Dalian Yifang

“Gënjeshtar, mendon veç për paratë”, Benitez sulmohet nga ish-presidenti
Rafa Benitez mbylli aventurën 3-vjeçare me Njukasëllin dhe nuk kaloi shumë kohë për të gjetur ekipin e ri. Trajneri i njohur spanjoll vendosi të largohet nga futbolli evropian dhe të pranonte ofertën tunduese të kinezëve të Dalian Jifang.

59-vjeçari do të përfitojë rreth 12 milionë euro në sezon tek ekipi i ri, aty ku do të gjejë emra si Marek Hamshik dhe Janik Karrasko. Me sllovakun ka punuar dy vite te Napoli gjatë sezoneve 2013-2015.

Spanjolli i njohur ka marrë disa kritika nga ish-presidenti i tij te “qymyrxhinjtë”, Majk Eshli. Ky i fundit është zhgënjyer nga Benitez dhe e akuzon atë se mendon vetëm për paratë.

“Lamtumira e tij kishte lidhje me paratë, por mund ta thoshte menjëherë diçka të tillë. Kur dëgjon fjalët që tha pasi u largua mendon se skuadra vjen e parë për të, por jo. Atij i interesojnë vetëm paratë. Mori vendimin më komod, zgjodhi milionat kinezë dhe u transferua në Azi. Më ka zhgënjyer totalisht”, theksoi Majk Eshli.

Benitez zgjedh milionat e kinezëve, zyrtarizon të ardhmen
Rafa Benitez mbylli aventurën 3-vjeçare me Njukasëllin dhe nuk kaloi shumë kohë për të gjetur ekipin e ri. Trajneri i njohur spanjoll ka vendosur të largohet nga futbolli evropian.

59-vjeçari do të jetë trajneri i ri i Dalian Jifang, ekip që garon në elitën e futbollit kinez.

12 milionë euro në vit pritet të fitojë Benitez tek ekipi i ri, aty ku do të gjejë emra si Marek Hamshik dhe Janik Karraskon. Me sllovakun ka punuar dy vite te Napoli gjatë sezoneve 2013-2015.

Dalian Jifang do të jetë ekipi i 13-të në karrierën e trajnerit të famshëm dhe aventura e parë jashtë Evrope.

#DalianYifang #ChinaSuperleague #China #Dalian #NewChallenge #NewChapter pic.twitter.com/wDI5HKKLy8

— Rafa Benitez Web (@rafabenitezweb) July 2, 2019

Hamshik pranë rikthimit në Itali, tjetër zhgënjim për tifozët e Napolit!
Ulja e Mauricio Sarrit në stolin e Juventusit të urryer mund të mos jetë zhgënjimi i vetëm i tifozëve napolitanë. Surpriza e hidhur mund të vijë nga Marek Hamshik.

Ish-kapiteni, i cili kaloi 12 vite fantastike në Napoli, u largua në janar drejt Kinës me një rrogë prej 9 milionë eurosh në sezon. Aventura me Dalian Jifang nuk ka shkuar ashtu siç pritet dhe 31-vjeçari ka shënuar vetëm një gol në 11 ndeshje.

Rikthimi në Itali e tundon dhe në skenë ka dalë klubi i Romës. Verdhekuqtë e duan Hamshik dhe janë gati t’i dhurojnë kinezëve Havier Pastoren. Një shkëmbim kokë me kokë, ndërsa drejtuesit e Dalian duhet të mbulojnë një pjesë të rrogës së sllovakut.

Negociatat kanë nisur dhe pritet përgjigja e klubit kinez. Nëse Dalian pranon këtë shkëmbim, ky do të ishte një lajm shumë i bukur për tifozët e Romës, por aspak për ata napolitanë.

Lëvizje befasuese, Bajerni bën merkato në kampionatin kinez
Bajerni ende nuk ka ndërhyrë në merkato për të zëvendësuar largimet e Frank Riberi dhe Arjen Roben. Drejtuesit e bavarezëve po shikojnë në të gjithë Europën për sulmues krahu të denjë për të veshur fanellën e kampionëve të Gjermanisë.

Objektivi kryesor është Liroi Sane, por nëse nuk arrihet marrëveshja për mëngjarashin plani B ndodhet në Kinë. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Atletiko Madrid, Janik Ferreira Karrasko. Lajmi bëhet i ditur nga “SPORTBILD”.

Dalian Jifang, klubi që ka në pronësi 25-vjeçarin nuk pranon ta lëshojë atë pa 30 milionë euro. Për belgun ka shfaqur interes edhe Arsenali që ishte shumë pranë transferimit të lojtarit gjatë merkatos së janarit.

Karrasko nuk duron më: Dua të rikthehem në Europë
Xhenik Karrasko është lodhur me futbollin kinez dhe dëshiron rikthimin në Europë. 25-vjeçari belg është pjesë e Dalian Jifang që prej shkurtit të vitit 2018, kur u largua nga Atletiko e Madridit për shumën e 40 milionë eurove.

Në një prononcim për “Het Laatste Nieuws”, lojtari ofensiv shpreh dëshirën e tij për t’u rikthyer në kontinentin e vjetër. Milani dhe Interi ishin mes klubeve të interesuara për shërbimet e tij gjatë merkatos së janarit, por rroga e tij e lartë (fiton rreth 10 milionë euro në sezon) frenoi dy klubet e Milanos.

“Do të më pëlqente të kthehesha në Europë. Shumë skuadra ishin të interesuara për mua në merkaton e janarit. Po përpiqeshim të gjenim një zgjidhje, por e kuptoj edhe klubin tim. Daliani dëshironte që të qëndroja”, thekson Xhenik Karrasko.

Flet agjenti i Hamshik: Ju tregoj shkakun e largimit dhe trajnerin e preferuar
Marek Hamshik u largua nga Napoli në ditët e fundit të merkatos së janarit. Sllovaku zgjodhi të vazhdonte karrierën në Kinë me ekipin e Dalian Jifang, aty ku do të qëndrojë deri në vitin 2021.

Mesfushori është një idhull absolut në Napoli. Ai luajti 12 sezone me Napolin dhe mbajti dhe shiritin e kapitenit. Largimi i tij trishtoi tifozët, ndërsa letra e lamtumirës i përloti të gjithë. Agjenti i 31-vjeçarit, Martin Petras, ka folur për “Radio CRC”, duke zbuluar dhe shkakun e largimit të Hamshik.

Ai do të zgjohet herët në mëngjes për të ndjekur sfidën kundër Juventusit dhe vazhdon të mbajë kontakte me një pjesë të lojtarëve. Agjenti tregon dhe trajnerin e preferuar të ish-kapitenit si dhe e mbyll me një batutë për zërat që e lidhin me një rikthim  si drejtues në të ardhmen te Napoli.

“Marek do të zgjohet në orën 4:30 të mëngjesit për të ndjekur ndeshjen Napoli-Juventus. Besoj se do të provojë emocione të forta për këtë ndeshje. Ai vazhdon të mbajë kontakte me një pjesë të lojtarëve si: Insinje, Mertens dhe Albiol. Nëse Napoli nuk do të ishte skualifikuar nga Championsi dhe do të ishte në garë për titull, besoj se Marek nuk do të largohej.”

“Trajneri i tij i preferuar mbetet Mauricio Sarri, pavarësisht se gëzon një respekt të madh për Ançelotin. Ai qëndroi pak me Karleton, por më ka thënë që është një trajner i madh. Nuk e njihte mirë, por është i lumtur që ia doli ta njihte nga afër atë, por dhe Maxarrin dhe Edi Rejën. Me Sarrin punoi për 3 vite dhe Mauricio i riktheu dëshirën për të luajtur futboll pas largimit të Benitezit. Rikthimi si drejtues të Napoli? Do ju gënjeja, po t’ju përgjigjesha pozitivisht. Më parë kishte dëshirë për t’u bërë trajner, por tani jo më.”

E konfirmon klubi, Hamshik largohet drejt Kinës
“Telenovela” e transferimit të Marek Hamshik nga Napoli te klubi kinez Dalian Jifang ka marrë më në fund formë zyrtare. Ka qenë vetë drejtori i departamentit juridik të klubit napolitan, Matia Grasani, i cili në një intervistë për “Radio Kiss Kiss”, konfirmoi se marrëveshja midis Napolit dhe palës kineze është arritur.

Ndërkaq, në minutat e në vazhdim pritet që klubi të dalë me një komunikatë zyrtare ku të konfirmojë këtë lajm. Ka qenë vetë lojtari që ka shprehur dëshirën që të largohet nga ekipi, ku në harkun e 12 viteve u kthye në një legjendë.

Transferimi pritej të kishte ndodhur para disa ditësh, por pala kineze ndryshoi metodën e pagimit të shumës prej 20 milionë eurosh nga një pagesë e vetme në një pagesë të ndarë me këste, diçka që nuk u pranua nga Napoli. Ky ngërç është zgjidhur tashmë dhe Hamshik do të prezantohet te klubi i ri ku ka firmosur një kontratë 3-vjeçare nga e cila do të përfitojë 27 milionë euro përgjatë tri sezoneve.

Napoli rinis negociatat me kinezët, Hamshik pret me ankth nga Madridi
Napoli arriti akordin me klubin kinez të Dalian Jifang për shitjen e Marek Hamshik. Kapiteni u largua pas 12 viteve me ekipin italian dhe tashmë është gati të nisë aventurën e re. Marrëveshja parashikonte 20 milionë euro për Napolin dhe një kontratë 3-vjeçare me 9 milionë euro në sezon për sllovakun.

Por gjatë ditës së mërkurë erdhi dhe lajmi befasues. Kinezët ishin tërhequr nga tratativa dhe për një moment Hamshik mbeti në ajër. Lojtari gjendet që prej ditës së djeshme në Madridit, aty ku është vendosur të kryejë kontrollet mjekësore dhe firmosjen e kontratës.

Agjenti i tij dhe drejtuesit e Dalin ndodhen prej ditës së shtunë në Romë dhe gjatë ditës së djeshme kanë nisur tratativat me Aurelio De Laurentis. Presidenti i Napolit ka kërkuar që të realizohet marrëveshja e vjetër, ndërsa ka bërë disa lëshime në komisione dhe në disa detaje të marrëveshjes.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes dhe telenovela është drejt fundit, me Napolin që do të përfitojë paratë dhe Hamshik gati për të fluturuar drejt Kinës.

“Emri Marek Hamshik do të jehojë përjetësisht në rrugicat e qytetit tonë!”
Marek Hamshik do të largohet nga Napoli pas plot 12 vitesh. Kapiteni mban rekordin absolut të prezencave (520 ndeshje )dhe golave të shënuar (121 gola) me Napolin dhe tashmë është gati të nisë aventurën kineze.

Mesfushori sllovak do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me Dalian Jifang me një rrogë prej 9 milionë eurosh në sezon. 20 milionë euro do të kalojnë në arkat e klubit italian, që është dorëzuar përpara dëshirës së 31-vjeçarit për të provuar një aventurë të re dhe… shumë miliona më shumë.

Kundër Sampdorias ai zhvilloi ndeshjen e fundit me Napolin dhe publiku i “San Paolos” i dhuroi një standing-ovation idhullit të tyre në minutën e 74-ët. Hamshik ka vendosur t’ia dhurojë bluzën e ndeshjes së fundit Paolo Kanavaros. Shiritin e kapitenin e mori pikërisht nga mbrojtësi dhe ky i fundit ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Ja ku është. Për fat të keq ka ardhur në ditën që asnjë tifoz i Napolit nuk do të kishte dashur kurrë të vinte… Por, në jetë ka gjithmonë një fillim dhe një fund. Ti ke bërë një gjë të jashtëzakonshme. Në fund futbollistët shënojnë epoka, që ndonjëherë harrohen vite më vonë, por për një gjë jam i sigurt. Emri Marek Hamshik do të jehojë përjetësisht në rrugicat e qytetit tonë. Faleminderit që më ke dhuruar emocione dhe bluzën tënde të fundit të veshur me kaq shumë dashuri. Hamshik njëri prej nesh, faleminderit për gjithçka”, përfundon Paolo Kanavaro.

Jo vetëm Piatek, një tjetër objektiv për sulmin e Milanit
Kristof Piatek është zyrtarisht i Milanit, klub që ende nuk e ka mbyllur merkaton. Kuqezinjtë kërkojnë të bëjnë edhe përforcime të tjera, në mënyrë që mos të vënë në diskutim pjesëmarrjen në Champions Ligë.

Kuqezinjtë po mendojnë një tjetër përforcim për repartin ofensiv dhe i janë rikthyer pistës Janik Karrasko. 25-vjeçari është pjesë e Dalian Jifang dhe Milani ka rinisur negociatat me klubin kinez.

Belgu, i cili aktivizohet në dy krahët e sulmit, u transferua gjatë shkurtit të kaluar në Kinë, por tani dëshiron rikthimin në futbollin europian për të fituar përsëri një vend në kombëtare. Sipas “Sky Sport”, drejtuesit e Milanit po përpiqen të gjejnë formën e marrëveshjes së kalimit të Karraskos në Milanelo.

Nuk dihet akoma nëse akordi do të arrihet në formën e huazimit të lojtarit, apo blerjen e tij të plotë, por gjithçka do të zbardhet në 48 orët e ardhshme.

Oferta tunduese, Pajet pranë largimit nga Marseja
Dimitri Pajet është kapiteni i Olimpikut të Marsejës dhe idhulli i tifozërisë. 31-vjeçari ka marrë oferta të shumta gjatë kësaj periudhe dhe e ardhmja e tij shihet larg Francës. “France Football” raporton se për mesfushorin ofensiv ka mbërritur një ofertë tunduese nga Kina.

Dalian Jifang po insiston për shërbimet e numrit dhjetë dhe ka gati 25-30 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa lojtarin e pret një trefishim rrogë, nëse pranon të ndërrojë kontinent.

Kinezët e duan Pajet që tani në ekip dhe siç citon media franceze, marrëveshja pritet të mbyllet në orët e ardhshme, duke u dhuruar një surprizë të pakëndshme tifozëve të Marsejës.