cosmos

“Alamet lojtari!”, Agolli e nis me emocione, fitore dhe komplimente
Ansi Agolli ka provuar eksperienca të paharrueshme në karrierë, ku natyrisht të luajturit në Euro 2016 ishte një kulm i paarritshëm, por edhe pse tashmë është 36 vjeç dhe ka fituar trofe pa fund, mbrojtësi shqiptar emocionohet ende.

Fundjavën e shkuar ish-kapiteni i kombëtares shqiptare debutoi me New York Cosmos, në ndeshjen  hapëse të National Premier Soccer League në Amerikë.

Ishte një moment i veçantë për Agollin, i cili ka nisur një jetë të re në Amerikë, ndërsa më pas ndjenjat ia lanë vendin fushës dhe Ansi ishte si zakonisht, perfekt në krahun e tij, duke ndihmuar Cosmos të fitonte 2-0 ndaj New York Athletic Club.

“Ishte një eksperiencë e mirë, ndeshja ime e parë“, tha Agolli pas ndeshjes, duke folur për faqen zyrtare të klubit (www.nycosmos.com) “Isha paksa i emocionuar para ndeshjes, sepse ishte një skuadër e re. Siç e thashë më parë, të luash për Cosmos është një përgjegjësi e madhe, për mua dhe gjithë ekipin. Isha i emocionuar para ndeshjes, ndërsa më pas në ndeshje gjithçka shkoi mbarë. Jam shumë i lumtur për rezultatin dhe për lojën e mirë në ndeshjen e parë“.

Ndonëse në teori është një mbrojtës, Agolli u duk një mesfushor, për depërtimet e shumta dhe kroset e rrezikshme që hodhi në zonën kundërshtare, natyrisht duke mos lënë asnjëherë boshllëqe në prapavijë.

“Në futbollin modern, je i detyruar të bësh dy role njëkohësisht”, tha Agolli. “Tani anësorët, sidomos ata të mbrojtjes, duhet të ndihmojnë shumë sulmin dhe të gjejnë kohën e duhur për të sulmuar. Varet edhe nga trajneri. Trajneri ynë e pëlqen lojën me anësorë që avancojnë shumë në sulm. I përshtatet stilit tim, kam luajtur edhe më parë kështu“.

Trajneri Carlos Mendes ka komplimente për Agollin: “Ka sjellë te ne goxha lojë sulmuese dhe ndihmon shumë në sulm. Është lojtar që të entuziazmon. Është ende duke u përshtatur, po njihet me grupin, sistemin dhe mënyrën si luajmë. Është një ndryshim i madh për të, mendoj se do përmirësohet nga java në javë. Ka eksperiencë të madhe, na ndihmon me zgjuarsinë dhe kreativitetin e tij. Alamet lojtari!”.

Cosmos synon të kapë fazën play-off në korrik, por skuadra është ende në ndërtim e sipër, pasi 8 lojtarë kanë mbetur nga viti i shkuar.

“Nuk është e lehtë“, tha Agolli. “Këtë radhë kemi bërë punë shumë të mirë, jemi stërvitur mirë. Nuk është e lehtë të marrësh maksimumin nga ndeshja e parë, sepse skuadra është e re. E kuptoj këtë gjë, duhet të punojmë shumë, sepse kemi shumë për të përmirësuar dhe sezoni është i gjatë“.

Prej një muaji në Amerikë, Agolli është rehatuar dhe ka marrë edhe familjen, ndërkohë që ka nisur të frekuentojë komunitetin shqiptar në Nju Jork.

“Kam krijuar disa lidhje dhe kam gjetur njerëz shumë interesantë. Kishte disa shqiptarë edhe në ndeshjen e parë, në stadium. Shpresoj që të jenë sa më të shumtë në vazhdim“, tha Agolli.

Në ndeshjen e parë ishin 3,750 tifozë, shifër goxha e mirë për një ndeshje që nuk i përket MLS-së. “Shumë bukur”, tha Agolli.

“E dija edhe më parë që Cosmos ka tifozët e vet besnikë. Jo shumë ekipe kanë tifozë të tillë. Kam parë tifozë të jashtëzakonshëm, i falënderoj që erdhën të na mbështesnin“.

Agolli: Panuçit t’i bëhet mësim, u bëra i madh prej… Tiranës
Ansi Agolli ka filluar një aventurë të re në Amerikë. Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare la pas thuajse një dekade Karabagun dhe Azerbajxhanin, për t’u është bërë pjesë e skuadrës së Nju Jork Kozmos.

Në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol”, Agolli sqaroi arsyet që e çuan në marrjen e këtij vendimi, ndërsa komentoi dhe gjendjen e kombëtares dhe klubin e zemrës: Tiranën.

KARRIERA NË SHBA – “Ishte një vendim që u mor për një arsye komplekse. Familja ime jeton prej vitesh këtu”.

EKSPERIENCA NË AMERIKË – “Ka shumë ndryshime që nga sistemi që funksionojnë kampionatit. Këtu ka liga të ndryshme, ku më e madhja është “MLS”. Janë kampionate të ndara . Ambienti është paska amerikan, këtë e them në sensin pozitiv. Stërvitja fillon dhe mbaron duke qeshur, në Azerbajxhan kishte më shumë disiplinë dhe seriozitet, ndoshta ky është mentaliteti këtu”.

SHKARKIMI I PANUÇIT I VONUAR ? – “Mendoj se Federata mendon gjithmonë për të mirën e skuadrës. Mendoj se ishte vendimi i duhur që iu dha besim trajnerit, më pas rezultatet negative treguan se duhej ndryshim. Shpresoj që ai të ketë marrë mësime për të ardhmen e tij, nëse do të vijojë të jetë trajner”.

GABIMI I PANUÇIT – “Unë kam luajtur për 14 vite me skuadrën kombëtare. Ekipi ka pasur disiplinë. Shumica e lojtarëve janë rritur në shtete si Zvicra, Gjermania e Greqia dhe janë rritur me profesionalizëm. Gjatë epokës së De Biazit nuk kemi pasur probleme disipline, nuk mendoj se disiplina ishte diçka që po i ngacmonte skuadrës”.

BULKU TRAJNER I KOMBËTARES – “Bulkun e kam më shumë se shok. Jemi rritur bashkë e kemi kaluar vështirësi e momente të mira. I uroj sa më shumë suksese në detyrën e re. Është një njeri që ka shumë eksperiencë”.

TIRANA – “Me ardhjen e Ardi Memës e kam ndjekur pak më shumë. Skuadra më është dukur mirë me trajnerin e ri. Tirana është një skuadër që më ka dhënë shumë. Më ka dhënë atë egon që ka karakteristikë kjo skuadër, pa atë nuk besoj që do të arrija të fitoja as shumë në karrierën time. Çdo lojtar që del nga kjo skuadër ka diçka ekstra. Edhe nëse nuk e luaj një ndeshje të fundit me Tiranën, nuk kam pse të kem pishmane, kam fituar tituj e superkupa aty”.

PARTIZANI – “Mendoj se Partizani e ka merituar atë që ka arritur deri tani. Është një skuadër që ka treguar stabilitet gjatë të gjithë vitit. E meriton plotësisht vendin e parë”.

ARENA KOMBËTARE – “Mezi po e pres ndërtimin e stadiumit. Do t’i japë një imazh tjetër ekipit kombëtar. Tifozët do të jenë shumë pranë fushës dhe kjo do të jetë një armë plus për ne”.

Agolli prezantohet në Amerikë: Jam impresionuar nga kjo skuadër
Nju Jork Kozmos prezantoi sot mbrojtësin shqiptar, Ansi Agolli. 36-vjeçari kaloi një eksperiencë të gjatë dhe të suksesshme të Karabaku ndërsa tani, ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në Amerikë. Në prezantimin e tij zyrtar, Agolli tha dhe fjalët e para:

“Ndihem shumë mirë, në stërvitje jam impresionuar. Këtu janë si një familje brenda dhomave të zhveshjes. Jam shumë i emocionuar dhe mezi po pres fillimin e ndeshjeve dhe të marrim fitoret që na duhen.

“Në Shqipëri, kur flitet për futbollin amerikan, skuadra e Kozmosit është emri i parë që të vjen ndërmend. E njoh mirë këtë klub dhe traditën e tij, prandaj do të bëj më të mirën që ta përfaqësoj ashtu siç duhet”, ishin fjalët e Agollit.

Për mbrojtësin kuqezi, foli dhe zv. presidenti i klubit amerikan, Xho Barone, i cili tha: “Jemi shumë të emocionuar që kemi Ansin në skuadër. Eksperienca e tij në futboll flet vetë dhe nuk ka nevojë për superlativa. Do të jetë një lojtar kyç për ne, jo vetëm në fushën e lojës, por dhe eksperiencën që do t’iu japë futbollistëve të rinj. Ka pak ditë këtu që është stërvitur, por kualiteti i tij është i dukshëm dhe ka rënë menjëherë në sy. Pavarësisht se ka fituar shumë trofe dhe ka arritur gjëra të mëdha, ai është shumë modest, gjë që më ka pëlqyer shumë te ai”, përfundoi zv. presidenti.