Castillejo

Nuk preferohet te Milani, spanjolli drejt La Ligas
Samu Kastileho mund të largohet nga Milani këtë verë. Edhe pse Suso e Çalhanoglu nuk kanë bërë sezonin e tyre më të mirë, sërish kanë luajtur më shumë se anësori spanjoll, i cili po mendon sëriozisht largimin.

Kastileho ka luajtur vetëm 1000 minuta në Serie A dhe duket se është acaruar jo pak me mungesën e besimit nga stafi teknik i kuqezinjve. Si pasojë, sulmuesi ka vënë në lëvizje agjentin e tij për t’i gjetur një skuadër të re.

Për shërbimet e 24-vjeçarit, e interesuar duket skuadra e Valencias. Tek ekipi spanjoll, Kastilehos i janë premtuar minuta dhe një pagë e përafërt me atë që përfiton te Milani, prandaj numri 7 i kuqezinjve duket i vendosur për t’u rikthyer në Spanjë.

VIDEO | Spektakël në “San Siro”, Milani “shtyp” pa mëshirë Empolin
Përballja midis Milanit dhe Empolit nuk rezervoi surpriza. Djemtë e Gatuzos nuk lanë vend për diskutim, teksa fituan me rezultatin 3-0 dhe me një lojë dominuese nga minuta e parë në të fundit.

Pjesa e parë filloi me një gol të Paketas, por sistemi VAR anuloi festën e brazilianit duke sinjalizuar për një pozicion jashtë loje. Megjithatë, pjesa e dytë ishte një histori krejt ndryshe.

Piatek zhbllokon sfidën në minutën e 49-të, ndërsa Kesie dyfishon pas vetëm dy minutash. I mrekullueshëm sulmusi polak, i cili ka shënuar golin e katërt në po aq ndeshje si titullar në Serinë A me fanellën kuqezi, diçka që e kishte bërë për herë të fundit Oliver Bierhoff, 21 vite më parë.

Në të 67-ën Kastijeho çon shifrat në 3-0 falë një pasimi nga i rikthyeri pas një dëmtimi të rëndë Andrea Konti, i cili tregoi se jo më kot u shpenzuan mbi 20 milionë euro për kartonin e tij.

Milani fluturon, në javët e fundit ka pasur ritëm të çmendur dhe tashmë lutet që Interi e Roma të gabojnë, për ta bërë akoma më të bukur fundjavën.

MILAN 3 – 0 EMPOLI

Shënues: Piatek 49′, Kesie 51′, Kastijeho 68′

VIDEO | Milani dhe Higuain zhbllokohen, Donaruma monumental
Milani më në fund është rikthyer te fitorja, duke triumfuar 2-1 ndaj Spali në “San Siro”, ku heroi i takimit ishte Gonzalo Higuain. Një fitore që i jep frymëmarrje dhe trajnerit Gatuzo, i cili ishte në shënjestër për sa i përket rezultateve të fundit. Një fitore, që i çon kuqezinjtë në vendin e pestë, me vetëm një pikë larg nga Lacio.

Një ndeshje që nisi në tatëpjetë për kuqezinjtë, teksa vetëm 13 minuta i mjaftuan Petanjas për ta shënuar golin e ish-it dhe për të heshtur “San Siron”. Reagimi i Milanit ishte i shpejtë, ku brenda tre minutave, Samu Kastijeho shënoi golin e parë, që nga koha që ka zbarkuar në Milano, duke vënë baraspeshën.

Ekipi i Gatuzos e shtoi presionin në pjesën e dytë dhe më në fund në minutën e 64-të erdhi momenti i çlirimit për Gonzalo Higuain. “El Pipita” u zhbllokua pas shumë kohësh, duke dërguar në avantazh ekipin e tij dhe duke i dhuruar tre pikët. Vlen për t’u përmendur që në fundin e takimit, Donaruma ruajti fitoren me një superpritje ndaj Petanjas dhe Suso u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin me një lojtar më pak.

Nis epoka e re, flasin tre blerjet e Milanit
Tri blerjet që mbyllin merkaton e Milanit Laksalt, Bakajoko dhe Kastijeho kanë folur para gazetarëve për aventurën e re në skuadrën kuqezi. Të tre lojtarët janë shprehur mjaft të nderuar që do të veshin fanellën e skuadrës 7-herë kampione të Champions-it. Vlerësimet për historinë e klubit nuk kishin si të mungonin, teksa premtuan se do të japin maksimumin për trajnerin dhe fanellën.

LAKSALT – “Ardhjen te Milani e kam përjetuar si një ëndërr që po bëhet realitet. Isha shumë pranë Zenitit, por kur më kërkoi Milani, nuk u mendova dy herë. Është diçka e veçantë kur komunikon me figura si Maldini dhe Leonardo. Roli? Ajo pjesë i takon trajnerit, Gatuzo do të vendosë se ku do të luaj ”.

KASTIJEHO – “Emocionet nga San Siro? Kam qenë dikur me familjen vite më parë, ishte një eksperience e paharrueshme. Mezi po pres të luaj aty. Kam zgjedhur numrin 7, pasi është një numër që më pëlqen dhe ishte i lirë, gjithsesi këto janë gjëra dytësore. Roli? Më së shumti kam luajtur si anësor i djathtë. Do të bëj maksimumin për të luajtur kudo që më kërkon trajneri”

BAKAJOKO “Vij pas një eksperience nga kampionati anglez. Gjërat nuk shkuan ashtu siç e prisja, por mund të them se kam marrë shumë mësime. Tani jam i fokusuar vetëm te Milani. Krahasimi me Desajin? Pa dashur të tregoj mungesë respekti, ai ishte një mbrojtës, ndërsa unë luaj në mesfushë, gjithsesi shpresoj të arrij sukseset që ai pati këtu. Ka ngjashmëri midis Kontes dhe Gatuzos, e vërej këtë në stërvitje, por akoma nuk kemi folur për rolin tim, detyrat që do të kem etj… Futbolli italian është shumë i ndryshëm nga ai anglez. Besoj se më punë do ta përshtatem shpejt  falënderoj klubin, jam shumë i lumtur për këtë mundësi.

E kryer/ Kastijeho është kuqezi, Milani heq qafe Bakan
Tashmë është kryer edhe lëvizja e radhës nga Milani: Samu Kastijeho është kuqezi dhe që sonte do të jetë në Milano. Nesër do të kryhen kontrollet mjekësore dhe më pas spanjolli do të firmosë kontratën që do të ta lidhë me klubin kuqezi.

Vetëm 23 vjeç, Samu Kastijeho ka luajtur rregullisht në Primera në 4 sezonet e fundit, duke grumbulluar eksperiencë të rëndësishme.

Sulmues krahu, Kastijeho ka luajtur një numër të madh ndeshjesh në të majtë, por edhe në krahun e djathtë ka shumë ndeshje, ndaj është alternativa e duhur për Suson dhe Çalhanoglun.

Milani e ka mbyllur operacionin duke përfshirë në marrëveshje sulmuesin kolumbian Karlos Baka, i cili dëshironte me çdo kusht Vijarealin.

31-vjeçari nuk ishte në planet e Milanit, që ka arritur ta largojë, duke e vlerësuar 7 milionë euro dhe duke i dhënë Vijarealit edhe 16 milionë, plus 3 milionë bonus.