Çinari

Çinari: Dihet konkurrenca te Partizani, golat fryt i punës së palodhshme
Eraldo Çinari u transferua në merkaton e verës së shkuar te “Demat e Kuq”, nga skuadra e Vllaznisë. Shkodrani ishte një titullar i padiskutueshëm te Vllaznia, por te Partizani ka qenë një histori tjetër.

Këtë sezon, sulmuesi ka luajtur vetë 657 minuta lojë, por sërish ia ka dalë të jetë vendimtar, duke shënuar 6 gola. Ajo doopietë në derbi për t’i dhënë titullin Partizanit është padiskutim një nga momentet më të bukura për Çinarin te Partizani, i cili për vitin e tij të parë me “Demat”, tha për RTSH Sport:

“Te Partizani, e kam ditur që në fillim që do të ketë shumë konkurrencë. Gjithsesi, jam munduar të jap maksimumin dhe të tregoj se dua minuta. Në fund, vendos trajneri. Jam munduar të bëj maksimumin në çdo moment që më është dhënë mundësia. Falë punës së palodhshme dhe ndihmës së Zotit, kam arritur të shënoj ato gola”, u shpreh Çinari.

Çinari: Formacionin e vendos Gega, ia kam justifikuar çdo herë besimin
Erald Çinari ishte protagonisti i ndeshjes së djeshme midis Partizanit dhe Tiranës duke realizuar një dopietë. Në një lidhje direkte të me emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH”, sulmuesi shkodran foli në lidhje me takimin e ndjeshëm dhe konkurrencën me ekip.

“Kam bërë detyrën time ashtu siç e bëja dhe me Vllazninë. Ne shkodranëve na ecën me skuadrat e kryeqytetit. Edhe Kukësi ka bërë një sezon të mirë, por ne kemi gabuar më pak”

TITULLAR PREJ MUNGESAVE –“Nuk e di a do të luajë nëse s’do të ishin mungesat. Mua mbetet të bëj punën time dhe besoj se kam justifikuar çdo herë që jam futur. Ky vendim është i trajnerit, nuk më takon mua”.

“Edhe golat me Vllazninë kanë pasur vlerën e tyre të veçantë, por dy golat në derbi ishin për titullin dhe prandaj më kanë shijuar më shumë”, përfundoi Çinari.

Gega: Ja pse nuk e aktivizoja Çinarin, doli i fituar prej durimit
Trajner i Partizanit, Skënder Gega, ishte i ftuar në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”. Trajneri i kampionëve të Kategorisë Superiore  preku temën e minutazhit të Erald Çinarit, i cili ishte protagonisti i derbit të sotëm.

ÇINARI – “Jam krenar dhe shumë i lumtur për Çinarin. Në fillim s’kemi pasur shumë mundësi t’i japim minuta pasi kemi pasur në sulm një treshe të shkëlqyer, por në fund durimi fiton”.

FESTA NË FUND – “Nuk po dija nga të shkoja kur mbaroi ndeshja. Doja të përfaqësoja tifozët, lojtarët, stafin të gjithë, thjesht s’dija çfarë të bëja”.

MOMENTI MË I VËSHTIRË –“Ndeshja me Luftëtarin ka qenë një zhgënjim për mua. Ishin tri ndeshje rresht, që vetëbesimi na u kthye ne mosbesim. Ai ka qenë momenti më i vështirë i gjithë sezonit, për fat ndeshjen tjetër reaguam dhe çdo gjë u harrua”.

“Ndjej qe lojtarët më duan jashtë fushe, ndërsa unë i dua akoma dhe më shumë. Në momente të vështira u jam gjendur pranë”, përfundoi Gega.

Tri blerjet e Superiores, asgjë për t’u shënuar
Të blesh futbollistë nuk ka qenë një kulturë e klubeve shqiptare, aq sa blerje konsideronin afrimin e sportistëve që ishin të lirë (nuk kishin kontratë me askënd). Gjithsesi, kjo gjë ka ndryshuar dhe klubet e kanë kuptuar se në disa raste duhet të investosh. Pas Skënderbeut edhe skuadrat e tjera vijuan që të blinin futbollistë, me synimin që në të ardhmen ta shumëfishojnë investimin fillestar.

Në merkaton e verës Kukësi, Partizani dhe Tirana vendosën që të shpenzonin pak për të siguruar shërbimet e disa lojtarëve, por kur janë luajtur 13 javë rezultatet nuk janë ato që priteshin. Arbër Çyrbja la Teutën për të shkuar te Kukësi për shifrën e 50 mijë eurove, por dhe 50 të tjera do të shkojnë në arkën e durrsakëve në fund të sezonit nëse anësori do të transferohet jashtë. Këto janë shifrat që drejtuesit kanë dhënë, ama Çyrbjes nuk i është besuar në ndeshjet e fundit, aq sa ka nisur që të jetë një alternativë gati çdo ndeshje.

Në kryeqytet ishte Partziani që mendoi të paguante 40 mijë euro te klubi i Vllaznisë për Erald Çinarin, por si në rastin e Çyrbjes edhe shkodrani nuk po gjen dot hapësirat e mjaftueshme për të treguar vlerat e tij. “Demat” ndodhen në vendin e parë dhe askush nuk mund të thotë në kanë vepruar gabim që nuk po i japin mundësi blerjes së verës.

Edhe Tirana ishte një nga skuadrat që në verë harxhoi 28 mijë euro për të marrë kartonin e Uinful Kobinës. Bardheblutë paguan në Ganë, skuadrën e Hearts of Oak për ta lënë të lirë mesfushorin, i cili edhe pse ka luajtur 13 ndeshje deri tani nuk është se ka bërë ndonjë diferencë të madhe nga pjesa tjetër e skuadrës.

Tre investime që deri më tani po rezultojnë jo të suksesshme. Çyrbja dhe Çinari nuk po luajnë, ndërsa Kobina nuk mund të bëjë revolucion i vetëm.Gjithsesi, duhet të presim se çdo të ndodhë deri në fund të sezonit. Mos të harrojmë që Guri edicionin e shkuar shpërtheu si një ”vullkan” pas janarit. Ku i dihet dhe tre blerjet e verës që lamë pas do të “zgjohen” pas pushimeve dimërore.

40 mijë euro për pak minuta, çfarë po ndodh me Çinarin?!
Partizani ka ndërtuar një skuadër me një moshë mesatare mjaft të re. Duke qenë se pesha e fjalës titull është e madhe dhe drejtuesit e dinë se lojtarët që kanë në skuadër mund të mos e mbajnë presionin e atij objektivi, synimi tek kampi i të kuqve është gjithnjë ndeshja e radhës. Edhe pse nuk mundojnë emrat me eksperiencë, vëmendja është te Bardhi, Asani, Mala, të cilët deri më tani po rezultojnë deçiziv për  “demat”.

Ajo që bie në sy është fakti se Erald Çinari ka gjetur shumë pak hapësira. Vetëm 70 minuta është aktivizuar shkodrani, i cili ishte afrimi i minutës së fundit nga kryeqytetasit, të cilët depozituan jo pak por plot 40 mijë euro në arkën e Vllaznisë. Ç’është e vërteta Çinari ishte projektuar për të luajtur jashtë. U njoftua se 22-vjeçari kaloi te Alaves në Spanjë, por më pas u prezantua tek Istra, e cila e specifikoi se lojtari vinte nga Spanja.

Probleme me dokumentacionin dhe për të mos rrezikuar që të digjej dhe të mos luante, mesfushori vendosi që të rikthehej në Shqipëri, ku nënshkroi një kontratë me Partizanin, që ishte i gatshëm t’i paguante dhe kartonin tek kuqeblutë.

Si përfundim vetëm në 4 ndeshje i aktivizuar me një minutazh të reduktuar. Në verë u tha se në garë për të ishte dhe Skënderbeu për shërbimet e tij, ama kjo situatë te nuk duket aspak e mirë, aq më tepër kur dihet që klubi e ka blerë lojtarin, që është diçka që rrallë ndodh në futbollin shqiptar.

Vllaznia hap “kartat”: Ja hallet tona, problemet me kontratat dhe shifra e përfituar nga Çinari
Vllaznia ka bërë një reagim të gjatë në faqen e saj, ku ka prekur shumë çështje, që lënë vend për diskutim. Shkodranët tregojnë problemet pas rënies nga Kategoria, por flet dhe me emra të përveçëm, kur bëhet fjala për kontratat me disa lojtarë.

Mund të veçohet rast i Atsinës, i cili pretendon për një shifër prej 50 mijë eurosh, por nuk lihet jashtë vëmendjes edhe shitja e Çinarit, prej të cilës shkodranët kanë përfituar 40 mijë euro, shifra më e madhe në 4 vitet e fundit.

FAMILJES SË MADHE TË VLLAZNISË

“Ne të gjithë po përballemi me realitetin që skuadra jonë Vllaznia është tani në Kategorinë e Parë. Dhe sigurisht të gjithë ne e dimë që kushtet në këtë kategori do të jenë shumë më të vështira për Klubin tonë.

Prandaj duam t’iu japim një përmbledhje të situatës dhe çfarë kemi bërë pas fillimit tonë në mes të gushtit.

Kur filluam, kishim vetëm 3 javë kohë deri në fillimin e kampionatit. Prandaj u përqendruam së pari në krijimin e ekipit tonë për sezonin e ri. Natyrisht, për të gjetur lojtarët kaq vonë dhe me një buxhet më të vogël, nuk ishte e lehtë. Gjatë kësaj periudhe nënshkruam kontratën me brazilian Junior, rumunin Ignat dhe Zogajn, Bilalin e Zeqajn. U bënë ndërkohë edhe kontratat e reja me lojtarët e sezonit të fundit, që dëshironin të qëndronin me ne.

Ne ishim të sigurt se ky ekip do të jetë në gjendje të tregohet i suksesshëm dhe të gjitha transferimet na dhanë performancë të drejtpërdrejtë.

Edhe me kaq pak kohë, kemi dashur të ndërtojmë një ekip që të jetë Kampion dhe në të njëjtën kohë një ekip me të ardhme. Tani luajmë me lojtarë si Sherri (20 vjeç), Zeqaj (23 vjeç), Bilali (22 vjeç), Gurishta (23 vjeç), Krymi (22 vjeç), Zogaj (21 vjeç). Edhe të huajt tonë, Junior (24 vjeç) dhe i sapo ardhuri Collins Eziamaka (21 vjeç), janë të rinj.

Gjithashtu na është dashur të përballemi me vështirësitë e fillimit. Ne mbështesim skuadrën me 50% të buxhetit të sezonit të kaluar. Kemi bërë kontratat e reja me lojtarët nga sezoni i fundit me 50% të pagës së sezonit të kaluar. Gjithashtu i gjithë stafi tjetër ka kontrata 50% më pak se sezoni i kaluar.

Bashkia Shkodër duhet të parashikojë në buxhetin e saj pagesën e borxheve të viteve të shkuara. Kemi pasur edhe telefonata ku njerëzit po kërkonin paratë e tyre nga kampi në Slloveni 4 vjet më parë.

Gjithashtu kemi hasur shumë probleme kontratash, për Çinarin, Berishën, Vucaj dhe Pjeshkën. Ish-lojtari Astina për shembull, pavarësisht se nuk është paraqitur në sezonin e kaluar, pandershmërisht, kërkon 50.000 euro dëmshpërblim. Ndërkohë avokati ynë po ndjek të gjitha rastet.

Në javët e fundit vërehet se ka shumë informacione të gabuara rreth klubit. Kjo është arsyeja pse po publikojmë këtë përmbledhje në faqen tonë të internetit dhe në vazhdim do t’iu japim të gjitha informacionet që keni nevojë përmes faqes sonë të internetit.

Marrim shembull rreth transferimeve tona; Rreth Junior-it lajmet ishin që ai nuk kishte shënuar një gol për shumë vite. Dan Ignat nuk është mjaftueshëm i mirë. Zogaj u largua 2 vjet më parë nga Vllaznia, sepse nuk ishte mjaftueshëm i mirë dhe tani e morëm sërish. Dhe dhe dhe …. Të njëjtat komente negative për lojtarët që rinovuan kontratat.

Për ta bërë të qartë, të gjithë lojtarët ishin në stërvitje me ne, pas kësaj ne vendosëm së bashku me trajnerin Lika të firmosim kontratën me to. Dhe të gjithë firmosën, megjithëse krahasuar me vitin e kaluar kishin vlera më të ulëta pagese.

Isufi është larguar për tek Skënderbeu. Por të gjithë duhet ta dinë që Isufi i kishte tërhequr dokumentet e tij në maj dhe ishte lojtar i lirë. Nuk e larguam ne atë.

Për ta bërë edhe më të qartë, lojtarët që dëshiruan të qëndrojnë dhe të marrin përgjegjësitë e tyre pas sezonit të dobët të kaluar dhe ta ngjisin skuadrën sërish në Superligë, pranuan kontratat e reja me vlerë shumë më të ulëta se sezoni e kaluar. Shumë lojtarë u larguan nga klubi pas rënies në Kategorinë e Parë sepse kontratat e tyre mbaruan dhe nuk qëndruan më.

Po ta mendojmë, trajneri dhe lojtarët patën vetëm 3 javë për t’u përgatitur, prandaj mendojmë që ato meritojnë respekt nga ana e të gjithëve. Për shkak të kohës së shkurtër dhe karakterit që kanë treguar me fillimin tonë të vështirë.

Tanimë ne kemi 5 fitore në 5 ndeshje të Kategorisë së Parë dhe jemi në fazën tjetër të Kupës. Ky është thjesht një fillim i mirë. Asgjë më shumë. Kategoria e parë është një maratonë dhe jo një sprint. Qëllimi ynë i vetëm është të jemi Kampion.

Për këtë ne kemi të nevojshme mbështetjen e tifozëve të shumtë të Vllaznisë të cilët janë përherë lojtari ynë i 12-të. Edhe ndeshja e ardhshme me K.F. Erzeni do të jetë gjithashtu një ndeshje e vështirë.

Po ashtu, e dimë që nuk kemi një skuadër me shumë alternativa. Dhe nuk kemi para mjaftueshëm për të bërë transferime të rëndësishme. Në këtë situatë presim nga lojtaret që nuk kanë luajtur shumë gjatë kësaj kohe të përmirësohen dhe të rivalizojnë lojtarët brenda skuadrës. Por akoma nuk po vërehet kjo gjë. Të gjithë duhet ta dinë që duhet ta meritojnë vendin për të luajtur tek Vllaznia me performancë dhe jo me fjalë!

Ne besojmë tek lojtarët e rinj. Prandaj kemi thirrur edhe lojtarë nga U19 në skuadrën A. E ardhmja e ekipit tonë është të gjejmë talente të reja dhe t’i përgatisim ato për një karrierë të mirë dhe t’i shesim për të fituar të ardhura për ekipin dhe kjo është mënyra e vetme për Vllazninë që të mbijetojë në nivele të larta.

Këtë verë kemi shitur Çinarin për 40.000 euro tek Partizani. Kjo është e ardhura më e madhe e një transferte në 4 vitet e kaluara. Edhe pse është e vështirë të shiten lojtarët nga Kategoria e pare, ne kemi filluar marketingun.

Për transfertat qëllimi ynë është që së pari të jenë Klube Ndërkombëtare, të hapur ndaj Botës dhe me kontakte ndërkombëtare kudo. Sigurisht, po të jemi sërish në Superligë, ne do të kemi më interes nga Klubet e tjera. Megjithatë që tani kemi filluar disa projekte. Për shembull bashkëpunimi me një Klub në Katar. Dhe të tjera bashkëpunime rreth Botës do të vijojnë.

Gjithashtu shpresojmë në këtë mënyre të kemi sponsor të huaj.

Sponsori i subjektit është një tjetër problem. Pasi për tani kemi vetëm mbështetjen e Bashkisë. Dhe e falënderojmë atë për mbështetjen 100 % nga ana e saj.

Por na duhet mbështetja nga e gjithë Shkodra, nga të gjithë njerëzit të cilët thonë që janë pjesë e familjes së madhe “Vllaznia”.

Ne po punojmë fort për një të ardhme më të mirë për Klubin. Veçanërisht sezoni i ardhshëm është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, pasi festohet edhe 100 vjetori i Vllaznisë!

Prandaj, ejani dhe na mbështesni! Le ta bëjmë së bashku Vllazninë sërish të Madhe !

Administratori Suad Lici

Drejtori Engin Firat”

Merr fund odiseja e Çinarit, e ardhmja është te Partizani
Disa sezone të mira te Vllaznia për Eraldo Çinarin, pjesë e Shqipërisë U-21 në pranverë dhe në korrik hapi i madh, duke kaluar tek Istra në Kroaci, nëpërmjet Alavesit, klubit spanjoll që zotëron edhe aksionet e atij kroat.

Një histori e ngatërruar, me shumë pikëpyetje brenda dhe ndoshta hapësirë edhe për ndjekje penale për ndokënd, sepse në fund mesfushori është detyruar të ndërpresë pa nisur aventurën kroate, për shkak se transferimi i tij u krye jashtë gjithë rregullave dhe paratë që pretendon Vllaznia nuk dihet kush i ka vjedhur, nëse janë paguar ndonjëherë.

Tashmë gjithçka ka marrë fund, Çinari kthehet në Shqipëri dhe sot ka firmosur për Partizanin. Klubi i kuq ka arritur marrëveshjen me Vllazninë për blerjen e kartonit të mesfushorit, me të cilin ka firmosur kontratë 3-vjeçare, në ditën e fundit të merkatos verore.

Çinari, i cili do të mbajë numrin 7, mund te luajë në të dy krahët e sulmit dhe e njeh golin, sepse sezonin e fundit shënoi 6 gola në Superiore, ndërsa mbush boshllëkun e krijuar nga largimi i Prognit.

“Çështja Çinari”, vjen reagimi nga pala spanjolle
Transferimi i  Erald Çinarit te Deportivo Alavesh, është bërë një çështje problematike në Shkodër.  Vllaznia pretendon se kalimi i mëngjarashit te klubi spanjoll është kryer pa dijeninë e tyre dhe me anë të dokumenteve të falsifikuara. Skandali thellohet akoma më shumë, pasi shkodranët thonë dhe se paratë që Alavesh pretendon se ia ka depozituar palës shqiptare, nuk kanë përfunduar në llogarinë bankare të tyre, por në Itali, tek një llogari që tani nuk ekziston më dhe s’ka kurrfarë lidhje me klubin.

Dje ka ardhur dhe reagimi i klubit spanjoll. Në një prononcim për medien spanjolle “Gasteiz Hoy”, pala spanjolle është mbrojtur duke thënë: Transfertën e Çinarit e mbyllëm me bordin e mëparshëm të Vllaznisë. I gjithë dokumentacioni jonë është tërësisht i rregullt, nuk është bërë asnjë shkelje ligji, ndërsa paratë i depozituam në llogarinë që na u dha nga kontaktet zyrtare me bordin e vjetër të Vllaznisë”.

Nga deklarata e spanjollëve, nënkuptohet qartë që ata ia hedhin fajin për “lëmshin” e krijuar në këtë transferim, punonjësve të mëparshëm të skuadrës shkodrane. Në prononcimin e tyre, përfaqësuesi i Alavesh thotë se është i bindur se dhoma e zgjidhjes së konflikteve në FIFA do t’i japë të drejtë klubit të tij.

Çinari pranon: Largohem, dua të luaj jashtë vendit!
Gaspër Marku

Deri më tani te Vllaznia ka vetëm largime. Pas futbollistëve jabanxhinj, shqiptarë dhe të huaj, sepse asnjëri prej tyre nuk pritet të kthehet, tërheq më tepër vëmendjen largimi për në kampionate të huaja i dy shkodranëve Hebaj dhe Çinari. Të dy po përgatiten t’i japin lamtumirën skuadrës së tyre. Rubin Hebaj ka mbyllur gjithçka me klubin slloven Domzhale dhe largimi i tij është formalitet. Por edhe Erald Çinari është në të njëjtën rrugë. Kur talenti shkodran lëshonte sinjalin e largimit nga Vllaznia, në opinionin sportiv nuk është se e morën shumë seriozisht. Pak ditë pas ndeshjes Vllaznia-Tirana, gjatë prononcimit për “Sport Ekspres”, Çinari bënte të ditur se kishte marrë oferta nga skuadra të huaja, por edhe nga kampionati shqiptar. Për interesimin e Partizanit gjithçka është bërë publike më parë, pasi drejtuesit e kuq e kishin vënë në shënjestër. Tani gjërat janë më ndryshe, sepse në lojë janë futur edhe skuadra të huaja. Erald Çinari ka bërë një sezon mjaft cilësor dhe tashmë ëndërron një kampionat të huaj.

MESAZH DREJTUESVE – Që largimi i Çinarit nga Vllaznia është diçka shumë serioze, vërehet në atë që vetë futbollisti thotë: “Jam duke pritur një telefonatë të drejtuesve, për të biseduar për këtë problem”, – shprehet Çinari për “Sport Ekspres”, duke bërë të ditur se telefonatën e pret nga administratori Astrit Gjyrezi. “Drejtuesit e klubit janë vënë në dijeni se jam në largim e sipër nga skuadra kuqeblu. Kam pasur një kontakt spontan me drejtorin sportiv Eugent Zeka dhe i kam bërë të ditur situatën, por takimin e pres me administratorin Gjyrezi. Ky takim është në interes të dy palëve të kryhet në një kohë sa më të shpejtë. Dua t’i shpreh dëshirën time administratorit Gjyrezi dhe shpresoj që ai të më mirëkuptojë në vendimin që kam marrë”, – vijon Çinari.

KROACIA – Në vijim të prononcimit të tij për “Sport Ekspres”, Çinari pohon se për të interesohen disa menaxherë, kryesisht të huaj, të cilët i kanë vënë në tavolinë disa alternativa. Për ofertat nga Superliga, Çinari thotë se nuk e tradhton Vllazninë. Për pistat jashtë ai ndalet vetëm te kampionati kroat dhe pohon se është destinacioni i tij. Për momentin, menaxherët e kanë  rekomanduar të mos e bëjë publik emrin e ekipit të ri.

KONTRATA ME VLLAZNINË – Edhe pse për Çinarin po bëhen gjithë këto interesime, transferimi i tij në kampionatin kroat nuk do të jetë shumë i lehtë. Ai ka një kontratë me Vllazninë deri në vitin 2019. Për lënien të lirë të lojtarit në fjalë, klubi që kërkon Çinarin duhet të derdhë një shumë të caktuar në arkat e klubit kuqeblu. Një gjë të tillë e pranon edhe vete Çinari, kur shprehet: ”Kontrata ime me Vllazninë është deri në mbyllje të sezonit 2018-2019. Gjithsesi, kjo nuk më pengon mua të lëviz, sepse në bisedimet që menaxherët kanë pasur me drejtuesit e klubit kroat, këta të fundit janë shprehur të gatshëm të shlyejnë kartonin tim”. Si do të vazhdojnë ngjarjet për çështjen “Çinari” duhen pritur ditët në vazhdim, më saktë takimi me administratorin Gjyrezi.

Xhevahirët e Vllaznisë / Hebaj drejt Sllovenisë, Çinari në Kroaci
Eraldo Harlicaj

Në Shkodër futbollin e kanë në gjak, e kanë si oksigjenin, mjafton të kujtosh skenat drithëruese të Vllaznia-Tirana dhe të kujtosh emrat e mëdhenj që i ka dhënë Shkodra futbollit shqiptar, pa harruar që Vioresin Sinani e Hamdi Salihi, për shembull,m kanë vendosur rekorde golash në rang kombëtar. Nuk po zgjatemi me nostalgjinë, ndalemi tek e tashmja dhe e ardhmja: kundër Tiranës  Vllaznia ishte “bio”, me djem thuajse të gjithë Under-23. Natyrisht, nuk mund të mungonin në stadium vëzhgues që nuk e kishin mendjen se kush binte nga kategoria, por si do të paraqiteshin talentet e rinj, në të dy krahët. Vllaznia nuk mund të mos habiste dhe disa lojtarë të saj që tani janë drejt transferimit në kampionate më cilësorë, që do t’u hapnin rrugën për në Europën e vërtetë, atë të futbollit profesionist dhe jetës që e ëndërrojmë. Tani “Sport Ekspres” mëson të rejat e fundit nga Shkodra dhe ndërsa të gjithë presin kthimin e ndonjë shkodrani në shtëpi, të tjerë rriten e bëhen gati të nisin fluturimin, duke nisur nga Rubin Hebaj e Eraldo Çinari. Të dy kanë shkëlqyer këtë sezon, të dy janë “fëmijë”, nga ata që po të rriten si duhet, bëhen “flori” për vete e për klubet që i marrin.

HEBAJ – Nuk ka mbushur ende 19 vjeç, por Hebaj është që tani një xhevahir, nga ata që mund të quhen e ardhmja e futbollit shkodran. Për të mirën e tij, por edhe të Vllaznisë, e ardhmja duhet të jetë jashtë Shqipërisë dhe tashmë ka ardhur oferta e parë vërtet serioze. Klubi slloven Domzhale e kërkon që tani sulmuesin dhe jo sa për numër. Sllovenët janë të zgjuar, shumë më përpara se ne: Hebaj është 18 vjeç dhe ka shënuar 4 gola këtë kampionat, edhe pse në vetëm 8 ndeshje nga minuta e parë, vlera e tij në treg është shumë e ulët në krahasim me atë që mund të shkojnë për 2-3 vjet. Vllaznia e di mirë këtë gjë, por nuk ka shumë në dorë: në Shkodër Hebaj rrezikon të digjet, jo për faktin se nuk do të punohej mirë me të, por gjendja e Vllaznisë dhe mungesa e vitrinës evropiane do ta dëmtonin shumë talentin e Shqipërisë U-21, i cili shkëlqeu edhe para dy ditësh ndaj Estonisë. Domzhale e mbylli sezonin e fundit në vendin e katërt në Slloveni dhe fitoi edhe kupën, ndaj do të marrë pjesë në Europa League, si zakonisht në dekadën e fundit. Bisedimet kanë nisur me kohë dhe Hebaj është gati, mjafton që Vllaznia të japë “OK”. Natyrisht, klubi shkodran do pagesën e vet, ose një pjesë të kartonit, por përshtypja është se 90% e punës është kryer tashmë.

ÇINARI – Një ndër emrat e fundit që ka shpërthyer në Shkodër është ai i mesfushorit Erald Çinari. Ai ka 3 vite me ekipin e parë, edhe pse është vetëm 20 vjeç. Është kthyer në titullar fiks te Vllaznia dhe në dy sezonet e fundit ka luajtur në Superiore mbi 3500 minuta. Paraqitja e tij e mirë me kuqeblutë ka bërë që futbollisti të zgjojë interesin e ekipeve edhe jashtë vendit. Largimi i tij nga Shkodra është shumë afër dhe pista më e mundshme është Kroacia. Interesimi për mesfushorin e avancuar është konkret. Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur për “Sport Ekspres” se bisedimet me klubin me të cilin do të bashkohet, janë në fazën përfundimtare. Emri i klubit nuk bëhet ende i ditur, por e rëndësishme për të është se sezoni i ri do ta gjejë, me shumë mundësi, me një skuadër të re. Shpesh për futbollistët e rinj shkodranë janë bërë pengesë kontratat afatgjata dhe shumat e larta të kartonit. Këtë radhë duket se diçka e tillë nuk do të jetë problem, pasi Çinari ka folur me drejtuesit e klubit kuqeblu dhe në ditët në vijim pritët një takim mes tij, drejtuesve të Vllaznisë dhe atyre kroatë. Këta të fundit do të vijnë në Shkodër për të mbyllur transferimin e Çinarit. Duke qenë produkt i Vllaznisë, lojtari nuk mund të largohet pa u derdhur një shumë e caktuar në arkën e klubit kuqeblu, ndaj duhet bërë gjithçka me marrëveshje. Nuk do të ishte etike, që Çinari të largohej me polemika. Gjithçka do të bëhet qetësisht dhe do të finalizohet,  nëse mbeten të gjithë të kënaqur. Çinari ka debutuar në moshën 17-vjeçare dhe deri tani ka luajtur 74 ndeshje me fanellën kuqeblu, duke shënuar 10 gola. Herë mesfushor dhe herë sulmues, sipas nevojës, Çinari është një lojtar shumë i vlefshëm në aspektin taktik për çdo trajner, ndaj edhe menaxherët e huaj e kanë piketuar.