Dailan Yifang

Benitez nuk e harron, merr ish-sulmuesin e Njukasëll në Kinë
Rafa Benitez u transferua në kampionatin kinez për të drejtuar Dailan Jifang, që luan në elitën e futbollit të shtetit aziatik. Siç raportojnë mediet angleze, spanjolli do të marrë me vete edhe Salomon Rondon. Sulmuesi ka punuar vitin e kaluar si i huazuar me Benitez, duke qenë një nga të pëlqyerit e tij. Ai është pronë e Uest Bromuiç.

29-vjeçari do të transferohet në kampionatin kinez për të luajtur në të njëjtën skuadër, ku drejton Benitez. Bashkimi me ish-trajnerin e tij është arsyeja kryesore, që e bind venezueljanin të luajë në Kinë. Mbetet për t’u mësuar shifra e transferimit dhe kontrata që do firmosë bomberi.

Rondon luajti rregullisht sezonin e fundit me Njukasëll. Ai numëron 30 ndeshje si titullar dhe e ka dërguar 11 herë topin në rrjetë. Latini ka numra të mirë edhe me asistet, ku regjistron 7 të tillë në Premier Ligë. Ai ishte edhe pjesë e Kupës së Amerikës me kombëtaren venezueljane, ku u eliminuan nga Argjentina në çerekfinale.

Hamshik debuton në Kinë: Futbolli këtu shumë ndryshe, duhet të mësohem
Marek Hamshik la Napolin pas plot dhjetë sezonesh dhe zgjodhi Kinën për të vijuar karrierën e tij, ku firmosi me ekipin e Dailan Jifang. Fundjavën që lamë pas, sllovaku udhëtoi me ekipin e tij në transfertë ndaj Henan.

Në përfundin të ndeshjes, të dy ekipet ndanë nga një pikë, në një sfidë, që u mbyll në barazim 1-1. Dailan luajti për më shumë se 60 minuta me një lojtar më pak, por gjithsesi arriti të marrë një pikë. Në fund të takimit, Hamshik foli për mediat, ku dha përshtypjet e tij të para pas debutimit në futbollin kinez.

“Pjesën e dytë luajtëm me dhjetë lojtarë dhe si për ironi luajtëm më mirë. Loja jonë ishte në progres. Debutimi im besoj se në tërësi ishte i mirë dhe pozitiv. Performanca që dhamë ishte mjaft e mirë.

Jam i lumtur që luajtëm njësoj edhe pse ishim me 10 lojtarë për gati një orë. Gjithashtu, dua të falenderoj edhe tifozët për mbështetjen e tyre. Futbolli kinez është shumë ndryshe nga Evropa. Më duhet të mësohem.”

Kinezët nuk i njohin limitet, “mal” me para për yllin e Premier Ligës
Uilfred Zaha është një ndër lojtarët më të spikatur në Premier Ligë, i cili prej vitesh luan për Kristal Palas. Dikur shihej si një nga talentet më të mëdhenj të Anglisë, teksa në vitin 2013 u ble nga Junajtid për 15 milionë euro, por forma e tij erdhi në rënie dhe më pas, kombëtarja që zgjodhi ishte Bregu i Fildishtë.

Gjithsesi, te Kristal Palas, Zaha ka kohë që e ka gjetur formën dhe është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të tij. Gjithashtu, është një ndër lojtarët më të kërkuar dhe me merkaton e janarit në prag, ekipet pritet të nisin “luftën” për të marrë shërbimet e tij.

Oferta më e fundit që bëhet e ditur vjen nga Kina dhe është një propozim “faraonik”. Aktualisht, 26-vjeçari përfiton 130 mijë sterlina në javë me Kristal Palas, ndërkohë ekipi i Dailan Jifang, i ofron afrikanit plot 390 mijë sterlina, thënë ndryshe, tre-fishin e asaj që përfiton në Angli.

Me ekipin e Superligës kineze, kujtojmë aktivizohen dhe Ferreira Karasko e Nikolas Gaitan. Pritet me interes reagimi që do të ketë Zaha, pasi një ofertë e tillë, zor se të vjen dy herë në jetë. Kontrata është 4-vjeçare dhe totali është 44 milionë sterlina brenda katër viteve. Një mal me para…