Denis Cani

Dyshimet për dëmtimin, menaxheri Cani: Kombëtarja, e shtrenjtë për Malën!
Esat Mala është kthyer në një çështje, pasi dyshohej se nuk ka dashur të luajë në takimin kundër Andorrës me Shqipërinë U21. Gjithsesi ai nuk u përfshi në ndeshjen e Partizanit kundër Kukësit, duke bërë që gjithçka të sheshohet këtu në njëfarë mënyrë. Një qëndrim mbi atë që tha Alban Bushi, trajneri i të rinjve kuqezi, e ka mbajtur menaxheri i Malës, Denis Cani.

“Gjej rastin të bëj një qëndrim zyrtar në lidhje me deklaratën e fundit të trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushi, sa i takon lojtarit që unë përfaqësoj, Esat Malën. Mala ka pësuar një dëmtim një ditë përpara ndeshjes ndaj Andorrës dhe, pas vëzhgimit nga ana e mjekëve të Kombëtares, u përcaktua inflamimi i tendinës së kuatricepsit dhe për arsye objektive, mjekët dhe lojtari vendosën që të mos rrezikojnë me situatën e krijuar.

Esat Mala është një lojtar, i cili e ndjen shumë fanellën e Kombëtares dhe ka këmbëngulur për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi, pavarësisht se ka pasur opsione të tjera. Askush nuk mund të vërë në dyshim profesionalizimin e tij dhe ndjenjat e tij. Kombëtarja është gjëja më e shtrenjtë për Malën, por tani jemi të fokusuar tek ëndrra e madhe e quajtur Partizani”, shkruan menaxheri Cani.

ÇFARË THA BUSHI – “Mala ka qenë i dëmtuar në gju. Unë do ndjek atë dhe dy tre lojtarë të tjerë këtë javë nëse do të luajnë, pasi me ekipin kombëtar A ose U21 nuk mund të bësh shaka, kur vjen aty duhet të japësh maksimumin. Nëse një lojtarë është i dëmtuar me ekipin kombëtar gjatë ditës së martë e të mërkurë, ndërsa ditën e premte jep 100% e tij, atëherë është shumë e vështirë që të jetë përsëri pjesë e kombëtares.

Stafi mjekësor më tha se ka një tërheqje në ligament. Doktori më tha se do ishte e pamundur që të luajë për të paktën një javë. S’dua të përmend emra, por dy ose tre trajnerë marrin lojtarët e tyre duke u thënë mundohuni të luani 30 minuta në Andorra ose fare pasi kemi ndeshje në kampionat. Çdo lojtarë duhet ta dijë se fanella e kombëtares është e shtrenjtë, gjithsesi në grumbullimin e ardhshëm mund të kemi 2 ose 3 mungesa nga këto lojtarë që thashë”, deklaroi Bushi mes të tjerash në konferencë.

Si u zbulua dhe e vërteta me Shtutgartin: menaxheri Cani “zbulon” Esat Malën
Esat Mala ka marrë vëmendjen e të gjithëve, duke u shfaqur edhe si shënues te Partizani. Në derbi dhe në ndeshjen e fundit kundër Kukësit ishte vendimtar për të kuqtë, por nuk duhet harruar se pas transferimit të tij fshihet dikush.

Denis Cani, kështu quhet menaxheri i ri që e ka transferuar Malën te Partizani. Është në hapat e para të menaxhimit të lojtarëve dhe kryesisht punon me elementë të rinj nga e gjithë shqiptaria. Transferimet nuk i ka të shumta, por planet i ka për të bërë gjëra të mëdha.

Në një intervistë të dhënë për “Sport Ekspres”, Cani flet për Malën, cilësitë e tij si djalë dhe si futbollist, për të ardhmen e lojtarit të Partizanit dhe Shpresave, por edhe për ato që mendon të bëjë në vazhdim. Ku e zbuloi, besimi i madh te cilësitë e mesfushorit, interesimi i Shtutgartit dhe të tjera gjëra interesante të zbuluara nga Cani.

INTERVISTOI: VLADIMIR PRENGA

Denis, pas çdo lojtari shpesh “fshihet” një menaxher dhe ju përfaqësoni Esat Malën. Si e keni zbuluar atë?

–Gjithçka ndodhi përmes disa miqve të mi. Kisha dëgjuar për Esatin që kur ishte pjesë e Shkëndijës së Tiranës, por nuk kam pasur kontakte. Fati deshi të hyja në kontakte me të dhe atë periudhë ai luante në Therandë, qytetin e tij të lindjes, me Ballkanin.

Mala kur luante me Ballkanin në Kosovë

Kur e keni parë për herë të parë të luante dhe çfarë ju tërhoqi më së shumti nga ai?

-Të them të drejtën e kam parë për herë të parë Shkëndija me moshat. Ishte një ndeshje kundër Partizanit U19. Esati ra në sy, pasi ishte një nga më të mirët e ndeshjes. Edhe unë isha në hapat e para të menaxhimit të lojtarëve.

Cilat ishin ato cilësi që të zgjuan interesin për të bashkëpunuar me të?

-Cilësi ka shumë, por mbi të tjerat janë qetësia dhe karakteri i tij.  Esati është nga ata që nuk dorëzohet, por ka edhe cilësi tekniko-taktike. Edhe si djalë është i mrekullueshëm. Kur dalim nuk flasim vetëm për sportin, por për gjithçka. Jemi shumë të lidhur dhe kam raportin im me të është si ta kem vëlla të vogël.

Transferimi te Partizani u ka dalë për mbarë, por a menduat në ndonjë moment që do të dështonte? Si i ri që është, ka nevojë për hapësira dhe nuk është e lehtë te 15 herë kampionët e vendit…

-Dështimin se kemi menduar kurrë, Esati ka pasur gjithmonë besim në vetvete.

Mala gjatë një prove te Gent në Belgjikë

Paraqitjet e mira kanë bërë që Mala të jetë në qendër të vëmendjes. Ka shenja euforie tek ai dhe si e ndihmoni ju për të qëndruar me këmbë në tokë?

–Unë kam patur shumë besim te paraqitjet e Esatit. Nuk i vija në dyshim kurrë aftësitë e tij, euforia nuk ka qenë në karakterin e Esatit. Ai gjithmonë do jetë me këmbë në tokë. Ne flasim çdo ditë dhe kurrë nuk ka treguar shenja euforie. Është shembull për çdo lojtar i ri në Shqipëri.

Çfarë ka ndryshuar tek Esati gjatë kësaj periudhe dhe si ka mundësi që luan aq mirë në disa pozicione?

-Nuk është se ka ndryshuar shumë. Sa i takon pozicioneve në fushë që po mban te Partizani, nuk është se habitem. Ka luajtur kudo edhe te Shkëndija, por te Partizani i ka perfeksionuar më shumë edhe për  vetë faktin e emrit të madh që mban Partizani.

Besojmë se ofertat edhe nuk i kanë munguar….

–Oferta nuk është se kemi zyrtare, por interesim ka pasur nga disa klube në Europë. Gjithçka është në fazën e kërkimit të informacionit.

Mala, në një ndeshje me Shkëndijën e Tiranës me moshat

U përfol vjet se Shtutgarti po e vëzhgon. Sa e vërtetë është dhe si veproni ju me Malën, i tregoni kur në stadium ka njerëz që kanë mbërritur për të?

-Është e vërtetë, edhe ata deshën më shumë informacion për të. Një ekip nga Bundesliga nuk është se merr lojtarë pa informacionin e duhur. Nga ana jonë u është dhënë gjithçka kanë kërkuar. Me Esatin, por edhe me babanë e tij z.Reshat, që është një njeri po aq i mrekullueshëm, nuk mbajmë asgjë të fshehtë. Ne bisedojmë dhe konsultohemi të tre.

Cilat janë planet e tua në përgjithësi? Duket se jeni të fokusuar kryesisht me elementët e rinj…|

-Në planet e mia, flas për një të ardhme jo shumë të largët, është një agjenci menaxhimi lojtarësh. Do të bashkëpunoj me disa miq të mi dhe do të jetë me seli në Zyrih. Po punoj shumë me lojtarë të rinj në trevat shqiptare, në Kosovë, Maqedoni e Malësi. Sigurisht edhe në Shqipëri. Jemi disa miq që po bashkëpunojmë dhe shpresoj të kemi sukses në vazhdim.

Do të ketë nga ju të tjerë “Mala” për Superioren?

-Shpresojmë shumë dhe besoj se shumë shpejt do të kemi edhe disa lëvizje të tjera. Po punoj në disa pista, me disa klube me emër në Shqipëri dhe në Europë.