, ashtu si dhe Gavazaj, u dëmtua në momentin e tij më të mirë. Lojtari nga Mali ishte në formë të shkëlqyer gjatë ndeshjeve europiane dhe ka disa javë që i mungon Skënderbeut. Sot edhe ai do të stërvitet me grupin, por normalisht duhet pak kohë që të kapë formën optimale.

SAHITI – Kosovari erdhi në merkaton e verës te Skënderbeu dhe ka luajtur vetëm 119 minuta me fanellën bardhëkuqe në kampionat. Sahiti ka luajtur edhe në Europa League, por pësoi një dëtimm që e ka mbajtur jashtë fushave. U rikuperua disa ditë para ndeshjes me Teutën, por sërish ndjeu shqetësime dhe mbeti jashtë skuadrës edhe për transfertën e Durrësit. Edhe mesfushori i krahut mund të llogaritet në forcë, pasi tashmë është nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

DITA – Mes lajmeve të mira për rikthimin e disa lojtarëve titullarë, ka edhe një lajm të keq. Bruno Dita do t’i mungojë Skënderbeut në ndeshjen e radhës në kampionat, por edhe në transfertën e Beogradit në Europa League. Mesfushori e nisi si titullar ndeshjen e fundit në Durrës, por trajneri Daja e zëvendësoi që në pjesën e parë me Osmanin, sepse ai pësoi një dëmtim. Dita ka marrë një goditje në kavilje dhe do të qëndrojë minimumi një javë larg fushave. Kjo do të thotë që Dita ka humbur jo vetëm Luftëtarin këtë fundjavë, por rrezikon edhe Partizanin e Beogradit më 2 nëntor. Do të stërvitet individualisht një javë dhe më pas i duhen disa ditë të tjera për të arritur formën e duhur para se të jetë 100% gati.

Vjen prezantimi, Bruno Dita bëhet “korçar”
Skënderbeu ka nisur punë me ritme frenetike, sepse pasi prezantoi Donjet Shkodrën, tashmë e ka radhën Bruno Dita.

Mesfushori kishte ditë që ishte në kontakte me klubin korçar, por edhe klube të tjerë. Megjithatë, dje arriti marrëveshjen zyrtare me juglindorët dhe pranoi për “Sport Ekspres” se zgjodhi Skënderbeun pikërisht për faktin se drejtuesit e klubit korçar këmbëngulën gjatë për ta bindur.

Tani 24-vjeçari ëshytë prezantuar dhe ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, një investim i rëndësishëm i Skënderbeut, që mendon edhe për të ardhmen.

Dita firmos dhe prezantohet sot: Ja pse zgjodha Skënderbeun!
Leonard Trebicka

Intervistën e parë dhe ekskluzive, ashtu si Donjet Shkodra, mesfushori Bruno Dita e ka dhënë për “Sport Ekspres”. Në seancën e pasdites kryeqytetasi do të jetë nën urdhrat e Dajës, pasi të ketë bërë prezantimin si bardhekuq. Prej disa ditësh, bashkë me familjen, Dita po kalonte pushimet në Antalia dhe sot, në orët e para të mëngjesit, është nisur drejt Sllovenisë. Ai është blerja e dytë e verës për Skënderbeun dhe shprehet shumë i emocionuar për zgjedhjen që ka bërë. Ja intervista e plotë e 24-vjeçarit:

– Dita, kur do të prezantoheni me ekipin tuaj të ri në Slloveni?

– Jam në Turqi prej disa ditësh, pasi pushova gjatë kësaj periudhe me familjen time. Në mesnatë do të nisem për në Slloveni dhe gjatë paradites besoj se do të jem pranë ekipit tim të ri, ku do të bëj fillimisht prezantimin.

– Si ndjeheni tani që jeni pjesë e Skënderbeut dhe përse zgjodhët pikërisht këtë ekip?

– Ndjesia është shumë e mirë. Këto vitet e fundit dhe këtë nuk e them vetëm unë, Skënderbeu është skuadra është më e mirë në futbollin shqiptar. Dhe tashmë unë ëndrrën e bëra realitet, pasi jam pjesë e tij. Zgjodha të jem pjesë e Skënderbeut, duke parë edhe këmbënguljen e drejtuesve të tij. Patjetër që edhe dëshira ime e madhe bëri të zgjidhja këtë ekip.

– Sa njohje ka Dita për Skënderbeun dhe për futbollistët e tij?

– Shpresoj shumë të gjej një ambient të mirë dhe të këndshëm për të punuar. Sigurisht, te Skënderbeu kam edhe shumë shokë dhe shpresoj të ambientohem shumë shpejt. Mezi po pres që nesër (sot) të jem në Slloveni me Skënderbeun.

– Para se të vendosnit përfundimisht për të qenë pjesë e Skënderbeut, e morët parasysh konkurrencën dhe i trembeni asaj?

– E di shumë mirë që ka konkurrencë, por çdo futbollisti kjo gjë i bën mirë. Edhe mua më bën shumë mirë, që të jem në një ekip me konkurrencë, sepse kështu rritem profesionalisht. Edhe për këtë arsye zgjodha të vishem bardhekuq. Nuk i trembem aspak dhe do të bëj ç’është e mundur për të dhënë maksimumin tim, në mënyrë që ekipi të arrijë objektivat.

– Skënderbeu luan në Europa League. Si e mendoni përfaqësimin e tij në Europë?

– Shpresoj ta përsërisim suksesin e dy viteve më parë, pasi ishte diçka e bukur, që bëri krenarë gjithë shqiptarët. Sigurisht, këtë herë është e vështirë, pasi duhet të kalojmë 4 ture, por asgjë nuk është e mundur. Do ta provojmë deri në fund.

– Cilat janë marrëdhëniet tuaja me trajnerin Daja, po me presidentin Takaj?

– Me trajnerin Ilir Daja kam punuar edhe më parë dhe kam respekt shumë të madh për të si njeri në radhë të parë dhe më pas si trajner. Me presidentin Ardjan Takaj njihem gjatë këtyre viteve të fundit, por do ta njoh më shumë tani që jam pjesë e Skënderbeut të tij.

– Nesër, kur të jeni pranë ekipit në Slloveni, me kë do të donit ta ndanit dhomën?

-(Qesh) Për momentin nuk e di, pasi ekipi ka shkuar tashmë atje.  Dua të them se rri me të gjithë, pasi pjesën më të madhe i njoh. Nuk ka individë, por ka grup, ka një skuadër.

– Së fundi, cili është premtimi i Ditës për “ujqërit e dëborës”?

– Kam një premtim, jo vetëm për “ujqërit e dëborës”, por për të gjithë ata që më besuan; do të jap maksimumin për t’i bërë të lumtur tifozët, duke arritur objektivat madhorë që ka ky klub i madh.

Shkodra e Dita: Zgjodhëm Skënderbeun sepse Partizani u vonua
Dy dëshira të Partizanit kanë qenë Bruno Dita dhe sidomos Donjet Shkodra. Mesfushori i Flamurtarit është monitoruar me vëmendje nga ana e drejtuesve dhe stafit teknik të të kuqve. Futbollisti është tentuar që në janar dhe madje pjesëtarë të stafit drejtues të “demave” e cilësonin si një lëvizje të mbyllur afrimin e futbollistit me Partizanin. Kur e gjithë merkatoja e kryeqytetasve është e përqendruar jashtë kufijve dhe përtej Adriatikut, tashmë brenda vendit “demat” po shohin t’i humbin objektivat një e nga një. Skënderbeu ka zyrtarizuar Donjet Shkodrën, që ka pranuar se ka pasur bisedime me Partizanin, po ashtu Bruno Ditën, që ka pranuar gjithashtu për “Sport Ekspres” se ka qenë në dilemë për të ardhmen e tij, edhe për faktin se ka pasur kontakte me kryeqytetasit.

SHKODRA – Mesfushori ka mbyllur kapitullin me Flamurtarin dhe për shkak të problemeve të shpeshta nuk ka dashur të mbetet pjesë e vlonjatëve. Në kushte të tilla, ai ka studiuar ofertat më të mira dhe tratativat më serioze për të. Skënderbeu ka qenë më komunikues dhe më bindës për Shkodrën. Kjo ka ndikuar që të afrojë lojtarin me klubin korçar. Sipas mesfushorit, Partizani ka hezituar dhe të kuqtë nuk ishin të qartë në ofertën e tyre. “Skënderbeu m’i plotësoi të gjitha kushtet dhe kërkesat e mia. Partizani nuk më bëri një ofertë konkret. Prandaj zgjodha korçarët”, – tregon Shkodra.

DITA – Mbrojtësi zyrtarizoi largimin nga skuadra e Teutës. Menjëherë në garë për të u futën skuadrat kryesore të Superligës. Partizani dhe Skënderbeu nisën sprintin final dhe në fund janë përsëri korçarët që e fitojnë në finale. Dita ka preferuar të zgjedhë Korçën përpara Partizanit. “Zgjodha Skënderbeun sepse korçarët insistuan më shumë”, – shprehet Dita për “Sport Ekspres”.

Dita është i Skënderbeut
Bruno Dita është një futbollist i Skënderbeut.

24-vjeçari nga Tirana, pjesë e Teutës prej 3 sezonesh, i ka dhënë fund aventurës në bregdet, ndërsa tashmë ka gjetur klub të ri.

Kanë qenë 3 vite shumë pozitivë për Ditën, që edhe te Besa kishte shkëlqyer për dy sezone, para transferimit te Teuta. 81 ndeshje në 3 sezone, 10 gola në Superiore për durrsakët, duke luajtur herë në mbrojtje e herë në mesfushë, ndërsa këtë sezon ishte i pafat edhe me dëmtimet.

Tani menaxheri Elton Marini ka gjetur marrëveshjen me Skënderbeun dhe nga informacionet e Sport Ekspres bëhet fjalë për një kontratë të shkëlqyer, me 3000 euro në muaj.

Edhe Bruno Dita përshëndetet me Teutën
Largohet një tjetër emër i njohur nga Teuta dhe pas kapitenit Rustem Hoxha, e ka radhën Bruno Dita që të përshëndetet me durrsakët.

24-vjeçari nga Tirana, pjesë e Teutës prej 3 sezonesh, i ka dhënë fund aventurës në bregdet, ndërsa tashmë do të kërkojë një klub të ri.

Kanë qenë 3 vite shumë pozitivë për Ditën, që edhe te Besa kishte shkëlqyer për dy sezone, para transferimit te Teuta. 81 ndeshje në 3 sezone, 10 gola në Superiore për durrsakët, duke luajtur herë në mbrojtje e herë në mesfushë, ndërsa këtë sezon ishte i pafat edhe me dëmtimet.

Në rrjetet sociale Dita ka postuar një letër të hapur për klubin, shokët e skuadrës dhe tifozët:

Faleminderit “KS TEUTA”.

Faleminderit dhe mirënjohje të gjithëve për përkrahjen dhe mbështetjen që më keni dhënë këto vite, duke filluar nga presidenti, shefi i klubit, trajnerët dhe shokët e ekipit…dua të falënderoj tifozerinë durrsake, në veçanti Djemtë e Detit, që me brohorimat tuaja me bëtë te ndihesha njëri prej jush…

Kalova 3vite te bukura aty, si mund t’iu harroj kur në Durrës njoha shokë e miq të mirë, njerëz qe do t’i kujtoj gjithmonë dhe ruaj respektin maksimal…

Faleminderit familja e madhe TEUTA…Forca TEUTA!

Faleminderit “KS TEUTA” Faleminderit dhe mirenjohje te gjitheve per perkrahjen dhe mbeshtetjen qe me keni dhene keto vite duke filluar nga presidenti, shefi klubit, traineret dhe shoket e ekipit…dua te falenderoj tifozerin durrsake, ne vecanti DeD qe me brohorimat tuaja me bet te ndihesha njeri prej jush… kalova 3vite te bukura aty, si mund tju harroj kur ne Durres njoha shoke e miq te mire, njerez qe do ti kujtoj gjithmone dhe ruaj respektin maksimal… Faleminderit familja e madhe TEUTA…Forca TEUTA???

A post shared by Bruno Dita? (@bruno_dita) on <time style="font-family: Arial,sans-serif; font-size: 14px; line-height: 17px;" datetime="2017-06-01T12:38:54+00:00">Jun 1, 2017 at 5:38am PDT</time>