David Luiz

David Luiz shtyllë në mbrojtje, Çelsi e shpërblen
Çelsi ka rigjetur buzëqeshjen dhe optimizmin falë kualifikimit për në finalen e Europa League dhe tashmë mendon vetëm për derbin e madh ndaj Arsenalit.

Ndërkaq, drejtuesit e klubit mendojnë për të ardhmen dhe sot kanë shpërblyer me kontratë të re qendërmbrojtësin David Luiz.

This geezer has signed a new contract! ?

Congratulations, @DavidLuiz_4! ?

— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 10, 2019

Braziliani ka qenë i shkëlqyer edhe këtë sezon dhe sot ka firmosur një kontratë deri në vitin 2021.

“E dashuroj këtë klub dhe jam i lumtur që do qëndroj këtu deri në 2021”, tha Luiz për faqen zyrtare të klubit, pas firmës në kontratën e re.

So happy to be here until 2021 !!! I love this club and I will always give my best for this shirt !! Thank you for all your support!! ??? @ChelseaFC pic.twitter.com/g4Umq1v3Fd

— David Luiz (@DavidLuiz_4) May 10, 2019

Shpërthen David Luiz: Ky është anti-futboll!
Barazimi 2-2 ndaj Bërnlit në “Stamford Bridge” nuk u prit mirë nga lojtarët e skuadrës së Çelsit. David Luiz ishte ndër më të acaruarit, teksa akuzoi në intervistën në përfundim të takimit se kundërshtari luajti anti-futboll duke kritikuar vonesat e shumta të lojës nga ana e lojtarëve të Bërnlit.

“Ky është anti-futboll. Vonuan lojën gjatë të gjithë takimit dhe vetëm rrëzoheshin e ndalonin ndeshjen. Të 11 lojtarët ishin brenda zonës së rreptësisë. Është e vështirë të shënosh ndaj një skuadre të tillë. Ata kishin vetëm dy shanse dhe i shënuan. Nuk kishin ardhur për të luajtur futboll”, tha Luiz.

Shon Dajsh

Trajneri i Bërnlit, Shon Dajsh, u kundërpërgjigj me një batutë:“Na lejohet që të fitojmë ose të marrim një pikë ndaj klubeve të mëdha (qesh). Nuk kemi lojtarë me teknikë të lartë, pasi ata kushtojnë shumë. Jemi një skuadër që dimë si të mbrohemi dhe kjo është pjesë e lojës”.

Xhanfranko Zola

Zëvendës trajneri i Çelsit, Xhanfranko Zola, u tregua më i përmbajtur duke u shprehur se arbitri i katërt duhet të kishte dhënë më shumë minuta shtesë: “Pesë minuta shtesë nuk ishin të mjaftueshme për të kompensuar vonesat e lojës. E prisnim të ishte një ndeshje e vështirë, por nuk e prisnim që të kishte kaq shumë vonesa loje. Prisnim më shumë minuta nga arbitri, prandaj jemi shumë të mërzitur. Skuadra nuk arriti të futej në ritmin e lojës. Prisnim të merrnim më shumë, sidomos pas humbjeve të Arsenalit dhe Junajtid, gjithsesi e morëm një pikë. Po luajmë futboll të mirë, do përmirësohemi dhe do vazhdojmë të luftojmë deri në fund”.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Sa shumë yje me kosto 0, ja lojtarët që u mbaron kontrata këtë sezon
Transferimet e lojtarëve janë një punë tejet e mundimshme, por gjithçka lehtësohet kur lojtarët nuk janë nën kontratë.

Këtë verë janë të shumtë yjet që do të dalin në treg me kosto 0, çka natyrisht shton interesin e klubeve për këta futbollistë.

David Luiz – Mbrojtësi brazilian është ende një titullar i padiskutueshëm për Çelsin e Mauricio Sarrit. Londinezët nuk kanë alternativa të mira në stol dhe rinovimi mund të vijë nga dita në ditë.

Ander Herrera – Pas pesë vitesh te Mançester Junajtid, mesfushori spanjoll po bën gati valixhet. E ardhmja mund të jetë në Paris, ku i është ofruar një kontratë me pagë “faraonike”.

Jasin Brahimi – Jasin Brahimi cilësohet nga shumë ekspertë si lojtari më i mirë i kampionatit portugez. Ofertat për sulmuesin shtatshkurtër kanë qenë të shumta, por Porto gjithnjë ka bërë rezistencë. Këtë verë me shumë gjasa, bashkëpunimi 5-vjeçar do të marrë fund.

Huan Mata – Futbollisti  i Mançester Junajtid nuk është më ai dikurshmi. Minutat e  Matës te “djajtë e kuq” janë pakësuar ndjeshëm këtë sezon dhe rinovimi nuk do bënte sens për të dyja palët.

Geri Kahill  – Geri Kehill është në muajt e tij të fundit si mbrojtës i Çelsit. Mbrojtësi 33-vjeçar është aktivizuar në vetëm një takim gjatë këtij sezoni. Pavarësisht formës së dobët interesi i klubeve angleze për Kehill mbetet i lartë.

VIDEO: Hazard gabon llogaritë, David Luiz e korrigjon me një shpullë
Moment komik pas ndeshjes së djeshme mes Çelsit e Totenhemit në Kupën e Ligës në Angli, ku Çelsi fitoi me 11-metërsha dhe u kualifikua për në finale.

Eden Hazard, i shpallur Lojtari i Ndeshjes, po jepte intervistë dhe po thoshte: “Ata shënuan në rastin e vetëm që patën, ne patëm disa raste, por nuk shënuam“.

Aty ndërhyri David Luiz, i cili priste radhën për intervistë. Braziliani e goditi me shuplakë pas koke, duke i tërhequr vëmendjen: “15“, duke bërë që Hazard të korrigjohej: “Po, patëm 15 raste për gol“.

#davidluiz slapping #hazard head for Saying #Chelsea only had a ‘couple of chances’ and tells him It was actually 15 ??? #CHETOT #luiz #spurs #CarabaoCup pic.twitter.com/7s5IazRo7D

— Jp (@Jessptl) January 24, 2019

David Luiz: Boll me kritika! Tani kemi një filozofi loje, besojmë të gjithë te Sarri
Humbja në derbin përballë Arsenalit ka sjellë kritika të shumta për Mauricio Sarrin dhe stilin e tij të futbollit që po praktikon tek ekipi i Çelsit. Italiani ka ndryshuar mënyrën e lojës së “Bluve të Londrës”, tashmë synohet mbajtja e topit dhe loja me shumë pasime.

Një gjë e tillë kërkon kohën e vet dhe David Luiz ka dalë në mbrojtje të trajnerit. Në prononcimin për “Sky Sport”, mbrojtësi brazilian vlerëson shumë punën e Sarrit, beson te kjo mënyrë e të luajturit dhe e di mirë që rezultatet do të vijnë.

“Sarri nuk ishte i lumtur pas humbjes, por asnjë nga nuk ishte i tillë dhe kjo është normale. Tani kemi stilin tonë të lojës, mentalitetin tonë. Nëse do të na kërkonin ta bënim këtë lloj futbolli përpara ardhjes së Sarrit, askush nuk e besonte. Tani është e mundur dhe po e bëjmë një gjë të tillë. Çelsi është në gjendje të luajë mirë me topin dhe ta qarkullojmë atë siç bëjnë ekipet më të forta në botë. Më parë ishte e pamundur, ndërsa ne duhet të përmirësohemi në 25 metrat e fundit.”

“Kjo gjë kërkon kohë dhe rezultatet vijnë më vonë, por ne besojmë te ajo që bëjmë. Mungesa e rezultateve të bën të ndryshosh shpeshherë, por kjo nuk është zgjidhja. Tani kemi filozofinë tonë të lojës, së cilës unë i besoj shumë. Sarri ka bërë një punë të pabesueshme deri më tani, me të vërtetë të mrekullueshme. Një skuadër ka nevojë për një ose dy vite, si Siti dhe Liverpuli, që po luajnë shumë mirë me topin. Të gjithë i besojnë punës së trajnerit dhe të gjithë jemi në anën e tij.

David Luiz me valixhe në duar, Çelsi hedh sytë nga një “ish”
Te Çelsi janë vënë në ndjekje të një mbrojtësi të ri. Braziliani David Luiz do të largohet në fund të sezonit. Kontrata e 32-vjeçarit mbaron në fund të këtij sezoni dhe të dyja palët, nuk duan të rinovojnë kontratën.

Sikur të mos mjaftonte situata me David Luis, te njëjtin fat do të ketë dhe Geri Kahill, ndërsa danezi Andreas Kristensen nuk ka fituar ende besimin e Mauricio Sarrit. Për të rregulluar këtë problematikë, drejtuesit londinez kanë hedhur sytë nga një “ish”.

Nejthën Ake, qendërmbrojtësi që u shit te Bornmuth dy vite më parë është kthyer në objektivin e merkatos së bluve të Londrës. Për të rikthyer holandezin në “Stamford Bridge”, Çelsi ka një luks të veçantë, pasi mund të anashkalojë negociatat me drejtuesit e Bornmuth.

Në marrëveshjen e transferimit të lojtarit, Çelsi vendosi një klauzolë rikthimi në kuotën e 40 milionë eurove. Një strategji të ngjashme vendosi dhe Real Madrid kur shiti Alvaro Moratën disa vite më parë te Juventusi.

Jo vetëm Reali: Konte ishte pranë një tjetër klubi të madh, e bllokoi… David Luiz!
Antonio Konte ishte afër uljes në stolin e Realit të Madridit, por është një prapaskenë interesante, sa i përket trajnerit italian. Siç citon “Paris United”, (një shoqatë tifozësh që njoftoi transferimin e Nejmarit dhe Mbape te PSG verën e kaluar, tashmë e kthyer në një media) Konte ka qenë afër uljes në stolin e PSG në merkaton e verës.

Drejtuesit e PSG po mendonin për t’i besuar stolin ish-trajnerit të Çelsit, ndërsa kandidatura tjetër ishte Luis Enrike. Nejmar do të ishte i lumtur të punonte përsëri me spanjollin, pasi kishin punuar së bashku te Barcelona, ndërsa Konte nuk ka marrë miratimin e lojtarëve brazilianë. Këta të fundit janë të shumtë te PSG dhe grupimi më i madh i ekipit.

Emri që ka bllokuar marrëveshjen e tij me PSG ka qenë… David Luiz! Mbrojtësi brazilian është pjesë e Çelsit, është aktivizuar për dy sezone në kryeqytetin francez me PSG, ndërsa vitin e kaluar punoi nga afër me trajnerin italian. Ai ka informuar miqtë e tij brazilianë te PSG për vetitë e Kontes dhe sigurisht që nuk ka zgjedhur fjalë pozitive. Marrëdhëniet mes tyre nuk ishin kurrë pozitive, kështu që kolonia braziliane e PSG ka qenë kundër uljes së italianit në stol.

Në ato kushte, presidenti i PSG vendosi të zgjidhte gjermanin Tuhel. Ky i fundit njihet si një trajner i rreptë dhe kjo ishte një veçori e nevojshme. Ish-trajneri i Dortmundit kishte dijeni për problemet në grupin e lojtarëve dhe vendosi të përdorë dorë të hekurt. Ai rriti harmoninë mes lojtarëve me rregullat e vendosura dhe tregoi zero tolerancë për gabimet e bëra dhe jetën e natës që bënin shumica e lojtarëve.

Humbja e parë e Çelsit, David Luiz: Sarri i “tërbuar”? E kam parë dhe më keq!
U desh të vinte java e 13 e kampionatit për të ndodhur humbja e parë e Mauricio Sarrit në stolin e Çelsit. “Blutë e Londrës” nuk e përballuan dot një Totenhem shumë të fortë dhe humbën me rezultatin 3-1.

Një gjë e tillë nuk i pëlqen askujt dhe të gjithë janë të mërzitur tek ekipi i Çelsit. Në një prononcim për “Mirror”, David Luiz e pranon se ata zhvilluan një ndeshje të dobët, ndërsa zbulon një detaj interesant sa i përket trajnerit italian.

“Sarri ka qenë i zemëruar, shumë më i zemëruar herë të tjera, madje dhe kur kemi fituar. Është e vërtete! Askush nuk është i lumtur me një humbje, aq më tepër trajneri. Ai kërkon të bëjë gjithmonë më të mirën për ne, ashtu siç bëjmë ne për të. Është e qartë që nuk është i kënaqur për humbjen me Totenhemin, pasi askush në ekip nuk është.”

“Mendoj se një disfatë e tillë do të na bëjë mirë. Do të na bëjë të kuptojmë dhe do të na kujtojë se Premier Liga nuk është një kampionat i thjeshtë. Asnjëherë nuk është e thjeshtë të fitosh një ndeshje. Nuk luajtëm mirë në ndeshjen e fundit, përkundrazi, luajtëm keq. Nuk kishim intensitetin e zakonshëm“, përfundon mbrojtësi brazilian.

Perfekti Kante, David Luiz dhe Uillian i gjejnë një defekt: Nuk paguan kurrë!
Ngolo Kante është një futbollist i mrekullueshëm. “Milingona” e mesfushës së Çelsit nuk ndalet kurrë. Vrapime pafund, mjeshtër i rikuperimeve të topit, inteligjencë taktike dhe shpirt sakrifice. 27-vjeçari është një nga lojtarët më të dashur të tifozëve.

Jo vetëm Kante si futbollist, por dhe Ngolo si njeri. Ai ka qenë një pikë fikse e Leisterit të Ranierit, Çelsit të Kontes dhe Francës së Deshampit, ndërsa tani është radha e Sarrit për të shijuar fenomenin e vogël. Përveç aftësive në fushë, francezi zotëron dhe cilësi të rralla njerëzore. I thjeshtë, i turpshëm, i përulur dhe gjithnjë duke buzëqeshur.

Ka akoma të njëjtën makinë që bleu në vitin e parë me Leisterin, nuk përton të darkojë me tifozë, shpallet kampion bote dhe ka turp të pozojë me kupën dhe as që ka ndërmend t’i shmanget pagimit të taksave. E vështirë t’i gjesh ndonjë defekt dhe të gjithë e adhurojnë.

Por, David Luiz dhe Uillian kanë arritur t’i gjejnë një “njollë”. Dyshja e ekipit të Sarrit ka një miqësi të madhe me 27-vjeçarin dhe kanë zbuluar një detaj të veçantë për të. Ka të bëjë me restorantin “Mayfair”, pronarët e së cilit janë brazilianët.

“Restoranti iu pëlqen të gjithëve, sepse vijnë këtu dhe nuk duan të paguajnë kurrë. Sidomos, Ngolo Kante”, shprehet mbrojtësi për “Chelsea TV”, ndërsa ndërhyn Uillian: “E vërtetë, nëse i kërkon Ngolos të paguajë, ai të përgjigjët: ‘Ah seriozisht? Duhet të paguaj? Oh, jo! Ej, ti dhe David jeni njerëz të mirë, keni zemër të madhe…’

David Luiz vazhdon më tej. “Edhe pse ia thua para të gjithëve, ai të përgjigjet: ‘Jo, nuk dua të paguaj!’” Humor dhe batuta, apo të jetë totalisht e vërtetë? Ose, ku i dihet, Kante është aq i turpshëm sa mund t’i vijë zor për të paguar…

Nevoja për mbrojtës e Barcelonës, dy alternativa nga Premier Liga
Barcelona është në nevojë për mbrojtës, pasi Umtiti dhe Vermalen janë të dëmtuar. Siç citon “El Mundo Deportivo”, drejtuesit e klubit “blugarna” kanë piketuar dy mbrojtës për të përforcuar repartin difensiv të ekipit të Ernesto Valverdes.

Lorent Koshielni i Arsenalit dhe David Luiz i Çelsit janë dy emrat e zgjedhur dhe Barça do të nisë sulmin për të siguruar shërbimet e njërit prej tyre në merkaton e janarit.

33-vjeçarit francez i skadon kontrata me “topçinjtë” në verën e vitit 2020, ndërsa 31- vjeçarit brazilian i skadon kontrata me “Blutë e Londrës” në verën e ardhshme.

Sarri fiton David Luizin: E dashuroj këtë stil loje!
Maurizio Sarri ka marrë drejtimin Çelsit dhe që në prezantim ka premtuar që skuadra e tij do të bëjë lojtar sulmues. Ka disa lojtar që u pëlqen filozofia e tij dhe një ndër ta është mbrojtësi David Luiz. Braziliani, i cili kishte probleme me Antonio Konte, shprehet se e dashuron stilin e lojës së teknikut italian.

“Jam rikthyer nga PSG për të qëndruar. Kur vendosa për t’u rikthyer synoja të fitoja kampionatin dhe për të bërë sërish diçka për Çelsin, ndaj edhe jam i lumtur këtu. E dashuroj filozofinë e lojës së Sarrit. Ne duam ta nisim manovrën sulmuese gjithmonë nga pas, që nga mbrojtja. Luajmë lart, me shumë zotërim topi dhe teknikë. Trajneri po përpiqet çdo ditë të na mësojë shpejt taktikat e tij. Duhet kohë, por varet edhe nga ne: nëse impenjohemi çdo ditë dhe bëjmë atë që duhet në çdo stërvitje, do të mësojmë shpejt”, ka deklaruar Luiz fillimisht, i cili flet edhe për zërat e merkatos.

“Afrimi i mundshëm Ruganit? Për Çelsin është mirë që të ketë shumë lojtarë të fortë që kërkojnë një vend titullari. Kjo është një sfidë pozitive për të gjithë”, shprehet braziliani, që kërkon të tregojë vlerat e tij me londinezët.