Çiro Imobile

Lotito: Vetëm dy klube kanë fituar më shumë, Imobile do bëjë diferencën tek Italia
Klaudio Lotito ka fituar çmimin “Premio Viareggio”, si nderim për menaxhimin e mirë të klubit dhe rezultatet e arritura. Presidenti i Lacios ka folur pas fitimit të këtij çmimi, duke u ndalur te sukseset e bardhekaltërve në epokën e tij.

Lotito jep një mendim dhe për dy ndër lojtarët më të mirë të Lacios: Çiro Imobilen dhe Sergej Milinkoviç-Saviç.

LACIO – “Lacio është një klub i fortë dhe solid. E mbyllëm bilancin me 38 milionë euro fitime dhe çdo gjë është shoqëruar me rezultatet sportive, sepse që kur jam president jemi skuadra që kemi fituar më shumë trofe në Itali, përveç Juventusit dhe Milanit.”

IMOBILE – “Çiro është një djalë shumë i ndjeshëm, te Lacio ndihet si në shtëpinë e tij dhe në kushtet për të dhënë më të mirën. Nuk mund të ndodhë gjithmonë e njëjta gjë te kombëtarja. Aty marrëdhënia është e përkohshme, por mos ta dramatizojmë, sepse Imobile mund të bëjë diferencën dhe tek Italia.”

MILINKOVIÇ-SAVIÇ – “Ai ka një kontratë 5-vjeçare me ne. Pavarësisht çdo gjëje, mua më intereson skuadra dhe futbollistët janë të lumtur e të kënaqur me klubin. Futbolli është i përbërë nga mundësitë dhe situatat e ndryshme që lidhen me momentin.”

Fitore dhe rekord, Imobile pa frena: Gati për Interin, duam hakmarrje
Lacio arriti një fitore të madhe kundër Marsejës në Francë me rezultatin 1-3 dhe tashmë është ngjitur në vendin e dytë në grupin e Europa League në kuotën e gjashtë pikëve, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit më tej. Uollas, Kaisedo dhe Marushiç ishin autorët e golave, ndërsa Çiro Imobile zhvilloi ndeshjen e 100 me bluzën bardhekaltër.

Një emocion për sulmuesin 28-vjeçar dhe ku ka më bukur kur rekordi festohet me fitore. Lojtari ka folur për “Lazio Style Radio”, ku shpreh lumturinë e tij. Ndeshja e radhës është kundër Interit në “Olimpico” dhe për djemtë e Inzagit kjo është një ndeshje tepër e veçantë.

Lacio pësoi një humbje të pabesueshme kundër Interit në javën e fundit të sezonit të kaluar. Atyre iu mjaftonte vetëm një pikë për t’u kualifikuar në Champions, por Ikardi dhe Vesino rikthyen rezultatin në minutat e fundit dhe në Champions shkuan zikaltrit. Imobile kërkon hakmarrje dhe mezi po pret sfidën e së dielës në mbrëmje.

“Arritëm një fitore të bukur kundër Marsejës dhe nuk ishte e thjeshtë të bënim këtë performancë. Luajtëm një ndeshje të madhe dhe arritëm tre pikë të rëndësishme për renditjen e grupit. Jam krenar për 100 ndeshjet me Lacion, goli do të ishte qershia mbi tortë, por jam i kënaqur me atë që po bëj. Lacio është familja ime dhe ndihem si në shtëpi. Tani duhet të fillojmë të mendojmë menjëherë për Interin. Duam të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të hakmerremi për sezonin e kaluar. Jemi të karikuar, kjo fitore na jep moral për t’u përballur me zikaltrit”, përfundon Çiro Imobile.

Gati kontrata për Imobilen, bisedime edhe me Luis Alberton
Lacio po punon për rinovimet e kontratave dhe objektivat e Klaudio Lotitos janë të qarta. Sergej Milinkoviç-Saviç po tentohet të bindet për të nënshkruar kontratën e re. Gjithsesi, i pari që do hedhë të zezën mbi të bardhë pritet të jetë Çiro Imobile.

Sipas asaj që shkruan Il Messaggero, sulmuesi do të nënshkruajë deri në vitin 2023, ndërkohë që paga e tij do të pësojë një rritje prej 700 mijë eurosh, duke bërë që përfitimet e Imobiles të shkojnë në 3 milionë euro në sezon.

Lotito sakrifikon kështu duke ofruar një rrogë të lartë, që më parë nuk ia ka dhënë asnjë lojtari. Gjithsesi tanimë futbollistët më të mirë nuk mund të mbahen me “thërrime”. Deri për Krishtlindje pritet që të rinovohet kontrata edhe me spanjollin Luis Alberto.

Menaxheri i tij Alvaro Torres pritet në “Formello” dhe objektivi është nënshkrimi i një kontrate të re. Edhe për Luis Alberton pritet të ofrohet një pagë që shkon në plot 3 milionë euro.

Rekord i epokës Lotito, Lacio gati për rinovimin e dy yjeve
Lacio rezistoi gjatë verës dhe arriti të mbajë Milinkoviç-Saviç në ekip. Drejtuesit e klubit po punojnë fort dhe është gati rinovimi për dy nga yjet e skuadrës: mesfushorin serb dhe sulmuesin Imobile. Të dyve do t’u rriten rroget në 3 milionë euro dhe kjo është një risi, sepse në epokën e Lotitos, askush nuk e ka patur këtë rrogë, madje as Miroslav Klose. E nisim me radhë.

PSG ka nisur sulmin final ndaj Milinkoviç-Saviç, por menaxheri i tij, Mateja Kezhman u shpreh qartë se lojtari do të qëndrojë në Romë, ndërsa klubi refuzoi ofertën e francezëve. E pamundur për të gjendur një zëvendësues të tij këto momente dhe serbi do të qëndrojë në Romë. Lotito dhe Tare kanë gjetur marrëveshjen me lojtarin, i cili do të rinovojë deri në vitin 2023, pra një vit më shumë se kontrata aktuale që i skadon në vitin 2022. Dyfishim rroge për 23-vjeçarin, i cili do të marrë 3 milionë euro në sezon.

Lacio po punon dhe për rinovimin e kontratës së Imobiles. Drejtuesit duan të shpërblejnë sulmuesin për golat e shënuar gjatë sezonit të kaluar dhe italianin e pret një rrogë prej 3 milionë eurosh. Ata janë takuar me lojtarin dhe ia kanë shprehur vullnetin e tyre. Ky i fundit u shpreh i lumtur për vlerësimin: “Falënderoj Lotiton dhe Taren. Të rinovoj mbas më pak se një viti mbas rinovimit të fundit, është një kënaqësi e jashtëzakonshme. Po presim që Tare të lirohet pak dhe do të firmosim kontratën e re”, thekson 28-vjeçari.

Lacio dëshiron të mbyllë gjithçka brenda dy javëve dhe mbasi lojtarët të kthehen nga kombëtaret respektive do të vijë dhe firma e tyre. Të dy klubet kanë marrë oferta me mbi 5 milionë euro në sezon gjatë merkatos, por ata qëndruan. Lacio nuk ka mundësi t’iu ofrojë aq shumë, por dhe klubi ka sakrifikuar për të mbajtur yjet e saj duke prekur kufirin prej 3 milionë eurosh rroga në sezon.