denimi

Skualifikim dhe gjobë, merret vendimi për Leo Mesin
Më në fund është marrë vendimi në lidhje me deklaratat e forta të Leo Mesit në Kupën e Amerikës. Ylli argjentinas nuk e përmbajti veten pas humbjes kundër Brazilit në gjysmëfinale dhe ndëshkimit me të kuqe në finalen për vendin e tretë kundër Kilit.

Kapiteni hodhi akuza kundrejt CONMEBOL (qeveria e futbollit të Amerikës së Jugut) për korrupsion dhe favorizim të pastër të kombëtares braziliane.

First Post raporton se Mesi ja ka hedhur paq. Ai është dënuar me 1 ndeshje pezullim si pasojë e kartonit të kuq të marrë kundër Kilit dhe 1500 dollarë gjobë për deklaratat e papranueshme.

Mesi do të mungojë në ndeshjen e parë për eliminatoret e Botërorit 2022. Flitet se ylli i futbollit botëror ka kërkuar falje në mënyrë private përpara drejtuesve të CONMEBOL, duke pretenduar se deklaratat e tij kishin lidhje me arbitrat dhe zyrtarët e ndeshjeve dhe jo organizatorët.

“Dënim skandaloz, e pëson qyteti”, Vaso dhe Xhambazi komentojnë vendimin e CAS
Teodor Vaso dhe Dhimitër Xhambazi, dy nga figurat e njohura të klubit të Skënderbeut kanë komentuar vendimin e CAS për të mbajtur në fuqi pezullimin 10-vjeçar nga kompeticionet e organizuara nga UEFA. Të dy ish-futbollistët shprehën se dënimi nuk dëmtonte vetëm qytetin e Korçës për të gjithë Shqipërinë.

Në intervistën e dhënë për “RTSH Sport”, Vaso tha:“Ishte një vendim skandaloz dhe shokues që i bën keq jo vetëm futbollit shqiptar, por edhe vetë politikave të UEFA-s, pasi ka qenë në interesin e tyre të ketë ekipeve të vogla që arrijnë suksese të tilla në futboll”.

Ndërkohë Xhambazi e konsideroi një dënim fatal për klubin ku ka kontribuar për vite me radhë: “Mendoj që ky dënim është në radhë të parë për qytetin e Korçës. Ky qytet po krenohej me futbollin gjatë viteve të fundit. Skënderbeu ka qenë një skuadër me vlera që ka prodhuar shumë lojtarë. Është një dënim fatal për qytetin, por jo edhe për të gjithë Shqipërinë”.

Goditje fatale, klubi i njohur italian në Serie D
Këshilli Federal i FIGC (federata italiane e futbollit) ka marrë një vendim në lidhje me Palermon. Klubi sicilian është përjashtuar nga Serie B  për shkak të parregullsive në deklarimet e bilanceve vjetore dhe do ta nisë sezonin e ardhshëm në Serie D .

Vendi i lënë bosh do të zihet nga klubi i Venecias, ish-ekipi i Xhakomo Vrionit. Sulmuesi i kombëtares luajti sezonin e fundit me Venecian kurse tani është rikthyer te Sampdoria.

Vendimi është marrë sot nga Këshilli Federal, ndërsa Palermos i mbetet të apelojë në Gjykatën Administrative Krahinore të Lacios dhe atë të Kasacionit.

Një goditje fatale për klubin e njohur italian, që nga tentativa për t’u rikthyer në Serie A e sheh veten në divizionin e katërt të futbollit italian. Shpresa e fundit është CAS-i i Lozanës dhe Gjykata Federale Zvicerane.

Reagon Siti: Njerëz të ndryshëm synojnë të dëmtojnë imazhin tonë
Gjatë ditës së djeshme doli lajmi se Mançester Siti mund të përjashtohet nga Champions Liga për shkak të shkeljeve me FPF (fair-play financiar). Kampionët e Anglisë kanë reaguar me anë të një deklarate dhe zbulojnë frikën e tyre më të madhe.

Sipas raportimeve të “New York Times”, përfaqësues të dhomës së hetimeve financiare të UEFA-s janë takuar para dy javësh në Zvicër për mbylljen e hetimeve për klubin anglez.

Gazeta amerikane siguron se “Cityzens” do të pezullohen të paktën 1 vit nga Champions Liga. Siti deklaron se vazhdon bashkëpunimin me mirëbesim me UEFA-n, por nuk dëshiron të shprehet pa u mbyllur hetimi i plotë.

Frika më e madhe e drejtuesve është përfshirja e disa personave, të cilët synojnë të dëmtojnë imazhin e klubit dhe interesat komercialë të tij.

Vjen “furtuna”, ylli i Milanit mbyll sezonin!
Lukas Paketa e teproi me prekjen e arbitrit dhe e ka pësuar keq. Braziliani i Milanit u ndëshkua me të kuqe në ndeshjen e mbrëmjes së kaluar kundër Bolonjës.

Tensioni i madh dhe ndërhyrjet e ashpra e acaruan lojtarin ofensiv, i cili nuk u përmbajt as kundër arbitrit. Sot ka dalë edhe vendimi për të. 3 javë pezullim është dënuar 21-vjeçari, që përkthehet ndryshe fund i parakohshëm i sezonit.

Kjo do të jetë një mungesë e madhe për trajnerin Gatuzo. Kuqezinjtë kanë nevojë për fitore në tre ndeshjet e mbetura dhe gjërat do të vështirësohen edhe më shumë pa fantazinë dhe talentin e brazilianit në fushë.

UEFA toleron, i heq dënimin sulmuesit të Arsenalit
Skuadra e Arsenalit mori një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e së dielës kundër Mançester Junajtid, por kundër Renes në “Europa League”, u turpërua me rezultatin 3-1. Në atë sfidë, mungoi sulmuesi Lakazet, i cili u ndëshkua me karton të kuq në raundin paraardhës, në sfidën kundër BATE Borisov.

Francezi u dënua me tri ndeshje dhe mendohej se do të mungonte edhe në ndeshjen e kthimit kundër Renes, që do të luhet në “Emirates”, por UEFA e ka toleruar klubin anglez, duke e lejuar sulmuesin që të zbresë në fushë në takimin që do të luhet ditën e enjte.

Arsenali duhet të përmbysë atë humbje 3-1 në Francë dhe Lakazet do të jetë një armë më shumë nën urdhrat e trajnerit spanjoll të “Topçinjve”, Unai Emeri.

Dënimi i Kamzës: Skënderbeu në gjysmëfinale dhe me gjashtë pikë
Komisioni i Disiplinës dënoi ashpër skuadrën e Kamzës, me pezullim nga aktivitet sportive dhe me zbritje në Kategorinë e Dytë duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Këto dënime bëjnë që kundërshtarët e Kamzës në kalendar të marrin fitore 3-0 në tavolinë.

Skuadrat që do të përfitojnë më shumë nga ky fakt janë Skënderbeu, Luftëtari dhe Flamurtari, që marrin nga gjashtë pikë, pasi kanë dhe dy ndeshje në pjesën e mbetur të sezonit kundër Kamzës.

Përveç kësaj, Skënderbeu përfiton edhe nga Kupa e Shqipërisë, pasi kalon direkt në gjysmëfinale, pa zbritur fare në fushë. Dënimi i Kamzës është dënimi më i ashpër për një skuadër të Superiores këtë sezon.

Dënim i rëndë për Romela Begaj, karriera e shqiptares drejt fundit
Kampionia në peshëngritje, Romela Begaj është dënuar sërish nga Federata Botërore e peshëngritjes, pasi janë gjetur substanca dopingu në sistemin e saj. Peshëngritësja kuqezi është dënuar dhe më parë për përdorim dopingu dhe si pasojë, ky dënim i përsëritur është shumë më i rëndë se ai i pari.

Sipas një dokumenti i cili është siguruar nga “TopChannel”, Begaj është dënuar plot 8 vite nga aktivitet sportive. Duke marrë parasysh moshën e sportistes kuqezi (33-vjeçe), karriera e saj mund të konsiderohet e përfunduar.

Vendimi i Federatës Botërore të peshëngritjes:

“Duke qenë se sportistja e ka të përsëritur pozitivitetin ndaj dopingut, do të dënohet me sanksionin maksimal që është 8 vjet dhe do të hiqen të gjitha rezultatet nga aktiviteti ku ka rezultuar pozitive dhe të gjitha rezultatet nga periudha e fillimit të kësaj çështjeje, që është fundi i vitit 2017”.

Mbrojtja e sportistes Romela Begaj:

“Vij nga një familje e varfër dhe kam kaluar shumë vështirësi nga fëmijëria ime deri më tani. Sporti i peshëngritjes është i vetmi burim të ardhurash për mua dhe nuk do të bëja asnjëherë asgjë për të prishur karrierën time”.

CAS korrigjohet: Skënderbeu ka apeluar, gjyqi në pranverë
Një email i ardhur nga zyra e komunikimit pranë “CAS” si përgjigje mbi kërkesën për informacion të bërë nga “News24”, në lidhje me datën e zhvillimit të seancave të apelit për çështjen e dënimit të klubit të Skënderbeut, shkaktoi me të drejtë jo pak bujë në medie dhe rrjete sociale. Shkak për këtë ishte se në përgjigjen e oficeres së sigurisë thuhej se në të dhënat Gjykatës nuk figuronte asnjë një kërkesë apelimi në lidhje me çështjen në fjalë. Por, mesa duket gjithçka ka ardhur si pasojë e një mungese komunikimi nga stafin e “CAS”.

Mbas përgënjeshtrimit nga ana e klubit të Skënderbeut për këtë çështje, “News24” ka kontaktuar sërish me zyrën e komunikimit të “CAS”, ku ka marrë një përgjigje të dytë, ku është sqaruar se përse ka ndodhur gabimi në email-in e parë.

Në email-in të dytë, oficerja e komunikimit i ka sqaruar gazetarit të “neës24” se ajo e ishte përgjigjur gabimisht duke e informuar se nuk kishte çështje të regjistruar në lidhje me ngjarjen në fjalë, ndërkohë që përgjigja e saktë duhet të kishte qenë se “nuk është vendosur akoma për datën e seancës dëgjimore”.

Email-i i publikuar nga “balkanweb”

PËRMBAJTJA E EMAIL-IT TË DYTË –

“Sa i përket kësaj çështje, si pasoje e mungesës se komunikimit te brendshëm ti u informove se nuk kishte asnjë çështje te regjistruar mbi këtë teme, ndërkohë qe përgjigja korrekte ishte se nuk është regjistruar asnjë date mbi seancën. Pasi kontrolluam te dhënat në të vërtetë është e qarte se ekziston një apelim në pritje në CAS mes KF Skënderbeu dhe UEFA në lidhje me vendimin e lëshuar nga trupa e apelimit te UEFA me 26 prill. Ju kërkoj ndjese për gabimin në mesazhin e pare dhe kuptoj konfuzionin që mund të ketë shkaktuar. Procedura e arbitrazhit të CAS është në vazhdim dhe paneli i arbitrareve është emëruar. Një datë për seancën dëgjimore do të rregullohet së shpejti. Mbasi të mbahet seance dëgjimore, paneli do të lëshojë një dokument të quajtur Vendim Arbitrar, që do të përmbajë vendimin e marrë nga ata. Në këtë moment, nuk është e mundur të thuhet se kur do të lëshohet Vendimi Arbitrar”.