Demte

Zyrtare: Shkëlqeu me Skënderbeun, firmos në Suedi
Benejam Demte u largua në janar nga Skënderbeu, ndërkohë që u tha se mesfushori etiopian kishte probleme shëndetësore. Klima ia bënte të pamundur të vijonte në Korçë, ndaj u pa e udhës të ndërpritej bashkëpunimi.

Demte këtë sezon ishte një nga titullarët fiks të Skënderbeut dhe largimi i tij normalisht që la një “gropë” në mesfushë. Gjithsesi drejtuesit korçarë e zëvendësuan 20-vjeçarin, i cili tanimë ka gjetur edhe ekipin e ri.

Ai ka nënshkruar së fundmi një kontratë 2-vjeçare me Sirianska. Klub suedez garon në ligën e dytë. Për Demte kjo do të jetë një mundësi e mirë për t’u ekspozuar dhe për të gjetur një tjetër ekip. Në gjysmën e parë të sezonit ai bëri mirë me Skënderbeun dhe tashmë nis një eksperiencë të re.

Lëvizje “blic”, Skënderbeu largon dy lojtarë dhe programon një huazim
Zhvillime te Skënderbeu. Së fundmi SportEkspres.com mëson se e kanë mbyllur me korçarët mesfushorët Beneiam Demte dhe Arnaud Guexh. Futbollisti nga Etiopia ishte titullar në shumicën e takimeve këtë sezon dhe largimi i tij sigurisht nuk është një lajm i mirë.

Demte u afrua verën e shkuar te Skënderbeu, ndërkohë që nuk pati shumë hapësira sezonin e parë. Për të interesohej edhe Kukësi, por korçarët paguan 30 mijë euro për kartonin e tij dhe e afruan në ekip.

“Faleminderit presidentit, faleminderit stafit të trajnerëve, faleminderit gjithë lojtarëve. Faleminderit gjithë tifozëve të mrekullueshëm dhe ju uroj gjithë të mirat dhe fat këtë sezon”, është mesazhi i Demte për korçarët.

Mesfushori ka pasur probleme shëndetësore gjatë kësaj periudhe dhe ka ikur drejt Etiopisë. Sa duket ai nuk do të kthehet më te Skënderbeu. Mesfushori është vetëm 20 vjeç dhe mund të ishte një nga lojtarët që mund të shitej në të ardhmen, pasi cilësitë nuk i mungonin.

GUEXH DHE GUINDO– “Taipi ka vetëm 4 ditë me skuadrën, luajti në Kupë. U nisa nga paraqitja e Gexh në Kupë dhe me Teutën, prandaj e aktivizova para Taipit. Megjithatë, Guexh nuk funksionoi dhe aktivizova Taipin. Më pëlqeu shumë dhe është një lojtar që premton”, tha pas ndeshjes me Partizanin Orges Shehi.

Sikurse kuptohet, mesfushori francez nuk e ka bindur teknikun durrsak dhe tashmë është larguar. Lëvizje në dalje pritet të jetë edhe ajo e Salio Guindo. Sulmuesi pritet të huazohet në ndonjë ekip tjetër të Superiores.

FOTO | Dëmtim i rëndë për lojtarin e Skënderbeut, menjëherë drejt spitalit
Benejami Demte ka lënë fushën e dëmtuar. Edhe pse në fillim nuk u duk diçka serioze, etiopiani është drejtuar menjëherë drejt spitalit të Korçës.

Autoambulanca e ka shoqëruar mesfushorin menjëherë drejt spitalit, për të marrë një mjekim më të specializuar. Ende nuk është e qartë se çfarë problemi ka lojtari i bardhekuqve.

Kukësi dhe Skënderbeu bëjnë “llogaritë”, nëntë të rrezikuar
Ndeshja e parë e javës së 16-të do të jetë ajo mes Kukësit dhe Skënderbeut. Superfida e kësaj jave do të luhet në Kamzë, me verilindorët që do të kërkojnë fitoren e parë ndaj skuadrave pretendente. Do të jetë një kalendar i vështirë për Kukësin, që menjëherë pas Skënderbeut do të takohet me Partizanin. Cungu shpesh ka veçuar se ka probleme me alternativat dhe lojtarët duhet të bëjnë kujdes për takimin e ardhshëm.

Shameti, Dzaria, Rexhinaldo dhe Shkodran kanë nga tre kartonë dhe nëse do të ndëshkohen nesër javën e ardhshme do të jenë të detyruar që ta ndjekin takimin me kryesuesit nga tribuna. Në këtë pikë Skënderbeu rrezikon akoma dhe më shumë.

Korçarët kanë plot 5 lojtarë që rrezikojnë të humbasin ndeshjen e javës së ardhshme. Aliti, Abazi, Demte, Dita, Bregu kanë të gjithë nga 3 kartonë dhe një ndëshkim në sfidën e Kamzës ndaj Luftëtarit nuk do të jenë në fushë. Një ndeshje e madhe, por që do kujdes. Kjo gjë mund të privojë disi lojën e fortë, sidomos te Kukësi, pasi askush nuk do të humbasë ndeshjet e mëdha.

Mesfushori i Skënderbeut, sërish në kombëtare
Sërish ftesë nga kombëtarja për mesfushorin e Skënderbeut. Është shpallur lista me 23 lojtarë e Etiopisë dhe Biniam Belaj Demte do të jetë pjesë e përfaqësueses së tij për ndeshjen e 18 nëntorit kundër Ganës.

Demte është ftuar edhe më parë me kombëtaren e tij dhe normalisht kjo është diçka e mirë, pasi edhe i rrit vlerën në treg. Mesfushori po luan titullar me Skënderbeun dhe paraqitjet e tij kanë qenë të mira, çka e bën edhe një nga lojtarët që në të ardhmen do të transferohet jashtë vendit.

LISTA E LOJTARËVE TË GRUMBULLUAR

Portierë: Samson Asefa (Dire-Dawa K.), Abel Mamo (Mekelakeya)

Mbrojtës: Abdulkarim Mohammed (St. George), Aschalew Tamene (St. George), Ahmed Rashid (Ethiopia Bunna), Temesgen Castro (Ethiopia Bunna), Anteneh Tesfaye (Dire-Dawa K.), Abebe Tilahun (Mekelakeya), Desta Yohanesse (Hawassa K.), Amsalu Tilahun (Fasil k.)

Mesfushorë: Daniel Demissie (Ethiopia Bunna), Samson Tilahun (Ethiopia Bunna), Mulualem Mesfin (St. George), Canaan Markene (Adama Kenema), Shemeles Bekele (Petrojet SC, Egypt), Gattuoch Panom(El Gouna FC, Egypt), Biniam Belay (KF Skenderbeu, Albania)

Sulmues: Getaneh Kebede (St. George), Abel Yalew (St. George), Addis Gidey (Sidama Bunna), Mineyehlu Wendemu (Mekelakeya), Amanuel Gebremikael (Mekelle 70 Enderta), Omad Okuri (Smouha SC, Egypt)

Gjysma e formacionit e blerë, zbuloni sa ka shpenzuar Skënderbeu
Skënderbeu është një nga klubet që gjatë këtyre viteve shpesh është “studiuar” si rast më vete. Korçarët kanë arritur të dalin shtatë herë kampion në tetë sezonet e fundit, kanë shitur lojtarë dhe kanë arritur të përfitojnë deri në 1 milion euro.

Por veçse kanë shitur, korçarët edhe kanë bërë lëvizje në hyrje. Ata kanë blerë nga brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti në klubet shqiptare dhe janë disa futbollistët që kanë veshur fanellën bardhëkuqe pasi është paguar për kartonin e tyre.

Në Skënderbeun e këtij viti bien në sy pesë lojtarë për të cilët janë paguar në total 270 mijë euro. Portieri Aldo Teqja la Qipron dhe iu bashkua Kukësit verën e shkuar, por nuk qëndroi te verilindorët. Skënderbeu pagoi për të 15 mijë euro dhe e transferoi.

Treshja e sulmit është e gjitha e blerë. Blerim Krasniqi janarin e shkuar u ble nga bardhekuqtë. 15 mijë euro të paguara nga Apolonia. Kishte edhe gjashtë muaj kontratë, por për të interesoheshin disa klube dhe Skënderbeu nuk ngurroi të paguante.

Gripshi gjithashtu u mor te Teuta për shumën e 60 mijë eurove. Për anësorin durrsakët kanë ende një pjesë të kartonit. Dejvi Bregu është ai për të cilin është shpenzuar më tepër. Që vjet në janar u paguan 150 mijë euro te Luftëtari për kartonin e tij.

Veç këtyre lojtarëve, është paguar edhe për kartonin e Benejam Demte. I kthyer në një “mollë sherri”, pasi u stërvit fillimisht me Kukësin, etiopiani firmosi për Skënderbeun. Më parë ai ka qenë pjesë e CBE SA, ndërkohë që burime të “SportEkspres.com” bëjnë me dije se korçarët për kartonin e tij kanë paguar rreth 30 mijë euro.

VLADIMIR PRENGA

Po spikat me Skënderbeun, kombëtarja e fton sërish
Vjet nuk pati shumë hapësira për të, por këtë sezon gjërat kanë ndryshuar dhe është një nga titullarët e padiskutueshëm. Flasim për etiopianin Benejam Demte, i cili është ndër të preferuarit e Orges Shehit në mesfushë.

Paraqitjet e mira kanë bërë që Etiopia ta thërrasë sërish mesfushorin. Demte madje pritet të luajë titullar në ndeshjet kualifikuese në Kupën e Kombeve të Afrikës kundër Kenias. Takimi i parë luhet më 10 tetor, kurse i kthimit më 14 tetor në Nairobi.

LISTA E ETIOPISË

Portierë: Samson Assefa (Dire Dawa City), Tekelemariam Shanko (Hawassa City), Tsion Merede (ArbaMinch City)

Mbrojtës: Abdulkerim Mohammed, Asechalew Tamene, Henok Adugna, Salahdin Bargicho (Saint George), Anteneh Tesfaye (Dire Dawa City), Mujib Kassim, Amsalu Tilahun (Fasil Kenema), Ahmed Reshid, Temesgen Castro (Ethiopian Coffee)

Mesfushorë: Mulualem Mesfin, Natnael Zeleke, Behailu Assefa (Saint George), Gatoch Panom (El Gouna/Egypt), Shemeles Bekele (Petrojet/Egypt), Biniyam Belay (Skenderbu Korce/Albania), Amanuel Yohannes (Ethiopian Coffee), Canaan Markneh (Adama City), Shemekit Gugesa (Fasil Kenema)

Sulmues: Getaneh Kebede, Abel Yalew (Saint George), Omod Okuri (Smouha SC/Egypt), Dawa Hotessa (Adama City), Addis Gidey (Sidama Coffee)

Skënderbeu ia mori Kukësit, tani ftohet në kombëtare
Verën e shkuar kuksianët nuk u ndjenë mirë kur Benejam Demte iku nga verilindorët dhe iu bashkua Skënderbeut. Ende nuk kishte firmosur me Kukësin dhe korçarët e “joshën” mesfushorin, i cili këtë sezon pritet që të ketë më shumë hapësira në ekipin e drejtuar nga Orges Shehi.

Etiopiani është përfshirë së fundmi në listën e kombëtares së tij, që më shtatë shtator do të luajë kundër Sierra Leone në kualifikueset e “Kupës së Afrikës”. Demte do tentojë të bindë stafin teknik që ta mbajë në listë për këtë ndeshje.

Momentalisht është zbuluar lista provizore e lojtarëve që do të bashkohen me Etiopinë, ndërkohë që pritet që ajo do të reduktohet në 23 lojtarë.

Demte si korçar i vjetër: Luaj kudo, titulli detyrim për ne!
Demte ishte një nga afrimet e verës së shkuar te Skënderbeu. I riu nuk ka pasur shumë hapësira, por këtë sezon mund të ketë mundësinë të tregojë vlerat e veta. Sot ai ka dalë para mediave dhe ka folur për veten dhe objektivat në sezonin e ri futbollistik.

Sezonin e kaluar patët shumë pak minuta në këmbë, por keni luajtur dy ndeshjet e para miqësore si titullar. Cilat janë pretendimet tuaja për sezonin e ri?

E vërtetë, nuk kam luajtur shumë, por shpresoj të ndodhë në sezonin e ri.  Jemi në fazë përgatitore dhe unë do mundohem të bëj më të mirën time për të fituar minuta edhe në kampionat.

Jeni pjesë e Skënderbeut prej dy vitesh, si ju duket ky ekip në krahasim me ekipin e vjetshëm?

Patëm një ekip të mirë, zhvilluam një super sezon dhe u shpallëm kampion. Besoj dhe shpresoj se do të dalim sërish kampion. Cilësia mbetet,  ndaj e kemi detyrim të punojmë fort të gjithë për të dalë sërish kampion. Titulli nuk është opsion për Skënderbeun,  por obligim.

Disa lojtarë të rëndësishëm janë larguar, mendon se do të jetë e vështirë të zëvëndësohen?

Janë larguar lojtarë cilësorë që na ndihmuan të arrinim objektivat tona, ndaj na duhet t’i respektojmë. Gjithsesi shohim para, grupi mbetet cilësor dhe të gjithë lojtarët e afruar kanë kualitet dhe vijnë për të na ndihmuar për të shkuar drejt titullit. E rëndësishme është të fokusohemi në stërvitje dhe të punojmë fort për të vijuar me sukseset dhe arritjet e klubit në vitet e fundit.

E shihni veten titullar dhe në cilin pozicion e gjeni më shumë veten?

Nuk mund ta them, unë punoj fort më pas është trajneri ai që vendos se kush do të luajë. Mund të luaj dhe në qëndër edhe në krah,  por është trajneri ai që vendos. Nëse ma kërkon do sakrifikojë.

Surpriza e fundit, Skënderbeu përforcohet me talentin Demte para Dinamos
Mesfushori 18-vjeçar Benejam Belje Demte, i cili prej disa ditësh po stërvitet dhe ka gjetur marrëveshjen me Skënderbeun, tashmë është zyrtarisht pjesë e klubit korçar.

Mesfushori ka impresionuar trajnerin Ilir Daja, i cili kishte kërkuar me ngulm që afrikani të bëhej pjesë e skuadrës, mundësisht që para ndeshjeve kundër Dinamos së Zagrebit.

U tha, u bë: Demte është federuar nga Skënderbeu dhe do të jetë në dispozicion që sot në Kroaci, duke mbajtur fanellën me numër 18, që e kishte sulmuesi Goran Vujoviç, tashmë i larguar.

Etiopiani ishte në bisedime me Kukësin para disa javësh, bile kur erdhi në Shqipëri u fotografua edhe me menaxherin e Kukësit Naim Halili, por më pas në skenë doli Skënderbeu, që përfitoi nga hezitimi i Kukësit për të firmosur me djaloshin, që flitet se është shumë i talentuar dhe nuk është çudi që të planifikohet si pasuesi i Liridon Latifit.

Luftë e hapur, Kukësi kërcënon Skënderbeun për Demten
Etiopiani ka dalë në stërvitje me Skënderbeun, ndërkohë që tek Kukësi e presin. Një precedent i ngjashëm Olainka, apo hakmarrja e Skënderbeut për përballjen e fundit të sezonit të shkuar?

Jurgen Zela

Skënderbeu dhe Kukësi kanë rivalizuar shumë në vitet e fundit në kampionat, duke qenë skuadrat më të suksesshme në Shqipëri. Rivaliteti ka qenë gjithnjë i madh, si në fushën e lojës, ashtu dhe jashtë saj. Deklarata thumbuese pa fund, por dhe një precedent “rrëmbimi”. Në horizont duket një përplasje tjetër, por kësaj here pritet të jetë më e ashpër, pasi Kukësi e ka pësuar një herë dhe nuk dëshiron që të “digjet” përsëri. Benejam Demte është kthyer në një “mollë” sherri dhe ditët në vijim nuk është çudit që të shohim një film serial, ndoshta të padëgjuar më parë.

PRECEDENTI

Piter Olainka ishte lojtari i cili u kthye në një “mollë” sherri mes ekipit të Kukësit dhe Skënderbeut. Sulmuesi u prezantua si lojtar i verilindorëve, por befas një natë u largua nga banesa e tij dhe mëngjesin e nesërm në media u zbulua se ai kishte firmosur në Korçë. Kukësi bëri të pamundurën për ta rikthyer, por nuk ia doli. Një seri e gjatë tentativash dështuan asaj kohe dhe në fund korçarët përfituan mbi 1 milion euro nga shitja e tij. Tani mund të ketë një çështje tjetër.

DEMTE

Vetëm 18 vjeç, i lindur në Etiopi dhe pa një CV kushedi se çfarë, por në Shqipëri ka bërë që dy klubet më të mira në vitet e fundit të kenë një llogari të hapur. Lojtari u prit nga drejtuesit e Kukësit në aeroportin e Rinasit, pati edhe foto të përbashkët, ndërsa vetëm pak ditë më vonë afrikani ka dalë në stërvitje me Skënderbeun.

Në Kukës e presin dhe janë të bindur se lojtari është i tyre. Jo vetëm kaq, por mësohet se i kanë paralajmëruar drejtuesit e Skënderbeut që ta lënë të lirë lojtarin, ose në të kundërt situata do të acarohet ndjeshëm dhe nuk dihet përfundimi. Një precedent i ri në futbollin shqiptar? Mbase, por ndoshta në Kukës ende nuk u ka ikur inati i Olainkës dhe do të bëjnë të pamundurën që ta kthejnë lojtarin. Olainka iku natën nga Kukësi, dhe s’do të ishte çudi që të shihnim një tjetër skenar të një transferimi të çuditshëm. E sigurt është që drejtuesit e Kukësit ua kanë bërë të qartë homologëve të tyre korçarë se kjo situatë do mund të degjenerojë në një konflikt të hapur, nëse lojtari nuk do të kthehet në Kukës. Në krahun tjetër, Skënderbeu mund ta shohë si një hakmarrje për përballjen e fundit, kur Kukësi u mori kampionatin, duke ia faturuar përgjegjësinë Jorgjit. Një skenar i denjë filmi, fundi i së cilit nuk dihet, por në Kukës janë tepër të nervozuar dhe vënë dorën në zjarr se nuk do të tolerojnë më, madje mund të shkojnë matanë një ankese të thjeshtë mediatike e në FSHF.

ZYRTARE/ Vjen goditja e radhës nga Kukësi, një 18-vjeçar etiopian për sulmin
Benejam Demte, sulmuesi që duhej të bashkohej me Kukësin që para disa javësh, tashmë është në Tiranë dhe do të prezantohet si sulmuesi i ri i klubit verilindor.

18 vjeç, anësor i djathtë ofensiv, Demte ka luajtur vetëm në Etiopi (Ethiopian Commercial Bank), ndaj aventura shqiptare është e para për të larg shtëpisë. Nuk duhet harruar se Etiopia është një kampionat modest dhe pa informacion, ndaj për Demten është e pamundur që të gjendet një informacion i detajuar.

E ka grumbulluar disa herë kombëtarja B, për kompeticionet brenda Afrikës (ekipet me lojtarë të kampionateve vendas luajnë Kupe Afrike për ekipet B).

Ndonëse është një lojtar pa CV dhe pa eksperiencë, te Kukësi besojnë dhe menaxheri Naim Halili ka këmbëngulur për ta afruar, duke e bërë realitet këtë operacion tani që u ndryshua drejtimi i skuadrës.

Kontrata e Demtes do të jetë afatgjatë, por natyrisht mund të largohet si Kufre Ebong në pranverë, nëse nuk bind trajnerin Milinkoviç.