denimet

E tepruan me festimin, merret vendimi për dyshen e Milanit
Sot është marrë vendimi për dyshen Bakajoko-Kesi. Të dy mesfushorët e Milanit e tepruan jashtë mase me festimin me bluzën e Açerbit pas fitores kundër Lacios. Një veprim i tillë solli polemika të shumta.

Mbrojtësi lacial dhe Bakajoko shkëmbyen bluzat në fund të ndeshjes. Ky i fundit festoi me bluzën e kundërshtarit në fund të ndeshjes. Francezi reagoi edhe në rrjetet sociale, duke pretenduar se e gjitha ishte në formë shakaje dhe se i kërkonte falje Açerbit.

Pasi ka parë mirë pamjet dhe ka lexuar relacionin e arbitrit, Gjykata Sportive ka vendosur të mos i dënojë dy futbollistët e ”Djallit” dhe nuk mori asnjë masë disiplinore për ta.

Ai festim është parë si diçka normale dhe kërkesa e prokurorit Pekoraro ka rënë poshtë. Me nga 10 mijë euro gjobë janë dënuar gjashtë lojtarë, të cilët ishin pjesë e sherrit të madh në fundin e ndeshjes. Milanistët Kesi, Muzakio dhe Bertolaçi nga njëra anë dhe Patriç, Luiz Felipe dhe Lukas Leiva nga ana tjetër.

Humbje në tavolinë dhe heqje pikësh, Disiplina dënon ashpër Tomorin
Vendimet e Komisionit të Disiplinës për fundjavën që lamë pas u zbardhën dhe dënimet për skuadrat e Kategorisë së Parë dhe asaj të Dytë janë të shumta. Dënimi më i ashpër është për Tomorin, me beratasit që bojkotuan ndeshjen kundër Bylisit. Si pasojë, klubi i Tomorit është dënuar me humbje 3-0 në tavolinë dhe zbritje të tri pikëve në kampionat.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës

KF “Iliria”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmerohet se në rast përsëritje të shkeljeve disipinore, do të jetë subjekt i ndëshkimeve qe parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

KF “Tomori”, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Bylis”, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

Zyrtari i KF “Maliqi”, Spartak Meraku, për sjellje jo sportive duke ofenduar zyrtaret e ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtari i ndalohet qëndrimi ne dhomat e zhveshjes dhe territorin përreth fushës.

KF “Maliqi”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmerohet se në rast përsëritje në vonesat e lojës, do të jetë subjekt i ndëshkimeve qe parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF

Lojtari i KF “Tepelena”, Alekasander Beqiri, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Këlcyra”, Sajmir Kule, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Tepelena”, për dështim në përshmbushjen e përgjegjesive dhe ndërprerjen e përkohëshme ndeshjes, në bazë të Nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë. Në aplikim të Nenit 136/1/b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.

Lojtari i KF “Pogradeci” U-17, Jurgen Likollari , për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar në lojë të ndaluar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Burreli” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Shkodra” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

Lojtari i KF “Butrinti” U-19, Rei Cipa, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Bylis” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Lushnja” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

KF “Korabi” U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij duke shkaktuar ndërprerjen e përkohëshme të lojës, në bazë te Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.

Zyrtari i KF “Korabi” U-17, Bexhet Hysa, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë te Nenit 56/1 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Bylis” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Lushnja” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

Lojtari i KF “Republika” U-17, Klaus Tenko, për pështymje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/f të KDS, dënohet me 8 (tetë) pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF “Republika” U-15, Matias Qirinxhi, për sjellje jo sportive duke ofenduar zyrtaret e ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtari i ndalohet qëndrimi ne dhomat e zhveshjes dhe territorin përreth fushës.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Naftëtari”,Egland Lamaj , dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Egland Lamaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Partizani” U-17 ,Brajan Marku, dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Brajan Marku vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

U shpërfytyruan 20-0, zbardhet dënimi për skuadrën italiane
Pro Piaçenza, skuadër që militon në Serie C, bëri xhiron e Botës një ditë më parë, teksa u shkatërrua 20-0 nga ekipi i Kuneos. Në atë ndeshje, Pro Piaçenza luajti me vetëm 7 futbollistë në fushën e lojës, por jo vetëm kaq, pasi një nga lojtarët u mësua se ishte fizioterapist.

Lidhur me këtë takim, i cili u quajt si një njollë për futbollin italian sipas presidentit të federatës, Gravina, është marrë vendimi. Komisioni i Disiplinës (Giudice Sportivo) ka marrë vendimin për Pro Piaçenzën, ku dënimi i dhënë është mjaft i ashpër.

Përjashtim i menjëhershëm nga gara (Serie C), humbje në tavolinë 3-0 përballë Kuneos dhe humbje në tavolinë 3-0 në të gjitha ndeshjet e mëparshme të këtij sezoni. Gjithashtu, klubi është dënuar edhe me 20 mijë euro gjobë. Këto dënime, pritet të çojnë skuadrën e Pro Piaçenzës drejt shkrirjes si klub.