Dejan Blazhevski

Blazhevski zbarkon në Tiranë, zhvillimet e fundit
Tashmë është mbyllur gjithçka. Tirana duhet të bëjë pa sulmuesin Dejan Blazhevski në pjesën e dytë të sezonit. SportEkspres.com mëson se ditën e sotme maqedonasi ka mbërritur në kryeqytet dhe ka marrë lejekalimin që i mundëson atij të nënshkruajë aty ku ka dëshirë.

Gjasat janë që të firmosë me Rabotniçkin, madje po sot ka pasur edhe një takim me presidentin e klubit maqedonas. Në garë për të ishte edhe Shkupi. Në të shkuarën në Maqedoni ai është aktivuar me Turnovo dhe Vardarin, madje me këta të fundit ka arritur të shpallet edhe kampion.

SHIFRAT TE TIRANA – Blazhevski te bardhbelutë nuk u ngrit në lartësinë e pritshmërive. Vetëm tre gola të realizuar në fazën e parë, fillimisht me Luftëtarin dhe më pas dy rrjetat e tundura me Kastriotin. Humbja e penalltisë me Laçin mund të jetë “pengu” i tij.

Sulmuesi luajti 10 ndeshje në Superiore, tetë herë duke e nisur si titullar. Një dëmtim e penalizoi Blazhevskin, i cili më pas nuk ishte në planet e trajnerit Ardian Mema. Ky i fundit në shumicën e kohës nuk e kishte në dispozicion 33-vjeçarin, por edhe pas rikuperimit nuk e preferoi.

Kështu, largimi i tij ishte i pritshëm dhe tashmë Blazhevski pritet të zyrtarizohet fillimisht si largim i bardhebluve dhe më pas të prezantohet te Rabotniçki. Nga ana tjetër Tirana po punon për të bërë afrime cilësore për sulmin.

Erdhi me bujë te Tirana, largimi një hap larg për sulmuesin
Tirana pritet të ndërpresë bashkëpunimin me disa prej lojtarëve të afruar në merkaton e verës. Është vetëm çështje kohe që të vijë zyrtarizimi i largimit të portierit Shpëtim Moçka, ndërkohë që të paktën edhe dy lojtarë të tjerë do e pasojnë.

Sedat Berisha është më i përfoluri. Mbrojtësi qendror u mor në verë nga Vllaznia, por me Tiranën nuk gjeti dot veten. Ndeshjet e fundit ai nuk është preferuar as në stol. Ndaj edhe “divorci” është zgjedhja më e mirë për të dyja palët.

Më bujë nga Vardari në verë u mor edhe Dejan Blazhevski, i cili e nis mirë sezonin dhe shënoi tre gola. Një dëmtim e ndali sulmuesin dhe më pas gjërat nuk shkuan si duhet. Pas rikuperimit trajneri Ardian Mema nuk e ka preferuar.

Referuar edhe situatës së krijuar, largimi i Blazhevskit mbetet vetëm për t’u formalizuar nga Tirana. Madje, kolegët tanë të “Infosport.mk” zbulojnë se për sulmuesin interesohen Shkupi dhe Rabotniçki.

Nga Kërçiku te Muça, fizioterapisti i Tiranës hap “kartat”
Tirana do të ketë vetëm një mungesë në ndeshjen e sotme me Partizanin. Fizioterapisti Arzen Voci ka folur sot në “Supersport”, ku ka treguar gjendjen e skuadrës, por nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe situatën  Gentian Muccës, ku ka treguar se kur mund të jetë gati mbrojtësi.

KËRÇIKU – “Për herë të parë kontingjenti është i plotë, gjendja fizike e lojtarëve është e mirë. Kërçiku sapo është kthyer nga një dëmtim në pulpë,dhe është i gatshëm për trajnerin. Ka dy javë që është stërvitet.

BLAZHEVSKI – “Blazhevski kthehet nga një tërheqje e shkallës së parë, në zonën e kofshës. Po ashtu është në dispozicion për stafin teknik”.

NGO – “Mund të ketë pasur diçka të vogël me trajnerin, ndërsa dëmtimin e ka kaluar dhe është stërvitur duke marrë ngarkesën e plotë me ekipin”.

MUÇA – “Muça është një rast unik si për veten, për ne dhe për mua personalisht. Do të jetë frymëzimi dhe burim motivimi pas betejës që kaloi me jetën. Ai stërvitet shumë fort dhe me shumë vullnet. Ai thotë se unë jam gati dhe do të japë më të mirën për fanellën e zemrës. Muça shpresoj që pas fazës së janarit ta konsiderojmë si një blerje të re.

ODUAMADI – “Oduamadi pati një zhvendosje të klavikulës, kirurgët thanë se do të operohet dhe periudha e rikuperimit është pak e gjatë. Mund ta presim nga marsi që të kthehet në fushë”.

KOMBËTARJA – “Tirana është shtëpia, fillimi, çdo ditë merrem me këtë punë, ndërsa për Kombëtaren është intensive. Është nder dhe privilegj, por përgjegjësia është e madhe ashtu si dhe kënaqësia”.

Blazhevksi e Ngo “përforcimet”, 1700 bileta për tifozët e Tiranës
Tirana po përgatitet për derbin me Partizanin, ndërkohë që në një lidhje direkte me “Supersport” ka qenë menaxheri i ekipit, Mario Nikolli, ai që ka folur. Mes të tjerave ai foli në lidhje me organizimin e përballjes me të kuqtë.

“Tribunën A dhe sektorët H1, H2 do të jenë në dispozicionin tonë. D2 do të jetë i mbyllur, sipas marrëveshjes mes klubeve. Është ndarje e mirë. 1600-1700 bileta do të jenë për tifozët e Tiranës. Ato sektorë do mbushen dhe shpresoj se do jenë në mbështetje të ekipit si herën e parë”.

Më pas ai foli në lidhje me derbin e parë: “Policia ishte në gatishmëri. Nuk pashë që të thotë njeri bravo për organizimin, gjithçka shkoi mirë përveç rezultatit. Janë shumë gjëra në prapavijë, që tifozët apo të tjerët nuk i dinë. Ndaj edhe duhet edhe ndonjë fjalë e mirë”.

“Akreditimet e gazetarëve në derbi? Ka pasur shumë kërkesa, madje edhe debate brenda nesh. U dhamë prioritet atyre që i kemi të përditshëm në konferenca dhe në stërvitje. Ka edhe nga ato raste, që vijnë e thonë: ‘unë veç në derbi vij, dua tre akreditime’. Por ne na interesojnë ata që qëndrojnë pranë Tiranës në vazhdimësi. Pasi rregulluam gazetarët sportivë, kemi akredituar edhe ndonjë të politikës. Të njëjtat probleme do i ketë edhe Partizani”.

SITUATA NË EKIP – Ekipi ka zbritur në fushë me 30 minuta vonesë, për shkak të gjendjes së fushës në “Skënder Halili”. Shirat e shumtë kanë ndikuar dhe në klub po mendojnë për ndërhyrjen në fushën stërvitore. Plot 14 vite ka që është vendosur tapeti dhe tanimë ta ardhur koha për të vënë të riun.

Sa i takon formacionit, me shumë mundësi Greca do të zëvendësohet nga Dejan Blazhevski. Sulmuesi maqedonas është rikuperuar edhe është gati për lojë. Ndërkohë ka të reja edhe në lidhje me Majkëll Ngo.

Sulmuesi në fundjavë u aktivizua me ekipin e dytë, ndërkohë  që tanimë po punon sërish me ekipin e parë. Në fakt edhe në seancat e javës së shkuar e ka bërë diçka të tillë, por është gjetur gjuha e përbashkët që deri në dhjetor sulmuesi anglez të japë kontributin e tij për Tiranën. Më pas do të ketë sërish bisedime, pasi sikurse dihet problemet disiplinore me të nuk kanë qenë të pakta.

Lajm i keq për Memën, sulmuesi dëmtohet sërish
Nuk mjaftojnë rezultatet jo të mirë të Tirana, që gjatë këtyre javëve ka pasur probleme të shumta me dëmtimet. Ai që shqetëson bardheblutë është Dejan Blazhevski. Maqedonasi u dëmtua në takimin me Laçin dhe ishte në hapat e fundit të rikuperimit, megjithatë gjërat kanë shkuar jo mirë. Siç bëhet me dije, drejtuesit i kanë shtuar ngarkesën me qëllimin për ta pasur gati për ndeshjen e kësaj jave, por kjo situatë ka marrë për keq.

“Sportekspres.com” mëson se lojtari është lënduar sërish, çka do e detyrojë që të qëndrojë për të paktën edhe 4 javë larg fushave të blerta. Ngarkesa e tepërt ka bërë që muskuli i dëmtuar të pësojë një tjetër goditje, çka i ka shkarkuar dhimbje lojtarit. Lajm i keq për Memën, i cili edhe Ngon e ka të pezulluar dhe tani duhet t’i bëjë llogaritë pa Blazhevskin për një kohë më të gjatë.

Tirana ka një ndeshje mjaft të rëndësishme sot, teksa do të kërkojë kthen ndaj Teutës. Në Shijak nuk do të jetë një sfidë e lehtë për kryeqytetasit, të cilët do të ndeshen me Teutën, që ka treguar se është një ekip kompakt dhe që mund t’i hapë punë çdo skuadre.

/ JURGEN ZELA

Ngo drejt përjashtimit, Blazhevski thuajse gati
Majkëll Ngo është një çështje te Tirana. Sulmuesi i bardhebluve javën e shkuar pati një debat me trajnerin Ardian Mema, ndërkohë që klubi e gjobiti me 500 euro. Kjo gjobë edhe është depozituar në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Sjellja e sulmuesit gjatë këtyre kohëve nuk ka qenë më e mirë dhe nëse vijon kështu rrezikon të përjashtohet. Te Tirana nuk mund të tolerojnë dot dhe presin reagimin e sulmuesit anglez. Ngo dhe Muçi janë të vetmit qendërsulmues te kryeqytetasit për momentin.

Por ka edhe lajme të mira. Nga nesër me grupin pritet të bashkohet Dejan Blazhevksi, sulmuesi maqedonas që ndaj Flamurtarit mungoi për shkak dëmtimi. Për disa ditë ai shkoi në Maqedoni për të kryer terapi.

Dëmtimi duket se ka kaluar dhe në ndeshjen e radhës me Kamzën me shumë mundësi do ta nisë nga minuta e parë. Gjithsesi do të jetë trajneri Mema ai që do të vendosë në lidhje me formacionin, çka do të mund të zbulohet dhe në seancat stërvitore në vijim.

Mema sytë nga Blazhevski, sulmuesi terapi në Maqedoni
Dejan Blazhevski, sulmuesi maqedonas i Tiranës, është dëmtuar së fundmi dhe shqetëson bardheblutë para transfertës me Flamurtarin në Vlorë. Shënuesi më i mirë i kryeqytetasve, me tre gola të realizuar, ende nuk është rikuperuar.

Ai ka udhëtuar drejt Maqedonisë, aty ku po kryeson fazën riaftësuese dhe shpresohet shumë që të jetë gati për ndeshjen me vlonjatët. Shtyrja për të hënë ka rritur shpresat dhe stafi mjekësor është optimist se sulmuesi do të jetë gati.

Stafi teknik ndërkohë nuk do të ketë gati për ndeshjen e radhës sulmuesin Namdi Oduamadi, i cili ka pasur një problem me klavikulën. Nigerianit do t’i duhet edhe pak kohë për të qenë nën urdhrat e trajneri Mema.

Alarmi për Blazhevksin, mjekët japin garanci
Tirana po bëhet gati për ndeshjen e së premtes me Flamurtarit. Bardheblutë luajnë në transfertë dhe duhet të kthehen sa më parë te fitorja. Për ndeshjen e radhës mungesë e sigurt është ajo e Namdi Oduamadi, por së fundmi shqetëson edhe Dejan Blazhevski.

Ky i fundit ka pësuar një dëmtim në stërvitje dhe normalisht që trajneri Ardian Mema është shqetësuar për momentin. Gjithsesi mjekët kanë thënë se nuk ka ndonjë shqetësuese për sulmuesin.

Por do të shihet sërish gjendja e tij dhe do të mësohet nëse mund të luajë ndaj vlonjatëve. Blazhevski është një nga titullarët e rëndësishëm të bardhebluve. Deri më tani ka realizuar tre gola, duke qenë shënuesi më i mirë i skuadrës së tij.

Simbolika e festimit të golit, Blazhevski me dedikim special
Goli i parë zyrtar me fanellën bardheblu dhe Dejan Blazhevski ka një dedikim të veçantë. U pa që në stadiumin “Redi Maloku” të Ilirisë kur festoi, teksa iu drejtua drejtorit sportiv Arbi Laçi. Pse pikërisht atij?

Ka një arsye të fortë, pasi zyrtari i klubit bardheblu së fundmi është bërë baba. Blazhevski ia ka dedikuar golin pikërisht vajzës së Laçit dhe tanimë do i duhet të nisë të shënojë aty ku duhet më shumë, në kampionat.

Ish-sulmuesi i Vardarit ende nuk është zhbllokuar në Superiore dhe në fundjavë me Luftëtarin do të jetë momenti i duhur. Fitorja është detyrim, ndërkohë që edhe goli në Kupë e ka çliruar Blazhevskin.