De Rosi

De Rosi ndërron mendje, karriera vijon 11000 kilometra larg Romës
Daniele De Rosi tashmë ka marrë vendimin final. Ish-mesfushori i Romës ka vendosur të vazhdojë të jetë pjesë e futbollit profesionist edhe për një sezon. Klubi i dytë në karrierën e 35-vjeçarit do të jetë Boka Zhuniors.

Drejtori i Sportiv i “gjigantit” argjentinas është një mik i afërt i De Rosit. Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Romës, Nikolas Burdiso. 38-vjeçari e kontaktoi italianin sapo ky i fundit u la i lirë nga Roma, por mesfushori kërkoi kohë të mendohej për të ardhmen, pasi tundimi për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë futbollit profesionist ishte i madh.

De Rosi dhe Nikolas Burdiso kur luanin së bashku te Roma

Ofertat nga ekipet italiane nuk munguan, por siç duket De Rosit nuk mund t’ia lejonte vetes të luante në Itali për një ekip tjetër. Sipas “Sky Sports”, futbollisti do të firmosë të nesërmen një kontratë 1-vjeçare me klubin nga Buenos Aires.

Në kontratë De Rosi ka të drejtën e largimit të njëanshëm në muajin janar, masë kjo e ndërmarrë në rast se aventura amerikano-latine nuk rezulton në praktikë aq fantastike sa ç’duket në teori.

Një legjendë më pak, De Rosi merr vendimin final
Daniele De Rosi u ndje i tradhtuar kur Roma nuk pranoi të rinovonte kontratën e tij. Pavarësisht moshës së madhe, ofertat nuk kanë munguar për mesfushorin italian. Boka Xhuniors, Xhenoa dhe Fiorentina shfaqën interes. Megjithatë, një lajm i fundit nga “Sky Sport”  u jep shkelmin përpjekjeve të këtyre klubeve.

Për De Rosin nuk do të ketë klub të dytë në Itali, por as në Amerikën e Jugut ose të Veriut. 35-vjeçari ka vendosur të japë dorëheqjen nga futbolli profesionist duke shënjuar fundin e një karriere që filloi 18 vite më parë.

De Rosi do t’i bashkohet lojtarëve si Françesko Toti, Rajan Gigs, Pol Skoulls dhe Paolo Maldini, të cilë  kanë luajtur gjatë të gjithë karrierës së tyre me fanellën e vetëm një klubi.

De Rosi me “drejtim” të ri, oferta e fundit e tundon!
Ish-kapiteni i Romës, Daniele De Rosi, mund të fillojë një punë të re si trajneri i Italisë U21. Kjo e fundit është në prag të eliminimit në fazën e grupeve të Kampionatit Europian U21. Ky eliminim duket fundi i udhëtimit për Xhixhi Di Baxhion, i cili nuk ia ka arritur të marrë maksimumin nga një grup shumë i talentuar lojtarësh, të cilët luajnë thuajse të gjithë titullarë në Serinë A.

Corriere dello Sport raporton se De Rosit do t’i ofrohet roli i trajneri U21 nga Federata Italiane. Kontrata e tij me Romën përfundon më 30 qershor dhe ai do të jetë një lojtar i lirë, ndërsa ka deklaruar se do të vijojë të luajë futboll. Ofertat për De Rosin nuk mungojnë, nga Boka Zhuniors dhe kampionati amerikan, MLS.

Megjithatë, De Rosi mund të qëndrojë në Itali me një rol të ri si trajner i kombëtares U21 të Italisë. Mesfushori kryeqytetas duket se do të ndjekë gjurmët e babait të tij, Alberto, i cili për shumë vite ka qenë trajneri i ekipit të të rinjve te Roma.

“De Rosi nuk është paqësor, ju tregoj pse më shkarkoi Roma!”
Një legjendë si Zdenek Zeman ka drejtuar ekipin e Romës dy herë në periudha të ndryshme. Çeku ka kaluar eksperiencën e parë në vitet 1997-1999, për t’u kthyer më pas në shkurt të 2012 dhe shkarkuar vetëm tetë muaj më pas. Arsye që nuk u morën kurrë vesh plotësisht. 72-vjeçari është rikthyer të flasë për periudhën e rikthimit te Roma.

Ai shprehet se arsyeja e shkarkimit të tij ishte një deklaratë në media, ku kërkoi më shumë rregulla dhe disiplinë. Zeman më pas komenton edhe marrëdhënien me De Rosin dhe Totin. Këtë të fundit e përshkruan si punëtor dhe shprehet se stërvitej vazhdimisht. Sipas ish-trajnerit, De Rosi shpenzonte kohë nëpër qendra masazhi dhe kishte probleme jashtë fushës.

SHKARKIMI- “Klubi përdori rezultatet e dobëta si arsyen e shkarkimit tim, por unë e çova Romën në finalen e kupës. Bëmë një ndeshje të madhe kundër Milanit, ku arritëm t’i shënonim katër gola. Ajo sfidë më ka dhënë emocione të mëdha. Jam natyrë që punoj shumë, por kishte shumë njerëz brenda klubit që nuk e kishin me qejf këtë. Drejtuesit më shkarkuan sepse thashë publikisht se duheshin vendosur rregulla të rrepta.”

DE ROSI- “De Rosi nuk po luante mirë në atë periudhë. Nuk e di nëse ishte faji im apo i atij. Në vend të trajnimit kalonte kohë në shtretërit e masazhit. Nuk isha mësuar me këtë sepse mendoja se profesionistët stërviten në fushë. Megjithatë, është një problem i përgjithshëm. Toti stërvitej vazhdimisht. Nuk e di, ndoshta masazheri personal i tij ishte më i mirë. Mendoj se De Rosi kishte probleme dhe jashtë fushës. Ai nuk ishte një person paqësor”, përfundoi Zeman.

“Romës i duhen pronarë të rinj. Më dështakët e sotëm, De Rosi luan deri 45 vjeç!”
Daniele De Rosi do të largohet në fund të sezonit nga Roma. Mesfushori ka refuzuar oferta të shumta gjatë karrierës së tij për të mos e tradhtuar kurrë dashurinë e tij të parë dhe të vetme.

Për fat të keq, drejtuesit nuk i ofruan rinovimin dhe diçka e tillë trishtoi shumë tifozë të futbollit. De Rosi është ndër romantikët e fundit, ka ëndërruar gjithmonë ta mbyllë karrierën te Roma dhe të largohesh pas një jetë me ngjyrat verdhekuqe mbi supe nuk është aspak e lehtë.

Antonio Kasano ka luajtur bashkë me te, te Roma dhe kombëtarja italiane. Barezit të famshëm nuk i ka pëlqyer trajtimi që klubi kryeqytetas i ka bërë mikut të tij, ndërsa e mbyll me një mesazh për mesfushorin.

“Baldini dhe Palota e përsëritën gabimin. Pas Totit ndodhi edhe me Danielen. Duhet të mos harrojnë faktin që Roma është Toti dhe më pas De Rosi. Roma nuk është Baldini me Palotën. Shpresoj që verdhekuqtë të ndryshojnë pronësi, sepse e meriton që të luftojë për objektiva të rëndësishëm.

De Rosi? I lutem Danieles që të mos tërhiqet nga futbolli, por të vazhdojë të luajë. Me dështakët që ka në qarkullim, Daniele mund të luajë pa problem deri në moshën 45-vjeçare”, përfundon Antonio Kasano.

“E trishtë mënyra si e larguan! De Rosi na mposhti me hile, por e dua në ekip”
Masimo Ferrero mban postin e presidentit të Sampdorias, por ai nuk e ka fshehur kurrë pasionin e madh për Romën. Nëse verdhekuqtë janë ekipi i zemrës, për një personazh si Daniele De Rosi ndjen vetëm dashuri dhe adhurim.

Kapiteni do të largohet në fund të sezonit pas një jete në kryeqytetin italian. E turpshme mungesa e rinovimit dhe mënyra e largimit të një prej simboleve të Romës. Ferrero shpjegon ndjesitë e provuara dhe ka një ftesë për 35-vjeçarin, i cili nuk ka ndërmend ta mbyllë me futbollin e luajtur.

“Kam biseduar me Danielen disa javë më parë gjatë një udhëtimi me tren. Nëse dëshiron të vijë te Sampdoria, unë jam gati për ta bërë realitet një gjë të tillë. Lamtumira e tij nga Roma është një nga momentet më të trishta të futbollit italian. Një simbol si Toti u largua në një mënyrë të paimagjinueshme, ndërsa De Rosi u largua në një mënyrë të papritur.

E kam mik Danielen, vjen shpesh në kinemanë Adriano. Si president e ofendova pak javë më parë, sepse më bëri të humbas ndeshjen prej një faulli të paqenë. Atë ndeshje e fitoi De Rosi dhe jo Roma. U bëra keq edhe kur la futbollin Toti. E ftova të vinte te Sampdoria, por m’u përgjigj se nuk mundej. Tani do e provoj me Danielen. Do gjej direkt numrin e tij. Nëse dëshiron të shkojë në kinema falas, le të vijë të Sampdoria. Bëj shaka. Seriozisht dua që të vijë këtu, ai e di shumë mirë”, përfundon Masimo Ferrero.

Pjaniç elozhe për De Rosin: Një histori inspiruese!
Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjaniç, ishte një nga talentet më premtues kur mbronte ngjyrat e Romës disa sezone më parë. Pjaniç u shndërrua në një nga lojtarët më të mirë në botë në rolin e tij, jo vetëm prej talentit që kishte, por dhe prej ndihmës që mori si brenda, ashtu dhe jashtë fushe, prej kapitenit Daniele De Rosi.

Legjenda e Italisë tha publikisht se ky është sezoni i tij i fundit si futbollist dhe mesazhet më të përzemërta drejt tij nuk munguan, përfshirë këtu dhe Miralem Pjaniç, që në Instagramin e tij shkroi:

“Është një histori emocionuese vetëm kur e dëgjon. Kam pasur privilegjin të ndaj një pjesë të historisë time me ty dhe do të të jem përgjithmonë mirënjohës. Falëminderit dhe fat të mbarë, Daniele!”

View this post on Instagram

È una storia che ti emoziona solo a sentirla raccontare. Aver avuto il privilegio di condividerne un pezzo è qualcosa di cui sarò per sempre grato. Buona fortuna Daniele ! Brate moj ?? #DeRossi

A post shared by  Miralem Pjani? (@miralem_pjanic) on <time style="font-family: Arial,sans-serif; font-size: 14px; line-height: 17px;" datetime="2019-05-14T11:45:22+00:00">May 14, 2019 at 4:45am PDT</time>

VIDEO | Roma rikthehet te fitorja, kapiteni e afron me zonën Champions
Gara për një vend në Champions është bërë shumë interesante në Itali. Shumë ekipe luftojnë për dy vende, edhe pse Interi duket pak komod për momentin në vendin e tretë. Humbja e Milanit përballë Juventusit është shfrytëzuar nga Roma, që ka siguruar një trepikësh të artë në transfertë.

Goli i Daniele De Rosit i dhuroi fitoren përballë Sampdorias ekipit kryeqytetas. Kapiteni devijoi saktë një top brenda zonës së vendasve dhe dërgoi topin në rrjetë, 15 minuta përpara fundit të ndeshjes.

Takimi ishte i ekuilibruar, edhe pse Sampdoria zotëroi qarkullimin e topit. Roma nuk fitonte në kampionat prej tre ndeshjes dhe ky trepikësh e ngjit në vendin e gjashtë me 51 pikë, një më pak se Milani i vendit të katërt, ndërsa ekipi dorian qëndron në vendin e nëntë me 45 pikë.

Sampdoria-Roma 0-1

(De Rosi 75′)

De Rosi: E tmerrshme të eliminohesh kështu, fatin e trajnerit e dinë drejtuesit
Roma nuk mundi të kualifikohej në çerekfinalet e Champions-it. Portugezët e Portos arritën të merrnin “biletën” për në fazën tjetër pas 120 minutave, ku vendimtare ishte penalltia e dhënë pas konsultimit me sistemin VAR në minutën e 116-të, episod ky që shoi shpresat e italianëve.

JNë përfundim të takimit kapiteni i Romës, Daniele De Rosi, u shpreh se skuadra e tij nuk e meritonte të eliminohej në këtë lloj mënyre.

“E tmerrshme të eliminohesh në këtë mënyrë. Nuk arritëm të bënim një ndeshje perfekte, por pashë një grup burrash që u përpoqën shumë dhe nuk e meritonin këktë gjë. Duhet ta fitonim ndeshjen e parë me rezultatin 2 – 0. Mendoj se duhet të kishim marrë më shumë për 120 minuta e lojës që kryem. Jam krenar për këta lojtarë”

VAR – “Nuk e kam parë ende rastin e penalltisë, por dikush më tha që Manolas mund të ishte në faj”.

E ARDHMJA E DI FRANÇESKOS – “Për këtë vendosin drejtuesit e klubit”.

De Rosi sfidon moshën, Roma ka gati “dhuratën”
Daniele De Rosi ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë në fitoren e vuajtur që ekipi verdhekuq siguroi në transfertën e veshtirë ndaj Torinos. Vështirë të besohet se kapiteni 35-vjeçar ka debutuar plot 17 vite më parë me klubin e qytetit të tij.

Kontrata e mesfushorit mbaron  në fund të këtij sezoni, por palët po punojnë për një rinovim 1-vjeçar. Drejtuesit e Romës besojnë se kapiteni mund të japë akoma për klubin dhe marrëveshja mund të finalizohet brenda këtyre javëve.

Gjithsesi kontrata e re e ka një kleçkë. De Rosi do i duhet të pranojë një pagë të përgjysmuar, diçka që e ka bërë dhe dy vite më parë kur pranoi një rinovim 2-vjeçar që ia uli pagën nga 6 milionë euro (më i paguari në skaudër asokohe)  në tre milionë euro që përfiton aktualisht. Një rast dështimi të marrëveshjes, një opsion tjetër ështe dhe varja e këpucëve në kampionatin amerikan.