Debrecen

Gjici nuk fal, tani ka dhe gjoba për futbollistët
Eliminimi nga Europa League nuk u prit mirë te Kukësi dhe lëvizja e parë ishte mbyllja e bashkëpunimit me trajnerin Ernest Gjoka, i cili së bashku me stafin e tij u larguan. Në kampin verilindor zgjodhën Shpëtim Duron për pankinen, ndërkohë që ka masa dhe për lojtarët. Klubi i Kukësit ka vendosur që të gjobisë futbollistët më një pagë për eliminimin nga Debreceni. Sigurisht kjo nuk do të pritet mirë nga lojtarët, që tanimë po mendojnë për sezonin e ri futbollistik.

NJOFTIMI I KLUBIT

Skuadra ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm futbollistik 2019-2010. Për një përiudhë të pacaktuar, ekipi ynë do të zhvillojë seancat stërvitore në kompleksin sportiv “Football Republic” në periferi të Tiranës. Me datën 5 gusht 2019, skuadra do të zhvendoset në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut për të nisur pjesën e dytë të fazës përgatitore për sezonin e ri futbollistik.

Gjatë sezonit të kaluar, ekipi arriti disa nga objektivat e vendosura, duke fituar Kupën e Shqipërisë si dhe duke u shpallur nënkampion.Edhe në ndeshjet kualifikuese për Europa Eleague, skuadra bëri paraqitje të mirë, sidomos në ndeshjen e dytë për Turin e Parë në “Elbasan Arena” ndaj skuadrës hungareze të Debrecenit, por nuk arriti të kalonte turin, i cili ishte kushti kryesor i vendosur nga Klubi.

Ky rezultat, ashtu sikurse ishte parashikuar në marrëveshjen mes Klubit tonë dhe trajnerit Ernest Gjoka, solli dhe përfundimin e bashkëpunimit me kryeqytetasin.  Rezultatet negative të arritura në kupat e Europës, kanë bërë që Klubi të marrë masa administrative ndaj ekipit. Konkretisht, eliminimi nga Turi i Parë kualifikues i Europa League ka sjellë vendosjen e gjobës për muajin qershor, për të gjithë futbollistët dhe stafin teknik.

Gjoka: Nesër duhet të fitojmë, presidenti synon gjithçka
Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së kthimit kundër Debreçenit, ku tha:

KULIFIKIMI – “Arsyet janë të shumta. Arsyeja kryesore është që nëse arrijmë të kualifikohemi, nuk i japim të mira vetëm ekipit të Kukësit, por të gjithë futbollit shqiptar. Por nuk do të jetë e lehtë, pasi përballë kemi ekipin e Debreçenit. Ne bëmë një ndeshje shumë të mirë atje në fazën sulmuese, si asnjëherë tjetër, por nuk patëm fatin me vete. Jemi përballë realitetit që duhet ta pranojmë, është 0-3. Do të duhet një sakrificë të madhe dhe pak fat që të shkojmë te goli”.

KEQARDHJE – “Keqardhja është shumë e madhe, pasi ekipi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë. Ishte një nga ato ndeshjet në Kupat e Europës që ekipet shqiptare bëjnë paraqitje dinjitoze. Por futbollit është i pamëshirshëm. E kemi studiuar sërish kundërshtarin, do ta kërkojmë deri në fund kualifikimin. Duhet të kemi shumë kujdes, pasi kundërshtari është i rrezikshëm”.

RAMA – “E dimë kush është Valdet Rama, është një lojtar me cilësi të mëdha. I kemi ndryshuar rolin, e kemi kaluar sulmues. Nëse në Debreçen nuk pati fatin para porte, shpresojmë që ta ketë nesër. Jemi me shumë fat që e kemi në skuadër, një lojtar që i jep shumë futbollit shqiptar”.

SFIDA E KTHIMIT – “Nuk kemi çfarë kursejmë më, do të luajmë gjithçka për gjithçka. I kam kërkuar skuadrës që ta fitojë me patjetër këtë ndeshje, qoftë edhe për moral. E kam parë te skuadra dëshirën për të fituar, mendoj se do t’ia dalim nesër”.

SYNIMI – “Një nga egot e mia personale është që të shkoj drejt një grupi të Europa League, siç kanë shkuar 2 kolegë të nderuar të mitë. Kam kaluar ture, por më duket se jam i pafat. Edhe me Flamurtarin, edhe ky vit. Nga ekipet që kishim në short, na ra Debreçeni. U munduam të merrnim maksimumin në ndeshjen e parë, nuk ia dolëm. Shpresoj që fati i munguar gjatë gjithë këtyre viteve të na vijë nesër”.

PRESIDENTI – “Unë nuk jam në presion për kualifikim. Kukësi ndërtohet gjithmonë për të ecur përpara. Gjici është egoist dhe do që të arrijë gjithçka, por jo gjithmonë çfarë synon, e arrin. Nëse në futboll ecin gjërat me presion, asgjë nuk rregullohet, vetëm prishet. Presidenti do gjithçka, unë jam më i balancuar, mundohem ta mbështes skuadrën”, përfundoi Gjoka.

Penalltia e mohuar dhe atmosfera te Kukësi, flet Valdet Rama
Valdet Rama ishte një ndër lojtarët më të mirë të Kukësit në ndeshjen ndaj Debrecenit në Hungari. Sulmuesi nga Mitrovica vuri disa herën në provë portierin e hungarezëve, ndërsa në një episod të ndeshjes ishte shumë pranë fitimit të një penalltie.

Në një intervistë për “Supersport”, Rama flet mbi humbjen në transfertë dhe mbi mënyrën se si skuadra duhet ta nisë ndeshjen e kthimit edhe pse rezultati i takimit të parë nuk lë shumë vend për të shpresuar.

“Në pjesën e parë bëmë një lojë të shumë të mirë. Krijuam disa raste për shënuar, por fatkeqësisht nuk ia dolëm dot. Në pjesën e dytë ndodhi ajo që ndodhi. Pësuam tri gola, prej të cilëve duhet nxjerrim mësime”.

“Mendoj se më shkaktuan një penallti, por arbitri e pa ndryshe. Po ta kishim një gol në fushë kundërshtare do ta kishim shumë herë më të lehtë. Gjithsesi në futboll ndodhin gjëra të papritura. Duhet të besojmë e të mundohemi të fitojmë lojën, na duhet energji pozitive”.

Gjoka: Rezultat i gënjeshtërt, nuk i shfrytëzuam rastet tona
Ernest Gjoka ka folur para gazetarëve hungarez pas humbjes 3 – 0 të Kukësit ndaj Debrecenit. Trajneri i skuadrës shqiptare theksoi se loja e djemve të tij nuk përkon me rezultatin përfundimtar të takimimi.

“Bëmë një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e parë. Krijuam raste, por nuk arritëm të përfitonim. Nuk mendoj se tre golat e shënuar sonte tregojnë diferencën e vërtetë midis dy skuadrave. Do ta kemi shumë të vështirë në ndeshjen e kthimit”.

Trajneri i Debrecen, Andras Herçeg, vlerësoi numrin e lartë të tifozëve në stadiumin, që ishte sa trefishi i mesatares së kampionatit: “Ishte fantastike të shikoja më shumë se 10000 veta në stadium. E filluam mirë, por më pas bëmë disa gabime. Zgjodha të ndryshoja vendosjen në mes të lojës, pasi nuk më pëlqyen disa gjëra. Në të ditën luajtëm shumë mirë. Kemi avantazhin e tri golave, por duhet të luajmë ndeshjen e dytë sikur loja të ketë përfunduar  0 – 0”.

Gjoka rreshton titullarët, vetëm një debutues te verilindorët
Ernest Gjoka ka përzgjedhur formacionin titullar të Kukësit për transfertën ndaj Debrecenit. Përballë ekipit hungarez verilindorët janë vendosur me skemën 4 – 3 – 3, ku ka vetëm një lojtar debutues.

Frashëri në portë ka përpara vetes, Cuculin dhe Teqen në qendër të mbrojtjes, ndërsa në krah janë vendosur Rrumbullaku dhe debutuesi nga Maqedonia e Veriut, Tome Kitanovksi, i cili  ka për detyre të ruajë krahun e djathtë të mbrojtjes.

Treshja e mesfushës nuk surpriza me Rrocën, Musollin dhe Limajn, ndërsa në sulm Ethemi dhe Rama mbështesin nga krahët sulmuesin e vetëm Vasil Shkurtaj.

Debrecen: Nagi, Kusnir, Satmari, Pavkovics, Ferençi, Varga, Toser, Haris, Seçi, Takaç, Trujiç. Trajner: A.Herçeg

Kukësi: Frashëri, Kitanovski, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Musolli, Ethemi, Rroca, Limaj, Rama Shkurtaj. Trajner: E.Gjoka

Gjoka: Debreceni i kalueshëm, ja ç’duhet të bëjmë në Hungari
Kukësi përballet të enjten në transfertë me hungarezët e Debrecen në kuadër të raundit të parë eliminator të Europa League. Trajneri i verilindorëve, Ernest Gjoka, ka diskutuar mbi forcën e kundërshtarit dhe planet e merkatos në një intervistë për “Supersport”.

“Natyrisht që është një përballje shumë e rëndësishme për të gjithë ne. Tashmë dihet që kalimi i turit te Kukësi ka qenë gjithmonë obligim dhe gjatë viteve të fundit klubi ka bërë shumë mirë. Sigurisht që kemi përplasje të fortë, me një ndër skuadrat më të forta të Hungarisë, por kjo nuk do të thotë që po e mendojmë si të pakalueshme këtë sfidë”.

“Gjatë të gjithë kësaj kohe kemi analizuar me shumë kujdes ekipin e Debrecenit. Njohim deri në detaje cilësitë e lojtarëve të tyre. Ata kanë disa lojtarë cilësorë, një pjesë janë pjesë e ekipit kombëtar të Hungarisë. Janë një ekip i fizikshëm dhe shumë taktik, por kanë edhe problemet e tyre. Po të jemi të qetë dhe të disiplinuar taktikisht, mendoj që ne mund të bëjmë një paraqitje të mirë në Hungari”.

“Duhet të jemi të kujdesshëm në fazën mbrojtëse. Armët më të forta të Debrecenit janë krahët e sulmit dhe mesfusha. Do marrim masat të mos u lëmë hapësira. Edhe ne kemi lojtarë cilësorë, që kanë qenë pjesë ekipeve kombëtare, si Rama, Cuculi dhe Musolli”.

“Ne e kemi skuadrën, sigurisht ikja e Rexhinaldos ka ndikuar disi, pasi për momentin kemi vetëm Shkurtajn. Ne kemi kërkuar të bëjmë një merkato shumë të kujdesshme. Nuk kemi kërkuar sasi, unë kërkoj cilësi. Edhe me presidentin për këtë po punojmë, që të sjellim atë lojtarin e mirë cilësor që mund të bëj diferencën. Përsa i përket kampionatit, absolutisht që do vijnë 1 ose 2 lojtarë cilësorë. E kemi piketuar, tashmë është vetëm çështje negociatash”.

Ëndrrat me Romën mbarojnë, rival tjetër për Kukësi-Debrecen
Përjashtimi i Milanit nga kupat e Europës sjell efekt zinxhir ndryshimesh, pasi vendin e kuqezinjve e zë Roma, e renditur një vend më poshtë në renditje. Klubi kryeqytetas do të luajë direkt në grupe, duke shmangur ndeshjet kualifikueseve.

Verdhekuqtë do e nisnin nga turi i dytë, ndërkohë që shorti i kishte rezervuar si kundërshtar fituesin e çiftit Debrecen-Kukësi. Në kampin verilindor ishin motivuara maksimalisht për t’i kaluar hungarezët dhe për t’u përballur me klubin italian.

Gjithsesi te Kukësi i Ernest Gjokës duhet të presin një tjetër rast të luajnë me Romën. Gjithsesi, nëse e kalojnë turin, atëherë do të përballen me një tjetër klub italian, Torinon që zë vendin e verdhekuqve.

Kukësi nën vëzhgim, trajneri i Debrecenit: Duam kualifikimin!
Debrecen është kundërshtari i Kukësit në Europa League. Hungarezët, me të mësuar emrin e rivalit, kanë nisur të “gërmojnë” dhe të kërkojnë informacion për verilindorët. Kjo është me shumë rëndësi dhe e thotë edhe vetë trajneri Herczeg Andras.

“I dija ekipet që mund të përballeshim me to, por nuk kisha ndonjë dëshirë për shortin. Momentalisht di që Kukësi ka fituar Kupën e Shqipërisë dhe është renditur në vendin e dytë në kampionat”, shprehet Andras, i cili gjithashtu tregon që është në dijeni edhe se Kukësi ka pasur largime.

Më tej ai shton: “Do mundohemi t’i studiojmë dhe të marrim sa më shumë informacion rreth tyre dhe të përpiqemi t’i shfrytëzojmë maksimalisht. Veç kësaj duhet të  shikojmë edhe stilin e tyre të lojës”. Andras, në fund thekson se janë të përqendruar vetëm te ndeshjet e Europës për momentin.

“Është e qartë se ne dhe Kukësi duam të shkojmë përpara dhe duhet të bëjmë më të mirën. Për momentin po përqendrohemi te ndeshjet e Europës, pasi kampionati nis me 3 gusht. Besoj se këto ndeshje do të kenë një impakt të mirë në përgatitjet tona”, përfundon Andras.