Dajaku

“Shqiptar për shqiptar”, talenti Dajaku debuton te Bajerni
Sulmuesi 18-vjeçar Leon Dajaku ka debutuar me ekipin rezervë të Bajernit në ndeshjen hapëse të Bundesliga.3 kundër Vyrzburget Kikers. Futbollisti me origjinë shqiptare firmosi vetëm pak ditë më parë me kampionët e Gjermanisë, duke u transferuar nga Shtutgarti në një “operacion” që kushtoi përreth 1.5 milionë euro.

Në ndeshjen e sotme Dajaku u fut në fushë në minutën e 72-të duke zëvendësuar bashkëkombësin e tij shqiptar Meritan Shabani. Takimi u mbyll me fitoren 3 – 1 të Vyrzburger Kikers. Synimi i ekipit të dytë të Bajernit është sigurimi i mbijetesës.

Dajaku plotëson kushtet për të luajtur edhe një vit në Bundesligën U19, por mesa duket te Bajerni besojnë se adoleshenti ka cilësitë e duhura për t’u aktivizuar që në këtë moshë në futbollin profesionist.

Gjendet akordi, Bajerni blen 18-vjeçarin shqiptar
Bajerni i Mynihut ka mbyllur me sukses negociatat me klubin e Shtutgartit për kartonin  Leon Dajakut. Sulmuesi 18-vjeçar ka qenë një ndër lojtarët më të spikatur në Bundesligën U19, ku shënoi 17 gola dhe regjistroi 7 asiste në një sezon ku skuadra u ndal në finalen e kompeticionit nga Borusia e Dortmundit.

Sipas “BILD”, Dajaku do të kryejë ditën e sotme vizitat mjekësore dhe pak orë më vonë marrëveshja do të marrë formë zyrtare. I riu me origjinë shqiptare pritet të aktivizohet me skuadrën rezervë të Bajernit që sezonin e ardhshëm militon në Bundesliga.3.

Shuma që bavarezët paguan për kartonin e 18-vjeçarit raportohet të jetë tek përafërsisht 1.5 milionë euro. Transferimi i Dajakut çon në tre numrin e lojtarëve shqiptarë te Bajerni i Mynihut. Krahas 18-vjeçarit pjesë e Bajernit janë dhe Meritan Shabani dhe Marvin Çuni.

E bujshme | Bajerni në bisedime për goleadorin shqiptar
Sulmuesi i Shtutgartit, Leon Dajaku, është pranë kalimit te Bajerni i Mynihut. Lajmi bëhet i ditur nga media e njohur gjermane “kicker”. 18-vjeçari me origjinë shqiptare është një ndër talentet më premtues të akademisë së Shtutgartit, çka ka tërhequr interesin e kampionëve të Gjermanisë.

Dajaku debutoi sezonin e kaluar në Bundesligë me Shtutgartin kur ishte vetëm 17 vjeç, ndërsa te grupmoshat ishte lojtari me më shumë gola i një ekipi që shkoi deri në finalen e Bundesligës U19 ku u mundën nga Borusia Dortmund.

Palët janë ende në bisedime dhe për momentin akoma nuk është arritur diçka konkrete. Nëse Dajaku kalon te kampionët e Gjermanisë, do i duhet të marrë minuta me ekipin B, që këtë sezon militon në “Bundesliga.3”.

Dajaku aktivizohet me kombëtaret e grupmoshave të Gjermanisë, por i riu shqiptar i plotëson të gjitha kushtet që në të ardhmen të veshë fanellën e Kosovës ose Shqipërisë.

Ditë vendimtare për sulmuesin shqiptar, Shtutgarti i jep një dorë
Në vitet e fundit është rritur numri i lojtarëve shqiptarë që spikasin në akademitë e klubeve gjermane. Pas Elvis Rexhbeçajt, Florent Muslisë dhe Meritan Shabanit, talenti i radhës duket se është Leon Dajaku.

Futbollisti 18-vjeçar është pjesë e akademisë së  Shtutgartit dhe në sezonin që lamë pas debutoi në Bundesligë edhe pse asokohe ende s’i kishte mbushur të 18-at. Sulmuesi spikati fillimisht me ekipin U19, ku ishte golashënuesi i skuadrës me 11 gola.

Dajaku ka qenë një ndër lojtarët më të aktivizuar në fazën përgatitore të Shtutgartit në Tirol të Austrisë. Të riut shqiptar po i jepet shansi për të treguar veten në një ndër klubet më të mëdhenj të Gjermanisë.

Rënia e Shtutgartit në Bundesligën e dytë mund t’i shërbejë 18-vjeçarit duke marrë parasysh faktin se kemi të bëjmë me një kampionat ku niveli i futbollit ndryshon shumë nga ai i Bundesligës së parë.

Gjermania fton talentin shqiptar, Kosova e Shqipëria në pritje
Lista e kombëtares Gjermane U18 ka në të një futbollist me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për sulmuesin e Shtutgartit, Leon Dajaku, i cili ka spikatur me të rinjtë e skuadrës gjermane më së shumti.

Futbollisti 17-vjeçar është prej disa muajsh pjesë e skuadrës së parë të Shtutgartit. Pavarësisht moshës së re, Dajaku ka luajtur dy herë këtë sezon për Shtutgartin në Bundesligën e parë gjermane. Me ekipin e 19-vjeçarëve ai ka arritur të realizojë 8 gola.

Është e qartë që sulmuesi i ri e shikon të ardhmen me Gjermaninë, por interesi  i Kosovës dhe Shqipërisë për të shërbimet e Dajakut do të jetë gjithmonë i pranishëm. Sulmuesi ka luajtur me 17-vjeçarët e Gjermanisë dhe numëron 2 gola në 6 takime si titullar.

Debutuesit më të rinj në Europë, një 17-vjeçar shqiptar në “podium”
Sezoni 2018/2019 ka sjellë jo pak emra të rinj në skenë.  Në renditjen e pesë debutuesve më të rinj në moshë deri më tani në katër kampionatet më elitare europiane (Premier League, La Liga, Serie A, Bundesliga), ka dhe një lojtar me origjinë shqiptare.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Shtutgartit, Leon Dajakun. Futbollisti 17-vjeçar debutoi më 9 dhjetor ndaj Gladbahut, çka e rendit atë në vendin e tretë të listës. Ecuria e mirë me skuadrën U19 (7 gola në 13 ndeshje), bëri që trajneri Markus Vajnzierl t’i jepte një shans të riut me origjinë shqiptare.

Vetëm   dy lojtarë ia kalojnë Dajakut përsa i përket moshës së re të debutimit gjatë këtij sezoni, ndërsa poshtë vetes ka dhe talentin e Real Madrid, Vinisjus Zhunior.

LISTA

Ander Barrenetksea (Real Sociedad)

Ndeshja e pare në kampionat: Real Sociedad-Alaves 0-1 (21/12/2018)

Mosha: 16 vjeç 11 muaj 24 ditë

Antonis Aidonis (Shtutgart)

Ndeshja e parë në kampionat: Nyrenberg-Shtutgart  0-2 (10/11/2018)

Mosha: 17 vjeç 5 muaj 19 ditë

Leon Dajaku (Shtutgart)

Ndeshja e parë në kampionat:  Gladbah -Shtutgart 3-0 (09/12/2018)

Mosha: 17 vjeç 7 muaj 27 ditë

Kalum Hudson-Odoi (Çelsi)

Ndeshja e parë në kampionat: Uotford – Çelsi 1-2 (26/12/2018)

Mosha: 18 vjeç 1 muaj 19 ditë

Vinisjus Zhunior (Real Madrid)

Ndeshja e pare në kampionat: Real Madrid – Atletiko Madrid 0-0 (29/09/2018)

Mosha: 18 vjeç 2 muaj 17 ditë