Demi

“Lëshohet” Demi: Nuk po na e bëjnë stadiumin! Tirana? Ne gjithmonë më të fortë!
Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, ka dhënë një intervistë për “Report TV”, ku ka folur për disa nga temat që rrethojnë klubin e kuq, duke filluar nga emërimi i trajnerit Franko Lerda, largimi i Skënder Gegës, merkato e Partizanit dhe përballjet me Karabagun në fazën kualifikuese të Champions League.

Trajneri i ri Franko Lerda, zgjedhja e juaj apo e drejtorit Olsi Rama?

Siç e dini, e ka thënë edhe drejtori, mbas ikjes së Gegës për një problem familjar mbetëm dhe bëmë disa interesime. E morëm italian sepse duam të arrijmë një nivel më lart sepse kuptohet për teknikën dhe të gjitha. Kishim disa trajnerë, por drejtori zgjodhi Franko Lerdën, të cilit unë i kam dhënë besimin e plotë. Mendojmë se do bëjmë një ekip më të mirë se sa e kemi pasur në aspektin taktik, rregullit dhe disiplinës.

Shorti në Champions me Karabak, do dëshironit një skuadër tjetër?

Kuptohet që Karabak është një ekip me më eksperiencë se ne. Ka shumë vite kampion i Azerbajxhanit, me kualitete të mira, ka qenë deri në grupet e Champions League.  Gjithsesi unë nuk kisha pretendim për ndonjë ekip tjetër sepse tek e fundit 11 me 11 luajmë. Unë kam besim te ekipi im, te stafi im, te drejtori. Me disa përforcime që do bëjmë, besoj se është i kalueshëm.

Kompleksi i Partizanit. Gjici ka thënë se stadiumi i Kukësit do përfundojë më shpejt. Keni një koment?

Nuk e di çfarë ka thënë presidenti Gjici sepse atij stadiumin ia bën bashkia dhe federata. Ne si Partizanin po e bëjmë vetë. Unë nuk jam në garë se çfarë bën Gjici, unë shpresoj që ta mbaroj sa më shpejt.

Ka ndonjë datë se kur do të rinisin punimet?

Shpresoj shumë që kampionatin ta nisim te ky ministadiumi jonë.

Gega, përse u largua trajneri? Thuhet për arsye personale, por këto ditë ai është parë në Shqipëri…

Trajnerin Gega e uroj për fitoren e titullit. Ka qenë një trajner i respektuar. Gegën e kam sjellë unë te Partizani. Kjo është hera e parë dhe e vetme që unë sjell trajner te Partizani. Kemi dhënë dorën si burrat dhe ka ardhur pa kontratë te Partizani. Pas disa muajsh me drejtorin Rama, pa më thënë mua, bënë kontratën. Që të jemi korrekt ajo kontratë u bë me të gjitha kushtet që donte Gega.

Më ka ardhur një ditë bukur, mbasi ka folur me drejtorin, për një problem familjar. I kam dhënë dorën dhe i kam thënë familja është mbi të gjitha. Kështu që ka qenë një ndarje xhentëllmenësh. Ka pasur vetëm një problem familjar. Asnjë prapaskenë tjetër unë nuk e di të ketë. E dija që ka ikur në Amerikë, ju po thoni që është këtu, nuk kam informacion. Megjithatë unë i uroj fat dhe gjithë të mirat. Nëse ikën në një skuadër tjetër,  pastë fat dhe ishalla mos të ketë ato problemet që më tha mua.

Tirana shumë aktive në merkato. Ka marrë dy lojtarë të Partizanit. Mendoni se do ndryshojë historia në derbi? Keni thënë që nuk fitojnë sa të jeni ju president…

Tani, derbi dihet që është derbi. Unë i pari po gëzohem shumë që Tirana po përforcohet. Tek e fundit këto dy ekipe kanë qenë vlera e shumë viteve në kampionatin shqiptar. Me oshilacionet e të dyjave, sepse Partizani ka pasur të vetat dhe gjithashtu edhe Tirana. Për këto lojtarët që ka marrë nuk kam informacion sepse unë nuk i ndjek skuadrat e tjera. Derbi do të jetë prapë derbi, të treja rezultat janë brenda.  Besoj se ne do të jemi gjithmonë më të fortë.

Për merkaton. Flitet se do të afrohet Balaj dhe Ramadani

Në informacionin tim, sepse me këtë punë merret drejtori, e ka ekskluzive, e ka marrë vetë përsipër. Shpresoj se do sjellë lojtarë shumë të mirë të cilët besoj se do bëjnë diferencën. Është në punë çdo ditë për të sjellë lojtarë cilësor, siç e dinë të gjithë nuk është e lehtë sepse dihet opinion për Shqipërinë, megjithatë jemi në rrugë të mbarë.

Për dy prurjet nga kampionati shqiptar flitet se janë lojtarë shumë cilësor. Si Melo (Uilliam Kordeiro ashtu edhe ish-lojtari jonë që luante te Teuta (Hakaj). Drejtori është shumë entuziast për të sjellë disa prurje shumë serioze dhe shumë të forta.

E shkarkoi dhe i mbeti peng, Demi e do sërish në stol
Skënder Gega u largua nga Partizani tre ditë më parë dhe emrat si trajner i ri i “Demave”, nuk kanë munguar. Megjithatë, Telesport raporton se drejtori i të kuqve, Olsi Rama, po mendon të rikthejë Adolfo Sormanin.

Trajneri italian e mbylli aventurën e tij në Danimarkë te Velje dhe një rikthim i tij te “Demat” shihet si mëse i mundshëm. Sormani bëri mrekullinë me Partizanin, pasi i dha kualifikimin në turin e tretë në Champions League, duke eliminuar Ferencvarosin.

Aventura e Sormanit te Partizani zgjati vetëm 3 muaj, por pas largimit të tij, presidenti Demi u shpreh se i ka ngelur peng ky “divorc”. Tashmë, Sormani ka kaluar në krye të listës për trajnerin e ri të “Demave”.

Gjici: Lojtarët e Partizanit habiten si dolën kampionë, ja si na dobësuan!
Safet Gjici, presidenti i Kukësit, i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, ka lëshuar batuta të shumta. “Në radhë dua të uroj Olsin dhe Demin për titullin. Ta shijojnë këtë Kupë, vitet e tjera do jetë më e vështirë. Sivjet e kanë pasur fushën e lirë, më shumë për fajin tonë. Ua uroj me shpirt këtë titull, e morën para 26 vitesh. Ne kishim 86 vite që nuk merrnim, nuk u bë shumë jehonë. Edhe te Korça nuk u bë jehonë. Partizani ka më shumë tifozë, ka edhe në Kukës tifozë të tyre. Ndoshta prej kësaj është gjithë kjo jehonë.

“Ne kemi pasur vështirësi, sepse të gjitha studiot nisën të flasin për fushën tonë. Nuk luhet aty thoshin. E pashë që duhet të largohemi. Ishte një premtim që do niste shpejt dhe ta mbaronim pas dy fazave të para. Kemi pasur probleme me projektin. Po të luash jashtë është e vështirë. Nuk është pak të dalësh i dyti dhe të jesh në finale. Nëse do luhej në Kukës do merrnim më shumë pikë në shtëpi dhe atë Kupë nuk do e kishte Olsi, por unë”.

“Të gjithë presidentët janë heronj, duke nisur nga Demi që është kampion, e deri te i fundit. Heqin lekët e familjes. Kemi një premtim për ligjin për sportin. Qeveria mund ta miratojë dhe është gjë e mirë”.

“Partizani nuk do fitojë dot Kupë kaq lehtësisht. Sivjet ia kanë dhënë. Edhe vetë lojtarët habiten si e kanë marrë. Kanë pasur ekip shumë më të mirë vitet e tjera. Kuptohet unë marr informacione edhe nga brenda. Ata thoshin me njëri-tjetrin, si ka mundësi e morëm Kupën se ata”.

“Moxhi ka bërë historitë e veta, e kam thënë se nuk kanë nevojë, kanë Olsin. Bënë ekipin me Gegën dhe morën Kupën. Nuk u morën me të tjerët”.

“Partizani as për vend të katërt? Pyet Sul Starovën. Thashë që nuk ishin ne të fortë për titullin. Partizani bëri menaxhim, Gaz Demi ka qenë edhe më përpara aty. Sivjet nuk u morën me të tjerët. Bënë edhe një video, që Kukësi kishte futur këtë e atë. Partizani ka pasur menaxhim krejt tjetër. Gega bëri grupin, lojtarët i kishte aty. Starova kishte bërë punë, për ndërtim ekipi është ndër më të mirët. Unë e Demi nuk marrim vesh shumë nga futbolli, janë specialistët e drejtorët. Osli dhe Gega, u gjet formula e suksesit. Por as ne dhe as Skënderbeu nuk ishim lart. Partizani e mori me meritë. Kur garojnë tre ekipe është më e vështirë, të jemi realistë”.

Demi: Ndjekim shembullin e Skënderbeut, dua grupet e Europa League
Në përfundim të festës së titullit, presidenti i Partizanit, Gazment Demi, u ndal në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol”, në “Supersport”.  Numri një i “demave” foli për synimet që ai ka për të ardhmen, duke përmendur arritjet e Skënderbeut në Europa League.

“Që në fillim i kam thënë stafit: Punoni për Europën! Pasi aty janë përfitimet e vërteta ekonomike. Shpresojmë që të bëjmë sa më mirë. Kemi shembuj të mirë nga Skënderbeu dhe Kukësi që kanë ecur në Europë”.

I PREFERUARI DHE GRUPI I LOJTARËVE – “E kam thënë njëherë që Labinoti (Ibrahimi) është i preferuari im. Në përgjithësi të gjithë çunat janë të mirë dhe me karakter, pastaj çdo familje ka problematika të vogla. Këtë vit Skënderi (Gega) doli mbi palët  dhe solli profesionalizimin”.

SYNIMI – “Partizani ka histori shumë të madhe se Skënderbeu dhe klubet e tjera shqiptare, por në pesë vitet e fundit më ka impresionuar ai klub. Po flas nga pikëpamja e biznesit. Ato arritën dy herë në grupet e Europa League, këtë dua të arrij dhe unë, nuk do jem i kënaqur derisa të arrij dhe Partizani dhe grupe”.

FTESAT E KOMBËTARES – “Më kënaqi shumë ftesa për katër lojtarët e kombëtares, qoftë nga ana e biznesit pasi rrisin vlerën e tyre, por edhe për faktin që puna dhe mundi i këtyre djemve u shpërblehet. Shpresoj që të jenë pjesë e kombëtares dhe në të ardhmen, gjithsesi kjo u takon atyre që zgjedhin”.

TIRANA – “Jam i gëzuar që Tiranën, gjithsesi ka dhe një ndeshje. Gjëja më e bukur për mua në futbollin shqiptar është derbi”.

Demi: Meritonim fitoren, uroj t’i kemi gjunjët e fortë
Numri një i Partizanit, Gazmend Demi është shumë pranë objektivit madhor të tij, të fitojë titullin kampion në Shqipëri. Presidenti i “Demave” ishte i pranishëm sot në “Loro Boriçi”, ku pa skuadrën e tij të marrë një pikë të vyer përballë rivalëve direkt të Kukësit.

Megjithatë, Demi tha për “Supersport” pas ndeshjes se meritonin fitoren, pasi luajtën më mirë se kundërshtari. Presidenti pati edhe një koment për titullin kampion, ku tha se pavarësisht matematika nuk i lejon të festojnë, shpreson që ta fitojë sa më parë:

“E meritonim të fitonim, edhe barazimi na kënaq. Ekipi luajti mirë, uroj t’i kemi gjunjët e fortë deri në fund. Titulli? Matematika s’e lejon, por shpresojmë” u shpreh presidenti.

EKSKLUZIVE/ Moxhi vazhdon bashkëpunimin me Partizanin
Partizani vijon punën për edicionin e ri, me objektivat që mbeten të njëjta, për të rikthyer titullin në kryeqytet. Një mision jo dhe aq i lehtë, duke ditur se të gjitha skuadrat janë forcuar ndjeshëm dhe pritet që të jetë një kampionat akoma dhe më i fortë se në edicionet e fundit. Drejtori Olsi Rama po punon me shumë intensitet që të ndërtojë një skuadër sa më konkurruese, por “SportEkspres.com” mëson një prapaskenë shumë interesante.

Luçiano Moxhi vijon të ketë kontakte me drejtuesit e Partizanit dhe bashkëpunimi me të do të vijojë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Moxhi ka kontakt të vazhdueshëm me presidentin Demi dhe drejtorin Rama dhe nuk përjashtohet mundësia që në ditët e ardhme të ketë dhe ndonjë vizitë blic nga ana e ish-drejtorit të Juventusit. Pra, me pak fjalë, struktura e Partizanit nuk ka ndryshuar shumë dhe Moxhi mund të konsiderohet si këshilltar i presidentit Demi, i cili beson tek italiani.

Moxhi dhe Partizani do të vijojnë të ruajnë kontakte dhe ajo që mësohet tjetër është se shumë shpejt se italiani do të sjellë tek Partizani në huazim disa lojtarë nga Juventusi. Emrat nuk bëhen ende të ditur, por në orët në zhvillim mund të ketë diçka më konkrete. E sigurt është që te Partizani diçka po lëviz, por projekti mbetet ai i Luçiano Moxhit, i cili dhe pse dështoi në provën e parë ka besimin e “të kuqve”.

Ky rikthim i Moxhit në skenë ngre shumë pikëpyetje, sepse projekti i tij rezultoi një dështim, me afrimet aspak cilësore të sezonit të shkuar, ndaj ky hap pas në një farë mënyre tregon mungesën e ideve te Partizani, aty ku kanë dështuar në shumë drejtime, mjafton të kujtohet eliminimi pa zhurmë në Europa League, afrimi dhe largimi i Nikoliç, lufta e humbur me Edgar Çanin apo mungesa e afrimeve të tjera cilësore.

Takim urgjent te Partizani, Demi i zhgënjyer nga disfata në Kukës
Partizani shkonte në Kukës me ambicie të mëdha, pasi nuk humbiste prej 7 ndeshjesh dhe nuk kishte pësuar gol në 5 takimet e fundit. Në një fushë ku ka fituar shpesh në dekadën e fundit, Partizani mori një leksion të ashpër, duke u mundur 4-0 dhe duke djegur thuajse përfundimisht shanset për vendin e dytë.

Një paraqitje mjaft shqetësuese, që ka detyruar presidentin gaz Demi që të kërkojë takim urgjent me skuadrën.

Një bisedë e shkurtër, ku nuk ka pasur as debate e as kritika të forta apo gjoba, por Demi ka mbetur mjaft i zhgënjyer nga humbja në Kukës.

“Ç’është kjo humbje, ç’është kjo lojë. Kishit kaq javë që po luanit mirë, kishit shanse të kapnit vendin e dytë, ndërsa u shpërfytyruat. Duhet të keni më shumë besim te vetja, por edhe te trajneri”.

Demi i ka dhënë besim të plotë edhe trajnerit Dalipi: “Nuk është problem një humbje, Dalipi ka besimin tim të plotë”.

Demi: Më vjen turp për Gjirokastrën. Duka, vështirë të mundet
Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, feston sot ditëlindjen dhe ka lëshuar një intervistë në “Top Channel”, ku ka bërë një bilanc të këtij sezoni dhe ka folur për humbjen e turpshme në Gjirokastër. Ndërkaq, vëmendje e madhe për zgjedhjet e ardhshme në FSHF.

ECURIA E DOBËT – “Në këto vitet e mia kjo është situata më e turpshme për Partizanin dhe më e vështirë. Megjithatë mendojmë sikur tani jemi futur në shina për të rikuperuar kohën e humbur.

HUMBJA NDAJ LUFTËTARIT – “Ndeshja e Gjirokastrës është maskaradë, edhe sot kur e kujtoj nuk di çfarë të them. Nuk mund të them nëse ka pasur poshtërsi apo jo, se pa fakte nuk mund të flas. Për zërat që kam dëgjuar në ka vërtetësi, sot jemi në një kohë ku kontrollohet e verifikohet gjithçka. Domethënë atë ditë ishte një skuadër pa karakter, sot kur e kujtoj më vjen turp.

TITULLI 2015-2016 – “Titulli nuk mund të rri në sirtarin e federatës. Duhet ta marrë vendi pasardhës. Aq më tepër që ne u transferuam nga UEFA, jo nga federata, në Champions League”.

ZGJEDHJET NË FSHF – “Ne si Partizan nuk kemi asnjë kandidaturë. Por do të shohim cilët do të jenë kandidatët dhe unë e kam thënë edhe herë të tjera, do të shoh dhe do të votoj për platformën më të mirë për futbollin shqiptar kushdo që të jetë, ky president që është apo ndonjë kandidat tjetër.

DEMI KANDIDAT? – “Më kanë thënë edhe më parë disa miq të mi që të kandidoja për president, dikur s’kisha lidhje me futbollin fare. Por nuk mund të kandidoj edhe pse kam shumë dëshirë të bëj gjëra të mira për vendin tim. Tani kam edhe konflikt interesi, pastaj edhe presidenti aktual është shumë i fortë, vështirë të mundet”.

Supersfida e javës, Takaj apo Demi?
Skënderbeu-Partizani nuk është vetëm dueli mes dy klubeve ndër më të rëndësishëm në vitet e fundit në futbollin shqiptar. Është ndoshta dhe dueli mes dy presidentëve, dy personazheve shumë interesantë, te cilët kanë investuar në futboll dhe po e bëjnë këtë gjë me seriozitetin e duhur.

Ardjan Takaj, 4 tituj kampion, një vend i tretë, dy herë kualifikim në grupet e Europa Ligës, nuhatës i madh për të ndërtuar ekipe te fortë, organikë cilësore dhe shitje lojtarësh. I qetë, asnjëherë polemizues, i ekuilibruar dhe në përgjithësi i beson stafeve shqiptare në pankinë dhe në klub.

Gazmend Demi e mori Partizanin nga kategoritë inferiore, e riktheu në një emër të madh dhe investoi shumë e madje po vazhdon ta bëjë edhe në infrastrukturë me ndërtimin e kompleksit të ri. Ende në kërkim te titullit të parë apo kupës. Në Europë i suksesshëm në 2016 deri në play-off të Europa Ligës. Për momentin i beson tërësisht një stafi italian me në krye Luçiano Moxhin. Shumë interesant në daljet publike, di si të krijojë karizëm dhe ka gjithmonë një batutë gati. Nuk përfshihet në çështje teknike dhe i lë dorë të lirë stafit, jo vetëm në vendime, por dhe në përzgjedhje lojtarësh.

Në fushë ndoshta nuk luajnë presidentët, por pse jo modelet e tyre. Kush do te fitojë, Takaj apo Demi? Në ndeshjet direkte Demi është më lart, ndërsa ne trofe sundon Takaj.

Gjergji Stefa

Demi: Nuk kënaqem me barazime
Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, si zakonisht flet shumë pak dhe nuk ka qejf të ndalet në deklarata të gjata për mediat. Edhe sot, pas barazimit kundër Kukësit, bosi i të kuqve ka lënë stadiumin pa u ndalur gjatë, ndërsa për Supersportin lëshoi një batutë që tregon qartë humorin e tij: “A më kënaqi ndeshja? Unë nuk kënaqem me barazime, dua vetëm fitore. Të shohim në të ardhmen”.

Demi: Dua titull e kupë, por trofeu im është stadiumi i ri
Mark Julianon e ka prezantuar sot presidenti i Partizanit Gaz Demi, i cili ka prekur çështje të ndryshme, duke mos u ndalur vetëm te trajneri i ri.

“Partizani ka vite që i shkon pranë, por s’ka arritur të marrë akoma një trofe. Klubi ka filluar të bëjë një organizim të ri, në vazhdën edhe të investimit të madh në akademi. Moxhi do të jetë këshilltar i përgjithshëm, jo vetëm për skuadrën e parë, për të gjithë sport klub Partizanin.

“Ndryshimi i Julianos me italianët para tij? Juliano ka më shumë energji, është edhe më i ri dhe simpatik, është serioz. Shpresoj që këtë vit të fitojmë titullin kampion dhe të shkojmë sa më larg në Kupat e Europës. Juliano ka një eksperiencë 10-vjeçare si trajner, e ka marrë shumë seriozisht punën për ta ndihmuar skuadrën që të ecë sa më mirë.

“Starova? Do të jetë në stafin e Partizanit, por nuk dua të flas për zhgënjimet e sezonit të kaluar, pasi sot do prezantojmë trajnerin e ri.

“Titull apo stadium? Unë dua gjithçka, titull, kupë e kompleks. Për mua, personalisht, kompleksi dhe stadiumi i ri janë trofeu më i madh.

“Titulli që iu hoq Skënderbeut? Nuk e di, e di Federata ç’do bëjë. Kemi besim te Federata”.

Asnjë kontakt dhe ftohje e dukshme, Demi largon Starovën?
Presidenti i Partizanit dhe këshilltari i tij nuk janë takuar që pas largimit të tij. Numri një i klubit nuk dëshiron që Moxhi të ketë ndërhyrje

“Starova do të dalë me mua në pension”, – shprehej presidenti Gaz Demi, për një prej njerëzve më të besuar të tij Sulejman Starovën. Numri një i klubit e ka mbajtur fjalën, pasi zyrtarisht ish-trajneri vazhdon të jetë pjesë e të kuqve edhe pas largimit nga pozicionin i trajnerit. Starova dha dorëheqjen pas eliminim nga Europa League, një vendim që ishte marrë para pjesëmarrjes në Europë. Megjithatë, nëse gjërat shkonin mirë dhe Partizani bënte surprizën, ku i dihej, Starova mund të mbetej në stol. Asnjë nga këto nuk ndodhi, por krejtësisht e kundërta, Partizani u eliminua në mënyrën më të keqe të mundshme dhe tifozët i dolën kundër trajnerit duke i kërkuar dorëheqjen. Numri një i stolit e bëri duke u tërhequr përsëri në prapaskenë, në rolin e këshilltarit. E gjitha kjo për shkak të marrëdhënieve të mira me presidentit Demi.

Në kampin e kuq po ndodh një revolucion i madh dhe Demi e ka ndarë mendjen për t’i besuar gjithçka Moxhit dhe “grupit” të tij. Përgjegjësitë i merr përsipër ai, sukseset dhe dështimet. Për momentin diçka tjetër ka tërhequr vëmendjen në klubin e kuq, marrëdhënia e Demit me Starovën. Burime të sigurta pranë klubit të kuq tregojnë për “Sport Ekspres” se që pas largimit mes tyre janë ftohur marrëdhëniet, madje flitet për një largim të Starovës nga klubi.

MARRËDHËNIA – Demi e ka emëruar Starovën si këshilltar, por në kuadër të kësaj detyre, takimet e tyre dhe komunikimet kanë munguar. Kjo gjë ka rënë edhe në sytë e anëtarëve të tjerë të klubit. Presidenti e ka ndarë mendjen për t’i besuar gjithçka Moxhit dhe nuk do që të ketë ndërhyrje, apo “luftë të brendshme” në klub. Duke u nisur nga eksperiencat e mëparshme, numri një i klubit nuk dëshiron që te të kuqtë të ketë probleme të brendshme. Zërat e fundit që kanë dalë nga klubi i kuq flasin për një krisje të fortë mes Demit dhe Starovës. Madje me shumë mundësi, ky i fundit mund të jetë larguar fare nga klubi i Partizanit. Në kushtet që flasim është një lëvizje e papritur në kampin e kuq, por me Moxhin në drejtim ka logjikë.

MUNDËSIA – Burime të sigurta brenda klubit të kuq flasin me siguri për prishjen e marrëdhënieve mes Demit dhe Starovës, madje guxojnë të shkojnë deri aty sa flasin për një largim të Starovës nga klubi i kuq. Ky është një detaj i vështirë të besohet, por mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. Padyshim që një largim i tillë do të ishte i bujshëm, por edhe nëse Starova qëndron te Partizani, ndikimi që do të ketë do të jetë shumë i vogël.

Moxhi me trajner italian, Demi marrëveshje me Duron!
Situatë e çuditshme te klubi i kuq. Moxhi për “Sport Ekspres” deklaroi se do të vijë trajner i huaj, por ndërkohë mësohet se presidenti nuk ka ndërmend ta presë gjatë

Vladimir Prenga

Largimi i Sulejman Starovës, gjë që pritej prej kohësh, ka bërë që Partizani të fokusohet totalisht te puna për gjetjen e një trajneri të ri. Brenda javës pritet të mësohet kush do ta drejtojë të kuqtë dhe këtë gjë e paralajmëroi edhe drejtori Moxhi në një intervistë publikuar në Sport Ekspres dje. “Duke qenë se kemi një muaj e gjysmë kohë për të zgjedhur futbollistët, dua të shoh se cilat janë situatat dhe rrethanat më të mira. Sa i përket trajnerit, ai do të jetë italian”, u shpreh italiani, që do të kërkojë ta sjellë “timonierin” e ri nga gadishulli Apenin. Xhovani Kolela është një nga alternativat për të marrë stolin e kuq, por ka edhe emra të tjerë që Moxhi preferon të mos i zbulojë.

KLODIAN DURO – Trajnerët italianë nuk janë të lirë në aspektin financiar dhe ndoshta kjo është pengesë, por së fundmi ka edhe një tjetër skenar, sipas të cilit drejtimin e Partizanit e merr Klodian Duro. Për shumëkënd mund të duket çudi, por presidenti Demi mësohet se ka rënë dakord me trajnerin nga Elbasani dhe brenda një jave do të vendoset për kreun e pankinës. Gjithçka varet nga Moxhi, pasi italianit i është dhënë kohë një javë të vendosë për trajnerin, ndryshe Duro në fillim të muajit gusht do të bëhet gati të veshë tutat e trajnerit sërish. Ish-mesfushori i Partizanit, ka vetëm një eksperiencë si trajner, pasi ka qenë në drejtimin e skuadrës së Kukësit në gjysmën e dytë të sezonit 2015-2016, ku arriti të bëjë mjaft mirë në kampionat, pasi i renditi verilindorët në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit, në një moment që diferenca me rivalët ishte e madhe në muajin janar. Gjithashtu ai fitoi në krye të kampionëve në fuqi trofeun e parë të rëndësishëm, pasi në finalen e Kupës së Shqipërisë Kukësi triumfoi me penallti ndaj Laçit.

MUNGESA E KOORDINIMIT – Duro është takuar me Demin, por tani ka edhe një “raund” tjetër dhe pritet që të ketë një tjetër takim. Në këtë takim do të jetë edhe Luçiano Moxhi dhe mbetet e parë se çfarë do të ndodhë. Duro e dëshiron një eksperiencë të tillë dhe në një klub si Partizani do kishte mundësinë të tregonte aftësitë e tij, pas kupës së fituar në Kukës. Nga ana tjetër, drejtori ka deklaruar se trajneri do të jetë italian, por gjërat duken se janë ndryshe. “Çelësat” i ka marrë Moxhi është thënë e stërthënë, por kjo mbetet për t’u vërtetuar, sepse diçka nuk shkon në këtë histori. Nëse drejtori i përgjithshëm ka marrë pushtetin te Partizani, atëherë pse Demi po bisedon dhe ka arritur marrëveshjen me Duron? Diçka anormale, që ndoshta tregon edhe për një krisje te Partizani, pasi ardhja e Moxhit ka bezdisur jo pak njerëz në klubin e kuq. Nëse konfirmohet Duro në drejtim, do të jetë edhe një sinjal i qartë se presidenti Demi nuk është fort i kënaqur me ecurinë e punëve te Partizani, ku premtime ta shumë, por deri tani kemi mbetur te premtimet.

Demi duhet të zgjedhë mes Starovës e Milinkoviçit
Kush do të jetë i radhës? Trajneri, sigurisht. Sulejman Starova mund të dalë në pension te Partizani, por e ardhmja e tij është tashmë e vulosur. Nuk do të jetë më trajner i “demave” dhe largimi i tij është vetëm çështje ditësh. Trajneri i ri me shumë mundësi do të jetë Mlladen Milinkoviç. Mes tij dhe drejtuesve të kuq janë lëshuar mesazhe dashurie në distancë, sigurisht nuk mund të mungonte edhe ndonjë sms jo mirëpritës, siç ishte rasti i Starovës që e deklaroi publikisht se nuk e donte. Megjithatë, një këshillë e tij nuk është mirëpritur nga presidenti Demi, pasi numri një i klubit ka planifikuar një takim me përfaqësuesit e tij ditën e sotme. Numri një i klubit dhe këshilltari Luçiano Moxhi do të takojnë vetë përfaqësuesit e serbit.

Emri i Milinkoviçit përmendet prej kohësh në korridoret e të kuqve dhe tashmë ka ardhur koha e negociatave direkte mes palëve dhe me terma konkret. Kjo për të kuptuar nëse do të arrihet edhe marrëveshja financiare dhe të gjitha pikat e tjera që duhet të dakordësohen palët.

Presidenti i kompanisë që ka në menaxhim trajnerin Mlladen Milinkoviç do të jetë i pranishëm në Tiranë ditën e sotme. Ai pritet të vijë në kryeqytet për të diskutuar konkretisht me drejtuesit e Partizanit rreth mundësisë së emërimit të tij në stol.

Ardhja e tij në krye të bankinës së kuqe do të sillte edhe ndryshime në stafin teknik, pasi trajneri vjen së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Një person i rëndësishëm për të është zëvendëstrajneri. I sigurt është fakti se ai do të jetë me Milinkoviçin nëse arrihet marrëveshja. Një lëvizje e tillë do të sillte largimin e “stoikut” Klevis Dalipi nga roli i zëvendëstrajnerit, pas një periudhe disavjeçare.

Demi paralajmëron ndryshime në stol: Milinkoviç na intereson
Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka folur për “RTSH Sport”, duke komentuar shortin në Europa League, që i ka vënë të kuqtë përballë Botevit të Plovdivit, por ka folur edhe për merkaton.

“Siç e dini të gjithë Partizani po ringrihet dita-ditës, për mua më e rëndësishme është investimi që ne po bëjmë, gjithmonë në funksion të një ecurie sa më të mirë edhe në Europë. Të gjitha skuadrat pothuajse janë të barabarta, kam besim se do bëjmë një paraqitje shumë të mirë. Ekipet nuk kanë shumë diferenca ,por sigurisht duhet edhe pak fat. Sezonin e kaluar ne arritëm deri në fazën Play-Off të Europa League dhe me pak fat mund të kishim siguruar një biletë në fazën e grupeve. Besoj që këtë vit të ecim edhe më shumë”.

Problem është mungesa e një sulmuesi të jashtëzakonshëm si Ekuban, ende i pazëvendësuar: “Sigurisht që mungesa e Ekuban mund të ndikojë, pasi ishte lojtari ynë më i mirë dhe ishte në formën e huazimit. Nuk u arrit marrëveshja për të qenë i yni edhe për këtë periudhë, ndonëse kemi ende shpresa të vogla për ta rikthyer, pasi vijojnë bisedimet. Është afruar edhe Progni, një lojtar me eksperiencë. Mendoj se nuk kemi bërë ndryshime të mëdha, po të mbani mend edhe vitin e kaluar ne pothuajse me këtë grup lojtarësh arritëm suksese, ndërsa Ekuban qëndronte në stol”.

Nga Moxhi priten lojtarë cilësorë: “Luçiano Moxhi është një nivel i lartë. Jo pa qëllim ne kemi realizuar një marrëveshje 3-vjeçare bashkëpunimi, për të vënë në jetë ato gjëra që Moxhi di t’i realizojë më së miri, për vetë faktin se Moxhi vjen nga një pjacë e lartë e futbollit për të dhënë kontributin e tij në një vend të vogël si Shqipëria. Ai ka filluar me organizimin e klubit nga e para, gjithashtu me pretendimin për të sjellë edhe lojtarë cilësorë. Nuk është aspak e lehtë të sjellësh lojtarë të niveleve të larta në një kampionat si Shqipëria, por unë kam shumë besim që hap pas hapi Moxhi do të realizojë gjëra mjaft pozitive për Partizanin. Konceptin e punës ai e ka njësoj si mua, e shikon si një biznes këtë punë. Ne nuk dëshirojmë lojtarë që thjesht t’i marrim te Partizani për të luajtur në Europë e pastaj në kampionat të kërkojmë të tjerë, por Partizani synon të disponojë një pjesë të kartonit të tyre”.

Milinkoviç është përfolur si trajneri i ri i Partizanit dhe Demi nuk thotë “jo”: “Nuk ka asgjë konkrete, dua të them se gjithë stafi ynë e ka pëlqyer Milinkoviç si trajner për aq sa kemi mundur të shohim. Asnjëherë nuk mund të thuhet “Jo” për njerëz të cilët punojnë mirë, megjithatë nuk kemi kryer asnjë bisedim konkret. Unë do zhvilloj një takim me përfaqësuesin e Milinkoviç. Nuk do të bisedojmë thjesht për këtë çështje, por edhe për mundësinë e bashkëpunimit me agjencinë e cila ndodhet në Austri dhe më duket serioze, por e përsëris nuk kemi diçka konkrete thjesht një prezantim xhentëlmenësh”.

Demi: Ishte viti i FSHF-së, Partizani me investime edhe më të mëdha
Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, i ftuar në “Procesin Sportiv” në Top Channel, bën analizën e sezonit dhe flet hapur, duke pranuar gabimet e Partizanit, por edhe duke sulmuar hapur FSHF-në. Demi ndalet në tema të ndryshme, nga videoja Vila-Çaushi, te Moxhi, Ekubani, planet e së ardhmes dhe investimet e huaja te Partizani.

Federata – “Ky ishte viti i FSHF-së. U mbyll një sezon futbollistik siç e donte Federata. Çdo vit është mbyllur siç e do FSHF-ja, por ky ishte një vit që u përcaktua specifikisht nga Federata. Më vjen shumë keq për Tiranën, jo thjesht si sportdashës, por edhe si president i Partizanit dhe më ikën derbi, ndaj keqardhja është e dyfishtë. Sistemi është i gabuar. Nuk më duket logjike që Superliga të ketë 10 ekipe dhe Kategoria e Parë të ketë 20 ekipe? Për çfarë ndodh kjo, për vota e investime? Sistemi ka shumë defekte, mungojnë shumë klube të mëdhenj në Superiore dhe ky është problem i madh. Kemi faj edhe ne, sepse vetëm kohët e fundit kemi filluar të studiojmë si funksionojnë gjërat. Duhen rregulla dhe rregullat nuk janë ato që kemi votuar për vite të tëra, me sy mbyllur. Uroj që ashtu si Partizani, që ka nisur të studiojë gjërat, edhe klubet e tjerë të fillojnë të hapin sytë.

Kampionati shqiptar, sa i ndershëm është? “Partizani nota 10, këtë e them me bindje. Federata nuk shkon as te nota 1. Sa më thellë futemi, aq më shumë gabime dalin në dritë nga Federata. Drejtuesit e saj e kanë bërë si biznes, kjo duket që te skema e kategorive, që janë njësoj në numër. Kontroll financiar nuk ka, edhe fondi i solidaritetit nuk u zbulua nga ne, por nga një sajt dhe duhet ta falënderojmë.

Sezoni i Partizanit? “Po të ishte shumë i mirë, do ishim kampionë. Kemi pasur shumë luhatje sidomos nga fillimi, u ngritëm pak në pjesën e dytë të sezonit. E dinë të gjithë që kemi luajtur dy faza larg shtëpisë sonë dhe kjo vjen për faj të Federatës, duke qenë edhe bashkëinvestitore te stadiumi “Selman Stërmasi”. Nuk jam i kënaqur nga ecuria, nuk duhet të gjejmë justifikime, por kemi pasur dëme edhe nga arbitrimet, por do të bëjmë analizat tona dhe të shpresojmë të bëjmë rregullimet e duhura.

Ku e humbi Partizanin titullin? “Luajtëm 6 muaj jashtë dhe e rikuperuam disi duke u kthyer në Tiranë. Trajneri Starova ka të drejtë që ankohet për disa gjëra, edhe pse edhe ai ka defektet e tij.

Çfarë do të ndryshojë sezonin e ardhshëm te Partizani? “Do të ketë disa lëvizje në skuadër, do të bëjmë analizën duke nisur nga Starova, i cili duhet parë çfarë projektesh ka. Mos më pyesni më për Starovën, ai është më shumë se trajner, është këshilltari im, por ngeci trajner, pasi patëm një ngërç kur u largua trajneri i mëparshëm. Tani të shohim me qetësi dhe themi se Partizani do të qëndrojë gjithnjë në majë. Nuk e them që nuk e do Federata, por duan s’duan Partizani është një klub korrekt, i ndershëm, me investime shumë serioze dhe shumë shpejt do të shihni investitorë të rinj që do të futen fuqishëm në sportin shqiptar. Investitorët e huaj duan të shohin rezultate, ndaj shpresojmë  që të vazhdojmë rritjen si klub. Shpresojmë që Akademia e Arbitrimit të nisë të funksionojë. Vitin e ardhshëm janë zgjedhjet në FSHF dhe shpresojmë të shohim platforma serioze, ne do të mbështetim platformën më serioze e më të kompletuar, jo persona.

Arbitrat – “Urojmë që të shtohen arbitrat në të ardhmen, pasi për momentin nuk kemi arbitra, janë të gjithë të dënuar, nga disa komisione të dyshimta.

A ka platformë Demi për kreun e FSHF-së? “Unë jam president i Partizanit, uroj të dalin njerëz të tjerë që e duan futbollin shqiptar dhe ta ndihmojnë me korrektësi e ndershmëri, duke mos e kthyer në stan votash.

Ekuban? “Ai është larguar për disa ditë pushim në Itali, e kemi në huazim me Kievon dhe shpresojmë që ta marrim sërish në huazim 6 muaj apo 1 vit. Brenda datës 5-6 vendoset.

Stadiumi? “Shpresoj të mbarojë në shtator, por edhe këto punë e burokracira nuk ecin lehtë, por të shpresojmë.

Videoja e famshme Vila-Çaushi? “Ka ndodhur para ndeshjes kundër Kukësit, doli rastësisht si histori dhe pas ndeshjes e dëgjova, nuk mu duk punë serioze. Tani e ka në dorë prokuroria. Është një histori e shëmtuar, ka ndodhur dhe është diçka që nuk e prisja, sepse nuk e mendoja që mund të futen hundët kështu te ekipi. Tani ka specialistë, le ta shohin e të vendosin.

Moxhi dhe organizimi i skuadrës? “Ka eksperiencë shumë të madhe, kemi një marrëveshje 3-vjeçare për të rritur Partizanin në tërësi. Ai ka dorë të lirë, do të merret më shumë me ecurinë e gjithë ndërmarrjes, jo thjesht ekipit.

E ardhmja e afërt? “Grumbullimi bëhet në datën 10, shorti hidhet më datë 19 dhe do të punojmë për ndeshjet në Europa League”.